×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Xhuliano Halili pranon se vrau me thikë Alfons Doçin në burgun e Koridhalos dje. Autorët ishin shokë qelie dhe ishin arratisur së bashku në vitin 2018

Përleshja e përgjakshme mes shqiptarëve në burgun e Korydallos mesditën e djeshme (26 Qershor) përfundoi me një të vdekur dhe një të plagosur.

Ngjarja ndodhi në Repartin e 4-të të burgut, ku qëndrojnë të burgosurit kryesisht të dënuar për vrasje. Mosmarrëveshja mes të burgosurve shqiptarë ishte për nxehtësinë dhe temperaturën e kondicionerit.

Kur zyrtarët e burgut u thanë të futeshin në qelitë e tyre, disa refuzuan dhe filloi tensioni mes të dënuarve. Më pas njëri prej tyre, Xhuljano Halili i dënuar me burgim të përjetshëm, ka marrë një thikë të improvizuar dhe ka vrarë 35-vjeçarin Alfons Doçi, ndërsa plagosi edhe një 45-vjeçar kosovar.

Autori duket se është identifikuar nga kamerat e sigurisë dhe ka pranuar aktin e tij. Në nëntor 2011, Xhuljano Halili u dënua për vrasjen e një shqiptari 35-vjeçar dhe djalit të tij 3 vjeçar në Kalamata.

Vrasja e Filip (Fillim Mesaja) dhe djalit te vogel, Oligert, qe e therrinin Kerry, me 29 nëntor 2011 bëri bujë në Greqi dhe ishte porositur nga rivali grek i viktimës Vasilis Varelas për çështje droge.

Në fakt, atëherë krimineli mizor fillimisht e kishte vrarë vogëlushin, para syve të të atit dhe më pas e kishte ekzekutuar edhe atë.

Alfons Doiçi, Xhuliano Halili si dhe viktimat e krimit, Fillim dhe Oligert Mesaja

Ndërsa viktima Alfons Doçi, i cili gjithashtu njihej si i pamëshirshëm, është dënuar për dy grabitje me vrasje. Viktima e parë ishte një biznesmen, i cili u gjet me një plumb në kokë në Elefsinë dhe në grabitjen e dytë qëlloi një të moshuar me armë në kokë.

Në vitin 2018, viktima dhe autori u arratisën së bashku gjatë transferimit të tyre, por u kapën përsëri. I plagosuri nga Kosova ishte dënuar për një rast droge.

Arratisja nga burgu

Mbremjen e 10 majit 2018 u arratisur nga 4 te burgosur shqiptare nga Porti i Pireut.

Ngjarja ndodhi ne oren 20:00 me oren greke, ku 11 te burgosur po transferoheshin me auto-burg nga Athina ne Krete, por gjate momentit te nisjes se tragetit per ne Hania, 4 te burgosur shqiptare arritën te hapin prangat dhe ikën me vrap nga porti.

Alfons Doçi, Robert Xhimaj, Xhuliano Halili dhe Petris Luçi ishin shqiptarët e arratisur dhe dënuarit do të dërgoheshin në burgun Alikarnaso në Hania.

Dy shqiptarët e arratisur, Alfons Doçi dhe Xhuliano Halili nga u gjetën nga forcat e policisë në një apartament në lagjen Nea Filadelfia të Athinës dy ditë më pas.

CNN grek bëri publike edhe pamjet e shtëpisë në të cilën u fshehën Xhuliano Halili dhe Alfons Doçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

“Je kokë e këmbë lesh”, përplasje mes Ardi Veliut dhe Salianjit te komisioni i TIMS: Nuk kam ardhur këtu të tallesh as ti, as askush

“Je kokë e këmbë lesh”, përplasje mes Ardi Veliut dhe Salianjit te komisioni i TIMS: Nuk kam ardhur këtu të tallesh as ti, as askush

Publikuar më 02.07.2024
Kryetari i Komisionit hetimor të TIMS kaloi në për...

Kryetari i Komisionit hetimor të TIMS kaloi në përdorimin e gjuhës ofenduese në seancën ku ishte ftuar për të dëshmuar ish drejtori i AMP-se, Ardi Veliu. E gjitha nisi nga titulli i kërkesës depozituar në komision ku shkruhej ‘kërkesë për informacion’. Ardi Veliu: “Të dhënat janë sensitive, që kanë të bëjnë me të dhëna personale, aplikacione e sisteme të […]

Lexo më shumë

“Jetoi si njeri i lirë në një vend që s’ishte i tillë”/ Macron vlerëson Ismail Kadarenë: Me veprat e tij i tregoi botës regjimin e Enver Hoxhës në Shqipëri

“Jetoi si njeri i lirë në një vend që s’ishte i tillë”/ Macron vlerëson Ismail Kadarenë: Me veprat e tij i tregoi botës regjimin e Enver Hoxhës në Shqipëri

Publikuar më 02.07.2024
Presidenca franceze dhe vetë kreu i shtetit, Emmanuel Macron...

Presidenca franceze dhe vetë kreu i shtetit, Emmanuel Macron kanë ngushëlluar përmes një mesazhi ndarjen nga jeta të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare. Macron vlerëson krijimtarinë e pashoq të shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Franca ishte vendi që i hapi dyert Kadaresë duke i dhënë azil pasi ai u largua nga regjimi diktatorial në […]

Lexo më shumë

Edi Rama reagon për Onkologjikun: Të bësh pazar për t’i grabitur të sëmurit me kancer, krim kundër njerëzimit! Janë 5 maskarenj të pashpirt, do ta marrin dënimin maksimal nga Zoti

Edi Rama reagon për Onkologjikun: Të bësh pazar për t’i grabitur të sëmurit me kancer, krim kundër njerëzimit! Janë 5 maskarenj të pashpirt, do ta marrin dënimin maksimal nga Zoti

Publikuar më 01.07.2024
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e kësaj të hëne ...

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e kësaj të hëne të gjithë shefat e shërbimeve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ky takim i kreut të qeverisë me bluzat e bardha ka ardhur vetëm disa ditë pas zbërthimit të skemës kriminale se si mjekët e Spitalit Onkologjik bënin pazar me jetën e pacientëve të sëmurë […]

Lexo më shumë

Shuhet në moshën 88-vjeçare shkrimtari i shquar Ismail Kadare, krijimtaria e pasur që la pas

Shuhet në moshën 88-vjeçare shkrimtari i shquar Ismail Kadare, krijimtaria e pasur që la pas

Publikuar më 01.07.2024
Ka ndërruar jetë Ismail Kadare, romancieri, poeti, eseisti, ...

Ka ndërruar jetë Ismail Kadare, romancieri, poeti, eseisti, skenaristi dhe dramaturgu shqiptar, e një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm ndërkombëtarisht. Ai u lind më 28 janar 1936. A ishte figurë letrare dhe intelektuale kryesore ndërkombëtare. Romani Gjenerali i ushtrisë së vdekur, e bëri të famshëm ndërkombëtarisht. Në vitin 1992, Kadare u nderua me çmimin “Cino […]

Lexo më shumë

Shuhet legjenda e futbollit shqiptar, Bejkush Birçe ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare

Shuhet legjenda e futbollit shqiptar, Bejkush Birçe ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare

Publikuar më 30.06.2024
Futbolli shqiptar është në zi, pasi është ndarë nga jeta leg...

Futbolli shqiptar është në zi, pasi është ndarë nga jeta legjenda e futbollit Bejkush Birçe. Birçe, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar, dha kontribut si lojtar dhe trajner i Kombëtares, ndërkohë që ishte edhe zëvendëspresident i FSHF. Birçe e kaloi karrierën e tij si futbollist te Partizani, ndërkohë që e drejtoi më […]

Lexo më shumë

Të dhënat e Censit 2023/ Mosha mesatare u rrit me 7 vite, ndërsa madhësia e familjes u tkurr, dy qarqet me rënien më të madhe të popullsisë

Të dhënat e Censit 2023/ Mosha mesatare u rrit me 7 vite, ndërsa madhësia e familjes u tkurr, dy qarqet me rënien më të madhe të popullsisë

Publikuar më 30.06.2024
Popullsia e vendit ra me 420 mijë persona ndërmjet censeve 2...

Popullsia e vendit ra me 420 mijë persona ndërmjet censeve 2011-2023, teksa mosha mesatare e popullsisë arriti në 42.5 vite, duke u plakur me 7 vjet nga 2011-a. Rënia më e madhe e popullsisë në përqindje ka ndodhur në Shkodër dhe Kukës, teksa popullsia Tiranës, gjatë kësaj periudhe, është shtuar me vetëm 1.2%. Rreth 91% […]

Lexo më shumë

Rama njofton hapjen e aksit Thumanë-Kashar sot pas orës 19:00. Çdo makinë do të paguajë 2.1 euro për kalim, ndërsa kompania do të fitojë 1.3 miliardë euro për 30 vite

Rama njofton hapjen e aksit Thumanë-Kashar sot pas orës 19:00. Çdo makinë do të paguajë 2.1 euro për kalim, ndërsa kompania do të fitojë 1.3 miliardë euro për 30 vite

Publikuar më 30.06.2024
Duke nisur nga sot, pas orës 19:00 të pasdites, hapet aksi T...

Duke nisur nga sot, pas orës 19:00 të pasdites, hapet aksi Thumanë-Kashar. Ky fakt u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama. MESAZHI I RAMËSMIRËMËNGJESdhe me këtë fluturim mbi Thumanë-Kashar për të shijuar atë që është ndërtuar në tokë, një aks rrugor që na shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit duke qenë […]

Lexo më shumë

Skandali i Onkologjikut dhe një rast nga SHBA/ Si u dënua mjeku me 45 vjet burg dhe u detyrua t’u jepte ish-pacientëve të tij 17.6 milionë dollarë dëmshpërblim

Skandali i Onkologjikut dhe një rast nga SHBA/ Si u dënua mjeku me 45 vjet burg dhe u detyrua t’u jepte ish-pacientëve të tij 17.6 milionë dollarë dëmshpërblim

Publikuar më 30.06.2024
Në vitin 1992, Farid Fata bëri betimin e Hipokratit përpara ...

Në vitin 1992, Farid Fata bëri betimin e Hipokratit përpara Shoqatës Mjekësore Libaneze. Onkologu dhe hematologu u zotua të respektojnë parime të tilla si kujdesi ndaj pacientit, konfidencialiteti dhe angazhimi për të “mos bërë dëm”. Rrugëtimi i Fata-s devijoi nga historitë e zakonshme të suksesit të mërgimtarëve libanezë që lulëzuan jashtë shtetit. Ai me të […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda