
Duke nisur nga sot, pas orës 19:00 të pasdites, hapet aksi Thumanë-Kashar. Ky fakt u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama.
MESAZHI I RAMËS
MIRËMËNGJES
dhe me këtë fluturim mbi Thumanë-Kashar për të shijuar atë që është ndërtuar në tokë, një aks rrugor që na shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit duke qenë i aksesueshëm për të gjithë nga sot prej orës 19:00, ju uroj të diel të mbarë”- shkroi Rama.
Në këtë aks do të lejohet shpejtësia 130 kilometra në orë dhe pritet që të lehtësojë trafikun e automjeteve nga Thumana dhe aeroporti i Rinasit.
Fluksi i automjeteve në këtë aks parashikohet të jetë tejet i lartë, sidomos gjatë periudhës së sezonit turistik, ndërsa vënia e tij në funksion pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun e automjeteve që krijohet shpesh në akset ekzistuese, si ai Fushë Krujë-Rinas dhe Rinas-Qafë Kashar.
Rruga e re ka një gjatë 21 kilometra dhe është ndërtuar përmes një koncensioni me afat 35 vite. Burimet financiare për ndërtimin e rrugës janë siguruar nga koncesioni dhe në kthim do të merren të ardhurat nga tarifat për kalimin në rrugë.
Kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Por do të ketë edhe rrugë alternative, dhe kalimi do të jetë pa pagesë për qytetarët.
Aksi Thumanë- Kashar është një nga më të rëndësishmit e “Korridorit blu” që lidh veriun me jugun, me vlerë totale 226 milionë euro, kurse në 35 vitet e kohëzgjatjes së kontratës, koncesionari pret të fitojë 1.3 miliardë euro. Nga viti 2024 deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi është parashikuar që në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave, buxheti i shtetit do subvencionojë humbjen dhe nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion 22.8 milionë euro garanci.
Thumanë-Kashar, është aksi i dytë në vend pas asaj të rrugës së Kombit, që bëhet me pagesë. Po ashtu me pagesë do të jetë kalimi edhe në tunelin e Llogarasë, si dhe në rrugën e Arbrit pas përfundimit plotësisht.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/