Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e kësaj të hëne të gjithë shefat e shërbimeve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ky takim i kreut të qeverisë me bluzat e bardha ka ardhur vetëm disa ditë pas zbërthimit të skemës kriminale se si mjekët e Spitalit Onkologjik bënin pazar me jetën e pacientëve të sëmurë me kancer.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë kryeministri Rama kishte vendosur që të rrinte në heshtje, ndërkohë ditën e sotme e ka konsideruar atë që ndodhte në atë spital, si krim kundër njerëzimit dhe njerëzores.
Kreu i qeverisë ka deklaruar se pavarësisht se mjekëve nuk u mungon asgjë nga çfarë kishin dje, fatkeqësisht ka disa prej tyre të cilët nuk janë në lartësinë e misionit që nis me betimin e hipokratit.
“Sot nuk mungon thuajse asgjë nga çfarë nuk kishim dje, por fatkeqësisht jo gjithnjë figura dhe përkushtimi i mjekëve janë në lartësinë e misionit që nis me betimin e hipokratit. Të mos jesh në lartësinë e detyrës është një më shumë se problem, është hall i madh për njeriun kur me mjekun lidhet fati i shëndetit të tij, ta përdorësh uniformat si maskat e grabitqarëve të bankave për të nxjerrë para me gjakun dhe ilaçin e të sëmurëve është krim jo kundër tyre, por edhe kundër njerëzimit”, tha Rama, teksa më tej risolli në vëmendje edhe rastin e Tixhes, sanitares e cila në kohën e Covid-19 zhvaste pacientët te Sanatoriumi.
“Një tixhe rrëzoi përtokë gjithë sakrificat deri dhe sublimet e dhënies së jetës në krye të detyrës të atyre që ndërkohë nuk shkonin më as në shtëpi duke qenë nëna të veshura me bluzat e mjekes apo infermieres, por rrinin të mbuluar me ato kostumet speciale për ti bërë yzmet pacientëve që ishin në shtratin mes jetës dhe vdekjes”, tha kryeministri Rama.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë teksa falënderoi Prokurorinë, u ka bërë apel gjyqtarëve që t’i japin dënimin e duhur mjekëve dhe stafit të Spitalit Onkologjik të cilat u përfshinë në këtë skemë kriminale.
“Drejtësia e bëri dhe njëherë punën e vet dhe kjo është e mira e vetme e asaj të keqja tronditëse që doli në pah, gjë për të cilën përgëzoj prokurorët dhe u bëj thirrje gjykatëse që t’i shkojnë deri në fund. Jo si ata gjyqtarë që kanë ngrënë turpin me ryshfet dhe kanë nxjerrë të lirë edhe vrasës që duhet të ishin brenda”, tha Rama.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Duke u përgatitur për këtë adresim që është dhe publik që s’ka si të jetë ndryshe një moment shumë të errët që krijoi për të gjithë komunitetin e bluzave të bardha dalja në dritë e veprimtarisë kriminale të disa individëve mes jush në Onkologjik mu kujtuan fjalët e një prej heronjve të shëndetësisë shqiptare, Besim Elezit, Ditën kur ishim së bashku në hapjen e spitalit të sëmundjeve të brendshme. As në ëndërr se kishim parë dot një spital me këto kushte dhe ky spital nuk ka asgjë më paksa se sa spitalet më të mira të Europës.
Besim Elezi edhe si vëllezërit e gjeneratës së tij i dhanë jetë një shëndetësie heroike në kushte më minimale në një spital që s’kishte më shumë sesa pastërtinë dhe mjetet e spitalit të esjetës në Francë apo gjetkë në ato pak qendra të zhvilluara të Europës aso kohe. Në këtë territor ku jemi sot mungonte thuajse gjithçka nga çfarë kemi sot por nuk mungonte figura dhe përkushtimi i mjekut. Ndërsa, sot nuk mungon thuajse asgjë nga çfarë nuk kishim dje por fatkeqësisht jo gjithnjë figura dhe përkushtimi i mjekut janë në lartësinë e misionit që nis me betimin e Hipokratit.
Të mos jesh në lartësinë e duhur në shumë profesione të tjera është probem jo i vogël, por të mos jesh në lartësinë e profesionit në profesionin tuaj është një hall shumë i madh për njeriun kur me mjekun lidhet fati për shëndetin e tij.
Por, të kesh marrë diplomën dhe licensën e ushtrimit të këtij profesioni dhe ta përdorësh për të nxjerrë para me gjakun dhe ilaçet e të sëmurëve është krim jo thjesht kundër tyre por të gjithë njerëzimit.
Ndërkohë që në këtë dekadë të fundit qeveria ka bërë për kushtet dhe nevojat më shumë se sa është bërë në shumë dekada të mbledhura bashkë, fakteqësisht nuk mund të thuhet dot që radhët e profesionistëve janë pastruar nga zullumqarët. S’mund të thuhet që sistemi shëndetësor është pastruar nga kthetrat e korrupsionit. Krim kundër njerëzores. Tani të kërkosh kur mjekët shkonin në luftëm e shpata ndërkohë që bota kishte shpikur raketa nuk është mision i pamundur.
Sepse po të mos ishin heronjtë e kohës kur Shqipëria u përball me pandeminë, disa prej të cilëve ishin kolegët tuaj dhe vdiqën në krye të detyrës numëri i shqiptarëve që ndërruan jetë do ishte ku e ku më i madh.
Por nëse ju kujtohet edhe në atë kohë paniku për mbarë botën mjaftoi ekspozimi i një tixheje ajo infermiera që u kërkonte lekë të afërmve të pacientëve në sanatorium, për të prekur nervin më deliat të shoqërisë. Një tixhe rrëzoi përtokë gjithë sakrificat deri dhe sublimet e dhënies së jetës në krye të detyrës të atyre që ndërkohë nuk shkonin më as në shtëpi duke qenë nëna të veshura me bluzat e mjekes apo infermieres, por rrinin të mbuluar me ato kostumet speciale për ti bërë yzmet pacientëve që ishin në shtratin mes jetës dhe vdekjes.
Nuk ka si të jetë ndryshe dhe nuk ka pastaj as si të shpëtojnë nga autoritete shigjetat e mllefit që është krejt legjitim të njerëzve të prekur aty ku nuk mban dot njeriu nga abuzimi kriminal i disa bluzave të bardha të Onkologjikut. E mirëkuptueshme në dhimbjen e vet dhe klithma për pushkatim me cila shfaqet tek tuk dhe jam i bindur e keni vënë re dhe ju ën rrjetet sociale, pavarësisht se lavdi zotit nuk jetojmë në kohën e pushkatimeve, normale që këtë dhimbje njerëzore për viktimat dhe kërkesa e përsëritur për dorëheqjen e ministrit, të zakonshme pastaj dhe ato ankesat e atyre që në shpirtin katran dhe mendjen sahan i gëzohen këtyre rasteve për atë lojën e përditshme me nervat e njerëzve që në këtë rast mund ta ngrene me kulme të reja.
Ata që vijnë këtu për tu vizituar e kanë bërë punën e tyre. Pa ata do të ishit te ai pazari me vite të tëra, të poshtëruar, në çdo llojë merite. Sot është ndryshe. Sot njerëzit e tyre bashkë me qytetarët që paguajnë taksat. Mjekët hyjnë në gjynah të madh edhe kur nuk ka durimin që të sillet si shërbëtor, i atyre që zënë krevatin në spitalet nga halli.
Në momentin që ata hynë këtu, ata janë famijarët e tua, ndëra ju jeni shërbëtarët e tyre. Pastaj shfaqen si ato torturuesit e pashpirtë të Onkologjikut që nuk meritojnë vetëm ndëshkimin pa tolerancë të drejtësisë, por meriton edhe ndëshkimin pa tolerancë të zotit lartë në qiell.
5 mijë jetë jetë janë shpëtuar në atë spital. Por ama mjaftojnë 5 maskarenj të fshehur në radhët tuaja, nga ato merimangat e Onkologjikut, që gjithçka të mbulohet nga hija e dyshimit, shumë legjitime nga populli. Uroj që askush nga ju të mos e harrojë përjetimin e tmerrshëm të këtyre ditëve,”
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/