×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë, mënyra e përfitimit dhe kur do të bëhet bashkimi i periudhave të kontributeve

Një ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së pensioneve me Italinë, është dorëzuar aplikimi i parë në portalin “e-Albania” nga një shtetas shqiptar, që kërkon bashkimin e periudhave të kontributeve. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, ka shpjeguar në një konferencë për mediat formularët që duhet të plotësohet në lidhje me marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë që ka hyrë zyrtarisht në fuqi.

pensionet me italine

Formularët ndërmjet dy institucioneve homologe do të shkëmbehen në mënyrë elektronike, duke përshpejtuar ndjeshëm procesin e përfitimit të pensioneve për qytetarët. Hado theksoi se shqiptarët që kanë mbushur moshën për pension, nëse nuk kanë 15 vjet sigurimi, duhet të aplikojnë për pension pleqërie në “eAlbania”. Drejtori shtoi se në “e-Albania” është një rubrike e veçantë, që thotë nëse ke vite punë në një shtet tjetër. Atje do të klikojnë që kanë vjetërsi në Itali dhe do japin të dhënat.

KUSHTET PËR PENSION

Hodo shtoi më tej se nëse një qytetar ka 14 vite në Shqipëri dhe ka 19 vite në Itali, nuk merr pension në asnjë vend. Sipas tij, qytetari në Shqipëri nuk plotëson kriterin e 15 viteve dhe në Itali nuk e plotëson kriterin e 20 viteve. Ai tha se bashkimi i periudhave bëhet vetëm për të plotësuar kriteret ligjore, pastaj secili vend e llogarit pensionin sipas ligjit të vet dhe bazuar vetëm në vitet e sigurimit që ka në atë vend.

“Marrëveshja që ka hyrë në fuqi është gati. Që do të thotë të gjithë formularët janë dakordësuar me kolegët ne Itali, janë standardizuar dhe për herë të parë ne do të bëjmë shkëmbimin elektronik të formularëve. Që do të thotë se i gjithë komunikimi mes dy institucioneve nuk do jetë në letër, por do jetë komunikim elektronik. Pra, do të shkurtohet koha e shkëmbimit të formularëve midis dy institucioneve. Kemi hartuar edhe udhëzuesin që është edhe për punonjësit si do zbatohet marrëveshje, por edhe për qytetarët si do të aplikojnë në varësi të rastit që kanë. Po ju them ata qytetarë shqiptarë që kanë mbushur moshën për pension, që është 65 vjet për burrat dhe 61 vjet e 10 muaj për gratë dhe nuk kanë mjaftueshëm vite sigurimi, nuk kanë 15 vjet sigurimi, duhet të aplikojmë për pension pleqërie në ‘e-Albania’ është një rubrike e veçantë, që thotë nëse ke vite punë në një shtet tjetër. Atje do të klikojnë që kam vjetërsi në Itali dhe do japin të dhënat. Në bazë të këtyre të dhënave, ne ia kërkojmë Italisë”, – sqaron kreu i ISSH.

APLIKIMI

Nuk është e nevojshme që qytetarët të dorëzojnë listën e dokumentacioneve dorazi, pasi të kenë bërë aplikimin tek ISSH sepse komunikimi bëhet institucion me institucion.

“Nuk është e nevojshme të paraqiten te sigurimet për të marrë këto dokumente dorazi, sepse kjo do vlerë vetëm për informacionin e tyre. Nëse këto dokumente i çojnë në Itali, kolegët italianë do t’i kërkojnë zyrtarisht përmes formularit të dakordësuar. Pra, është një punë e dyfishtë dhe e paefektshme. Kështu që të bëjnë aplikimin në Shqipëri ose Itali, sipas rastit, dhe për këtë të konsultohen me udhëzuesin që kemi publikuar në faqen zyrtare dhe ta bëjnë kërkesën aty ku duhet me qëllim që koha e shërbimit të jetë e shkurtër dhe mos të ketë ngatërresa”, – sqaron Hado.

Në rastin kur një qytetar shqiptar, pavarësisht se jeton në Shqipëri apo Itali dhe ka eksperiencë në Itali, Gjermani, Turqi apo në një vend që ka marrëveshje me ISSH-në, nuk ka nevojë për bashkim periudhash. Me 15 vite punë ai i plotëson kriteret për të marrë pension.

“Ne me 15 vitet e deklaruara në Shqipëri ne jemi të aftë të lidhim pensionin, kështu që nuk ka nevoje për bashkim. Bashkimi i periudhave bëhet vetëm për të plotësuar kriteret ligjore, pastaj secili vend e llogarit pensionin sipas ligjit të vet dhe bazuar vetëm në vitet e sigurimit që ka në atë vend. Nëse një qytetar ka 14 vite në Shqipëri dhe ka 19 vite në Itali, nuk merr pension në asnjë vend. Në Shqipëri nuk plotëson kriterin e 15 viteve, në Itali nuk e plotëson kriterin e 20 viteve. Atëherë bashkimi i këtyre periudhave e vendos në kushtet ligjore në të dyja vendet. Kur vjen puna te llogaritja, ne do ta llogarisim pensionin sipas ligjit shqiptar, vetëm për 14 vitet që ka paguar sigurime, ndërsa Italia do ta llogarisë sipas ligjit të vet vetëm për 19 vite”, citon Hado në konferencën për mediat duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, pasi vitet e punës do përdoren për llogaritje edhe në Shqipëri dhe në Itali.

Edhe vitet që kanë në Shqipëri do të bashkohen me ato të Italisë dhe do konsiderohen sikur janë në Itali. Por masa e pensionit sikundër edhe kriteret janë të ndryshme nga një vend në tjetrin.

“Do bashkohen periudhat kontributive vetëm për të plotësuar kriteret ligjore dhe secili vend pastaj do llogarisë pensionin sipas ligjit të vet bazuar në vitet e sigurimit që ka në secilin vend. Pra, do marrë dy pjesë pensioni, një në Shqipëri për aq vite sa ka dhe në Itali për aq vite sa ka”, tha ai.

Aplikimet duhet të bëhen vetëm nga ata që kanë mbushur moshën për pension pleqërie 67 vjeç për burrat dhe 65 për gratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Ish-presidenti deklaroi se toka e klubit “Partizani” ishte blerë nga italianët, dhëndri i Berishës padit Alfred Moisiun për shpifje në gjykatë

Ish-presidenti deklaroi se toka e klubit “Partizani” ishte blerë nga italianët, dhëndri i Berishës padit Alfred Moisiun për shpifje në gjykatë

Publikuar më 14.07.2025
Pas deklaratave të ish-presidentit Alfred Moisiu, mbrëmjen e...

Pas deklaratave të ish-presidentit Alfred Moisiu, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, për rastin “Partizani”, ka reaguar sot Jamarbër Malltezi, i cili thotë se do ta padisë ish-presidentin në gjykatë për shpifje. Në një postim në Facebook, ai i cilëson shpifje deklaratat e ish-kreut të shtetit, i cili tha se toka […]

Lexo më shumë

Ndërtimet pa leje, kryeministri Rama: Çdo godinë do të rrafshohet, nuk është aksion, por reformë

Ndërtimet pa leje, kryeministri Rama: Çdo godinë do të rrafshohet, nuk është aksion, por reformë

Publikuar më 14.07.2025
Nga Thethi e deri te ndërtimet pa leje në Jug e në të gjithë...

Nga Thethi e deri te ndërtimet pa leje në Jug e në të gjithë Shqipërinë, Kryeministri Edi Rama pohoi se çdo godinë do të rrafshohet. Gjatë takimit me deputetët e zgjedhur dhe kandidatët e 11 majit për Tiranën, Rama tha se ky nuk është një aksion por reformë që do të vijojë gjatë. Kërkoi sërish […]

Lexo më shumë

Vijon prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët hedhin molotovë ndaj fadromave të IKMT-së dhe tentojnë të djegin urën e drurit (VIDEO)

Vijon prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët hedhin molotovë ndaj fadromave të IKMT-së dhe tentojnë të djegin urën e drurit (VIDEO)

Publikuar më 11.07.2025
Thethi, që duhej të ishte një nga destinacionet më të vizitu...

Thethi, që duhej të ishte një nga destinacionet më të vizituara të verës për bukuritë e tij natyrore, këto ditë është shndërruar në epiqendrën e një kaosi të vërtetë. Aksioni i IKMT-së për shembjen e ndërtimeve pa leje ka përshkallëzuar përplasjet me banorët, duke kulmuar ditën e sotme me përdorimin e molotovëve ndaj mjeteve të […]

Lexo më shumë

Kryeministri Edi Rama ultimatum kryetarëve të bashkive: Deri ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar

Kryeministri Edi Rama ultimatum kryetarëve të bashkive: Deri ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar

Publikuar më 11.07.2025
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me Kryebashkiakët në Dur...

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me Kryebashkiakët në Durrës, ka dhënë ultimatum që të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të jenë të shkarkuar deri ditën e hënë. “Shpresoj që ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administarive të jenë të shkarkuar”, tha Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se të gjithë kryetarët e njësive administrative […]

Lexo më shumë

U mbyt në Liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi 2 turistët izraelitë, qeveria shpall “Dëshmor të Atdheut” kapitenin Arben Anamali

U mbyt në Liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi 2 turistët izraelitë, qeveria shpall “Dëshmor të Atdheut” kapitenin Arben Anamali

Publikuar më 10.07.2025
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh në rrjetin so...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh në rrjetin social Facebook, duke nderuar Kapiten Arben Anamalin, i cili humbi jetën gjatë një aksioni heroik për shpëtimin e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës. “U prehsh në paqe, dëshmor i atdheut,” shkruan Kryeministri në postimin e tij, duke e cilësuar kapitenin si një hero të […]

Lexo më shumë

Deputetja e PS-së mbron ndërhyrjen e qeverisë në Theth: U prek një plagë që po thellohej, natyra dhe historia nuk falin. Banori: Turistët po largohen nga frika, aksioni duhet të kryhej në një periudhë tjetër 

Deputetja e PS-së mbron ndërhyrjen e qeverisë në Theth: U prek një plagë që po thellohej, natyra dhe historia nuk falin. Banori: Turistët po largohen nga frika, aksioni duhet të kryhej në një periudhë tjetër 

Publikuar më 10.07.2025
Marjana Koçeku e cila fitoi mandatin e deputetes në zgjedhje...

Marjana Koçeku e cila fitoi mandatin e deputetes në zgjedhjet e 11 majit nën siglën e Partisë Socialiste, ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me përplasjen e banorëve të Thethit me policinë dhe IMKT-në, të cilët kanë zbarkuar për të shembur ndërtimet pa leje në zonë. Marjana Koçeku shprehet në rrjete sociale se në […]

Lexo më shumë

Myslim Murrizi: Me këta mender drejtues e deputetë bythecë të PD, që i urrejnë dhe në lagjet e tyre, “revolucioni” do të ndryshket me mendjen e çdo idioti apo debili politik qe i mendon njerëzit si ushtarë

Myslim Murrizi: Me këta mender drejtues e deputetë bythecë të PD, që i urrejnë dhe në lagjet e tyre, “revolucioni” do të ndryshket me mendjen e çdo idioti apo debili politik qe i mendon njerëzit si ushtarë

Publikuar më 10.07.2025
Myslim Murrizi ka “uruar” për fillimin e pushimeve, drejtues...

Myslim Murrizi ka “uruar” për fillimin e pushimeve, drejtuesit e Partisë Demokratike. Sipas tij, në shtator ata di rikthehen në Kuvend e do bëjnë shou, ngjasme po “vriten” për demokracinë, siç bënë katër vitet e shkuara. “Asnjeri nuk pipëtin, nuk belbezon e nuk flet më per “masakren” zgjedhore qe do gjenin gjate “rinumerimit” nga patronazhistet […]

Lexo më shumë

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike, në Theth banorët përleshen me policinë. Banori shpërthem në lotë: Ikën kursimet e një jete! Ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike, në Theth banorët përleshen me policinë. Banori shpërthem në lotë: Ikën kursimet e një jete! Ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar

Publikuar më 09.07.2025
Kryeministri Edi Rama ka reguar sërish lidhur me aksionin nd...

Kryeministri Edi Rama ka reguar sërish lidhur me aksionin ndaj zaptimit të hapësirave publike në të gjithë vendin, ku ka paralajmëruar reforma të reja ligjore. Rama njofton se problemet për “tokat e xanuna në kurriz të komunitetit”, do të adresohen rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit. Po ashtu, kreu […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda