×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Arrestohet kreu i ARRSH-së Evis Berberi, akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi është arrestuar me urdhër të SPAK. Burime për mediat bëjnë me dije se ai është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme, teksa akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se ai kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të ARRSH-së, pak ditë më parë, edhe pse ende nuk ka një komunikatë zyrtare.

Burime bëjnë me dije se kreu i ARRSH-së, Evis Berberi është në hetim nga SPAK në lidhje me shitjen e kompanisë së tij në vitin 2018. Dyshohet se bëhet fjalë për një transferim fiktiv të kompanisë me qëllim që Evis Berberi të shmangte konfliktin e interesit, pak para se të emërohej si këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Ndërkohë, rreth dy javë më parë, në kuadër të hetimeve të SPAK, një skuadër e Byrosë Kombëtare të Hetimit ushtruan kontrolle në banesën e tij, ku në media u raportua se iu sekuestruan para cash, më konkretisht 13 mijë euro dhe 3 mijë paund, si dhe i është sekuestruar edhe telefoni i tij.

Raportohet po ashtu se hetuesit e BKH-së kanë sekuestruar edhe telefonin e ish-ortakut të Berberit, Valter Begaj, me të cilin kreu i ARRSH-së ka patur marrëdhënie të ngushta financiare, jo vetëm në pozita private.

Evis Berberi ka qenë drejtues i Prokurimeve në ALBCONTROL në vitet 2013-2019 e më pas edhe Këshilltar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës apo drejtor i Agjencisë së Efiçencës së Energjisë, deri më Qershor 2021 kur kaloi në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Shitja e kompanisë 

Në 7 shtator 2018, Evis Berberi i blen Valter Begajt kompaninë ‘B- VAAL ENG-10’, me nipt L72205042F, për 100 mijë lekë. Kompania e themeluar në tetor 2017 kishte dhe ka si objekt studim, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim objektesh ndërtimore etj. Një muaj më pas, Berberi i ndryshon emrin kompanisë nga ‘B-VAAL ENG-10’ në DAAM.

Berberi rezulton pronar me 100 përqind të kapitalit të firmës nga 14 Shtatori 2018 deri më 31 Janar 2019.

Në datën 31 Janar 2019 Evis Berberi ia shet 100% të aksioneve të shoqërisë DAAM shpkBrunilda Bulit kundrejt vlerës 500 mijë euro. Referuar kontratës së shitjes së kuotave, 8 mijë euro u paguan jashtë zyrës noteriale nga blerësi në favor të Evis Berberit, ndërsa pjesa tjetër do paguhej e ndarë në këste kundrejt vlerës 100 mijë euro për cdo vit.

Për vitin 2019, Evis Berberi ka dërguar dy deklarata pasurie në ILDKPKI, një deklaratë fillestare të pasurisë në 5 mars 2019, si këshilltar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe tjetrën gjatë ushtrimit të këtij funksioni publik, dorëzuar në ILDKPKI në 1 qershor 2020, por që pasqyron pasurinë për vitin 2019.

Në asnjërën prej deklaratave të pasurirë nuk rezulton e deklaruar shitja e kompanisë DAAM me vlerë 500 mijë euro dhe as 8 mijë euro që Brunilda Buli thuhet në kontratë se i ka dhënë në dorë Evis Berberit.

Ballafaqimi i kontratës me dy deklaratat e pasurisë konfirmon konsumimin e elementëve të veprës të fshehjes dhe mashtrimit me deklarimin e padurisë nga Evis Berberi.

Ndërkaq, në 23 dhjetor 2021, Brunilda Buli ia shet sërish kompaninë “shokut” të Evis Berberit, Valter Begaj, tashmë për 1.7 milionë euro. Por nuk mbaron me kaq. Në 21 shkurt 2022, Valter Begajt ia shet kompaninë DAAM Ervis Lamit, për rreth 2 milionë euro. Një muaj më vonë, Ervis Lami pendohet dhe ia ia rikthen kompaninë “DAAM” Valter Begajt, tashmë me zero lekë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

“Heroina e pavarësisë greke me prejardhje arvanitase”, deklarata e Ramës për Laskarina Bouboulina, mediat greke: Falsifikoi historinë!

“Heroina e pavarësisë greke me prejardhje arvanitase”, deklarata e Ramës për Laskarina Bouboulina, mediat greke: Falsifikoi historinë!

Publikuar më 13.05.2024
Si shembull të lidhjes së hershme mes Greqisë dhe Shqipërisë...

Si shembull të lidhjes së hershme mes Greqisë dhe Shqipërisë, gjatë fjalës së mbajtur dje para emigrantëve shqiptar në Athinë, Rama përmendi Laskarina Bouboulina, që siç tha ai, është heroina legjendare e pavarësisë greke. “Ku ka shembull më të mirë se heroina legjendare e pavarësisë greke Laskarina Bouboulina e lindur në një burg  të Stambollit, […]

Lexo më shumë

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”/ Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”/ Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Publikuar më 13.05.2024
Vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë, ku u takua me emi...

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë, ku u takua me emigrantët shqiptarë në Greqi u pasqyrua pothuajse në të gjitha mediat greke. Protothema.gr që në titull e konsideron ‘mysafir të paftuar’ Ramën, ndërsa e cilëson hipokrite deklaratën e tij. “Shpirtrat shqiptare të Ramës në Athinë – Çfarë bëri ‘mysafiri i paftuar’ në Galatsi”, është titulli […]

Lexo më shumë

Nga mbërritja në tokën greke, tubimi në stadium me emigrantët shqiptarë, Rama takon diasporën shqiptare në Athinë

Nga mbërritja në tokën greke, tubimi në stadium me emigrantët shqiptarë, Rama takon diasporën shqiptare në Athinë

Publikuar më 13.05.2024
Mes shqiptarëve që kishin mbushur plot sallën “Christmas The...

Mes shqiptarëve që kishin mbushur plot sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, dhe flamujve kuq e zi që valëviteshin kryeministri Edi Rama nisi sot (12 maj 2024) turin e takimeve me diasporën që do të vijojë më pas në shtete të tjera ku ka shumë shqiptar. Tubimi nisi me himnin shqiptar dhe atë të Bashkimit Europian […]

Lexo më shumë

Revista e njohur “Vanity Fair” përzgjedh më të mirët e Eurovision: Çmimi i shkëlqyeshëm i mbrëmjes padyshim i shkon këngëtares shqiptare, Besa

Revista e njohur “Vanity Fair” përzgjedh më të mirët e Eurovision: Çmimi i shkëlqyeshëm i mbrëmjes padyshim i shkon këngëtares shqiptare, Besa

Publikuar më 10.05.2024
Revista e famshme e modës “Vanity Fair“, botimi ...

Revista e famshme e modës “Vanity Fair“, botimi italian, i kushtoi një artikull të detajuar mbrëmjes së kaluar të Festivalit të Eurovizionit. Dhe me shumë superlativa për këngëtaren e njohur shqiptare, Besa e cila ngriti peshë mbrëmë me performancën e saj spektatorët në Mamloe të Suedisë, pavarësisht se nuk u kualifikua në finale. “Pluhur yjor. […]

Lexo më shumë

Fitoi çështjen në Strasburg, KPA kthen në detyrë ish-prokuroren Antoneta Sevdari që kërkoi pafajësinë deri në fund

Fitoi çështjen në Strasburg, KPA kthen në detyrë ish-prokuroren Antoneta Sevdari që kërkoi pafajësinë deri në fund

Publikuar më 10.05.2024
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur vendimin sa i përke...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur vendimin sa i përket kërkesën për rishqyrtim të vendimit në lidhje me shkarkimin e ish-prokurores Antoneta Sevdari. KPA ka kthyer në detyrë ish prokuroren. Kërkesa e Sevdarit për rishikim në Kolegj erdhi pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës […]

Lexo më shumë

Vrasja e rivalit të Ervis Martinajt në Greqi, dalin pamjet e para pak pas ekzekutimit mafioz (VIDEO)

Vrasja e rivalit të Ervis Martinajt në Greqi, dalin pamjet e para pak pas ekzekutimit mafioz (VIDEO)

Publikuar më 10.05.2024
Skenat e terrorit dhe panikut që mbizotëruan pak minuta pas ...

Skenat e terrorit dhe panikut që mbizotëruan pak minuta pas vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi në Bajron janë regjistruar nga kamerat. Në videon e postuar nga mediat dëgjohen sirenat e policisë, ndërsa në vendngjarje afrohet një turmë njerëzish. Videoja është marrë nga një pallat në zonën ngjitur me parkun ku ndodhej fëmija i viktimës. […]

Lexo më shumë

”Titan” ngjitet në skenën e Eurovisionit, Besa rrëmben zemrat e publikut (VIDEO)

”Titan” ngjitet në skenën e Eurovisionit, Besa rrëmben zemrat e publikut (VIDEO)

Publikuar më 09.05.2024
Sonte nisi nata e dytë e ”Eurovision Song Contest 2024”. Bes...

Sonte nisi nata e dytë e ”Eurovision Song Contest 2024”. Besa Kokëdhima, këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë u ngjit në skenë me këngën ”Titan” dhe si një bishë në vokal dhe me një perfomancë skene unike, rrëmbeu zemrat e publikut në Malmo. Skena u ndriçua nga prania e saj, ndërsa ajo interpretoi me pasion dhe thellësi […]

Lexo më shumë

Shqiptarët me sytë nga Eurovizioni, ngjitet sonte në skenë Besa: Voto 02, voto Shqipërinë!

Shqiptarët me sytë nga Eurovizioni, ngjitet sonte në skenë Besa: Voto 02, voto Shqipërinë!

Publikuar më 09.05.2024
Mbrëmjen e sotme Besa Kokëdhima do të elektrizojë me zërin e...

Mbrëmjen e sotme Besa Kokëdhima do të elektrizojë me zërin e saj skenën magjike të Eurovizionit, ku do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën, ‘Titan’. Ajo u është drejtuar me një mesazh shqiptarëve kudo në botë, teksa u ka kërkuar mbështetje në këtë garë të rëndësishme për të.  “A jeni gati? Sonte jemi të gjithë bashkë […]

Lexo më shumë