×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Nga mbërritja në tokën greke, tubimi në stadium me emigrantët shqiptarë, Rama takon diasporën shqiptare në Athinë

Mes shqiptarëve që kishin mbushur plot sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, dhe flamujve kuq e zi që valëviteshin kryeministri Edi Rama nisi sot (12 maj 2024) turin e takimeve me diasporën që do të vijojë më pas në shtete të tjera ku ka shumë shqiptar.

Tubimi nisi me himnin shqiptar dhe atë të Bashkimit Europian ndërsa në fjalimin që zgjati gati 1 orë kryeministri shqiptar bëri thirrje për një histori të re të marrëdhënieve Shqipëri – Greqi ku çështjet e mbetura pezull mes dy shteteve fqinje të zgjidhen si europianë dhe jo si ballkanas syleshë.

Duke nisur nga heqja e ligjit të luftës dhe pasojat e këtij ligji që lidhet kryesisht me pronat e shqiptarëve çamë.

” Po iku edhe shekulli XX, po vjen mesi i dekadës së tretë të XXI, dhe në vend se Shqipëria dhe Greqia të ishin sot një kundërpeshë triumfi e fqinjësisë së kthyer në një aset strategjik, gjeopolitik në panoramën e Ballkanit dhe një shembull tërheqës për të gjithë fqinjët e tjerë … në tryezën e marrëdhënieve tona ndërshtetërore, rri akoma në fuqi ligji i luftës së Greqisë me Shqipërinë.  Ai ligj i 10 nëntorit 1940 përcakton ç’bëhet me pronat dhe me shtetasit e vendeve në gjendje lufte dhe po atë ditë me dekret mbretëror ligjërohet që gjendja e luftës më Italinë dhe me Shqipërinë. Në vitin 1947 Greqia ratifikon traktatin e paqes me Italinë dhe gjendja e luftës mbaron. Ndërsa me Shqipërinë dekreti i gjendjes së luftës dhe për rrjedhojë pasojat e ligjit të luftës, mbeten në fuqi sot e gjithë ditën megjithëse në vitin 1998 të dyja shtetet kanë miratuar traktatin e miqësisë. Po si ka mundësi në mes dy shtetesh që kanë nënshkruar një traktat miqësie, që janë bashkë në NATO prej 15 vjetësh, të mos jetë shfuqizuar akoma gjendja e luftës bashkë me pasojat e një ligji lufte të 84 viteve më parë? tha Rama.

Siç kishte premtuar nuk tha asnjë fjalë për çështjen e arrestimit të Fredi Belerit.  Për minoritetin grek në Shqipëri pranoi se kanë probleme aq sa kanë të gjithë shqiptarët. E theksoi fort se kurrë nuk i është mohuar e drejta e gjuhës, pronës apo besimit.  

Ata grekët e Shqipërisë kanë halle, kanë probleme pa diskutim. Ne duhet dhe do të bëjmë ende më shumë për ta, por e vërteta e madhe jashtë fushës së vogël të lojërave politike me topin katror ballkanik është se asnjë hall dhe asnjë problem i tyri nuk është i ndryshëm nga hallet dhe problemet e gjithë qytetarëve shqiptarë. Nuk i është mohuar asnjëherë e drejta e besimit, e gjuhës apo e pronës. Kurrë, asnjëherë dhe në asnjë rast. Kurrë në asnjë rast nuk i është mohuar e drejta e votës apo e zgjedhjes për shkak të origjinës së tyre etnike.

Ngriti zërin dhe për respektim dhe kujdes reciprok që shteti grek duhet të bëjë shqiptarëve atje të cilët ndër vite iu desht të përballen me jo pak sfida:  Nga operacionet fsheha të deportimeve, përballja me racizimin, e arrogancën e fqinjit të pasur kundrejt atij të varfrit dhe përpjekjet për të dalë nga errësira e mbijetesës për të qënë ata që janë sot qytetarë të barazvlefshëm të Greqisë. 

“Ju erdhët luftuat dhe fituat. Mos e harroni kurrë me ligj dhe me zakon Greqia është sot edhe e juaja po aq sa është e vetë grekëve.  Ju sot keni këtu shtëpitë tuaja, dyqanet, bizneset, fëmijë të mirë-shkolluar në sistemin arsimor të Greqisë, keni rrethin tuaj miqësor ku greku e shqiptari nuk dallohen më, kontributet tuaja në ekonominë greke me punën e ndershme dhe me taksat që i paguani shtetit grek. Bashkë me grekët ju shqiptarët jeni europianët e Greqisë.

Shqipëria nuk ka asnjë pretendim tjetër ndaj Greqisë përveç respektit reciprok, kujdesit reciprok për bashkëkombësit që jetojnë në të dy shtetet tona, marrëdhënieve reciproke të miqësisë dhe të fqinjësisë së mirë dhe jo vetëm kaq.  Shqipëria e sheh Greqinë si një partner të natyrshëm strategjik”

E në kohën kur jetojmë qeveritë e dy vendeve duhet të ulen të zgjidhin çështjet që të mos zvarriten më, për tu kthyer në ‘mollë sherri’ sa “herë hapen tezgat e pazareve elektorale” .

“Kemi 30 vjet ku duket sikur mezi presim të djegim jorganin për një plesht. Mund të kishim mbjellë, korrur në këto 30 vite shumë më tepër fryte suksesi të përbashkët, si fqinj, miq, si aleatë, duke përdorur mundësitë, pasuritë energjitë tona, për të rritur mirëqenien e dy popujve tanë.   Vendimmarrësit e këtij vendi sot e kanë të plotë vetëdijen se Greqia ka nevojë për ju njësoj siç ju keni nevojë për Greqinë. Greqia dhe shqiptarët e Greqisë janë bërë të pazëvendësueshëm për njëri-tjetrin. Kush akoma e dyshon këtë të vërtetë, dyshon diellin që lind çdo ditë ndërsa kush i kundërvihet kësaj të vërtete, i bie me kokë pasqyrës kur sheh vetëm veten‘ tha Rama. 

Mes thirrjes për ta lënë pas nacionalizmin e shekujve të vjetër, i dërgoi dhe një ‘pusull’ homologut grek, Mitsotakis, të cilin e shoqëroi kur vizitoi Dropullin në tetor 2023.  etër ishin vargjet e poetit tonë kombëtar Naim Frashëri shkruar në greqisht në vitin 1886

“Dëshira e vërtetë e shqiptarëve, duam me të gjithë fqinj sllavë dhe grekë të jetojmë në harmoni, me rend dhe paqe, le të mos bëhemi armiq e të mos zihemi mjaftojnë tiranitë që kemi kaluar, është koha e miqësisë dhe lirisë. Shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë! Rroftë Shqipëria, rroftë Europa demokratike. Zoti i bekoftë shqiptarët dhe vëllezërit e tyre grekë dhe haptë një faqe të re vëllazërie, rendi europian dhe paqeje me prosperitet mes Greqisë dhe Shqipërisë”, tha Rama

Kryeministrin Mitsotakis e vlerësoi si ‘bashkëbiseduesin më të hapur të këtyre 10 viteve” ndërsa ftoi opozitën të ketë qasje tjetër 

Sot miqësisht u them, se kur kanë ndërmend të përmendin Shqipërinë e të komentojnë qëndrimet e socialistëve të Shqipërisë do u ndihmonte në formimin e opinionit të tyre sa më korrekt dhe një komunikim i drejtëpërdrejtë me sivllezërit e tyre në Tiranë. 

Pensionet dhe shtetësia greke ishin dy lajme të mira që Rama kishte për shqiptarët në Greqi.

Pritja madhështore

Shqiptarët i bënë një pritje madhështore kryeministrit Rama në në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë ku valëvitej flamuri kuq e zi. Ndërsa fjalimi i tij u ndërpre disa herë nga duartrokitjet.

 “Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë në Greqinë fqinje e mike” e nisi fjalimin Rama dhe e mbylli duke u përulur para tyre.

Gabime unë mund të kem bërë plot deri këtu në këto 10 vite, i kërkoj ndjesë për çdo gabim, por kurrë në asnjë rast nuk i kam tradhtuar ata që ma kanë besuar qoftë edhe njëherë me votën e tyre këtë nder të jashtëzakonshëm. Nuk ka nder më të madh që mund t’i bëhet një njeriu në jetë se sa të udhëheqë vendin e tij. Nuk ka forcë materiale në këtë botë, fuqi politike, ekonomike, financiare, individ apo shtet që më josh apo detyron të përkulem për të përfituar për veten pas shpinës suaj, për të cenuar interesat publike dhe private të shqiptarëve që unë nuk i njoh

Nuk mund të mos i përgjigjej dhe zhurmës që vizita e tij bëri në mediat greke

Disa këtu në Greqi u çuditën, të tjerë u mërzitën, ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë tek ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjar ata do të kuptojnë që unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm por kam ardhur të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie. Kam ardhur të flas me qytetarët e barazvlefshëm të Greqisë demokratike dhe në Europën demokratike. Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj Greqisë, vec respektit reciprok, kujdesit reciprok për bashkëkombasit që jetojnë në të dy shtetet tona marrëdhënieve reciproke të miqësisë e fqinjësisë së mirë’ tha Rama.

Kryeministri ishte shoqëruar nga një delegacion i gjerë prej 100 ministrash dhe deputetësh. Fjalën në podium e mbajtën dhe ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi dhe ambasadorja shqiptare në Athinë Luela Hajdaraga.  

Takimi ishte konceptuar dhe si një koncerti festiv me këngëtarë si Era Rusi e Noizy. Ndërkohë 50 gazetarë shqiptarë kanë shkuar në Athinë për të pasqyruar aktivitetin.

Pas Athinës Rama do të jetë në Milano, Londër dhe Duseldorf për t’u takuar me shqiptarët që jetojnë në Itali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani.

Rama pas takimit me emigrantët: Sot shfaqëm dëshirën për të hapur kapitull të ri vëllazërimi e paqeje me Greqinë

1715535301_rama.jpg

Shqipëria dhe Greqia të bëjnë për popujt e tyre atë që popujt kanë bërë për njëri tjetrin përgjatë historisë. Me këtë mesazh e mbyll kryeministri Edi Rama vizitën në Greqi ku takoi emigrantët shqiptarë. Ndërsa ka ndarë një foto me dy këngëtarët Era Rusi dhe Noizy, të cilët performuan në stadium, Rama shpreh falënderime për  të gjithë shqiptarët që siç thotë ai u derdhën lumë drejt stadiumit ‘Galatsi’.

Të gjithë ata që ishin të pranishëm në Stadiumin Galatsi, Rama thekson se u bënë shembëlltyra e një zemre gjigande shqiptare, që rrahu anembanë vendit fqinj. E pikërisht kjo shëmbëlltyrë, shton ai, e ka shfaqur Shqipërinë me krenari dhe dëshirë e fortë për të hapur një kapitull të ri vëllazërimi, rendi europian e paqeje me prosperitet me Greqinë.

“FALEMINDERIT NGA ZEMRA! *Para nisjes për Tiranë nga Athina, pas përjetimit në çdo qelizë të frymës së thellë të atdheut mes shqiptarëve të Greqisë dhe me ndjenjën më të hatashme të mirënjohjes, për të gjithë ata që u derdhën lumë drejt Stadiumit Galatsi, ku u bënë shëmbëlltyra e një zemre gjigande shqiptare, që rrahu anembanë vendit fqinj, duke e shfaqur sot Shqipërinë me të gjithë krenarinë legjitime të bijve e bijave të saj dhe me dëshirën e fortë për të hapur, sipas porosisë së Naimit tonë një kapitull të ri vëllazërimi, rendi europian e paqeje me prosperitet me Greqinë, ku realiteti i ri që ka krijuar afirmimi qytetar i shqiptarëve të Greqisë, si edhe realiteti i afirmuar i grekëve të Shqipërisë, na e ka vënë mu përpara syve ftesën e urtë për ta parë të shkuarën përmes të ardhmes, e jo më anasjelltas, nëse duam bashkarisht që më në fund, Shqipëria dhe Greqia të bëjnë për popujt e tyre, atë që popujt e tyre kanë bërë për njëri-tjetrin përgjatë historisë. UNË BESOJ”, shkruan Rama.

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë publike. Në fjalën e tij, ai theksoi se asnjëherë nuk i ka tradhtuar shqiptarët dhe se nuk ka cenuar interesat kombëtare të Shqipërisë.

Shumë të dashur miq, motra dhe vëllezër rrofshi që më nderuat kaq shumë. Jeni shembull, energji, forcë për mua. Unë nuk kam si ta hap zemrën dhe trurin tim që ju të hyni dhe të shihni vetë ca ka brenda, po unë nuk iki dot sot pa u thënë edhe dy fjalë.

Gabime unë mund të kem bërë plot deri këtu në këto 10 vite, i kërkoj ndjesë për çdo gabim, por kurrë në asnjë rast nuk i kam tradhtuar ata që ma kanë besuar qoftë edhe njëherë me votën e tyre këtë nder të jashtëzakonshëm. Nuk ka nder më të madh që mund t’i bëhet një njeriu në jetë se sa të udhëheqë vendin e tij. Nuk ka forcë materiale në këtë botë, fuqi politike, ekonomike, financiare, individ apo shtet që më josh apo detyron të përkulem për të përfituar për veten pas shpinës suaj, për të cenuar interesat publike dhe private të shqiptarëve që unë nuk i njoh, por Edi që ata më njohin mua apo për të përkulur majat e paprekshme të interesave kombëtare të Shqipërisë. Falë jush kjo ishte vizita ime më e bukur në Athinë dhe nuk besoj se do kem një më të bukur se kjo.

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë, përqafim nga bashkëshortja

Në përfundim të takimit me emigrantët shqiptarë në Greqi, kryeministri Edi Rama në shenjë falënderimi u ul në gjunjë para emigrantëve.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij Linda Rama i dhuroi një përqafim.

Rama mesazh Mitsotakis me poezinë e Naim Frashërit: Dua t’i lë një pusullë meqë nuk e takova! Të mos bëhemi armiq, koha e miqësisë

Në mbyllje të fjalimit të tij në Athinë, kryeministri Rama tha se dëshiron që t’i lëri një mesazh kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis duke qenë se nuk e takoi. Teksa përmendi një nga poezitë e Naim Frashërit ‘Dëshira e Vërtetë e Shqiptarëve’, Rama tha se është koha e miqësisë.

“Në emrin tuaj dua ti lë një pusullë mikut tim të zgjedhur nga populli i këtij vendi, Mitsotakis. I dashur Kyriakos në vitin 1886 poeti ynë Naim Farshëri shkruajti në greqisht vjershën e tij, dëshira e vërtetë e shqiptarëve, duam me të gjithë fqinj sllavë dhe grekë të jetojmë në harmoni, me rend dhe paqe, le të mos bëhemi armiq e të mos zihemi mjaftojnë tiranitë që kemi kaluar, është koha e miqësisë dhe lirisë, shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë, rroftë Shqipëria, Zito Ellada, rroftë Europa demokratike. Zoti i bekoftë shqiptarët dhe vëllezërit e tyre grekë dhe haptë një faqe të re vëllazërie, rendi europaian dhe paqeje me prosperitet mes Greqisë dhe Shqipërisë”, tha Rama.

‘Opozita i fryn pa sukses borive të nacionalizmit’, Rama: Ti zgjidhim çështjet si europianë largpamës, jo ti zvarrisim si ballkanas sylesh

Nga Greqia, kryeministri Rama kërkoi qartë që dy vendet të zgjidhin çështjet si dy vende europiane.

“E vërteta është miqtë e mi se tek kryeministri aktual i Greqisë kam gjetur bashkëbiseduesin më të hapur të këtyre viteve por është e pamundur të mos jua them se qasjen dhe opinionet e sivëllezërve tanë të majtë të opozitës greke e kam pasur shumë të vështirë ti kuptoj vecse luftë e brendshme politike. Por nuk është puna ime tju jap mend, edhe pse jemi në një familje politike europiane, as e drejta ime të ndërhjyj në punët e tyre, aq më tepër kur në Shqipëri kemi  një opozitë që bën të njëjtën gjë.

Sa herë merret me punët e jashtme të Shqipërisë duke iu fryrë pa sukses borive të nacionalistëve. Por sot miqësisht u them, se kur kanë ndërmend të përmendin Shqipërinë e të komentojnë qëndrimet e socialistëve të Shqipërisë do u ndihmonte në formimin e opinionit të tyre sa më korrekt dhe një komunikim i drejtëpërdrejtë me sivllezërit e tyre në Tiranë. 

Kam besim se më e mira mes Greqisë dhe Shqipërisë është e gjitha para, këtë besim e kam të armatosur me gatishmërinë që ne t’i zgjidhim të gjitha çështjet si europianë largpamës të shekullit të ri. Jo të vazhdojmë ti zvarrisim si ballkanas sy lesh të shekullit të vjetër, për ti kthyer pastaj në mollë sherri sa herë hapen tezgat e pazareve elektorale”, tha Rama. 

Rama nga Greqia: Kemi 30 vjet që duket sikur mezi presim të djegim jorganin për një plesht, mund të kishim korrur më tepër suksese

Kryeministri Rama nga Greqia tha se dy vendet në 30 vite mund të kishin korrur më shumë suksese, dhe të ishin bërë shembull reflektues për vendet e tjera në Ballkan. Rama tha se kanë 30 vjet që duket sikur mezi presim të djegim jorganin për një plesht.

“Kemi 30 vjet ku duket sikur mezi presim të djegim jorganin për një plesht. Mund të kishim mbjellë, korrur në këto 30 vite shumë më tepër fryte sukses të përbashkët, si fqinj, miq, si aleatë, duke përdorur mundësitë, pasuritë energjitë tona, për të rritur mirëqenien e dy popujve tanë, në vend se të hyjmë nga një cikël stinor në një tjetër, nga ngërçi në ngërç, ku pas vjeshtës vjen dimri dhe pasi vjen pranvera që zgjat shumë pak, nuk vjen vera asnjëherë”, tha Rama.

Rama në Athinë krahason operacionet “Fshesa” me shpërnguljet e çamëve

Në një nga fjalimet më të drejtpërdrejta që një kryeministër shqiptar ka mbajtur në Greqi, Edi Rama përmendi presionet dhe dhunën ndaj shqiptarëve që emigruan në Greqi në fillim të viteve 90. Kur përmendi operacionet “Fshesa” që organizoheshin nga Greqia asokohe, Rama bëri një paralelizëm me dëbimin e çamëve nga trojet e tyre.

U përballët me gjithfarë shprehjesh brutale të arrogancës së fqinjit të pasur ndaj komshiut të varfër. Bëtë nga dy tre punë në ditën që nuk mbaronte, duke zbutur urinë me një pjatë në ditë për të vënë mënjanë lekët e dy vakteve të pangrëna. Përjetuat poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit XX, kur ju shkulnin nga shtëpitë me rrobat e trupit nëpër natë për t’ju depërtuar në Shqipëri si në një film të ri të një kohe shumë të vjetër të shpërnguljeve me përdhunë të paraardhësve tanë nga shtëpitë e tyre në veriun e Greqisë.

Fjalimi i tij u përshëndet me duartrokitje të forta. 

Rama kujton vuajtjet e emigrantëve në Greqi: Ndërruat emrin që u kishte vënë nëna, fëmijët tuaj kishin vetëm një faj, vinin nga foleja e shqipes dy krenare! Luftuat dhe ia dolët

Kryeministri Rama nga Athina foli për kohën kur shqiptarët emigrantët në Athinë dhe vuajtjet me të cilat janë përballur. Por Rama tha se ata luftuan dhe ia dolën duke u thënë se “Greqia është sot edhe e juaja po aq sa është e vetë grekëve”

“Grekët dhe shqiptarët të binden se fatet tona janë të pandashme. Të binden se nuk mund t’i gjejë përgjigjet e së ardhmes tek e shkuara por tek e sotmja, tek fatet e lidhurave të grekëve të Shqipërisë me shqiptarët e Shqipërisë, me dhe grekët e Greqisë.

Ju erdhët në këtë djep të civilizimit të vjetër të Greqisë së lashtë, për të ikur gërmadhave të regjimit komunist. Kapërcyet male, fjetët nëpër stola rrugësh, dolët pa dalë drita, për të pritur nëpër sheshe, si kuajt, në pazarin e gjësë së gjallë, afendikonjtë që ju merrnin për një punë të zezë krahu, dërrmuat kurrizin dhe gjakosët duart me punët më të rënda. U përballët me gjithfarë shtypjesh brutale të arrogancës së fqinjit të pasur nga komshinjtë e pasur, bëtë 2-3 punë nga ditët që nuk mbaronte, duke ngrënë një vakt në ditë, por jetuat poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit 20. Ju shkulën nga shtëpitë me rrobat e trupit, si në filmat e vjetër. 

Shumë prej jush ndërruat emrat që u kishte vënë nëna dhe baba për të marrë dokumentet e punës dhe regjistruat fëmijët në shkollë, ju shqiptarët e Greqisë patë fëmijët të mbyten në lot se kishte dalë më i miri në shkollë, por nuk u dha e drejta e ceremonisë së flamurit, faji i fëmijës ishte se kishte ardhur nga foleja e shqipes dy krenare. Por, ja ku jeni, ju shqiptarët e Greqisë nuk u dorëzuat kurrë dhe triumfuat. Sepse ju jeni gjaku dhe shpirti i një kombi që çfarë nuk pa dhe çfarë nuk hoqi në këtë qiell, por asnjë fuqi dhe padrejtësi nuk e zhbëri dot nga faqja e këtij dheu. Hap pas hapi ju dolët nga errësira e mbijetesës si rezidentë të damkosur të këtij vendi në dritën e jetës si qytetarë të barabartë të këtij shteti. Me vlerat tuaja të fjalës së dhënë, të punës së mbaruar ju arritët të mos jeni më të huaj në këtë vend.

Ju i bëtë vetes vendin tuaj në shoqërinë greke, duke fituar respektin e punëdhënësit, besimin e fqinjit dhe dinjitetin e njeriut. Ju erdhët luftuat dhe fituat. Mos e harroni kurrë me ligj dhe me zakon Greqia është sot edhe e juaja po aq sa është e vetë grekëve. Bashkë me grekët ju shqiptarët jeni europianët e Greqisë. Ju sot keni këtu shtëpitë tuaja dyqanet, bizneset, fëmijë të mirëshkolluar në sistemin arsimor të Greqisë, keni rrethin tuaj miqësor, ku greku e shqiptari nuk dallohen më. Kontributi juaj në ekonominë greke me punën e ndershme dhe taksat që paguani, e ndërkohë ju ktheheni gjithnjë e më shpesh në shtëpitë tuaj në Shqipëri, ku keni mbajtur gjithë këto vite prindërit e moshuar”, tha Rama.

Rama: Shqipëria nuk ka pretendim ndaj Greqisë, vec respektit reciprok! Fatet e shqiptarëve dhe grekëve të lidhura me njëri tjetrin

Kryeministri Edi Rama e quajti minoriteti grek në Shqipëri thesar i vyer për shqiptarët ndërsa vuri theksin tek bashkëjetesa dhe kishte një thirrje edhe për liderët e politikës greke. Ata që i përfaqësojnë të binden se nuk mund ti gjejnë përgjgijet për të ardhmen tek e shkuara port ek e sotmja e fateve të lidhura të grekëve të Shqipërisë me shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Greqisë me grekët e Greqisë.

E vërteta e madhe jashtë fushës së vogël të lojrave politike me topin katror ballkanik është se asnjë hall apo problem nuk është I ndryshëm nga hallet apo problem nuk është I ndryshëm nga hallet apo problemet e shqiptarëve.  Në një vend që përparon përditë pro plagët e trashëgimisë negative të shkuarës së afërt e të largët janë ende jo plotësisht të mbyllura ama kurrë në asnjë rast një grek etnik në Shqipërinë e 10 viteve të fundit nuk ka pasur një hall për shkak të etnisë së tij.

Nuk i është mohuar asnjëherë e drejta e besimit, e gjuhës apo e pronës. Kurrë, asnjëherë dhe në asnjë rast. Kurrë në asnjë rast nuk i është mohuar e drejta e votës apo e zgjedhjes për shkak të origjinës së tyre etnike. Nëse flasim për pronat këtu jeni përfaqësia kombëtare e shqipërisë, nga Tropoja në Konispol, e kush nga ju që ka një shtëpi apo tokë në ato zona ku ende nuk është bërë shpërndarja e titujve të pronësisë mund të thotë të kundërtën. Që ky problem është një problem i Shqipërisë dhenuk është problem vetëm për grekët e Shqipërisë. Që të kërkosh e të zbulosh raste të tilla duhet të gërmosh në qerthujt më të errët të kulturës nacionaliste ku nuk ka asnjë kufi mes historisë e miteve, fakteve e paragjykimeve. Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj Greqisë, vec respektit reciprok, kujdesit reciprok për bashkëkombasit që jetojnë në të dy shtetet tona marrëdhënieve reciproke të miqësisë e fqinjësisë së mirë.

Jo vetëm kaq Shqipëria e sheh Greqinë si një partner të natyrshëm strategjik, qoftë për cështjet për tu zgjidhur mes nesh qoftë sfidash të mëdha të kësaj epoke të re, mundësish potr dhe kërcënimesh për Ballkanin, Europën e botën demokratike. I shohim si arsye mallore për tu afruar më shumë e njohur më mirë.

Për të mos i bërë bisht asnjë nevoje për komunikim e gjetur zgjidhje të arsyeshme për të dy palët. Duke ushqyer pa ndërprerje besimin dhe forcuar lidhjet me njëri tjetrin.  Ne besojmë se kompleksiteti i marrëdhënieve tona në këtë kohë sfidash lokale dhe globale nuk mund të jetë një shtysë për tu mbytur në cdo lugë uji që sjell përditshmëria e politikës në oborrin e bashkëjetesës sonë.

Jo! Ky kompleksitet duhet të jetë një nxitje e madhe që grekët e shqiptarët të binden përfundimisht dhe reciprokisht që fatet tona janë të pandashme. Ata që i përfaqësojnë të binden se nuk mund ti gjejnë përgjgijet për të ardhmen tek e shkuara port ek e sotmja e fateve të lidhura të grekëve të Shqipërisë me shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Greqisë me grekët e Greqisë.

Rama nga Athina: Nuk u krijojmë asnjë telash grekëve! Bujrëm edhe politikanëve që protestojnë në Shqipëri dhe vijnë këtu e humbin zgjedhjet

Nga Athina në takimin me emigrantët Shqiptarë, Rama tha se gjithnjë e më shumë grekë po zbulojnë Shqipërinë dhe po ndihen si në shtëpinë e tyre. Rama tha se Shqipëria është miqësore dhe nuk u krijon asnjë telash grekëve, madje presin edhe politikanë që protestojnë në vendin tonë dhe më pas vijnë në Greqi e humbin zgjedhjet.

“Shqiptarët janë të dashuruar me brigjet e Greqisë, por gjithnjë e më shumë grekë po zbulojnë Shqipërinë ku ndihen si në shtëpinë e tyre. Grekët kanë qenë janë dhe do të jenë të mirëseardhur në Shqipëri, jo vetëm për të pushuar, por edhe për të punuar, investime, por edhe për të përfituar nga një regjim taksash shumë të ulët se në Greqi. Shqipëria është miqësore, sa nuk u krijon asnjë telash, u krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë pol që vjen proteston atje dhe pastaj vjen humb zgjedhjet këtu, bujrëm si në shtëpinë tuaj”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

La papritur detyrën e kryeparlamentares, Lindita Nikolla tregon arsyen me zë të dridhur (VIDEO)

La papritur detyrën e kryeparlamentares, Lindita Nikolla tregon arsyen me zë të dridhur (VIDEO)

Publikuar më 26.07.2024
Lindita Nikolla ka njoftuar në mënyrë të papritur largimin e...

Lindita Nikolla ka njoftuar në mënyrë të papritur largimin e saj nga detyra e Kryetares së Parlamentit në seancën e fundit plenare të këtij sesioni. Me zë të dridhur Nikolla u shpreh se për arsye shëndetësore personale ajo është e detyruar të lërë detyrën që ka mbajtur për 3 vitet e fundit. Ajo theksoi pa […]

Lexo më shumë

Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit

Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit

Publikuar më 26.07.2024
Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka njoftuar nga folt...

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka njoftuar nga foltorja e Kuvendit se do të tërhiqet nga posti pas 3 vitesh në detyrë. Lajmin për largimin e ka dhënë vetë Lindita Nikolla në seancën e fundit plenare për këtë sesion. Sipas saj arsyet janë për shkak të një situate personale shëndetësore, duke ia bërë siç tha […]

Lexo më shumë

Hetimet për “21 Janarin”, Gjykata e Tiranës i dërgon dosjen SPAK-ut

Hetimet për “21 Janarin”, Gjykata e Tiranës i dërgon dosjen SPAK-ut

Publikuar më 26.07.2024
Gjykata e Tiranës i ka dërguar dosjen e ‘21 Janarit’ Prokuro...

Gjykata e Tiranës i ka dërguar dosjen e ‘21 Janarit’ Prokurorisë së Posaçme. Pak ditë më parë SPAK-u regjistroi çështjen në fjalë, pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë, duke ia kaluar çështjen në fjalë Prokopisë së Posaçme. Të parët që u morën në pyetje nga SPAK ishte bashkëshortja e të ndjerit Aleks Nika, dhe xhaxhai […]

Lexo më shumë

Artan Fuga kundërshton ashpër paktin PS-PD për kodin zgjedhor: Monopoli i ndyrë dhe shkatërrimtar mbi opozitën po largon shqiptarët nga vendi

Artan Fuga kundërshton ashpër paktin PS-PD për kodin zgjedhor: Monopoli i ndyrë dhe shkatërrimtar mbi opozitën po largon shqiptarët nga vendi

Publikuar më 26.07.2024
Nga Artan Fuga Mumifikimi politik i opozitës në kodin e elek...

Nga Artan Fuga Mumifikimi politik i opozitës në kodin e elektoral. Duke u përgatitur të votojnë ndryshimet në kodin zgjedhor që fikson, ngurtëson, çimenton, privilegjon, bunkerizon, allçizon, betonizon, mumifikon, drejtuesit e partive që praktikisht në masën e një së tretës të kandidatëve për deputete, vetëmërohen si deputetë, pa pasur nevojë fare të marrin vota nga […]

Lexo më shumë

Skandali tek Onkologjiku, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 7 të pandehurit

Skandali tek Onkologjiku, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 7 të pandehurit

Publikuar më 24.07.2024
Avokatët e mjekëve të repartit të Onkologjikut, të cilët kuz...

Avokatët e mjekëve të repartit të Onkologjikut, të cilët kuzohen se transferonin pacientët drejt klinikave private, kërkojnë që çështja ndaj tyre të mos hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se nëse kjo kërkesë e tyre rrëzohet, ata kërkojnë masa më të buta sigurie. Po ashtu, mjekët kanë kërkuar që çështja ndaj tyre t’i kalojë Prokurorisë së Tiranës. […]

Lexo më shumë

Banorët fitojnë betejën ligjore, Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Banorët fitojnë betejën ligjore, Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Publikuar më 24.07.2024
Beteja ligjore kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit...

Beteja ligjore kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit, e nisur nga më shumë se 38 banorë të fshatit Kutë si edhe nga aktivistë mjedisorë, u fitua dhe u legjitimua së fundmi edhe nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Banorët e fshatit Kutë dhe dhjetra aktivistë mjedisorë korrën një fitore të re të mërkurën në Gjykatën […]

Lexo më shumë

Arrestohet 20-vjeçari nga Devolli që u shtir si “mbesa e Ramës” dhe mashtroi kupolën e Arsimit me programet që iu premtonin nxënësve dhe mësuesve udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara

Arrestohet 20-vjeçari nga Devolli që u shtir si “mbesa e Ramës” dhe mashtroi kupolën e Arsimit me programet që iu premtonin nxënësve dhe mësuesve udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara

Publikuar më 23.07.2024
Një 20-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është përfshi...

Një 20-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është përfshirë në një skemë të madhe mashtrimi me objektiv sistemin arsimor në të gjithë vendin. Ndaj të riut është vendosur masa e sigurisë ‘arrest bë burg’ nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale ‘Falsifikim kompjuterik’ dhe ‘falsifikim i dokumenteve’. I arrestuari Ermes Hoxhalli kishte […]

Lexo më shumë

Pas largimit të Biden, Kamala Harris siguron përkrahjen e delegatëve demokratë për t’u emëruar kandidate për presidente

Pas largimit të Biden, Kamala Harris siguron përkrahjen e delegatëve demokratë për t’u emëruar kandidate për presidente

Publikuar më 23.07.2024
Nënpresidentja Kamala Harris siguroi përkrahjen e një numri ...

Nënpresidentja Kamala Harris siguroi përkrahjen e një numri të mjaftueshëm delegatësh demokratë për t’u emëruar kandidatja e Partisë Demokratike për presidente kundër rivalit republikan Donald Trump. Sipas njoftimeve, zonja Harris tani ka mbështetjen e 1,976 delegatëve që i duhen për të fituar që në raundin e parë të votimit brenda partisë së saj, duke konsoliduar […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda