Sonte nisi nata e dytë e ”Eurovision Song Contest 2024”. Besa Kokëdhima, këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë u ngjit në skenë me këngën ”Titan” dhe si një bishë në vokal dhe me një perfomancë skene unike, rrëmbeu zemrat e publikut në Malmo. Skena u ndriçua nga prania e saj, ndërsa ajo interpretoi me pasion dhe thellësi emocionale këngën e saj të fuqishme.
Performanca e sivjetme e Shqipërisë u prit me ovacione nga audienca, dhe Besa performoi e dyta në renditje, me çka mban kodin 02, përmes të cilit mund të votohet me sms nga shqiptarët e shteteve që mund të votojnë sonte.
Shtetet nga të cilat mund të votohet sonte janë: Malta, Greqia, Zvicra, Çekia, Franca, Austria, Danimarka, Armeniam Letonia, Spanja, San Marino, Gjeorgjia, Belgjika, Estonia, Italia, Izraeli, Norvegjia dhe Holanda.
Nga Shqipëria gjithashtu mund të votohet, por jo për Shqipërinë – ndërsa shqiptarët nga Kosova mund të votojnë Besën përmes aplikacionit të Eurovisionit, i cili është i disponueshëm për shkarkim në smart-phone-at e tyre.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/