Revista e famshme e modës “Vanity Fair“, botimi italian, i kushtoi një artikull të detajuar mbrëmjes së kaluar të Festivalit të Eurovizionit. Dhe me shumë superlativa për këngëtaren e njohur shqiptare, Besa e cila ngriti peshë mbrëmë me performancën e saj spektatorët në Mamloe të Suedisë, pavarësisht se nuk u kualifikua në finale.
“Pluhur yjor. Gjysmëfinalja e dytë e Eurovision 2024 goditi për sasinë e kristaleve, diamantëve, temave dhe metaleve të ndryshme që ndriçuan pamjet e protagonistëve të mbrëmjes. Maltezja Sarah Bonnici dhe austriakja Kaleen performuan me dy triko të argjendta që nuk ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra. Çekja Aiko futi disa detaje të ndritshme, në rrjetë dhe në bust, në veshjen e saj përndryshe shumë të errët. Grekja Marina Satti zgjedh një mini ngjyrë argjendi ndërsa gjeorgjianja Nutsa Buzaladze tregon një minifustan bronzi me shkëlqim.
Çmimi i shkëlqyeshëm i mbrëmjes padyshim i shkon këngëtares shqiptare, Besa. Veshja ujë i gjelbër gjithashtu u përmirësua shumë nga inskenimi, por kjo nuk mjaftoi për të fituar një vend në Finalen e Madhe”-shkroi revista e njohur.
Besa reagoi pas moskualifikimit në natën e dytë gjysmëfinale me një video në InstaStory ku falenderoi fansat për mesazhet e tyre duke u shprehur se i vinte keq që nuk u kualifikua në finale.
Por theksoi se është krenare për punën e saj, duke shtuar se “shpresoj të jetë fillimi për gjëra të tjera”.
“Dua t’ju falenderoj për të gjitha mesazhet suportuese, që ju pëlqeu dhe e shijuat perfomancën, këndimin dhe gjithçka tjetër. Jam shumë e lumtur dhe kam punuar shumë për atë performancë, jam e lumtur që ju pëlqeu dhe më vjen keq që nuk mbërrita në finale.
Por unë jam krenare për ekipin dhe punën time, shpresoj të jetë fillimi për gjëra të tjera. Nuk mund të jem më e lumtur”, përfundoi.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/