×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Motra e Ronaldos komplimenton Argjentinën dhe Mbappe. Injoron rivalin e madh, Messi
Ronaldo dhe Messi

Lionel Messi apo Maradona? Nata e 18 dhjetorit në Lusail dërgoi në histori mesinë, që kreu vullnetin e D10 në tokë. Futbolli, i cili është një fe pagane, festoi fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës. Messi ka fituar gjithçka që mundet në nivel klubesh dhe kombëtare (përfshirë Olimpiadën). “Palmaresi” i tij është mbresëlënës, thjesht i mungonte Kupa e Botës. Çmimi më i lakmuar për një futbollist që, pas shtatë “Topave të Artë” kërkonte shenjtërimin më të lartë në ëndrrat e një kampioni: ta çonte kombëtaren e vendit të tij në krye të botës. Ashtu si Diego Maradona.

Nuk ka më asnjë dyshim se kush është “GOAT”, që në anglisht do të thotë “më i madhi e të gjitha kohërave”. Shkëlqimi i Katarit, fustani i traditës dhe pushtetit i veshur nën sytë e Sheikh Al-Thani dhe presidentit Infantino, kurorëzojnë ’10’ e Amerikës së Jugut dhe rrëzojnë Cristiano Ronaldon, i cili u kthye në shtëpi duke përtypur lot dhe polemika.

Messi, rivali i një jete, është në kulmin e tij, tërheq pas vetes lavdinë e futbollit, ndërsa CR7 rizbulon veten tmerrësisht njerëzor, i brishtë dhe i përlotur, i injoruar, i përmendur vetëm në kompletin e aksesorëve të Kupës së Botës, pasi ka dështuar sipërmarrja e vetme që synonte. Ai donte të bërtiste përballë gjithë botës se nuk përfundoi si një futbollist i mirë. Se atje, në Katar, ai do të kishte konsumuar hakmarrjen e tij personale ndaj Manchester United (dhe Ten Hag), me të cilin kishte prishur të gjitha lidhjet. Nëse vërtet i duhej të largohej nga skena, do ta kishte bërë këtë si protagonist absolut.

Ai po kërkonte një sukses ikonik. Njeriu që ka një komunitet të pakufishëm global, që tha “unë jam legjendë”, u rrëzua në stol dhe u la jashtë fushës. Ai e konsideronte veten titullar të patundur, shija e hidhur e zëvendësuesit në Katar i mbeti në gojë. Kishte imagjinuar një dalje epike, por korniza e fundit e tij është një gjest zemërimi ndaj një tifozi që i ishte afruar. I shkatërruar në momentin më të keq, rrëzuar nga disfata e dhimbshme para se të përpihej nga lotët në tunelin e harresës (stadiumit).

Nuk ka më asnjë krahasim që mund të qëndrojë: legjitimiteti i ish-kapitenit të Barçës (sot te Paris Saint-Germain, xhevahiri më i çmuar në koleksionin e emirit të Katarit) është si grushti që në raundin e fundit e çon verdiktin me pikë. Krahu i ngritur nuk është i tij, por i Messit. Dhe dhemb më shumë.

“Fitimi i Kupës së Botës me Portugalinë ishte ëndrra më e madhe dhe më ambicioze e karrierës sime, – shkroi CR7 në postimin e shpërndarë në rrjetet sociale, pas nokautit me Marokun. – Ishte mirë sa zgjati. Vendosja e emrit të vendit tonë në nivelin më të lartë, në majën e botës ishte ëndrra ime më e madhe. Luftova për të.

Luftova fort për këtë ëndërr. Dhashë gjithçka në fushë. Nuk ndalova kurrë së luftuari. Thjesht dua që të gjithë ta dinë këtë, se shumë është thënë. Ka pasur gjithashtu shumë spekulime, por përkushtimi im ndaj Portugalisë nuk ka ndryshuar për asnjë çast. Unë kurrë nuk do t’ua ktheja shpinën shokëve të skuadrës dhe vendit tim”.

Tani ka vetëm heshtje, por bën zhurmë njësoj. Asgjë nuk dihet për Ronaldon në lidhje me të ardhmen e tij, nëse e pa apo jo finalen e Kupës së Botës. Ai është në Madrid me familjen e tij. Kërkoi dhe mori nga presidenti Florentino Perez mundësinë e stërvitjes duke përdorur ambientet e klubit të bardhë. Por përveç një fotoje në të cilën ai krenohet në palestër dhe në punë, nuk ka asgjë tjetër që ka shprehur.

Postimi i tij i fundit në Instagram daton javën e kaluar, si dhe në Facebook. Tweet-i i tij i fundit daton 10 ditë më parë. Nuk ka asgjë tjetër, as edhe një fjalë drejtuar ish-trajnerit Fernando Santos, mikut që e kishte tradhtuar (për të përdorur fjalët e partneres së tij, Georgina) dhe dha dorëheqjen pas Botërorit.

Të vetmen tronditje që vjen nga rrethi i tij e ka dhënë motra, Katia Aveiro, e cila e cilësoi eventin e organizuar në Katar si “edicionin më të keq të të gjitha kohërave”, edhe nëse u karakterizua nga “një finale e madhe”. Ajo komplimentoi “Seleccion” (“Çfarë ndeshjeje, urime Argjentinës”), por pa përmendur Messin dhe lavdëruar Mbappé (“Surreal ky djalë. Çfarë e ardhme e ndritur të pret. E pabesueshme”).

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta legjenda Franc Bekenbauer

Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta legjenda Franc Bekenbauer

Publikuar më 08.01.2024
Ditët e para të vitit 2024 kanë sjellë lajmin e trishtueshëm...

Ditët e para të vitit 2024 kanë sjellë lajmin e trishtueshëm për futbollin botëror: Legjenda e futbollit, Franc Bekenbauer, është ndarë nga jeta sot në moshën 78-vjeçare! Ish-futbollisti, trajneri e drejtuesi i njohur sportiv gjerman, i cili mbajti për shumë vite nofkën “Kaizeri”, është ndarë nga jeta të dielën, por lajmi u bë zyrtar vetëm […]

Lexo më shumë

“Dua të shkojmë përtej grupit”, kreu i FSHF-së, Armand Duka zbulon yjet kuqezi, ja kush është zemra e ekipit

“Dua të shkojmë përtej grupit”, kreu i FSHF-së, Armand Duka zbulon yjet kuqezi, ja kush është zemra e ekipit

Publikuar më 23.11.2023
Shqipëria në “Euro2024” është një senasion edhe për mediat e...

Shqipëria në “Euro2024” është një senasion edhe për mediat evropiane, mbi të gjitha ato italiane, ku interesimi është edhe më i madh, për shkak se në Serie A aktivizohen pjesa më e madhe e legjionarëve. Armand Duka, kreu i FSHF-ës, në një intervistë për TuttomercatoWeb, u ndal në disa detaje, nga Sylvinjo e deri tek […]

Lexo më shumë

SHQIPËRIA KUALIFIKOHET NË EURO 2024, Kuqezinjtë barazojnë në Moldavi, nis festa shqiptare

SHQIPËRIA KUALIFIKOHET NË EURO 2024, Kuqezinjtë barazojnë në Moldavi, nis festa shqiptare

Publikuar më 17.11.2023
Kombëtarja e Shqipërisë ka siguruar biletën e kualifikimit p...

Kombëtarja e Shqipërisë ka siguruar biletën e kualifikimit për në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm, pas barazimit 1-1 ndaj Moldavisë në udhëtim. Shqipëria ishte pothuajse gjatë tërë kohës më e mirë se kundërshtari duke pasur posedimin dhe rastet në anën e saj. Fillimi i ndeshjes ishte i zbehtë pa […]

Lexo më shumë

Dhimbje e madhe për Dwamena-n, lojtarët e Egnatias në rrjetet sociale: Ti do jesh gjithmonë kapiteni ynë!

Dhimbje e madhe për Dwamena-n, lojtarët e Egnatias në rrjetet sociale: Ti do jesh gjithmonë kapiteni ynë!

Publikuar më 11.11.2023
Raphael Dwamena ishte një nga lojtarët më të mirë të Egnatia...

Raphael Dwamena ishte një nga lojtarët më të mirë të Egnatias. Sulmuesi, fatkeqësisht ndërroi jetë ditën e sotme, teksa u rrëzua papritur në fushë gjatë takimit me Partizanin. Shokët e skuadrës nuk kanë hezituar për të shprehur dhimbjen e madhe, teksa disa prej tyre kanë bërë edhe postime në rrjete sociale. “U prehsh në paqe”, […]

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e sulmuesit të “Egnatia”-s, “F.K.Apolonia” dhe presidenti Kokëdhima shprehin ngushëllimet

Ndarja nga jeta e sulmuesit të “Egnatia”-s, “F.K.Apolonia” dhe presidenti Kokëdhima shprehin ngushëllimet

Publikuar më 11.11.2023
Një ngjarje tragjike tronditi sot futbollin shqiptar, gjatë ...

Një ngjarje tragjike tronditi sot futbollin shqiptar, gjatë ndeshjes së javës së 13-të të “Abissnet Superiore”, Egnatia-Partizani, kur sulmuesi 28-vjeçar Raphael Dwamena  i ekipit të “Egnatia”-s u rrëzua në fushë dhe ndërroi jetë në spital, edhe pas ndihmës mjekësore. “F.K Apolonia” dhe presidenti Koço Kokëdhima shprehin tronditjen e thellë për tragjedinë e ndodhur dhe i […]

Lexo më shumë

Ngjarje tragjike të gjatë ndeshjes së javës së 13-të të “Abissnet Superiore”, ndërron jetë sulmuesi i “Egnatia”-s

Ngjarje tragjike të gjatë ndeshjes së javës së 13-të të “Abissnet Superiore”, ndërron jetë sulmuesi i “Egnatia”-s

Publikuar më 11.11.2023
Një ngjarje rëndë tronditi sot futbollin shqiptar, kur, Rafa...

Një ngjarje rëndë tronditi sot futbollin shqiptar, kur, Rafael Duamena, humbi jetën në spital pas kolapsit në fushën e blertë. Lajmi u konfirmua nga burime pranë spitalit ku u dërgua sulmuesi pasi u rrëzua papritur pa ndjenja në fushë. Rafael Duamena mori ndihmën e parë mjekësore në fushë dhe u transportua me ambulancë në spital, […]

Lexo më shumë

Skandal në Korçë, sulmohet me gurë autobusi i futbollistëve të Tiranës pas takimit që doli në barazim

Skandal në Korçë, sulmohet me gurë autobusi i futbollistëve të Tiranës pas takimit që doli në barazim

Publikuar më 05.11.2023
Tirana nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 me Skënderbeun...

Tirana nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 me Skënderbeun në Korçë, në ndeshjen e Superligës. Një nga episodet më të rëndësishme të pjesës së parë erdhi në minutën e 26-të, kur Rashica fiton një penallti. Korçarët morën avantazhin, pasi Ardit Nikaj u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Bardheblutë shtojnë […]

Lexo më shumë

Lionel Messi fiton “Topin e Artë” për të tetën herë, plasin polemikat

Lionel Messi fiton “Topin e Artë” për të tetën herë, plasin polemikat

Publikuar më 31.10.2023
Lionel Messi është fitues i “Topit të Artë” për vitin 2023. ...

Lionel Messi është fitues i “Topit të Artë” për vitin 2023. Sulmuesi argjentinas bën për vete trofeun më të rëndësishëm individual për herë të tetë. Messi ia doli t’i mposhtë të gjithë, duke lënë mbrapa Erling Haaland apo edhe Kylian Mbappe. Kujtojmë që “pleshti” ndihmoi jashtëzakonisht shumë Argjentinën për të fituar Botërorin e Katarit, falë […]

Lexo më shumë