×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Goglat e kualifikueseve të Botërorit vendosën në të njëjtin grup Shqipërinë dhe Serbinë, ekipi i Silvinjos do të përballet me serbët, pas plot 10 vitesh

Në Zyrih u hodh shorti i kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, aty ku Shqipëria  mësoi kundërshtarët. Kuqezinjtë e Sylvinhos do të sfidojnë Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Kombëtarja jonë “peshkoi” një përfaqësuese gjigande si ajo e “3 luanëve”, ku synimi mbetet marrja e një rezultati pozitiv. Ndaj anglezëve kemi regjistruar statistika negative, pasi i kemi humbur që të gjitha ndeshjet ndaj tyre (6 takime direkte me këtë rival).

Kundërshtarë të pranueshëm për skuadrën tonë, mund të cilësohen Letonia dhe Andorra, të paktën në letër. Vlen të theksojmë se rrugëtimi në grup për Shqipërinë do të nisë në mars dhe do të mbyllet në nëntor.

B57df639 Cb32 4e49 9330 60629a283df2

Kjo pasi kuqezinjtë janë në një grup me pesë skuadra. Në rast se do të ishin me katër, atëherë gjithçka do të fillonte prej shtatorit të vitit të ardhshëm.

Kujtojmë se nga 13 përfaqësuese, këtë herë do të jenë 16 nga Europa në Botëror.

Goglat e kualifikueseve të Botërorit, vendosën në të njëjtin grup Shqipërinë dhe Serbinë. Kuqezinjtë e Silvinjos do të përballen me serbët, pas plot 10 vitesh. Në gjithë historinë, Shqipëria dhe Serbia janë përballur vetëm 2 herë.

Serbia-Albania-RS-AL-IBNA

Dueli i famshëm i 14 tetorit 2014 të zhvilluar në Beograd, u la përgjysëm pas sjelljeve vandale të vendasve, teksa Shqipëria fitoi në tavolinë 0-3, ndërkohë në sfidën e 8 tetorit të vitit 2015, serbët fitonin në “Elbasan Arena” me rezultatin 0-2, falë golave të Ljajiç dhe Kolarov.  

SERBIA

“Tre Luanët” padyshim janë rivali më i fortë dhe një nga pretendentët për të triumfuar në fund të këtij kompeticioni. Edhe statistikat janë në disfavorin e Shqipërisë për shkak se në 6-të përballje, nuk ka fituar asnjëherë dhe nuk ka marrë asnjë barazime. Janë të gjitha humbje.

WhatsApp Image 2024-12-13 at 13.08.18 (2)

Trajneri Silvinjo ka folur pas shortit për kualifikueset e Botërorit 2026 ku Shqipëria do të përballet me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

bandicam 2024-12-13 13-38-49-003

Grupi- “E prisja. Grup i fortë si gjithë të tjerët. Sa herë i shikon Holandën, Gjermaninë, Italinë, janë të forta. Ishim në vazon e tretë, prisnim diçka të fortë nga e para dhe e dyta. Është një kompeticion shumë i shpejtë. Për ne çdo garë do të jetë finale si gjithmonë. Kemi një ëndërr për të shkuar përpara. Dhe duhet të gabojmë sa më pak sepse ashtu ke mundësi për të shkuara përpara”.

Serbia- “E dimë, është historia pas saj, por jemi këtu për të luajtur futboll. Jemi profesionistë. Historia është pas dhe e rëndësishme. Jemi këtu për të luajtur”.

Pikët e plota ndaj Andorrës dhe Letonisë- “Hap pas hapi”.

Do dëshironit grup si H? “Nuk mund të zgjedhësh, futbolli luhet. Kemi bërë kualifikimet e Europianit si Çekia dhe Polonia dhe kemi dalë në vendin e parë. Mund të ndodhë gjithçka, duhet ta shikojmë ndeshje pas ndeshje. Kemi dy transferta të vështira. Është një finale për ne, nëse duam të shkojmë në Botëror duhet të provojmë çdo gjë. Duhet të sjellim energji, të bëjmë gjëra të mira. Avash avash në çdo garë.

Besimi- “Besoj”, u shpreh Silvinjo për “Klan News”.

Adrian Aliaj, ish-lojtar i Kombëtares që jeton në Kroaci, nuk është aspak i kënaqur me shortin pikërisht për sfidën me Serbinë. Në anën tjetër ka shprehur pakënaqësi dhe ndaj Silvinjos, për mënyrën si foli pas shortit ku konsideroi çdo ndeshje finale. Kjo sepse sipas Aliajt presioni kalon te lojtarët.

“Serbia nuk duhet të ishte në grupin tonë, për anën sportive dhe politike. Ju nuk i ndjeni shumë afër këto se jam pak më afër, ndeshja e tyre me Shqipërinë nuk është normale, është diçka jashtë futbollit.

Nuk ekziston paqe mes shqiptarisë dhe serbëve. Është ndeshje që do jetë shumë e tensionuar, me urrejtje, shumë e vështirë për t’u luajtur. Nga ana e futbollit dhe ato kanë kualitet të na rrahin dhe në Shqipëri dhe në Serbi.

Sa jemi ne në gjendje të përballojmë një grup të tillë. Mendoj se akoma nuk jemi aty që të përballojmë një grup të tillë.

Akoma nuk jemi aty që të përballojmë një grup të tillë. Me Serbinë nuk krahasohemi fare nga ana e lojtarëve. Janë shumë herë më të mirë se ne. Të tentosh kualifikim është absurde këtë moment.

Nuk më pëlqeu Silvinjo, që çdo ndeshje është finale. Pse të jetë presioni te lojtarët. Ti duhet të bësh detyrat e shtëpisë si trajner, nuk ka lidhje finale apo jo.

Nuk po fus futbollin, është urrejtja, serbët duan të na rrahin”, u shpreh Adrian Aliaj.

Sigurisht që një grup ku ndodhen Shqipëria dhe Serbia, për kualifikueset e Botërorit 2026, merr të gjithë vëmendjen në rajonin e Ballkanit. Mediat sportive në Serbi po raportojnë dhe frika ndihet.

ss

“Alo” dhe “Kurir” raportojnë në artikujt kryesorë se një rrugëtim i vështirë i pret. Dhe sigurisht që nënvizojnë Shqipërinë dhe Anglinë. Grupi K përbëhet nga Shqipëria, Anglia, Andorra, Letonia dhe Serbia. Rrugëtimi fillon në mars dhe mbyllet në nëntor.

Në Botëror kualifikohet direkt vendi i parë, ndërsa i dyti shkon në fazën “play-off” për të luajtur aty mundësinë e fundit.

kuris
kk

 “The Sun” ka pasqyruar situatën në grupin K për kualifikueset e Botërorit 2026.

sss2

Aty ndodhet Anglia, të cilës goglat i rezervuan përballë Shqipërinë, Letoninë, Andorrën dhe Serbinë.

Këto të fundit raportohen dhe si testi i vështirë duke i bërë kështu “dalje” kuqezinjve të Silvinjos. Kujtojmë se Shqipëria në të gjashtë përballjet me Anglinë njeh vetëm humbje.

Media britanike ka prekur rivalitetin mes Shqipërisë dhe Serbisë. Në pasqyrimin e saj tregon dhe për situatat e fundit që kanë ndodhur dhe pse të dyja përfaqësueset nuk kanë qenë duke u ndeshur bashkë.

“The Sun” ka krijuar një sondazh ku pyet ndjekësit e saj, për rivalin më të vështirë të grupit. Me 72.3% votuesit kanë zgjedhur Serbinë. Shqipëria ka 17% të votave, ndërsa Andorra 7.3% dhe Letonia 3.4%.

r

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Publikuar më 13.05.2025
Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në r...

Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në rang kombëtar ka ndryshuar. Partia Socialiste ka shkuar në 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka zbritur në 50. Po ashtu edhe Partia Mundësia ka marrë mandatin e dytë. Partia Socialdemokrate ka marrë tre mandate, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Publikuar më 12.05.2025
Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritm...

Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri tani janë numëruar 3,081 nga gjithsej 5,225 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë. Sipas të dhënave më të fundit: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ruan avantazhin bindës me 420,558 vota, që përbëjnë 52.67% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca […]

Lexo më shumë

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku ë...

Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku është votuar në mënyrë elektronike, duke siguruar 5034 vota, ndërsa koalicionin PD-ASHM ka siguruar 3498 vota. Forcë e tretë ka dalë Partia Mundësia, duke siguruar 694 vota, e ndjekur nga Lëvizja Bashkë me 397 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet me 319. PSD ka marrë 222 […]

Lexo më shumë

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhj...

Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit. PS kryeson me 244,439 vota ose 52.5%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 160,405 vota për momentin, ose 34.4%. Forcë e tretë e ndjek PSD e […]

Lexo më shumë

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura...

Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura nga diaspora në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike, me Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) që kryeson me një epërsi të lehtë ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS). Rezultatet […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Publikuar më 12.05.2025
Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlame...

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri. Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 mandate […]

Lexo më shumë

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarq...

Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarqe ku rezultati është “dramatik” për opozitën, duke shkuar mbi 60% të votave për PS. Këto qarqe janë Elbasani, Fieri dhe Gjirokastra.  Konkretisht:  ELBASAN (NUMËRUAR 168 QV NGA 508 NË TOTAL) Partia Socialiste e Shqipërisë – 26654 ose 61.41 % Aleanca për Shqipërinë Madhështore -12524 ose 28.85 % FIER (NUMËRUAR 157 […]

Lexo më shumë

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

Publikuar më 10.05.2025
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksion...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur një hetim penal lidhur me dyshime për abuzim me detyrën dhe ndërtim të paligjshëm në qytetin e Belshit, të kryer në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Procedimi penal nr. 446 i vitit 2025 përfshin veprat […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda