×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Dhunimi i 38-vjeçarit në Sarandë pas zbulimit të lidhjes intime me gruan e martuar

Ngacmimi në mënyrë të vazhdueshme dhe krijimi i një lidhje intime me një grua të martuar, është bërë shkak për marrjen peng dhe dhunimin e rëndë të Gentian Omerit.

Ky i fundit ishte duke udhëtuar nga Konispoli në drejtim të Tiranës, kur gjatë orëve të mesnatës është sulmuar me makinë, duke u rrëmbyer, futur në bagazh dhe dhunuar fizikisht nga 4 personat. “Ora News” raporton se shkak i përshkallëzimit të kësaj ngjarje, është bërë lidhja intime që Omeri kishte krijuar me vajzën e Astrit Ndoj nga Konispoli dhe motrën e 2 vëllezërve, Anton dhe Aleksandër Ndoj.

Momenti i arrestimit të dhunuesve

Omeri, kishte disa kohë që ngacmonte një vajzën e tyre, e cila rezulton e martuar, por nga ana tjetër kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore. Mes kësaj lidhje të jashtëligjshme, kishte hyrë dhe Gentian Omeri, i cili gjatë kësaj kohe ngacmonte pikërisht gruan, por kjo lidhje kohët e fundit ishte zbuluar nga babai, dy vëllezërit dhe xhaxhai i saj.

Si pasojë e konfliktit verbal mes tyre, në mesnatën e 19 janarit 2023, Gentian Omeri, teksa po udhëtonte më makinën e tij drejt Tiranës, është goditur me mjetin ku lëviznin 4 personat, Pjetër Ndoj, Anton Ndoj, Aleksandër Ndoj dhe Astrit Ndoj, duke i shkaktuar atij aksident dhe nxjerrë makinën nga rruga.

Mjeti është ndalur në një kanal. Ndërsa katër personat kanë zbritur nga makina e tyre, duke e rrëmbyer forcërisht Gentian Omerin dhe futur atë në bagazhin e makinës. Omeri është çuar në një vend, në fshatin Xarë, ku e kanë lidhur dhe më pas rrahur për ca orë, duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup.

Më tej 4 personat, e kanë marrë dhe hedhur në një kanal, pasi kishin menduar se Gentian Omeri, kishte ndërruar jetë si pasojë e dhunës së ushtruar prej 4 personave. Katër autorët janë mundur të identifikohen nga kamerat e sigurisë të disa prej bizneseve në zonën e Konispolit dhe Sarandës, duke mundësuar dhe arrestimin e tyre mesnatën e djeshme nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Fier dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Gjatë momentit të arrestimit, asnjëri prej 4 personave nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të policisë, duke çuar duart lart. Ndërsa në ditët në vijim dy vëllezërit Astrit Ndoj dhe Pjetër Ndoj së bashku me dy djemtë e Astritit, shtetasit Anton dhe Aleksandër Ndoj, pritet të dalin para gjykatës së Sarandës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” që do kërkojë prokuroria. Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje”, “Heqje e paligjshme të lirisë” dhe “Shkatërrimi i pronës” të  kryer në bashkëpunim.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Monika Kryemadhi sulmon Tedi Blushin: E largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia! Nëse do një fustan e taka të miat ia jap me qejf, nuk e di çfarë do më

Monika Kryemadhi sulmon Tedi Blushin: E largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia! Nëse do një fustan e taka të miat ia jap me qejf, nuk e di çfarë do më

Publikuar më 03.07.2025
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dhënë nj...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dhënë një deklaratë për mediat përpara hyrjes në Kuvend, ku ka sulmuar sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Kryemadhi foli për rastin e ri të korrupsionit të zbuluar nga SPAK, lidhur me kartën bankare të dhënë nga biznesmeni i tij kushëri Adrian Shatku, përmes […]

Lexo më shumë

Hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë, mënyra e përfitimit dhe kur do të bëhet bashkimi i periudhave të kontributeve

Hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë, mënyra e përfitimit dhe kur do të bëhet bashkimi i periudhave të kontributeve

Publikuar më 03.07.2025
Një ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së pensioneve me...

Një ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së pensioneve me Italinë, është dorëzuar aplikimi i parë në portalin “e-Albania” nga një shtetas shqiptar, që kërkon bashkimin e periudhave të kontributeve. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, ka shpjeguar në një konferencë për mediat formularët që duhet të plotësohet në lidhje me marrëveshjen […]

Lexo më shumë

Fitoi mandatin e deputetes pas rinumërimit në Fier, Maldrita Bardho e PS jep dorëheqjen dhe ia lë vendin Zegjine Çaushit: Ka luftuar më shumë

Fitoi mandatin e deputetes pas rinumërimit në Fier, Maldrita Bardho e PS jep dorëheqjen dhe ia lë vendin Zegjine Çaushit: Ka luftuar më shumë

Publikuar më 03.07.2025
Socialistja Maldrita Bardho, ka dhënë dorëheqjen si deputete...

Socialistja Maldrita Bardho, ka dhënë dorëheqjen si deputetet e re e Kuvendit të Shqipërisë, pasi fitoi mandatin nga rinumërimi i kutive të votimit në Fier, duke i marrë mandatin Zegjine Çaushit me 10 vota më shumë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Maldrita Bardho shprehet se do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe […]

Lexo më shumë

“Përplasën 3 makina me Audi Q8”, policia jep detaje për arrestimin e Skerdi Sinës, në kërkim shoku i tij. Në janar u akuzuan se mbajtën peng një 21-vjeçare

“Përplasën 3 makina me Audi Q8”, policia jep detaje për arrestimin e Skerdi Sinës, në kërkim shoku i tij. Në janar u akuzuan se mbajtën peng një 21-vjeçare

Publikuar më 02.07.2025
Policia e Tiranës ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja që ...

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja që ndodhi sot pasdite në zonën e “Myslym Shyrit” dhe “Vasil Shantos”, ku një automjet luksoz tip Audi Q8 nuk iu bind urdhrit të ndalimit nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, duke shkaktuar ndjekje, përplasje dhe bllokim trafiku në rrugët e kryeqytetit. Burime zyrtare bënë me […]

Lexo më shumë

Me shkollë të mesme, i divorcuar dy herë, deputet pas tentativës së 8-të dhe disa herë pranë vdekjes, kush Nigel Farage, politikani britanik që debaton me Edi Ramën

Me shkollë të mesme, i divorcuar dy herë, deputet pas tentativës së 8-të dhe disa herë pranë vdekjes, kush Nigel Farage, politikani britanik që debaton me Edi Ramën

Publikuar më 02.07.2025
Sot është 61 vjeç. Nuk ka ndjekur universitetin. Dy herë i d...

Sot është 61 vjeç. Nuk ka ndjekur universitetin. Dy herë i divorcuar. Ka katër fëmijë. Kandidoi për Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar 7 herë pa sukses derisa u zgjodh herën e 8-të në vitin 2024. Sondazhet e shohin si më të pëlqyerin e publikut për kryeministër zgjedhjet e ardhshme. Si ata që e duan dhe […]

Lexo më shumë

Rinumërimi në Fier përmbys rezultatin, Zegjine Çaushi e njohur për videot ndaj Gaz Bardhit humbet mandatin, në parlament do të shkojë Maldrita Bardho

Rinumërimi në Fier përmbys rezultatin, Zegjine Çaushi e njohur për videot ndaj Gaz Bardhit humbet mandatin, në parlament do të shkojë Maldrita Bardho

Publikuar më 02.07.2025
Rezultatit të rinumërimit të 586 kutive në këtij Qarku, nuk ...

Rezultatit të rinumërimit të 586 kutive në këtij Qarku, nuk ka prodhuar ndryshim të numrit të mandateve, por një përmbysje brenda listes preferenciale të Partisë Socialistë. Zegjine Çaushi, e cila u be e “famshme” per videot e saj kundra Gazment Bardhit, ka humbur mandatin e deputetes së PS. Vendin e saj në parlamentin e ri te […]

Lexo më shumë

Nëna e Erion Veliajt reagon për burgosjen e të birit: Pse Europa po i mbyll sytë ndaj një shkeljeje flagrante të vlerave mbi të cilat u ndërtua BE?

Nëna e Erion Veliajt reagon për burgosjen e të birit: Pse Europa po i mbyll sytë ndaj një shkeljeje flagrante të vlerave mbi të cilat u ndërtua BE?

Publikuar më 02.07.2025
“Si një qytetare shqiptare dua që vendi im t’i trajtojë njer...

“Si një qytetare shqiptare dua që vendi im t’i trajtojë njerëzit me drejtësi. Si nëna e Erionit dua të di që djali im do të trajtohet me dinjitet.” Këto fjalë shkruan në një letër të hapur, Shqiponja Veliaj, nëna e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj të arrestuar në shkurt nga SPAK pas akuzave për korrupsion. […]

Lexo më shumë

Rama kritikon kryebashkiakët e qarkut Elbasan: Jeni shkëputur nga fshati, bëni kthesë. Linjë kredie 250 mln € për bujqësinë

Rama kritikon kryebashkiakët e qarkut Elbasan: Jeni shkëputur nga fshati, bëni kthesë. Linjë kredie 250 mln € për bujqësinë

Publikuar më 02.07.2025
Në Cërrik po zhvillohet një takim i rëndësishëm, ku kryemini...

Në Cërrik po zhvillohet një takim i rëndësishëm, ku kryeministri Edi Rama mbledh krerët e bashkive të Qarkut Elbasan. Në fokus të diskutimeve është agjenda “Bujqësia 2030” dhe sfidat e mundësitë në këtë sektor. Në takim marrin pjesë edhe ministrat Anila Denaj dhe Belinda Balluku, si dhe drejtues të agro-turizmit. Ky është një hap drejt […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda