×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Nën hetim nga SPAK, reagon bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa: Nuk kam lidhje me imazhin e kukullës me 800 mijë euro fustanë dhe bizhu

Ajola Xoxa, bashkëshortja e Kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, reagoi sot në lidhje me hetimet e SPAK që çoi në arrestimin e bashkëshortit, ndërsa vetë po hetohet nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’

Reagimi 

Të gjithëve ju që më lexoni, ju kërkoj të parafytyroni vetëm faktin që unë jam e hetuar, por jo e pandehur, pavarësisht se e dënuar dhe e ekzekutuar pa gjyq në gjyqin e politikës, medias dhe rrjeteve sociale. Vonesa e këtij sqarimi të detajuar, lidhet me faktin se unë fustanët dhe bizhutë 800 mijë euro i kam marrë vesh në të njëjtën kohë me ju. Nga mediat. Ndërsa akt-akuzën qindrafaqëshe e kam marrë vetëm pasi jam akuzuar për këtë shifër tromaksëse dhe për një sërë çudirash të tjera, një ditë përpara se të shkoja në sallën e gjyqit.

E marrë peng me dhunë në këtë valle shpatash e thikash mediatike dhe e konfirmuar si peng nga një trupë paragjykuesish, kam qenë e detyruar ta nis me vonesë punën për evidentimin e shifrave reale të financave që kanë të bëjnë me mua në atë akt-akuzë të mbushur me të pavërteta.

Tani jam gati që nga sot dhe në ditët në vijim, të sqaroj me detaje të imta, narrative dhe financiare, dhe me përgjegjësi të plotë publike apo ligjore, të gjithë këtë bllof të dhunshëm, të cilin do ta përball deri në Gjykatën e Strasburgut me pafajësinë time të plotë.

E para pjesë e të pavërtetës së madhe, që dua ta çmontoj dhe ta flak nga vetja si një thes, që ma kanë hedhur në kokë për të më shëtitur nëpër rrugë, duke nxitur linçimin tim me pështyma dhe gurë, është natyrisht ajo më skandalozja: 800 mijë euro online fustanë dhe bizhu.

Në seancën e të martës, datë 11 shkurt, në GJKKO, unë deklarova se shifra ishte lebetitëse dhe fundekrye e pavërtetë. Pastaj, që prej të mërkurës, ekspertët kontabël kanë kaluar në një sitë shumë të imët çdo llogari timen bankare dhe kanë nxjerrë nda deklaratat e llogarive bankare çdo blerje online të 10 viteve të fundit (1.1.2015 – 1.1.2025).

Totali i blerjeve të mija online që përfshijnë veshje, produkte kozmetike dhe parafarmaceutike, aksesorë, etj. (duke mos përfshirë libra, tarifa dixhitale, abonime), është për 10 vite: 75’025 Euro në total (1.1.2015 – 1.1.2025).

E kam të qartë që shumëkujt edhe kjo shifër mund t’i duket e madhe, por dua ta theksoj me këtë rast se unë nuk kam lidhje me imazhin e asaj kukullës me 800 mijë euro fustanë dhe bizhu, sepse punoj si juriste dhe avokate prej 17 vjetësh, fillimisht në dy prej studiove më të mëdha të vendit, e më pas me studion time, me një numër të madh klientësh e bashkëpunëtorësh. Punoj edhe si kuratore apo drejtoreshë artistike e vizuale (dhe këtë gjithashtu do ta detajoj imtësisht shumë shpejt). Unë nuk njoh zbavitje tjetër përveç punës sime.

Unë vij nga dy familje të njohura shqiptare. Nga familja e babait tim, kemi trashëguar toka, troje, ndërtesa, shtëpi, etj., si në Tiranë, ashtu edhe jashtë saj. Të tëra të ditura kohë e kohë më parë se sa unë të rritesha e të bëhesha bashkëshortja e Erionit. Dikur pedagog, gazetar dhe kritik arti, pas ’90-ës im atë nisi të merrej me biznes, si shumë të tjerë. Unë kam patur fatin të rritem në një ndër ato familje shqiptare të tranzicionit me mundësi shumë të mira financiare, cka mundësoi edhe mbështetjen e studimeve të mia të larta për drejtësi, master e doktorature, në Paris e Romë.

Gjithashtu, vec mundësive shumë të mira financiare të prindërve të mi, unë kam punuar që fare e re në fushën e avokatisë dhe jam paguar gjithmonë shumë mirë e vazhdoj paguhem shumë mirë. Të ardhurat e mia në vite janë të deklaruara dhe publike.

Të gjithë ata që më njohin apo që kanë punuar me mua e dijnë fort mirë se unë nuk kam orar në punë, as ditë pushimi, punoj minimalisht 12 orë në ditë, cdo ditë; të gjithë klientëve të studios së avokatisë apo bashkëpunëtorëve të mi u shkojnë emaile nga unë edhe në 2 apo 3 të mëngjesit, edhe të dielave apo edhe në mes të gushtit. E ndaj jetën mes punës dhe përkujdesjes për familjen time.

Të gjitha blerjet e mësipërme janë kryer me kartën time të kreditit dhe i konsideroj produkte të miat (them “konsideroj” sepse shumë prej tyre janë përdorur gjithashtu për videoklipe apo reklama të cilat unë kam realizuar).

Jam porositëse dhe përfituese e vetëm kësaj vlere dhe e asnjë vlere tjetër, që nuk e di pse dhe si është bashkuar, por që nuk ka asnjë lidhje me shpenzime të bëra nga unë apo të përfituara prej meje.

Këtë fakt të argumentuar me tabela financiare dhe të noterizuar me firmat e ekspertëve, do ta dorëzoj edhe pranë GJKKO dhe SPAK, me besim se e vërteta e varrosur nën malin me gurët e shpifjeve dhe fantazive do të dalë në fund.

Unë nuk kam patur KURRE ndonjë çantë Hermes apo Chanel, sikurse është thënë në gjyqin tim publik mediatik. Nuk kam as fustane apo të brendshme me vlera absurde, sikurse ndonjë gazetar/e ka thënë. Madje me këtë rast dua të them se ka qenë një përballje tejet e trishtueshme prej më shumë se nëntë orësh me prokurorin, ku kuptova se me jetën time ishte bërë një çorbë e madhe. Por s’ka krahasim me asgjë trishtimi i hidhur që të jep niveli i rrugës i disa portaleve e gazetare/ëve, që merren me fustanet apo nën fustanet e një gruaje, duke e fryrë dhjetëfish vlerën e tyre, për të diskredituar armikun si në kohën e komunizmit…

Nuk kam ndier kurrë një trishtim e dëshpërim kaq të madh. Tmerr.

Mos e provoftë askush, askujt në këtë vend nuk ia uroj, këtë mizori juridike dhe mediatike.

Zoti e faltë mosnjerzillëkun e gjithë kësaj historie dhune.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rama në Pogradec: Nuk mund të lejojmë ne që i mbyturi të të mbytë, demokratët ta kuptojnë ku e hedhin votën

Rama në Pogradec: Nuk mund të lejojmë ne që i mbyturi të të mbytë, demokratët ta kuptojnë ku e hedhin votën

Publikuar më 05.05.2025
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pas Korçës, u ndal ...

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pas Korçës, u ndal në Pogradec, ku mes të tjerash përmendi rrugën e re që lidh këtë qytet me Tiranën dhe Korçën. Rama e quajti rrugën hyrëse në Pogradec si më të bukurën në Shqipëri dhe kjo u arrit falë Qeverisë, pavarësisht vështirësive. “Në fakt, do ta nis nga […]

Lexo më shumë

Berisha: Nuk kërkoj pushtet, dua vetëm 100 ditë për të sjellë ndryshimin. Po të kisha ambicie për para, sot do isha një nga mjekët më të pasur

Berisha: Nuk kërkoj pushtet, dua vetëm 100 ditë për të sjellë ndryshimin. Po të kisha ambicie për para, sot do isha një nga mjekët më të pasur

Publikuar më 05.05.2025
Gjatë një fjalimi në Mat, kreu i Partisë Demokratike, Sali B...

Gjatë një fjalimi në Mat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se nuk ka ambicie për pushtet apo pasuri, por kërkon vetëm “100 ditë prove” për të sjellë ndryshime të prekshme për qytetarët. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për 12 vite varfërim të shqiptarëve, rritje të çmimeve dhe largim masiv të popullsisë. Berisha premtoi […]

Lexo më shumë

Rama sulmon Berishën nga Devolli: Mosha e ka lajthitur komplet. Hyni në gjynah nëse votoni kënetën. Dikur çonit Dritëroin në Kuvend, tani një rrugaç si Nallbati

Rama sulmon Berishën nga Devolli: Mosha e ka lajthitur komplet. Hyni në gjynah nëse votoni kënetën. Dikur çonit Dritëroin në Kuvend, tani një rrugaç si Nallbati

Publikuar më 05.05.2025
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me qytetarët e ...

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me qytetarët e Devollit, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij, Rama u bëri thirrje banorëve të votojnë për të ardhmen dhe stabilitetin, ndërsa nuk i kurseu ironitë në drejtim të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Po votuat kënetën, hyni […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit/ Spiropali zbulon objektivat e PS: Marrim 20 mandate në Tiranë, ja sa synojmë në rang kombëtar

Zgjedhjet e 11 majit/ Spiropali zbulon objektivat e PS: Marrim 20 mandate në Tiranë, ja sa synojmë në rang kombëtar

Publikuar më 03.05.2025
Kryetarja e Kuvendi Elisa Spiropali folisot në lidhje me Ref...

Kryetarja e Kuvendi Elisa Spiropali folisot në lidhje me Reformën në Drejtësi, ku tha se një nga investimet e bëra nga qeveria, ka qenë pikërisht fakti që SPAK të ketë fuqinë të veprojë pa u penguar. Ajo shtoi se pandëshkueshmëri ka pësuar një zmbrapsje pa kthim, ndërsa nuk la jashtë vëmendjes edhe qasjen e opozitës […]

Lexo më shumë

Klotilda Bushka: Erioni më mungon si mik dhe shok partie, por prezenca e tij është kudo dhe pres të sqarohen çështjet

Klotilda Bushka: Erioni më mungon si mik dhe shok partie, por prezenca e tij është kudo dhe pres të sqarohen çështjet

Publikuar më 01.05.2025
Deputetja e Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kandidate në...

Deputetja e Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kandidate në listën e hapur për Tiranën në zgjedhjet e 11 majit, Klotilda Bushka, ka komentuar situatën politike dhe atmosferën e fushatës elektorale në kryeqytet, në mungesë të kryebashkiakut Erion Veliaj, aktualisht i arrestuar. E ftuar në studion e News24, Bushka theksoi se ndikimi i Veliajt është ende i […]

Lexo më shumë

Rama nga Dimali: Kishim një LSI ndjesë pastë dhe thamë shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, tani këta të rinjtë duan zgjedhje të parakohshme

Rama nga Dimali: Kishim një LSI ndjesë pastë dhe thamë shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, tani këta të rinjtë duan zgjedhje të parakohshme

Publikuar më 01.05.2025
Kryesocialisti Rama nga Dimali, shënjestroi sërish partitë e...

Kryesocialisti Rama nga Dimali, shënjestroi sërish partitë e reja, teksa tha se janë të ngjashme me LSI-në që vetëm ishte një problem për shqiptarët. Sipas Ramës, partitë e reja që kanë dalë duke thënë se do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme nuk kanë as program dhe as përmbajtje. 

Lexo më shumë

Rama i kthehet komentuesit: Unë fitoj sepse e marr seriozisht popullin, ata humbin, sepse e meritojnë

Rama i kthehet komentuesit: Unë fitoj sepse e marr seriozisht popullin, ata humbin, sepse e meritojnë

Publikuar më 01.05.2025
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në f...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në facebook, se fitorja e tij politike lidhet me respektin dhe seriozitetin ndaj qytetarëve. “Ta dish ti, unë fitoj jo se jam ndonjë kushedi se kush, por sepse e marr shumë seriozisht këtë popull  dhe problemi fillon ekzaktësisht këtu,” tha Rama, në rubrikën e radhës “Sy m’sy” […]

Lexo më shumë

SONDAZHI/ Barometri, Ramën e shikojnë si kryeministër 40,1 për qind, Berishën 23 për qind

SONDAZHI/ Barometri, Ramën e shikojnë si kryeministër 40,1 për qind, Berishën 23 për qind

Publikuar më 01.05.2025
Pas matjeve në muajin Shkurt dhe Mars, Barometri Euronews Al...

Pas matjeve në muajin Shkurt dhe Mars, Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore për Qarkun e Tiranës në muajin Prill. Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar (referuar njësive administrative) dhe madhësia e kampionit ka qenë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda