×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Zgjedhjet e 11 majit/ Spiropali zbulon objektivat e PS: Marrim 20 mandate në Tiranë, ja sa synojmë në rang kombëtar

Kryetarja e Kuvendi Elisa Spiropali folisot në lidhje me Reformën në Drejtësi, ku tha se një nga investimet e bëra nga qeveria, ka qenë pikërisht fakti që SPAK të ketë fuqinë të veprojë pa u penguar.

Ajo shtoi se pandëshkueshmëri ka pësuar një zmbrapsje pa kthim, ndërsa nuk la jashtë vëmendjes edhe qasjen e opozitës e kryesisht të PD ndaj organeve të drejtësisë së re.

Kryetarja e Kuvendit u shpreh se ndërkohë që PS mbështet drejtësinë, PD ka në program shkrirjen e Strukturës së Posaçme anti-korrupsion dhe gjuha dhe sulmet ndaj prokurorëve prej tyre është jo normale.

“Ne besojmë tek një drejtësi e pavarur, kemi investuar për këtë, që SPAK të ketë të gjithë fuqinë që i jep ligjit, pandëshkushmëria ka pësuar një zmbrapsje fatale pa kthim. Nëse kundërshtarët tanë për çdo rast kur drejtësia godet nuk lënë epitet pa i vënë prokurorëve e sulm pa i bërë sistemit të drejtësisë, pjesë e programit të tyre është shkrirja e SPAK, ne kemi një qasje tjetër.

Ne e kafshojmë gjuhën, por besojmë që në Shqipëri askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, por pa dyshim edhe mbi ligjin”, tha ajo.

Drejtuesja Politike e PS në Qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka zbuluar sot në “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, në News24, se socialistët po punojnë që më 11 maj të marrin 20 deputetë në këtë qark.

Sa i përket rezultatit në rang kombëtar, Spiropali nuk ka preferuar të përmendë shifra, por se u shpreh e bindur në arritjen e më shumë mandateve se në zgjedhjet e kaluara, ato të 25 prillit 2021.

Kemi listën më përfaqësuese në Qarkun e Tiranës. Ndërsa lista e PD është një listë jo për fitore, por për menaxhimin e humbjes“, tha ajo.

“E pamundur të bësh parashikime sepse do kishte Brenda edhe një arrogancë të pashmangshme nga siguria për votën. Nuk do të doja të shfaqesha para publikut si një njeri që dëshmon siguri absolute te vota. Por besoj që edhe në sondazhet më skeptike, nuk ka dyshime që PS do të marrë një shumicë edhe më të madhe se në zgjedhjet e kaluara. Objektivi për qarkun e Tiranës, minimalja është 19 mandate, pra një mandat më shumë se në zgjedhjet e fundit, por rezultati real për të cilin po punojmë është 20 mandate”, tha ajo.

Spiropali ka pasur një mesazh edhe për të rinjtë, sidomos ata që votojnë për herë të parë.

“Një mundësi historike që votën e parë ta hedhin për Shqipërinë 2030 në BE. Ishte ëndrra dhe pamundësia jonë, ne nuk I kishim këto mundësi që kanë të rinjtë sot. Prisnim muaj të tërë për një vizë studimi”, tha ajo.

Kryetarja e Kuvendi dhe njëkohësisht drejtuesja politika e PS për Qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka shprehur keqardhjen në lidhje me atë që i ka ndodhur kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet nënë masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ajo vlerësoi punën e bërë prej tij në transformimin e Tiranës, ndërsa shtoi se është ka një kontribut të spikatur edhe në Partinë Socialiste.

E pyetur në lidhje me faktin që mungesa e tij mund të ketë penalizuar fushatën e PS në qarkun e Tiranës, Spiropali u shpreh se strategjia elektorale e PS është ngritur pikërisht mbi punët e bëra në
Tiranë dhe jo vetëm, punë në të cilat ka kontributin e tij edhe Veliaj.

“Pa diskutim që Erioni është njeri me kontribute të spikatura në PS sidomos në qarkun e Tiranës dhe transformimin e Tiranës. Kush thotë ndryshe nuk është i sinqertë. Uroj shumë që të provojë pafajësinë e tij. Keqardhje e madhe si njeri, kolege dhe njeri që ka punuar me të. Presim që organet e drejtësisë të bëjnë drejtësi, të zbatojnë liritë dhe të drejtat individuale.

Nuk mund të bëjmë llogari dhe parashikime të tilla sepse nuk do të ishte e arsyeshme por po punojmë si ekip dhe mbi punët e bëra ndërtojmë strategjitë elektorale. Ne flasim mbi punët tona, përfshirë Tiranën, dhe punët e mira në Tiranë nuk janë bërë vetë por me mbështetjen e PS dhe Edi Ramës dhe pa dyshim edhe bashkisë”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Publikuar më 13.05.2025
Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në r...

Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në rang kombëtar ka ndryshuar. Partia Socialiste ka shkuar në 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka zbritur në 50. Po ashtu edhe Partia Mundësia ka marrë mandatin e dytë. Partia Socialdemokrate ka marrë tre mandate, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Publikuar më 12.05.2025
Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritm...

Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri tani janë numëruar 3,081 nga gjithsej 5,225 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë. Sipas të dhënave më të fundit: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ruan avantazhin bindës me 420,558 vota, që përbëjnë 52.67% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca […]

Lexo më shumë

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku ë...

Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku është votuar në mënyrë elektronike, duke siguruar 5034 vota, ndërsa koalicionin PD-ASHM ka siguruar 3498 vota. Forcë e tretë ka dalë Partia Mundësia, duke siguruar 694 vota, e ndjekur nga Lëvizja Bashkë me 397 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet me 319. PSD ka marrë 222 […]

Lexo më shumë

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhj...

Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit. PS kryeson me 244,439 vota ose 52.5%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 160,405 vota për momentin, ose 34.4%. Forcë e tretë e ndjek PSD e […]

Lexo më shumë

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura...

Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura nga diaspora në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike, me Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) që kryeson me një epërsi të lehtë ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS). Rezultatet […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Publikuar më 12.05.2025
Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlame...

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri. Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 mandate […]

Lexo më shumë

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarq...

Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarqe ku rezultati është “dramatik” për opozitën, duke shkuar mbi 60% të votave për PS. Këto qarqe janë Elbasani, Fieri dhe Gjirokastra.  Konkretisht:  ELBASAN (NUMËRUAR 168 QV NGA 508 NË TOTAL) Partia Socialiste e Shqipërisë – 26654 ose 61.41 % Aleanca për Shqipërinë Madhështore -12524 ose 28.85 % FIER (NUMËRUAR 157 […]

Lexo më shumë

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

Publikuar më 10.05.2025
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksion...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur një hetim penal lidhur me dyshime për abuzim me detyrën dhe ndërtim të paligjshëm në qytetin e Belshit, të kryer në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Procedimi penal nr. 446 i vitit 2025 përfshin veprat […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda