×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Arrestohen tre gardianë pas arratisjes së të dënuarit nga burgu i Shënkollit, policia: Daut Laze është i rrezikshëm, 10 mijë euro kush jep informacion mbi vendndodhjen e tij

Arratisja e 49-vjeçarit Daut Laze nga Burgu i Shenkollit në Lezhë ka çuar në arrestimin e tre punonjësve të këtij institucioni. Sipas burimeve, pas përfundimit të veprimeve hetimore dhe analizimit të situatës, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar 3 punonjës të IEVP Shenkoll.

Ndaj tyre është ngritur akuza për shpërdorim detyre, pasi në momentin e arratisjes së Daut Lazes ata ishin në shërbim dhe nuk kanë përmbushur detyrat e tyre sipas ligjit.

Daut Laze

Pavarësisht kontrolleve dhe shpërblimit prej 10 mijë eurosh ofruar për informacion, policia nuk ka arritur ende të gjejë gjurmët e 49-vjeçarit Daut Laze.Policia ka vënë shpërblim për këdo që jep detaje në lidhje me vendndodhjen e Daut Lazes, 49-vjeçarit që u arratis mbrëmjen e djeshme nga burgu i Shënkollit në Lezhë.

Blutë kanë vlerësuar se i arratisuri paraqet rrezikshmëri shoqërore ndaj ka apeluar për ndihmë nga qytetarët.

Laze është arrestuar në vitin 2021, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe në vitin 2024, Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën “Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor”.

Arratisja

Laze vuante dënimin në burgun e Shënkollit në Lezhë, të shndërruar prej më shumë se 2 vitesh, në strehën e përkohshme të të burgosurve me probleme të shëndetit mendor.

Mbrëmjen e së hënës, (3 shkurt 2025) 49-vjeçari nga Çorovoda, por me banim në Tiranë, i cili ndodhej i shtruar në dhomën e mjekimeve në spitalin e burgut të Shënkollit. I dënuari me mjekim të detyruar, ka mundur të largohet nga rrethimi i institucionit të posaçëm mjekësor brenda burgut, duke kapërcyer murin. Mungesa e tij në dhomë u vu re vetëm në orët e para të mëngjesit të së martës gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit.

Pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se ky shtetas me mjekim të detyruar ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për tu larguar nga rrethimi i institucionit. Aktualisht, po analizohen pamjet e kamerave për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.  

Policia tha se menjëherë pas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, se në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në Institucionin e Posaçëm Mjekësor, Lezhë, është konstatuar mungesa e pacientit, shtetasit Daut Laze, 49 vjeç, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë organizuar punën dhe po kryejnë kontrolle intensive për gjetjen e tij.

Sqarojmë se shtetasi Daut Laze është arrestuar në vitin 2021, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe në vitin 2024, Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën “Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor”.

49-vjeçari paraqet rrezikshmëri shoqërore, prandaj kërkojmë ndihmën e qytetarëve, për të njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, për çdo të dhënë në lidhje me vendndodhjen e tij.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 49-vjeçarit.

Policia e Shtetit ka vendosur shpërblimin 10 000 euro për çdo informacion të vlefshëm mbi vendndodhjen e këtij shtetasi. Qytetarët mund të njoftojnë në numrin pa pagesë 112 të Policisë së Shtetit dhe në numrin 068 200 29 61, të vendosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Presidenti Trump propozon largimin e palestinezëve nga Gaza: SHBA do të marrë kontrollin dhe do të krijojmë mijëra vende pune! E gjithë Lindja e Mesme do të ndihet krenare

Presidenti Trump propozon largimin e palestinezëve nga Gaza: SHBA do të marrë kontrollin dhe do të krijojmë mijëra vende pune! E gjithë Lindja e Mesme do të ndihet krenare

Publikuar më 05.02.2025
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpalli dj...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpalli dje një propozim, sipas të cilit, palestinezët e zhvendosur do të largoheshin nga Rripi i Gazës, duke i hapur rrugën SHBA-së për të marrë në pronësi këtë territor bregdetar dhe për ta zhvilluar ekonomikisht në një vend “fenomenal”, ku kombësi të ndryshme mund të jetojnë në paqe. […]

Lexo më shumë

Arben Ahmetaj replikon me Baton Haxhiun: Nuk jam maskara, as zar i Berishës, nuk kam nxjerrë ndonjë mik në pritë

Arben Ahmetaj replikon me Baton Haxhiun: Nuk jam maskara, as zar i Berishës, nuk kam nxjerrë ndonjë mik në pritë

Publikuar më 04.02.2025
Arben Ahmetaj u përfshi në replika me gazetarin Baton Haxhiu...

Arben Ahmetaj u përfshi në replika me gazetarin Baton Haxhiu që u shpreh se në intervistën e tij të tretë Ahmetaj “nuk kishte deshifruar atë që kishte ndodhur me 50 milionët e tunelit të Llogarasë”. Ish-numri dy i qeverisë ka një tjetër qëndrim. “Unë e deshifrova 50-milionshin te pjesa e dytë, me bilanc financiar të […]

Lexo më shumë

Mijëra banorë dhe turistë ikën të tmerruar, 20-vjeçarja shqiptare: Nuk largohem nga Santorini, jam mësuar me tërmetet

Mijëra banorë dhe turistë ikën të tmerruar, 20-vjeçarja shqiptare: Nuk largohem nga Santorini, jam mësuar me tërmetet

Publikuar më 04.02.2025
Xheni Baja është një 20-vjeçare shqiptare e cila jeton prej ...

Xheni Baja është një 20-vjeçare shqiptare e cila jeton prej vitesh dhe punon si recepsioniste në një hotel në ishullin grek të Santorinit, i cili javën e fundit është goditur nga qindra tërmete që kanë shkaktuar frikë te banorët dhe shqetësim te ekspertët. Në një intervistë për protothema.gr e reja shqiptare thotë se ka zgjedhur që të […]

Lexo më shumë

Urdhri ekzekutiv i Trump rikthen frikën mes afganëve të mbetur në Shëngjin

Urdhri ekzekutiv i Trump rikthen frikën mes afganëve të mbetur në Shëngjin

Publikuar më 04.02.2025
Soban*, 32 vjeç, mban vështrimin e ngulur në det, ndërsa vaj...

Soban*, 32 vjeç, mban vështrimin e ngulur në det, ndërsa vajza e tij e vogël 4-vjeçare luan këmbëzbathur në rërën e plazhit të Shëngjinit në fund të janarit. Ai dhe familja e tij prej gjashtë anëtarësh kishin planifikuar të udhëtonin drejt Shteteve të Bashkuara më 30 janar, por fluturimi – pjesë e operacionit AfghanEvac u […]

Lexo më shumë

Vazhdojnë ikjet te Partia e Lirisë, bashkëpunëtori i Ilir Metës emërohet administrator i Njësisë Administrative Nr.8 të Bashkisë Tiranë

Vazhdojnë ikjet te Partia e Lirisë, bashkëpunëtori i Ilir Metës emërohet administrator i Njësisë Administrative Nr.8 të Bashkisë Tiranë

Publikuar më 04.02.2025
Pas largimit të Endrit Braimllarit drejt PS-së, tashmë është...

Pas largimit të Endrit Braimllarit drejt PS-së, tashmë është ish-nënkryetari i Formut Rinor të Partisë së Lirisë dhe ish-kandidati për deputet, Klevi Pojani, që është bashkuar me socialistët. Pojani është emëruar administrator i Njësisë Administrative Nr.8 në Bashkinë e Tiranës, duke u bërë pjesë e strukturave të qeverisjes vendore të drejtuar nga PS dhe Erion Veliaj. […]

Lexo më shumë

Në Zvicër, vendin ku askush nuk dëshiron të bëhet ministër, edhe pse rroga shkon gjysmë milionë euro

Në Zvicër, vendin ku askush nuk dëshiron të bëhet ministër, edhe pse rroga shkon gjysmë milionë euro

Publikuar më 04.02.2025
Nga Enver Robelli Zvicra ka 7 ministra. Rroga vjetore e mini...

Nga Enver Robelli Zvicra ka 7 ministra. Rroga vjetore e ministrit apo ministres është 472,958 franga (ose: gjysmë milioni euro). Para disa ditësh ministrja e Mbrojtjes dha dorëheqjen nga Qeveria e Zvicrës. Së shpejti parlamenti duhet të zgjedhë një ministër apo ministre të re. Posti i takon partisë “Die Mitte”, qendra, e cila dikur njihej […]

Lexo më shumë

Rama bën humor me luftën ndaj korrupsionit në administratën publike: Më sillni ca gjermanë t’i çoj në një zyrë ku ka problematika

Rama bën humor me luftën ndaj korrupsionit në administratën publike: Më sillni ca gjermanë t’i çoj në një zyrë ku ka problematika

Publikuar më 04.02.2025
U prezantuan sot gjetjet e raportit të monitorimit OECD/SIGM...

U prezantuan sot gjetjet e raportit të monitorimit OECD/SIGMA.  Raporti jep një pasqyrë të progresit të deritanishëm të administratës publike shqiptare, por edhe një hartë të qartë me rekomandime për hapat e ardhshëm. Në konferencën “Transformimi i Sektorit Publik: Themeloret e Reformës së Administratës Publike në Shqipëri”, në bashkëpunim me OECD/SIGMA iI pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, […]

Lexo më shumë

Agjentët bastisën apartamentin në ish-Bllok dhe i sekuestruan celularin, Ajola Xoxa ankimon kontrollet e BKH

Agjentët bastisën apartamentin në ish-Bllok dhe i sekuestruan celularin, Ajola Xoxa ankimon kontrollet e BKH

Publikuar më 03.02.2025
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion...

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka ankimuar sot kontrollin e fundit të ushtruar nga Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në një ambient në zonën e ish-Bllokut. Xoxa përmes avokatit të saj, ka dorëzuar ankimimin ku ka kundërshtuar kontrollin e kryer më datën 14 janar në një godinë të regjistruar si […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda