×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Shqiptarët meritojnë më shumë”/ Silvana Begaj, kërkesë Shqipërisë dhe Suedisë: Të përmirësohen dhe lehtësohen procedurat për emigracionin (LETRA)

Silvana Begaj

Letra më poshtë është një kërkesë të cilën ua kam drejtuar shtetit shqiptar dhe shtetit suedez për përmirësimin e rregullave dhe ligjeve te migracionit. Shqiptarët kanë përjetuar gjithmonë një emigrim të vështirë, kryesisht nga mundësitë e pakta që na ofron pasaporta shqiptare. Askush nuk interesohet për problemet që ne hasim në vendet e tjera. Familje shqiptare të cilat jetojnë me ankth për përgjigje të tejzgjatura të migracionit. Forca punëtore që penalizohet nga një pronar i papërgjegjshëm etj. etj.

Ne, jemi punëtorë që kemi lënë vendin tonë dhe na përndjek pamundësia edhe këtu. Shqiptarët meritojnë më shumë. Suedia duhet të zbusë ligjet dhe rregullat dhe të ndjek rastin e Gjermanisë me Ballkanin Perëndimor. Lufta do vazhdojë, por realisht shpresoj që dhe në këtë luftë të mos jemi vetëm.Ftoj institucionet përkatëse të të dyja vendeve për fillimin e dialogut.

LETRA

“RRJETI PANSHQIPTAR I DIASPORES”

Kryeministrit të Shqipërisë: z Edi Rama,

Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme: znj Olta Xhaçka,

Komisionit të Politikës së Jashtme,

Nënkomisionit Parlamentar për Diasporën.

Për dijeni: Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Ambasadës së Republikës së Shqiperisë në Suedi.

Kjo kërkesë do të dorëzohet në gjuhën suedeze Ministrisë së Migracionit Suedi, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Drejtësisë dhe për dijeni Ambasadës së Republikës së Suedisë Shqipëri. Gjithashtu Zyrës Qendrore të Bashkimit Europian, Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Objekti: Kërkesë për mbështetje për shtetasit shqiptarë emigrantë në Suedi!

Të nderuar,

Në Suedi ka një numër përherë e më të shtuar shtetasish shqiptarë të cilët kanë emigruar e vazhdojnë të emigrojnë për arsye të ndryshme. Këta shtetas pavarësisht statusit apo prejardhjes ndjejnë përherë e më shumë presionin e procedurave të tejzgjatura dhe shpesh penalizuese për të rregulluar marrëdhëniet e tyre te integrimit me tregun e punës, nevojave jetike dhe të të drejtave në Suedi.

Suedia po bëhet një ndër vendet me ligje jo të lehta për emigracionin në krahasim me vendet e tjera të BE-së.

Ne mendojmë se Shqipëria si një vend që ka hapur negociatat me BE-në dhe po afrohet çdo ditë e më shumë me familjen Europiane, mund të kujdeset e të kërkojë në raport ndërshtetëror me qeverinë dhe institucionet në Suedi, një lehtësim të këtyre procedurave, për sa mund të jetë e mundur.

Emigrantët shqiptarë në Suedi, mbi të gjitha ata që kanë ardhur vitet e fundit, janë një pjesë e madhe e arsimuar dhe profesionistë. Politikat kufizuese të emigracionit suedez detyrojnë këta individë të punojnë të pasiguruar dhe të mbahen jashtë sistemit ligjor të shtetit. Kjo sjell pasoja edhe për shtetin suedez, për bizneset private e vështirësi jetike për këta shtetas shqiptarë, ku përgjithësisht janë dhe familjarë.

Ne besojmë se këto problematika nëse ndërhyhet dhe kthehen çështje diskutimi në nivel ndërshtetëror midis qeverisë Shqiptare dhe asaj Suedeze mund të ketë efekte lehtësuese e përmirësuese për jetën, punën, të drejtat e dinjitetin e mijëra qytetarëve shqiptarë në Suedi.

Për këtë me besimin në mirëkuptimin tuaj kërkojmë ndërmjetësim për përmirësimin dhe lehtësimin e procedurave për emigracionin në këto fusha specifike:

1.         Ligji për emigrimin e punëtorëve të kualifikuar (Kushdo që ka një kualifikim në vendin e origjinës dhe gjen një kontratë pune të mund t’i jepet e drejta me aplikim të përshpejtuar dhe jo pritje 18 muaj apo më shumë). Të kenë të drejtë të fillojnë punën gjatë proçesit të pritjes.

2.         Ndalimi i vënies së ekspulsit në sistemin SIS në shtetet BE për ata të cilët bashkëpunojnë me migracionin në rast kur duhet të lënë shtetin suedez, por që nuk përfshijnë çështjet penale.

3.         Njohja e pensioneve në vendet respektive.

4.         Lehtësi në ndërrimin e punës dhe punëmarrësit nëse krijohen mundësi më të mira punësimi duke mos e kushtëzuar të drejtën e punës patjetër me të njëjtin punëdhënës.

5.         Njohja e patentave shqiptare si në shumë vende të BE-së.

6.         Lehtësim të procedurave penalizuese për ata që kanë punuar në Suedi duke mos i penalizuar për shkak të:

•           Falimentimi i kompanisë

•           Mospagimi i taksave nga punëdhënësi

•           Mospagesa e pushimeve

•           Veprime të tjera të qëllimshme, apo jo të qellimshme nga kompanitë apo autoritetet

Ne mbetemi me shpresë dhe besim se do të mirëkuptoni këto kërkesa që në fakt janë një nevojë për ndihmë e mbrojtje nga shteti shqiptar dhe institucionet e tij.

Mirëkuptojmë se trajtimi i këtyre kërkesave si çështje dypalëshe midis qeverisë shqiptare dhe asaj suedeze kërkon angazhim të gjatë dhe të vazhdueshëm, por po ashtu kërkojmë të mirëkuptoni pritshmërinë dhe nevojat tona si shtetas të Republikës së Shqipërisë që presim nga vendi ynë e institucionet e tij të mos na harrojë e të ndikojë sadopak në lehtësimin e jetës tonë të përditshme larg atdheut.

Duke qenë të ndërgjegjshëm se paraqitja e këtyre problematikave nuk mund të jetë shteruese në një letër, mbetemi të gatshëm, (nëse Ju e vlerësoni të nevojshme) të paraqesim një raport më të zgjeruar në një takim pune me Ju, kurdoherë që Ju ta vlerësoni të mundshme dhe të dobishme.

Ju falënderoj me respekt e mirënjohje për punën tuaj të deritanishme!

Suedi, 16 Janar 2023

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

“Më goditi në brinjë dhe fundshpinë”/ Plagosi me thikë drejtorin e ATK-së, VOA: Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Delina Ibrahimaj

“Më goditi në brinjë dhe fundshpinë”/ Plagosi me thikë drejtorin e ATK-së, VOA: Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Delina Ibrahimaj

Publikuar më 30.04.2024
Kërkesa e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes së ...

Kërkesa e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes së konfliktit të ndodhur në nëntor të vitit të kaluar mes Drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive Eri Koshaj dhe Andri Ibrahimajt, bashkëshortit të ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj, duket se lë shumë paqartësi mbi ngjarjen dhe dinamikën e […]

Lexo më shumë

AstraZeneca pranon për herë të parë se vaksinat e saj anticovid kanë shkaktuar efektin e rëndë anësor, pas padive të viktimave

AstraZeneca pranon për herë të parë se vaksinat e saj anticovid kanë shkaktuar efektin e rëndë anësor, pas padive të viktimave

Publikuar më 29.04.2024
Grupi britanik AstraZeneca ka pranuar për herë të parë në gj...

Grupi britanik AstraZeneca ka pranuar për herë të parë në gjykatë se disa nga vaksinat e saj kundër ‘Covid’ shkaktojnë mpiksjen fatale të gjakut në vena. Rrjeti vendas Daily Mail, shkruan se efekti i rrallë anësor është në qendër të një padie shumë-milionëshe dëmshpërblimi nga qytetarë britanikë që janë gjymtuar ose kanë humbur të afërmit […]

Lexo më shumë

Pse s’u transmetua të dielën pjesa e dytë e investigimit të Rai 3? Gazetari: Po presim Ramën

Pse s’u transmetua të dielën pjesa e dytë e investigimit të Rai 3? Gazetari: Po presim Ramën

Publikuar më 29.04.2024
Shumë kush iu kthye të dielën kohës së komunizmit kur sajoni...

Shumë kush iu kthye të dielën kohës së komunizmit kur sajonin ‘kanaçe” për të kapur RAI-n. Disa më modernë, blenë IPTV pirate për një ditë, ndërsa të tjerë provuan kërkimin manual të stacioneve satelitore. E gjitha kjo sepse emisioni “Report” që transmetohet çdo të dielë, në mbrëmje, kishte anunçuar transmetimin e pjesës së dytë të […]

Lexo më shumë

KLGJ cakton 6 muaj mbrojtje për gjyqtarin e Shkodrës, Tonin Stërkaj

KLGJ cakton 6 muaj mbrojtje për gjyqtarin e Shkodrës, Tonin Stërkaj

Publikuar më 29.04.2024
Pas vendosjes së një sasie tritoli në banesën e gjyqtarit të...

Pas vendosjes së një sasie tritoli në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Stërkaj, Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e sotme ka vendosur të caktojë mbrojtje për gjykatësin dhe familjen e tij. Të gjithë anëtarët vendosën me vota unanime që për një periudhë 6 mujore, Gjyqtari Stërkaj dhe familjat e tij të vendoset në […]

Lexo më shumë

Vodhi një makinë sapo doli nga qelia prej amnistisë, gjykata rikthen në burg Ardian Isufin

Vodhi një makinë sapo doli nga qelia prej amnistisë, gjykata rikthen në burg Ardian Isufin

Publikuar më 29.04.2024
Gjykata e Korçës ka vendosur të rikthejë në burg shtetasin A...

Gjykata e Korçës ka vendosur të rikthejë në burg shtetasin Ardian Isufi, i cili kreu një vjedhje vetëm pak orë pasi kishte lënë qelinë, duke përfituar nga amnistia. Sot ka qenë seanca gjyqësore e tij ku gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për të. Kujtojmë që Isufi ka qenë i dënuar për […]

Lexo më shumë

Meloni sulmon investigimin e RAI 3 dhe mbron Ramës: U linçua pse po ndihmon Italinë! Pas debateve, televizioni italian anuloi mbrëmë pjesën e dytë të dokumentarit

Meloni sulmon investigimin e RAI 3 dhe mbron Ramës: U linçua pse po ndihmon Italinë! Pas debateve, televizioni italian anuloi mbrëmë pjesën e dytë të dokumentarit

Publikuar më 29.04.2024
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni i ka dalë në mbrojten...

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni i ka dalë në mbrojten homologut të saj shqiptar, Edi Rama në lidhje me reportazhin e realizuar një javë më parë nga televizioni Rai3. Në një takim partiak në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet për parlamentin europian, Meloni tha se Edi Rama u linçua vetëm sepse ndihmojë qeverinë e […]

Lexo më shumë

“Burgjet në Shqipëri kanë dhoma për të takuar partneret”/ Investigimi i medias britanike: Shqiptarët e dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar marrin pako ushqimore nga familja

“Burgjet në Shqipëri kanë dhoma për të takuar partneret”/ Investigimi i medias britanike: Shqiptarët e dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar marrin pako ushqimore nga familja

Publikuar më 29.04.2024
Kriminelët shqiptarë të dënuar në Britaninë e Madhe po dërgo...

Kriminelët shqiptarë të dënuar në Britaninë e Madhe po dërgohen për të kaluar kohën e mbetur të dënimit në vendin e tyre – ku burgjet kanë dhoma për të bërë dashuri, thuhet në një shkrim të medias britanike “The Mirror” Sipas investigimit të medias britanike të dënuarit  e transferuar në burgjet shqiptare mund të gëzojnë […]

Lexo më shumë

Investigimi në RAI3 për marrëveshjen mbi emigrantët, drejtori i emisionit “Report” dhe Rama përplasen në distancë për përgjigjet e Engjëll Agaçit

Investigimi në RAI3 për marrëveshjen mbi emigrantët, drejtori i emisionit “Report” dhe Rama përplasen në distancë për përgjigjet e Engjëll Agaçit

Publikuar më 25.04.2024
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur drejtorit të emisio...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur drejtorit të emisionit “Report” në televizionin italian “RAI3” në lidhje me një investigim që është bërë për Shqipërinë, konkretisht për kampet e refugjatëve që do të ngrihen në vendin tonë, sipas marrëveshjes Itali-Shqipëri. Në përgjigje të Sigfrido Ranucci, Rama thote se “eshtë për të ardhur keq që nuk keni […]

Lexo më shumë