×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

KLGJ cakton 6 muaj mbrojtje për gjyqtarin e Shkodrës, Tonin Stërkaj

Pas vendosjes së një sasie tritoli në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Stërkaj, Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e sotme ka vendosur të caktojë mbrojtje për gjykatësin dhe familjen e tij.

Të gjithë anëtarët vendosën me vota unanime që për një periudhë 6 mujore, Gjyqtari Stërkaj dhe familjat e tij të vendoset në mbrojtje nga efektivë të policisë së shtetit dhe repartit “RESI”.

Kujtojmë se rreth orës 03:00 të mëngjesit, një shpërthim ka ndodhur në lagjen “Tom Kola”. Gjyqtarit Sterkaj i ishte vendosur lënda plasëse te porta e oborrit të banesës. Si pasojë e shpërthimit, pati vetëm dëme materiale.

Është zbardhur dëshmia e gjyqtarit në Shkodër Tonin Sterkaj para policisë për tritolin e vendosur në portën e banesës së tij. Mësohet se Sterkaj para uniformave blu ka deklaruar se nuk ka probleme me njerëz. Ai ka theksuar se dyshimet në lidhje me tritolin në banesë, i ka te profesioni i tij si gjyqtar.

Autori ka qenë me kapele në kokë dhe është afruar pranë portës së hekurt ku ka hedhur lëndën plasëse dhe është larguar sërish në këmbë, duke shfrytëzuar disa rrugica në zonë. Kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen dhe po ashtu janë marrë dhe pamjet e kamerave të tjera në zonë për të parë lëvizjet e autorit.

Shpërthimi me tritol ka ndodhur në orat e para të mëngjesit në Shkodër, në banesën e gjyqtarit Sterkaj. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, sulmin ndaj gjyqtarit në Shkodër Tonin Sterkaj e ka konsideruar një akt burracakësh, i cili duhet të zbardhet sa më parë.

Ai bëri thirrje, që kjo ngjarje të zbardhet sa më parë dhe personat e përfshirë të vihen menjëherë para përgjegjësisë.

“Sulmi ndaj gjyqtarit është një sulm burracakësh. Unë kam marrë një komunikim me magjistratin dhe i kam shprehur solidariteti. Strukturat do të ofrojnë mbrojte personale dhe të familjes së magjistratit.

Është momenti për të dhënë mesazh ndaj kushdo që ka hartuar dhe është bërë pjesë e këtij akti intimidues, mezi pres, orë pas ore, raportimet e punës së posaçme të ngritur në Shkodër, që shpresoj që në orët në vijim të ketë gjëra konkrete.

I bëj thirrje kujtdo të heqë dorë  nga çdo forme intimidimi ndaj sistemit gjyqësor. Na duhet më shumë mbështetje ndaj magjistratëve, të cilët duhet ta kryejnë detyrën të pandikuar”, tha ai.

Ai tha se e vlerëson punën që po bën prokuroria dhe policia e Shkodrës për zbardhjen e këtij rasti.

“Do të ishte jo etike nga ana ime, pa pasur një panoramë të qartë. E vlerësoj shumë punën që po bëhet në Shkodër nga prokuroria dhe Policia, që po hetojnë për këtë rast”, tha ai.

Teksa u pyet se sa ndikon gjuha sulmuese e politikanëve në nxitjen e akteve të tilla ndaj gjyqtarëve (referuar këtu etiketimeve të Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani), ministri Balla u shpreh:

“Retorika që ju përmendet, i bën dëm dhe është e papranueshme. Në këtë kuptim gjithkush të vetëpërmbahet dhe të respektojë vendimet e drejtësisë”, tha Balla.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku banesa e gjyqtarit Tonin Sterkaj u sulmua me lëndë eksplozive, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të marrë në mbrojtje magjistratin dhe familjen e tij për gjashtë muajt e ardhshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

“Ku shkon me këtë shpejtësi”, vrasësi i policit dëshmon si nisi sherri: E qëllova pas koke kur po hipte në makinë

“Ku shkon me këtë shpejtësi”, vrasësi i policit dëshmon si nisi sherri: E qëllova pas koke kur po hipte në makinë

Publikuar më 16.05.2024
Media ka siguruar dëshminë e Azgan Mërnicës, i cili dyshohet...

Media ka siguruar dëshminë e Azgan Mërnicës, i cili dyshohet si autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenaliaj. Ai ka treguar para oficerëve të policisë gjyqësore se si nisi konflikti me policin dhe mënyrën se si e ka qëlluar për vdekje. Sipas autorit, konflikti ka filluar për shpejtësinë më të cilën dy të […]

Lexo më shumë

Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë trondit Europën, Robert Fico po lufton për jetën pasi u qëllua nga shkrimtari (VIDEO)

Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë trondit Europën, Robert Fico po lufton për jetën pasi u qëllua nga shkrimtari (VIDEO)

Publikuar më 16.05.2024
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico po lufton p...

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico po lufton për jetën pas një atentati që tronditi mbarë Europën pasditen e kësaj të mërkure. Një videoja e fiksuar nga celularët tregon momentin kur 5 të shtëna arme u qëlluan ndaj 59-vjeçarit teksa po shtrëngonte duart me një grup të vogël mbështetësish në qytetin Handlová, rreth 150 km në veri-lindje të […]

Lexo më shumë

Marrëveshja për pensionet me Italinë/ Gjiknuri: Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë, u arrit gjatë qeverisjes së Ramës

Marrëveshja për pensionet me Italinë/ Gjiknuri: Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë, u arrit gjatë qeverisjes së Ramës

Publikuar më 16.05.2024
Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri, në fjalën e tij në parlame...

Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri, në fjalën e tij në parlament ka komentuar marrëveshjen për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë. Gjiknuri theksoi se nga marrëveshja me pensionet mes dy vendeve përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë. Ai tha se marrëveshja u arrit gjatë qeverisjes së Ramës, pasi ai intensifikoi raporet me Melonin dhe qeveritë e tjera […]

Lexo më shumë

“Polici ma bëri me dorë, mendova se më ofendoi”/ Vrau efektivin Novruz Cenalia, zbardhet dëshmia e Azgan Mërnicës: Dola jashtë për t’u sqaruar, por ai afroi dorën tek arma e shërbimit

“Polici ma bëri me dorë, mendova se më ofendoi”/ Vrau efektivin Novruz Cenalia, zbardhet dëshmia e Azgan Mërnicës: Dola jashtë për t’u sqaruar, por ai afroi dorën tek arma e shërbimit

Publikuar më 16.05.2024
Është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme (15 maj) në policinë e F...

Është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme (15 maj) në policinë e Fierit, vrasësi i policit Azgan Mërnica. Autori është dorëzuar para policisë. Mërnica vrau mesditën e 13 majit policin Novruz Cenalia. Prej 48 orësh vijuan kërkimet për kapjen e tij. Efektivi i policisë, Cenalia, u vra teksa po shkonte drejt vendit të punës për të marrë shërbimin. […]

Lexo më shumë

Silvana Begaj: Zbulo magjinë e Shqipërisë!

Silvana Begaj: Zbulo magjinë e Shqipërisë!

Publikuar më 15.05.2024
Nga Silvana Begaj Zbulo magjinë e Shqipërisë! Arsyet për të ...

Nga Silvana Begaj Zbulo magjinë e Shqipërisë! Arsyet për të zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e verës! Është një vend në Ballkan që është më shumë sesa një destinacion turistik! Shqipëria! Një thesar i fshehur në mes të bukurive natyrore, historisë së thënë e të pathënë dhe kulturës. Në Shqipëri ju mund të shikoni bashkimin e […]

Lexo më shumë

Rama kritikon tatimorët dhe inspektorët: Nuk do të ketë më karikatura që do shfaqen në dyert e bizneseve për të marrë “kafe”

Rama kritikon tatimorët dhe inspektorët: Nuk do të ketë më karikatura që do shfaqen në dyert e bizneseve për të marrë “kafe”

Publikuar më 14.05.2024
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga “Shtëpia e Biznesi...

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga “Shtëpia e Biznesit” tek Piramida, deklaroi se shteti shqiptar do të bëjë më shumë kundër korrupsionit. Rama theksoi se bizneset do të klasifikohen, duke nënkuptuar se bizneset të cilat në mënyrë të qëndrueshme do të rezultojnë korrekte në raport me shtetin, nuk do kontrollohen. Ai tha se […]

Lexo më shumë

Ishte personi i fundit që takoi Alma Arrazin dhe tre fëmijët, rrëfimi mes lotësh i kunatës: Nuk e kuptova se do të mbyteshin

Ishte personi i fundit që takoi Alma Arrazin dhe tre fëmijët, rrëfimi mes lotësh i kunatës: Nuk e kuptova se do të mbyteshin

Publikuar më 14.05.2024
Valentina Arrazi, kunata e Alma Arrazit është personi i fund...

Valentina Arrazi, kunata e Alma Arrazit është personi i fundit që e takoi përpara se 39-vjeçarja t’i jepte fund jetës bashkë me tre fëmijët e mitur mbrëmjen e 2 majit në ujërat e lumit Buna në Shkodër. Kunata u thirr nga prokuroria e Shkodrës për të dëshmuar edhe njëherë lidhur me kafen që konsuamuan dhe […]

Lexo më shumë

SPAK i sekuestron pasurinë me vlerë 3 milionë euro ish-Shefit të Operacionales, Oltian Bistri dhe familjarëve të tij: 22 dyqane, 10 apartamente, vilë dhe makina

SPAK i sekuestron pasurinë me vlerë 3 milionë euro ish-Shefit të Operacionales, Oltian Bistri dhe familjarëve të tij: 22 dyqane, 10 apartamente, vilë dhe makina

Publikuar më 14.05.2024
SPAK i sekuestron pasurinë me vlerë 3 mln euro ish-Shefit të...

SPAK i sekuestron pasurinë me vlerë 3 mln euro ish-Shefit të Operacionales, Oltian Bistrit dhe familjarëve të tij. Ish-shefi i Operacionales është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar Metamorfoza. Bëhet fjalë për 22 ambiente biznesi, 10 apartamente, vilë dhe truall. Oltion Bistri, ish-shef i Operacionales, u arrestua në 27 korrik 2023 në kuadër të […]

Lexo më shumë