×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Marrëveshja për pensionet me Italinë/ Gjiknuri: Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë, u arrit gjatë qeverisjes së Ramës

Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri, në fjalën e tij në parlament ka komentuar marrëveshjen për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë. Gjiknuri theksoi se nga marrëveshja me pensionet mes dy vendeve përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë. Ai tha se marrëveshja u arrit gjatë qeverisjes së Ramës, pasi ai intensifikoi raporet me Melonin dhe qeveritë e tjera italiane.

Damian Gjinkuri: Mbi 500 mijë shqiptarë përfitojnë nga pensionet me Italinë. Shqipëria dhe Italia kanë qenë miq të përbashkët ndër histori. Vetëm gjatë qeverisjes së Ramës, për shkak të marrëdhënieve të veçanta të kryeministrit me Melonit, marrëveshja me pensionet u realizua. Qeveritë shqiptare dhe italiane aty kanë qenë dhe u realizua tani. Kjo është edhe arritje e Ministisë së Jashtme. Një falënderim meriton edhe parlamenti italian. Sfidë mbetet marrëveshja me Greqinë. Marrëveshja mbetet peng e disa gjërave, që duhet të zgjidhen. Kur të përfundojë edhe marrëveshja për pensionet me Greqinë, shqiptarët do ta ndjejnë ndryshimin.

Protestat e emigrantëve shqiptarë te Ambasada Italiane në Tiranë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, gjatë fjalës së saj në Kuvend, ka shprehur mbështetjen e saj për projektligjin për njohjen e pensioneve me Italinë, por ngriti shqetësim për reformën e pensioneve në vendin tonë.

Ajo u shpreh se të dhënat e INSTAT dhe EUROSTAT tregojnë se reforma ka dështuar, teksa shtoi se është emergjente një reformë e re.

“Të nderuar qytetarë shqiptarë që jetoni në Itali, mbas negociatave shumë të gjata, sot kemi mundësinë të diskutojmë në lidhje me marrëveshjen e pensioneve që janë larguar hershëm nga Shqipëria, por që sot mund t’i njihet puna dhe kontributin.

Kjo është diçka që e bashkon politikën, marrëveshje që palët do ta votojnë sepse nuk lidhet me askënd këtu, lidhet me ata që janë jashtë kësaj salle dhe fatkeqësisht janë larguar nga Shqipëria.

Së pari, besoj se tek të gjithë lind natyrshëm pyetje, kush janë vendet e radhës me të cilat do të fillojë qeveria shqiptare për të negociuar dhe ku ndodhemi me diskutimet me Greqinë, që është vendi që ka nr më të lartë të pensionistëve. A kanë avancuar diskutimet politike?

Së dyti, çfarë ka ndodhur me reformën e pensioneve që u miratua në vitin 2014? Ka një pikëpyetje të madhe e cila kalon përtej shifrave, që lidhet dhe me politika të majta që kjo qeveri i braktisi rrugëve dhe me politika që lidhen me jetesën dinjitoze të pensionisteve. Janë 650 mijë pensionistë që presin mëshirën e qeverisë për rritjen e pensioneve.

Të dhënat janë kokëforte. INSTAT thotë se rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri është rritur me 2% për moshën mbi 65 vjeç, ndërkohë në vitin 2022, pensionistët me pension të pjesshëm janë 48% e totalit të pensionistëve. Që do të thotë se një në dy e pensionistëve ka pension e pjesshëm.

Të dhënat e ISNTAT dhe EUROSTAT, theksojnë se 85% e pensionistëve, kryesisht atyre që jetojnë në fshat, i kanë të ardhurat e pensioneve të tyre më të ulëta se niveli i minimum jetik që është përcaktuar nga EUROSTAT sepse ne nuk e kemi një nivel zyrtar të përcaktuar.

Shpenzimet në sektorin që lidhen me pagesat e drejtpërdrejta në fushën e pensioneve kanë zbritur në nivelin 7.3% të produktit të brendshëm bruto në vitin 2023, krahasuar me 7.85 që ishte ky tregues para pandemisë.

Janë të gjitha politika që tregojnë se sistemi i pensioneve dështoi. Janë politika të qeveria dështoi si një masë për të nxjerrë një shtresë të popullsisë nga niveli i varfërisë.

Unë besoj se politikat që janë përtej një mandati qeverisës duhet të jenë politika të përbashkëta sepse prekin në thelb sistemin, por janë dhe të qëndrueshme në kohë.

Shifrat sot janë dramatike dhe e bëjnë nevojën për një reformë pensionesh, emergjente. Jo vetëm për siguruar të ardhura dinjitoze, por për t’iu drejtuar një sektori që është i pazhvilluar, shtyllën e tretë”, tha Tabaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Arrihet marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, Trump: Lufta konsiderohet e përfunduar, ju lutem mos e shkelni paqen!

Arrihet marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, Trump: Lufta konsiderohet e përfunduar, ju lutem mos e shkelni paqen!

Publikuar më 24.06.2025
Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaron se është arritur nj...

Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaron se është arritur një armëpushim prej 12-orësh midis Izraelit dhe Iranit, dhe se pas kësaj periudhe lufta do të konsiderohet e përfunduar. Këtë moment të rëndësishëm shefi i Shtëpisë së Bardhë e njoftoi përmes një postimi në platformën e tij sociale, Truth. “Duke supozuar se gjithçka do të shkojë […]

Lexo më shumë

Basti i Trump me sulmet e impianteve bërthamore të Iranit, a do të mundet ta ndalë për t’u hakmarrë

Basti i Trump me sulmet e impianteve bërthamore të Iranit, a do të mundet ta ndalë për t’u hakmarrë

Publikuar më 23.06.2025
Gjatë dy dekadave të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë përdor...

Gjatë dy dekadave të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë përdorur sanksione, sabotim, sulme kibernetike dhe negociata diplomatike për të ngadalësuar marshimin e gjatë të Iranit drejt një arme bërthamore. Rreth orës 2:30 të mëngjesit të dielën në Iran, Presidenti Trump urdhëroi një sulm të fuqishëm ushtarak të cilin katër paraardhësit e tij kishin zgjedhur ta […]

Lexo më shumë

Flutura Açka tregon pse u largua nga politika: PD sot është bunkerizuar, zgjodha partinë institucionale dhe jo çetën uzurpuese

Flutura Açka tregon pse u largua nga politika: PD sot është bunkerizuar, zgjodha partinë institucionale dhe jo çetën uzurpuese

Publikuar më 23.06.2025
Deputetja Flutura Açka shpjegoi në studion e “Arnautistan” a...

Deputetja Flutura Açka shpjegoi në studion e “Arnautistan” arsyet e tërheqjes nga politika. Açka tha se shkoi në Partinë Demokratike me dëshirën për ta bërë atë një parti europiane. “Mua më ka bërë përshtypje një mungesë përgjegjësie e lidershipit. Njerëz që kanë pasur në dorë të përmirësojnë dhe nuk e kanë bërë. Ka qenë vendim […]

Lexo më shumë

SHBA sulmoi impiantet bërthamore të Iranit, reagon Rama: Shqipëria mbështet vendimin e Trump, Teherani ka përdorur retorikë apokaliptike

SHBA sulmoi impiantet bërthamore të Iranit, reagon Rama: Shqipëria mbështet vendimin e Trump, Teherani ka përdorur retorikë apokaliptike

Publikuar më 23.06.2025
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara ...

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë kryer me sukses sulme ndaj tre objekteve bërthamore në Iran: Fordo, Natanz dhe Esfahan. “Kemi përfunduar me sukses sulmin tonë ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordo, Natanz dhe Esfahan. Të gjitha avionët tanë ndodhen tashmë jashtë hapësirës ajrore iraniane,” shkroi Trump dje në […]

Lexo më shumë

Hetimet për Ilir Metën, prokurori i SPAK Sotir Kllapi paraqet 31 faqe material, avokati: Presidenti i PL-së nuk ka asnjë pasuri

Hetimet për Ilir Metën, prokurori i SPAK Sotir Kllapi paraqet 31 faqe material, avokati: Presidenti i PL-së nuk ka asnjë pasuri

Publikuar më 20.06.2025
Gjykata e Posaçme detyroi prokurorin Sotir Kllapi t’i raport...

Gjykata e Posaçme detyroi prokurorin Sotir Kllapi t’i raportonte lidhur me veprimet hetimore që ka kryer për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta i cili është marrë i pandehur për akuzat e korrupsonit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Përgjatë seancës që u iniciua nga avokati i Metës, që kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë […]

Lexo më shumë

Partia Socialiste letër KAS: Të mos shpallen të pavlefshme fletët ku shenja dalluese s’është vendosur brenda kutisë. Po ndikon në numrin e votave të kandidatëve tanë

Partia Socialiste letër KAS: Të mos shpallen të pavlefshme fletët ku shenja dalluese s’është vendosur brenda kutisë. Po ndikon në numrin e votave të kandidatëve tanë

Publikuar më 20.06.2025
Partia Socialiste, në një letër drejtuar Komsionit të Ankime...

Partia Socialiste, në një letër drejtuar Komsionit të Ankimeve dhe Sanksioneve  disa ditë pas rinisjes së procesit të numërimit të votave në Qarkun Tiranë, ka kërkuar që të llogariten të vlefshme edhe fletët ku shenja dalluese është jashtë kuadratit. PS ka shprehur shqetësimin pas shpalljes së pavlefshme nga ana e KAS e fletëve të votimit ku shenja […]

Lexo më shumë

Analiza e “The Economist” për tensionet në rritje në Lindjen e Mesme: Çfarë përmban dosja sekrete bërthamore që e shtyu Izraelin të sulmonte Iranin

Analiza e “The Economist” për tensionet në rritje në Lindjen e Mesme: Çfarë përmban dosja sekrete bërthamore që e shtyu Izraelin të sulmonte Iranin

Publikuar më 19.06.2025
Më 13 qershor, Izraeli ndërmori një sulm ndaj Iranit, duke u...

Më 13 qershor, Izraeli ndërmori një sulm ndaj Iranit, duke u mbështetur në një argument thelbësor, se programi bërthamor iranian ka arritur në një “pikë pa kthim”. Kjo deklaratë u mbështet në të dhëna të klasifikuara, të cilat u prezantuan edhe aleatëve perëndimorë. Informacioni në fjalë duket se ka alarmuar jo vetëm qeverinë izraelite, por […]

Lexo më shumë

Mungoi disa ditë në konferencë për mediat, Berisha: Kalova gjendje gripale. Jam transparent, jo si Rama që shkarkon komandantin e Gardës

Mungoi disa ditë në konferencë për mediat, Berisha: Kalova gjendje gripale. Jam transparent, jo si Rama që shkarkon komandantin e Gardës

Publikuar më 19.06.2025
Pas disa ditësh mungesë në konferencat për media, kryetari i...

Pas disa ditësh mungesë në konferencat për media, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot para gazetarëve duke sqaruar arsyet. Ai deklaroi se ishte prekur nga një gjendje virale e lehtë dhe e kalueshme, ndërsa theksoi se vepron me transparencë ndaj publikut, në kundërshtim – sipas tij – me qeverinë, që “fsheh të vërtetën” […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda