×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Personalitet i jashtëzakonshëm botëror”, Ilir Meta vlerëson kryepeshkopin Janullatos dhe zbulon dhuratën e veçantë që i dërgoi në qeli: Ishte i vetmi që u kujtua

Ish-Presidenti Ilir Meta ka kujtuar Kryepeshkopin Anastas Janullatos me një postim në Facebook, duke e cilësuar si një personalitet të nivelit botëror që transformoi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Në postimin e tij, Meta tregoi edhe një moment personal ku Kryepeshkopi Anastas i kishte dërguar një kalendar ortodoks për vitin 2025 në burg.

Meta vlerësoi ndërtimin e 161 kishave të reja, restaurimin e 170 të tjerave, si dhe ngritjen e qendrave sociale, arsimore dhe shëndetësore. Ai përmendi gjithashtu kontributet në restaurimin e trashëgimisë kulturore dhe përfaqësimin ndërkombëtar të kishës shqiptare.

Pavarësisht debateve për origjinën greke të Kryepeshkopit, Meta theksoi rëndësinë e shikimit të tij si misionar, jo thjesht si përfaqësues i një kombësie. Ai e përshkroi Anastas Janullatosin si një udhëheqës shpirtëror që la një trashëgimi të përhershme për Shqipërinë.

Meta dhe Janullatos

Postimi i plotë:

Ndërsa këmbanat e kishave kanë nisur të bien në të gjithë Shqipërinë dhe mijëra besimtarë ortodoksë dhe qytetarë shqiptarë nderojnë kortezhin me trupin e Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos, një kalendar ortodoks (i vetmi që ndodhet në qelinë time çuditërisht), më nxit që në pamundësi për t’iu bashkuar këtyre homazheve ndaj këtij personaliteti të jashtëzakonshëm të nivelit botëror, të mos rri pa ndarë me ju disa copëza kujtimesh të gdhendura fort në kujtesën time. Është pikërisht kalendari ortodoks për vitin 2025 që Fortlumturia e Tij më dërgoi me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Çuditërisht askush tjetër nuk u kujtua të më dërgonte një kalendar në dhuratat e Vitit të Ri, kur në fakt, kalendari këtu ku ndodhem unë është shumë i rëndësishëm për të kuptuar se koha rrjedh dhe se ajo nuk duhet shpërdoruar. Sepse këtu, pa kalendar, e hëna nuk ka dallim nga e diela.

Përveç vlerës praktike të kalendarit dhe festave apo ditëve të rëndësishme të ortodoksisë, ai shërben edhe si një promovues i mrekullueshëm dhe tepër konçiz i veprave të jashtëzakonshme që Fortlumturia e Tij ka ndërtuar në vendin tonë që nga 24 qershori 1992 kur Prof. Dr. Anastasi u zgjodh Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë.

Gjithçka nisi nga hiri dhe Fortlumturia e Tij ishte i vetmi hierark deri në vitin 1998, kur u krijua Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Nën kujdesin e Tij të veçantë, u arsimuan një brez i ri klerikësh shqiptarë të të gjitha gradave çka është edhe investimi më i rëndësishëm për vazhdimësinë e suksesshme të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Ndërkohë në 33 vite u ndërtuan 161 kisha të reja dhe u riparuan 170 kisha, përveç restaurimit të 69 manastireve e kishave- monumente kulture. Po kështu u ngritën mbi 80 kopshte, shkolla, qëndra rinore, qëndra shëndetësore, mensa për të varfërit, shtëpi pushimi për fëmijë, etj.

Falë personalitetit të Tij në nivel botëror, Kisha jonë u përfaqësua në nivelet më të larta të Këshillit Botëror të Kishave ku Kryepeshkopi ynë arriti të ishte edhe President i saj ashtu siç u zgjodh edhe President Nderi i Organizatës më të madhe Ndërfetare “Fetë për Paqen” në 2009.

Vetëm për trashëgiminë kulturore nën përkujdesjen e Tij u shpenzuan 12 milionë euro dhe po kështu jo vetëm u restauruan 600 ikona, por u përgatit edhe një brez i ri artistësh ikonografë.

Pa harruar këtu kontributet gjatë krizave humanitare si ajo e Kosovës ku 33 mijë shqiptarë u mikpritën me bujari dhe përkujdesje nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë.

E ndërkohë që kontributet e Tij janë të jashtëzakonshme dhe unikale për ta shndërruar Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë edhe në një qëndër të veprimtarive ndërkombëtare jo vetëm fetare por edhe kulturore dhe akademike, për fat të keq edhe keqkuptimet ndaj Tij kanë qenë jo të pakta vetëm për shkak të origjinës së Tij greke.

Në vitin 2000 kur vizitova Kishën e Bostonit si Kryeministër, në një moment të veçantë i kërkoj At Artur Liolin, që më priste, që të rrinim 5 minuta vetëm. Të lutem e pyes, më fol sinqerisht për Kryepeshkopin Anastas, sepse ka shumë debate rreth tij dhe si duhet të sillemi? Përgjigjia e tij ishte shumë shteruese: “Nëse do e shikoni si grek gjithmonë do e paragjykoni, por nëse do e shikoni si misionar do merrni vendime të drejta”. Kjo qasje më ndihmoi shumë në disa vendime të rëndësishme që isha i detyruar të merrja për shkak të pozitave të mia. Së pari, lidhur me miratimin e vendit ku sot qëndron madhështore Katedralja e re në qendër të Tiranës.

Si sot e kujtoj se vetëm 1 javë pasi si Kryeministër i sapozgjedhur kisha pritur gjithë drejtuesit e komuniteteve fetare duke i garantuar se do të bëja çdo gjë për t’u kthyer pronat e tyre, Fortlumturia më kërkoi takim. “Duke u nisur nga takimi me ju ku shprehët gadishmërinë për kthimin e pronave tona, unë jam këtu për t’ju kërkuar që të zgjidhim çështjen e Katedrales”, – më tha. Patjetër i them unë që do t’ua kthejmë. “Por ka një problem, – tha Fortlumturia, se prona jonë është atje ku është ndërtuar ‘Hotel Tirana’, ndaj ne nuk insistojmë për të, sepse duam të ndërtojmë një Katedrale të bukur e dinjitoze dhe jo të prishim diçka. Ndaj ju lutemi që të na kompensoni me një tokë të njëvlershme pranë qendrës dhe me hapësirë të mjaftueshme”. “Padiskutim, – i them unë, do përpiqemi të gjejmë një hapësirë dinjitoze pranë qendrës.

Ndërkohë Fortlumturia hodhi hapin e dytë. “Ne e kemi studiuar këtë situatë më thotë dhe vendi më i përshtatshëm dhe nuk krijon probleme, është këtu (dhe tregon hapësirën midis godinës së Partisë Socialiste dhe Ministrisë së Mbrojtjes)”. Unë u gjenda i befasuar dhe për të fituar pak kohë, i them se ne do shohim edhe hapësira të tjera të njëvlershme pranë qendrës dhe nëse nuk do të gjejmë patjetër do të miratojmë këtu ku kërkoni ju.

Nuk ishte e pasikletshme të merrje një vendim të tillë në atë kohë kur PS-ja sulmohej jo rrallë si parti pro greke, etj. Por vërtet që nuk kishte një hapësirë tjetër pa probleme rreth qendrës së Tiranës. Kështu që një ditë shkoj te selia e PS për të pirë një kafe dhe u them si rastësisht disa ekspertëve të saj se kam rënë në hall me Kryepeshkopin se i kam premtuar që do t’i gjej një vend për të ndërtuar Katedralen se nuk mund t’ja kthejmë ‘Hotel Tiranën’. Po gjeja më thanë ata. E ka gjetur vetë u thashë unë duke u treguar nga dritaret e PS që shikonin kioskat, te lulishtja para Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai kërkon këtë hapësirë dhe një të dytë si kjo nuk ka rreth qendrës së Tiranës.

Nuk dua të flas sot për reagimet absurde që vinin jo nga mungesa e dëshirës, por frika e sulmeve politike, se si mund të interpretohej kjo leje midis PS dhe Ministrisë së Mbrojtjes, por dua të nënvizoj faktin se Fortlumturia çdo hap e kishte të studiuar dhe mirëplanifikuar dhe dinte ta mbante fjalën.

Gjithmonë më thoshte do kemi një Katedrale që do e zbukurojë Tiranën dhe do u shërbejë të gjithëve.
Kështu ndodhi.

Inaugurimi i saj ishte një lajm botëror, sepse udhëheqësit më të lartë botërorë e europianë morën pjesë dhe ky ishte një promovim i shkëlqyer i Shqipërisë si një vend i lirisë së besimit.

Ndërsa rastin e dytë që do ndaja sot me ju është ai i çështjes së shtetësisë së Tij shqiptare e pazgjidhur për 25 vite.

Sa herë takohesha me Fortlumturinë në detyrat e ndryshme para se të bëhesha President i Republikës, ai gjithmonë me shumë përulësi e keqardhje e ngrinte këtë çështje.

Unë e mirëkuptoja por edhe isha disi “komod” sepse kjo ishte një çështje ekskluzive e Presidentit të Republikës.

Me rastin e zgjedhjes time President, padyshim që Fortlumturia ishte ndër të parët që më takoi për të më uruar. Ndërkohë dhe unë isha i përgatitur për çështjen që atë e mundonte më shumë.

Pas të gjitha verifikimeve të bëra ishte e qartë se nuk kishte asnjë problem për të dhënë një të drejtë që ligji ia kishte dhënë me kohë.

Natyrisht që kishte një debat nëse Fortlumturia do ndiqte procedurat e zakonshme që çdo shtetas i huaj ndjek pas 5 viteve qëndrimi në Shqipëri, duke shkuar në polici e bërë kërkesën për të marrë shtetësinë apo do ta merrte drejtpërdrejtë nga Presidenti i Republikës për shkak të meritave të veçanta.

Rruga e parë ishte e tejkaluar për këtë rast sepse Fortlumturia jo vetëm që nuk kishte 5 vite, por 25 vite rezident në Shqipëri e mbi të gjitha ai ishte udhëheqësi i një komuniteti shumë të madh e të rëdësishëm të vendit tonë.

Për më tepër kontributi i Tij ishte i rrallë dhe po kështu edhe mosha dhe fisnikëria e tij meritonin respektin më të lartë.

Pa merak i them unë për çështjen e shtetësisë, ajo do të zgjidhet brenda një viti. Se kur, më duhet ta mendoj.

Ai kishte rast më të mirë se në ditën e Krishtlindjes të vitit 2017 ta bëja këtë akt shoqëruar edhe me një vlerësim publik bashkë me urimet për festën. Por ajo që dua të veçoj ishte reagimi i tij atë ditë kur mori dekretin në duart e tij sipas Drejtorit tim të Kabinetit, z. Arben Cici. I lumturuar kishte thënë: Më në fund do të vdes si shqiptar.

E ndërsa vendlindja e tij ja bëri të gjitha nderimet, Ai zgjodhi Shqipërinë si vendprehjen e tij, sepse mbi të gjitha Ai ishte misionar dhe për më shumë se një të tretën e jetës së tij ia përkushtoi ringritjes nga hiri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Kjo është edhe arsyeja pse ai gjithë mirësjëllje refuzoi propozimin për t’u zgjedhur President i Greqisë. Po kështu edhe urtësia e tij si misionar dhe durimtar me një largpamësi të jashtëzakonshme shprehej, kur e sulmonin, se me “gurët” që më hedhin do të ndërtoj kisha të tjera.

Ndoshta ne nuk u treguam aq largpamës sa duhej për ta “shfrytëzuar” më mirë personalitetin e tij njohur botëror, më shumë për të mirën e vendit tonë, por Fortlumturia me zgjedhjen e Shqipërisë si vendprehjen e tij, përsëri na ka lënë mundësinë që të shfrytëzojmë trashëgiminë e Tij dhe kujtimin e tij më në të ardhmen.

Të prehet në paqen e merituar!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rama takon sipërmarrësit në Lezhë: Kemi gati planin e paqes fiskale me bizneset! U japim mundësi që të mos kenë më kontrolle

Rama takon sipërmarrësit në Lezhë: Kemi gati planin e paqes fiskale me bizneset! U japim mundësi që të mos kenë më kontrolle

Publikuar më 18.04.2025
Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në një takim me...

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në një takim me biznese dhe sipërmarrës në qytetin e Lezhës. Rama foli për një plan të qeverisë me bizneset që ai e cilësoi si planin për paqe fiskale, praktikë e cila për kryeministrin pritet të lehtësojë një sërë biznesesh nga kontrollet tatimore. Nga ana tjetër, plani synon […]

Lexo më shumë

Berishën e veshin me xhamadan e qeleshe në Krujë dhe i dhurojnë një buf, kreu i PD-së akuzon ministret e qeverisë: Bënin pasarelë mode në Kuvend

Berishën e veshin me xhamadan e qeleshe në Krujë dhe i dhurojnë një buf, kreu i PD-së akuzon ministret e qeverisë: Bënin pasarelë mode në Kuvend

Publikuar më 18.04.2025
Kreu i PD-së, Sali Berisha ishte sot në Krujë, ku pati takim...

Kreu i PD-së, Sali Berisha ishte sot në Krujë, ku pati takime me qytetarë dhe biznese. Gjatë një takimi me fasonët, Berisha tha se zv.kryeministrja Balluku ka patur në duar 12 mld euro për rrugët, të cilat i ka futur në xhep së bashku me Ramën. Berisha shtoi se ato para do gjenden me ardhjen […]

Lexo më shumë

Rama bën llogaritë: Sikur një mandat më shumë ta marrim në Dibër bëhemi 75, por na duhet një shumicë për Shqipërinë në BE. Altin Dumani, i ndershëm dhe i zoti, por shpatën e drejtësisë ia dhamë ne

Rama bën llogaritë: Sikur një mandat më shumë ta marrim në Dibër bëhemi 75, por na duhet një shumicë për Shqipërinë në BE. Altin Dumani, i ndershëm dhe i zoti, por shpatën e drejtësisë ia dhamë ne

Publikuar më 17.04.2025
Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se më 11 maj do të f...

Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se më 11 maj do të fitojë për të qeverisur, por tha se i duhet një shumicë për Shqipërinë në BE.   Ai u shpreh se në asnjë vend nuk humbasin asnjë deputet, çka sipas tij 74 mandate i ka të siguruara, madje u shpreh se sikur në Dibër […]

Lexo më shumë

Dashnor Sula: PD nuk i fiton zgjedhjet e 11 majit, demokratët i urrejnë Nokën dhe Vokshin. Bashës nuk ia fal që nuk doli të thoshte se nuk ishte ai kryetari, por Berisha

Dashnor Sula: PD nuk i fiton zgjedhjet e 11 majit, demokratët i urrejnë Nokën dhe Vokshin. Bashës nuk ia fal që nuk doli të thoshte se nuk ishte ai kryetari, por Berisha

Publikuar më 17.04.2025
Dashnor Sula ishte foli edhe sot për situatën aktuale në Par...

Dashnor Sula ishte foli edhe sot për situatën aktuale në Partinë Demokratike. Sula u shpreh se situata në kampin opozitar është shumë e vështirë dhe sipas tij, PD nuk mund të fitojë zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se Berisha nuk duhet të kandidojë për kryeministër, duke shtuar se ai duhet të ndajë pushtetin brenda […]

Lexo më shumë

Ngjarje e rëndë në Përrenjas/ Dyshohet se ngacmonte seksualisht dhe përndiqte dy nxënëset e mitura, arrestohet mësuesi 55-vjeçar që tentoi të largohej nga Shqipëria

Ngjarje e rëndë në Përrenjas/ Dyshohet se ngacmonte seksualisht dhe përndiqte dy nxënëset e mitura, arrestohet mësuesi 55-vjeçar që tentoi të largohej nga Shqipëria

Publikuar më 17.04.2025
Policia e Librazhdit ndalon mësuesin 55-vjeçar për përndjekj...

Policia e Librazhdit ndalon mësuesin 55-vjeçar për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj një të miture Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë ndaluar shtetasin Fatmir Hoxha, 55 vjeç, mësues në shkollën 9-vjeçare Rrajcë Skënderbej dhe banues në fshatin Rrajcë të bashkisë Përrenjas. Sipas burimeve zyrtare nga Policia ndaj mësuesit Fatmir Hoxha kishte dy denoncime nga […]

Lexo më shumë

Rama shprehet i sigurtë për fitoren e zgjedhjeve më 11 maj: Jemi vetëm 27 metra drejt finishit, PS është flakë

Rama shprehet i sigurtë për fitoren e zgjedhjeve më 11 maj: Jemi vetëm 27 metra drejt finishit, PS është flakë

Publikuar më 17.04.2025
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën “Sy m’s...

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën “Sy m’sy” ku dy herë në javë ka një bashkëbisedim me qytetarët nëpërmjet komenteve në rrjetet sociale. “Kemi pasur një moment shumë të bukur dje në sheshin “Skënderbej” me fëmijët e rrjetit të ri të ngritur në shkolla “Arte dhe zeje” të cilët do të marrin […]

Lexo më shumë

Rama: Kamza humbi shumë vite nga besnikëria e verbër ndaj PD-së, mos e shihni votën si biletë stadiumi dhe besimin si fanellë të skuadrës

Rama: Kamza humbi shumë vite nga besnikëria e verbër ndaj PD-së, mos e shihni votën si biletë stadiumi dhe besimin si fanellë të skuadrës

Publikuar më 16.04.2025
Kryetari i PS Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë sociali...

Kryetari i PS Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë socialistë në Kamëz, në kuadër të fushatës elektorale tha se kjo bashki ka ndryshuar shumë, por ka humbur shumë vite qorrazi duke votuar për një parti. Rama tha se ndryshimet e Kamzës do të ishin realizuar më shpejt nëse qytetarët për shkak të besnikërisë […]

Lexo më shumë

“Zgjedhësit kanë përgjegjësi mbi votën”, Celibashi: Nëse duan ta shesin, blejnë apo tregojnë, të llogarisin pasojat penale!

“Zgjedhësit kanë përgjegjësi mbi votën”, Celibashi: Nëse duan ta shesin, blejnë apo tregojnë, të llogarisin pasojat penale!

Publikuar më 16.04.2025
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ...

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë një sqarim lidhur me sigurinë dhe fshehtësinë e votës për emigrantët shqiptarë që votojnë për herë të parë nga jashtë vendit në zgjedhjet e 11 majit. Në një deklaratë për mediat, Celibashi theksoi se procesi i administrimit të votës, sapo ajo të hyjë në sistemin […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda