×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Zbardhet fatura e kripur, ja sa kushtojnë karriget e djegura në Kuvend! Paratë do mbahen nga rrogat e deputetëve të PD

10 milionë e 500 mijë lekë të vjetra është dëmi total i përllogaritur nga institucionet e Kuvendit të Shqipërisë, për shkak të kaosit të shkaktuar dje nga deputetët e opozitës. Fatura e kripur financiare i referohet 30 karrigeve që deputetët nxorën nga salla e seancave plenare dhe i dogjën me benzinë.

Për shkak të tensioneve në sallë dhe vendimit të kryeparlamentares Elisa Spiropali për ndërprerjen e mandatit të kolegut Ervin Salianji, sepse u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit, deputetët demokratë morën karriget e tyre dhe i dogjën.

Mirëpo, nga një përllogaritje zyrtare, ka dalë se vlera për copë e karrigeve ka qenë 350 mijë lekë të vjetra.

Rinovimi i fundit i ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë është kryer në vitin 2010 dhe çdo gjë e financuar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Siç është njoftuar zyrtarisht, nga shërbimet e Kuvendit është ngritur një grup i cili do të vlerësojë të gjitha dëmet materiale dhe kostot do të mbahen nga rroga e deputetëve “problematikë”.

“Në përfundim të këtij vlerësimi, deputetët e përfshirë do të ngarkohen me përgjegjësinë e dëmshpërblimit të plotë financiar. Karriget e djegura prej tyre nuk janë të tyret, po janë të popullit shqiptar dhe janë blerë e mirëmbahen ashtu si edhe të gjitha pajisjet e tjera, me taksat e shqiptarëve.

Zëvendësimi i plotë i tyre dhe i çdo pajisjeje tjetër të dëmtuar do të bëhet ekskluzivisht me të ardhurat që do t’u mbahen nga paga deputetëve të përfshirë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kujtojmë se, opozita ka paralajmëruar mosbindje civile pas atij që ajo e quan “burg politik” kundër tashmë ish-deputetit Ervin Salianji. Protesta e parë kombëtare është njoftuar më datë 7 tetor në Tiranë, ku pritet të ketë radikalizim të aksionit opozitar, deri në bllokime rrugësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës denoncon një femër: Më nisën foto e video me imazhin tim sepse refuzova të paguaj! Ju garantoj, janë të sajuara! S’ka asgjë të vërtetë

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës denoncon një femër: Më nisën foto e video me imazhin tim sepse refuzova të paguaj! Ju garantoj, janë të sajuara! S’ka asgjë të vërtetë

Publikuar më 02.10.2024
Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, në një po...

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, në një postim në rrjetet sociale, ka deklaruar se gjatë natës në telefon i kanë mbërritur foto e video të tij, sipas tij, të modifikuara. Ai shprehet se “ju garantoj se ato imazhe janë të sajuara dhe nuk ka asgjë të vërtetë”, duke shtuar se ka mesazhe kërcënuese në telefon. “Kam bisedën […]

Lexo më shumë

Djegia e karrigeve jashtë Kuvendit, ja 4 deputetët e PD-së që do të paguajnë më shumë, do t’u mbahen nga rroga

Djegia e karrigeve jashtë Kuvendit, ja 4 deputetët e PD-së që do të paguajnë më shumë, do t’u mbahen nga rroga

Publikuar më 02.10.2024
Kaosi dhe dhuna me pasoja të shkatërrimit të pronës nga ana ...

Kaosi dhe dhuna me pasoja të shkatërrimit të pronës nga ana e opozitës pasditen e të hënës (30 Shtator) në seancën plenare, nuk ka kaluar pa pasoja. Jo vetëm hetime dhe procedime disiplinore në proces për 24 deputetë, por edhe paralajmërim se do paguajnë dëmet e shkaktuara ekonomike nga paga e tyre. Burime nga Kuvendi […]

Lexo më shumë

Ambasadorja izraelite në Tiranë: Përgjigjja ndaj Iranit mund të jetë e dhimbshme

Ambasadorja izraelite në Tiranë: Përgjigjja ndaj Iranit mund të jetë e dhimbshme

Publikuar më 02.10.2024
Ambasadorja e izraelit në Tiranë, Galit Peleg, tha se sulmi ...

Ambasadorja e izraelit në Tiranë, Galit Peleg, tha se sulmi raketor i Iranit në Izrael ka kaluar pa fatalitete. Sipas saj nuk ka pasur viktima në njerëz, ndërsa Izraeli ishte i përgatitur për një sulm të tillë nga Irani. E pyetur se çfarë do të ndodh tani dhe a do i kundërpërgjigjet Izraeli këtij sulmi, […]

Lexo më shumë

Nis indeksimi me 4.1%, sa rriten pagesat në qytet dhe fshat për pensionistët. Qeveria: Gati projekti për shtimin e pensioneve

Nis indeksimi me 4.1%, sa rriten pagesat në qytet dhe fshat për pensionistët. Qeveria: Gati projekti për shtimin e pensioneve

Publikuar më 02.10.2024
Prej ditës së djeshme, mbi 791 mijë pensionistët përfitojnë ...

Prej ditës së djeshme, mbi 791 mijë pensionistët përfitojnë nga indeksimi me 4.1% bazuar në llogaritjen e INSTAT të indeksit mesatar vjetor të muajit gusht 2024 për mallrat e shportës. Indeksimi është detyrim ligjor i skemës së sigurimeve shoqërore. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në afro 1.7 miliardë lekë vetëm për tre […]

Lexo më shumë

Netanyahu reagon pas sulmeve të Teheranit: Irani bëri gabim të madh! Do ta paguajë. Nuk e kanë idenë e vendosmërisë sonë për hakmarrje

Netanyahu reagon pas sulmeve të Teheranit: Irani bëri gabim të madh! Do ta paguajë. Nuk e kanë idenë e vendosmërisë sonë për hakmarrje

Publikuar më 02.10.2024
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se sulmi ra...

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se sulmi raketor i Iranit kundër Izraelit dështoi dhe u zotua për hakmarrje. “Irani bëri një gabim të madh dhe do të paguajë për të”, tha Netanyahu në një takim të kabinetit të tij. “Regjimi në Iran nuk e kupton vendosmërinë tonë për të mbrojtur veten dhe vendosmërinë tonë […]

Lexo më shumë

Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin pas sulmit me raketa ndaj Izraelit, reagon Trump: Biden dhe Harris kanë dështuar, po çojnë botën në Luftë të Tretë Botërore

Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin pas sulmit me raketa ndaj Izraelit, reagon Trump: Biden dhe Harris kanë dështuar, po çojnë botën në Luftë të Tretë Botërore

Publikuar më 01.10.2024
Presidenti i SHBA Joe Biden ka urdhëruar forcat amerikane në...

Presidenti i SHBA Joe Biden ka urdhëruar forcat amerikane në rajon që të ndihmojnë mbrojtjen e Izraelit kundër sulmit iranian dhe të rrëzojnë raketat. Kështu njoftoi Shtëpia e Bardhë. Ky ishte pjesërisht rezultat i veprimit të drejtpërdrejtë nga ushtria amerikane këtë mbrëmje pas “planifikimit intensiv” midis Uashingtonit dhe zyrtarëve izraelitë, tha ai. Sipas Pentagonit, shkatërruesit […]

Lexo më shumë

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme, çfarë dihet për sulmin me 180 raketa të Iranit ndaj Izraelit dhe ç’pritet të ndodhë

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme, çfarë dihet për sulmin me 180 raketa të Iranit ndaj Izraelit dhe ç’pritet të ndodhë

Publikuar më 01.10.2024
Irani ka lëshuar qindra raketa drejt një pjese të territorit...

Irani ka lëshuar qindra raketa drejt një pjese të territorit izraelit. Ky është sulmi i dytë i Iranit këtë vit, pasi qëlloi qindra raketa dhe drone në Izrael në prill. Zyrtarët e ushtrisë izraelite thanë se sulmet duket se kanë përfunduar dhe se nuk ka më kërcënim nga Irani për momentin. Por ende nuk dihet […]

Lexo më shumë

Sekuestrohen pasuritë e 37-vjeçarit të dënuar në Angli dhe të punonjëses së shërbimeve qeveritare, 750 mijë euro, 6 apartamente dhe 6 makina

Sekuestrohen pasuritë e 37-vjeçarit të dënuar në Angli dhe të punonjëses së shërbimeve qeveritare, 750 mijë euro, 6 apartamente dhe 6 makina

Publikuar më 01.10.2024
 Një punonjëse e Shërbimeve Qeveritare me një pagë bruto pre...

 Një punonjëse e Shërbimeve Qeveritare me një pagë bruto prej 61 mijë lekësh rezulton të jetë pronare e 6 pronave të paluajtshme dhe e 6 automjeteve të cilat me kërkesë të prokurorisë së Tiranës, gjykata e kryeqytetit ka firmosur sekuestron preventive. Prokuroria arriti në konkluzion se pasuritë e kësaj shtetase dhe familjarëve të saj janë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda