×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

U arrestua sot në mëngjes, SPAK: Fatura dhe procedura fiktive, si përfundonin paratë në xhepat e ish-ministrit Ilir Beqaj

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur skemën e abuzimit që ka përdorur Ilir Beqaj, i cili u vendos në pranga mëngjesin e sotëm (4 Korrik), për të përvetësuar fondet e BE-së kur ishte drejtor i SASPAC.

Sipas SPAK, Ilir Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC-ut në bashkëpunim me Ermal Kurtulajn, përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se kanë kryer procedura prokurimi fiktive.

Prokuroria e Posaçme informon se Ermal Kurtulaj është emëruar nga Ilir Beqaj në datën 26 Maj 2022 si koordinator i zyrës “Facility Point” për projektin EUSAIR në SASPAC.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.190, të vitit 2023. Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal janë realizuar në bashkëpunim me strukturat e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Në analizë të provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar se:

1. Personi nën hetim I. B. në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC-ut duke vepruar si urdhërues në bashkëpunim me personin nën hetim E. K., i emëruar nga vetë personi nën hetim I. B. në datën 26.05.2022 si koordinator i zyrës “Facility Point” për projektin EUSAIR, në SASPAC,  përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregullat “PRAG” të përcaktuara në “Rregullat e Zbatimit të Rregullores Financiare”, të aplikueshme për të gjitha kontratat e ndihmës së jashtme të BE-së të financuara nga Buxheti i Përgjithshëm i BE-së dhe Fondi i 10-të Evropian i Zhvillimit (EDF) dhe të detyrueshme për t’u zbatuar sipas nenit 5 gërma “c” të ligjit nr. 37/2015 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisioni Evropian për Rregullat e Zbatimit të Mbështetjes Financiare Të BE-së për Shqipërinë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Para anëtarësimit (IPA II)”.

Të paktën tetë shërbimet e prokuruara në kuadër të eventeve: “Mbi organizimin e Konferencës FESTA (E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri”, si dhe “Konferenca e Energjitikës”, organizuar në vitin 2023 nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më para se të realizohet procedura e prokurimit, e cila është kryer në mënyrë fiktive më pas, për efekt dokumentacioni dhe pagese.

Këto tendera janë zhvilluar me procedurë negocimi konkurruese apo prokurim të thjeshtë, të cilat janë urdhëruar për t’u kryer nga personi nën hetim I. B. në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, i cili ka nënshkruar që nga rënia dakord për të kryer shërbimin e caktuar, tek ftesat që i’u janë dërguar subjekteve për të paraqitur oferta sipas llojit të prokurimit, tek urdhri për ngritjen e komisionit për të kryer vlerësimin e ofertave, tek shkresa që i është dërguar fituesit pas vlerësimit deri tek lidhja e kontratës, dokumente këto të hartuara, plotësuara dhe nënshkruara kohë më pas, nga lidhja dhe zbatimi i kontratës.

Në lidhje me këto kontrata shërbimi është konstatuar:

Së pari: Shërbimi i prokuruar “Për Organizmin e Konferencës 03-05 Prill 2023 “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”) me vlerë 125.000,00 Euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas  çmimit të kontratës 38.509.550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “L…… International” sh.p.k me Ortak e Administrator personi nën hetim G. H. dhe Drejtor Ekzekutiv personin nën hetim A. N.

I vetmi shërbimi i ofruar në kuadër të këtij eventi nga kjo shoqëri tregtare është organizimi i darkës, e cila është organizuar nga shoqëria tregtare “A….. F….. and H….. Lab” sh.p.k, njohur si restorant “G…..” në një vlerë prej 4.189.000 lekë.

Së dyti: Personat nën hetim i kanë kryer vetë shërbimet (me shpenzime shumë herë më të ulta) duke i prokuruar më pas tek persona të tjerë juridikë “N. S. Int” sh.p.k me Ortak e Administrator personin nën hetim E. M. dhe personin nën hetim B. Z.  për qëllime të përfitimit material;

Së treti: Shoqëritë tregtare të kontraktuara për organizim të eventeve kanë dhënë përfitim të parregullt në formën e blerjeve të shërbimeve tek restoranti “G…….”, apo të kryera në formën e pagesave nëpërmjet personave fizik të tjerë, me qëllim përvetësimin fundor nga personat nën hetim I. B. dhe E. K.

Së katërti: Në rastet kur projektet e monituara nga SASPAC-u kanë prokuruar shërbime nën vlerën 2.500 euro, ku sipas rregullave “PRAG” realizohen vetëm me pranim fature, duke rezultuar vetë, si blerës direkt të shërbimeve me objekt shërbim kateringu ata kanë kryer veprime për fshehjen e përfituesit direkt.  Ata e kanë faturuar këtë shërbim tek persona fizik të tjerë me të njëjtin objekt veprimtarie, në një kohë që shërbimi është ofruar nga restorant “G…”. Këto veprime janë kryer me qëllim fshehjen e lidhjes së personave nën hetim I. B. e E. K. me restorantin “G…..”.

2. Personi nën hetim I. B. dyshohet se ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë e tij nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore të tij mbi restorantin “G…..” me adresë pranë Kalasë Tiranë, që nga krijimi e deri në vazhdim. Pavarësisht se bashkëshortja e tij ka figuruar de jure ortake në masës 15% në këtë shoqëri deri në vitin 2020 duke i dhuruar më pas kuotat e saj ortakut tjetër, ortak ka qenë në fakt vetë personi nën hetim I. B., i cili ka vijuar si i tillë edhe përgjatë kohës që drejtonte SASPAC-un.

Personi nën hetim I.B. dyshohet të ketë investuar në vitin 2019 në shoqëri të paktën shumën prej 21.411 euro dhe 4.666.110  lekë, në formën e blerjeve të pajisjeve (aseteve) dhe në shumën 34.783 Euro në formën e shpenzimeve si qira e të tjera, duke mos i deklaruar ato si hua ndaj shoqërisë. Interesat pasurore të tij mbi këtë restorant i ka ushtruar nëpërmjet personit nën hetim E. K., i cili ka administruar ato, duke qenë i punësuar në këtë restorant që nga krijimi i tij, por pa qenë i deklaruar si i punësuar pranë organeve tatimore.

Personi nën hetim I.B. ka fshehur edhe pasurinë e luajtshme automjet me targë AB ….. DE blerë në vitin 06.09.2019, në emër të personit nën hetim E. K.

Pas kryerjes së shumë veprimeve hetimore si dhe administrimit të provave Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masave të sigurimit personal në ngarkim të personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime në kuadër të këtij procedimi.

Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 65, datë 03.07.2024 ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për tre persona nën hetim; masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale për dy persona nën hetim; si dhe masën e sigurimit së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, për dy persona të tjerë nën hetim, të  dyshuar për kryerje të veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë publikë”, parashikuar nga neni  245 i Kodit Penal, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni  257/a/2 i Kodit Penal, “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda parashikuar nga nenet 143/2/ 3 i Kodit Penal, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal. 

Nga ana e oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ekzekutuar deri më tani gjashtë masa sigurimi personal për personat nën hetim, ndërkohë që po kryhen veprime për ekzekutimin e masës për personin tjetër nën hetim.

Gjatë hetimeve janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe në njërën nga zyrat e shoqërisë tregtare ku janë sekuestruar dokumente dhe blloqe me shënime, shuma parash prej afro 47. 000 euro dhe 700.000 lekë, aparate telefoni me interes për  hetimin etj.

Hetimet vazhdojnë në lidhje me grumbullimin dhe sigurimin e provave për persona të tjerë të përfshirë në këto veprime, si dhe për fakte të tjera penale të lidhura me kontrollet e ushtruara në datën 28 dhjetor të vitit 2023.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Vlora ‘zgjohet’ nën ujë, 33 familjet e evakuuara kalojnë natën në konvikt! Dëme të mëdha në banesa e biznese, dherat bllokojnë edhe bajpasin

Vlora ‘zgjohet’ nën ujë, 33 familjet e evakuuara kalojnë natën në konvikt! Dëme të mëdha në banesa e biznese, dherat bllokojnë edhe bajpasin

Publikuar më 05.10.2024
Qyteti i Vlorës është zgjuar nën ujë, pas stuhisë. Situ...

Qyteti i Vlorës është zgjuar nën ujë, pas stuhisë. Situata më alarmante ishte në qarkun e Vlorës ku reshjet intensive të shiut shkaktuan përmbytje të mëdha. 33 familjet e evakuuara kanë kaluar natën larg banesave të tyre, ndërsa Bashkia e Vlorës i strehoi në konvikt. Bëhet fjalë për të paktën 55 persona në total nga 33 […]

Lexo më shumë

U arrestua në Norvegji për 150 kg kokainë, Gjykata e Sarandës shpall në kërkim zhytësin profesionist për vdekjen e 29-vjeçares britanike

U arrestua në Norvegji për 150 kg kokainë, Gjykata e Sarandës shpall në kërkim zhytësin profesionist për vdekjen e 29-vjeçares britanike

Publikuar më 05.10.2024
Gjykata e Sarandës ka marrë vendim ditën e djeshme për të de...

Gjykata e Sarandës ka marrë vendim ditën e djeshme për të deklaruar të ikur 47-vjeçarin Saimir Kushova, një zhytës profesionist i cili prej më shumë se 1 viti e gjysmë ndodhet i burgosur në Norvegji për trafik droge por në Sarandë po hetohet për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” pas vdekjes së një […]

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët azili privat në Tiranë, 17 të moshuar të lënduar

Përfshihet nga flakët azili privat në Tiranë, 17 të moshuar të lënduar

Publikuar më 05.10.2024
Një azil privat në kryeqytet është përfshirë nga flakët gjat...

Një azil privat në kryeqytet është përfshirë nga flakët gjatë natës. Disa të moshuar të cilët kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Paraprakisht dyshohet për 17 persona të lënduar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e detajeve të ngjarjes. Azil privat ndodhet në […]

Lexo më shumë

Tarifa deri në 45 për qind, çfarë pritet të ndodhë pas hetimeve të Bashkimit Evropian ndaj makinave elektrike të prodhuara në Kinë?

Tarifa deri në 45 për qind, çfarë pritet të ndodhë pas hetimeve të Bashkimit Evropian ndaj makinave elektrike të prodhuara në Kinë?

Publikuar më 05.10.2024
Komisioni Evropian njoftoi të premten se duke filluar nga fu...

Komisioni Evropian njoftoi të premten se duke filluar nga fundi i muajit tetor do të zbatojë tarifa ndaj makinave elektrike të prodhuara në Kinë pas një votimi që ndau shtetet anëtare të bllokut në dysh. Komisioni vendosi tarifa që shkojnë nga 7.8 për qind për makinat e markës Tesla, deri në 35.3 për qind për […]

Lexo më shumë

“Lonely Planet”: Vizitoni Shqipërinë dhe përjetoni një copëz të parajsës

“Lonely Planet”: Vizitoni Shqipërinë dhe përjetoni një copëz të parajsës

Publikuar më 05.10.2024
Ju mund të jeni duke planifikuar pushimet verore të vitit të...

Ju mund të jeni duke planifikuar pushimet verore të vitit të ardhshëm. Ndoshta po mendoni për vende si Greqia, Italia dhe Kroacia – por do të preferonit më pak turma vizitorësh dhe çmime më të përballueshme. Ne ju rekomandojmë të vizitoni fqinjët e tyre të bukur, Shqipërinë dhe Malin e Zi, sipas një artikulli të […]

Lexo më shumë

Ekzekutimi i kreut të Hezbollahut, publikohen pamjet e sulmit izraelit në selinë nëntokësore të Nasrallah (VIDEO)

Ekzekutimi i kreut të Hezbollahut, publikohen pamjet e sulmit izraelit në selinë nëntokësore të Nasrallah (VIDEO)

Publikuar më 04.10.2024
Publikohen pamjet nga sulmi izraelit në selinë nëntokësore t...

Publikohen pamjet nga sulmi izraelit në selinë nëntokësore të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah në Liban. Vdekja e Nasrallah ka rritur përshkallëzimet e luftës në Lindjen e Mesme, ku më datë 1 tetor, Irani sulmoi me rreth 200 raketa Izraelin. Sulmi ndaj ish-kreut të Hezbollahut u zhvillua në Bejrutin jugor dhe kishte në shënjestër një […]

Lexo më shumë

Vlora në kolaps pas reshjeve të dendura, uji vërshon nga të gjitha anët në banesa dhe biznese, probleme edhe në qytete të tjera (VIDEO)

Vlora në kolaps pas reshjeve të dendura, uji vërshon nga të gjitha anët në banesa dhe biznese, probleme edhe në qytete të tjera (VIDEO)

Publikuar më 04.10.2024
Moti i keq i shoqëruar me reshje të intensitetit të pazakont...

Moti i keq i shoqëruar me reshje të intensitetit të pazakontë ka shkaktuar probleme të shumta në disa zona të vendit, duke rritur shqetësimet për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve. Sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes, situata në Vlorë është rënduar ndjeshëm për shkak të prurjeve të mëdha dhe problemeve në stacionet e pompimit. […]

Lexo më shumë

Synohet “paralizimi” i Tiranës, zbulohen detaje nga protesta kombëtare e thirrur nga PD më 7 Tetor! Rrugët që do të bllokohen dhe fletëthirrja për qytetarët

Synohet “paralizimi” i Tiranës, zbulohen detaje nga protesta kombëtare e thirrur nga PD më 7 Tetor! Rrugët që do të bllokohen dhe fletëthirrja për qytetarët

Publikuar më 04.10.2024
Kreu i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që t...

Kreu i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës kombëtare të thirrur nga opozita më 7 Tetor në Tiranë. Beriaha u shpreh se protesa zhvillohet për një qeveri teknike dhe zgjedhje të drejta. i shtoi se tubimi buron “nga idealet dhe ndërgjegjja e çdo qytetari shqiptar”. Sali Berisha: Thirrja ime është ditën […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda