×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Edi Rama reagon për Onkologjikun: Të bësh pazar për t’i grabitur të sëmurit me kancer, krim kundër njerëzimit! Janë 5 maskarenj të pashpirt, do ta marrin dënimin maksimal nga Zoti

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e kësaj të hëne të gjithë shefat e shërbimeve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ky takim i kreut të qeverisë me bluzat e bardha ka ardhur vetëm disa ditë pas zbërthimit të skemës kriminale se si mjekët e Spitalit Onkologjik bënin pazar me jetën e pacientëve të sëmurë me kancer.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë kryeministri Rama kishte vendosur që të rrinte në heshtje, ndërkohë ditën e sotme e ka konsideruar atë që ndodhte në atë spital, si krim kundër njerëzimit dhe njerëzores.

Kreu i qeverisë ka deklaruar se pavarësisht se mjekëve nuk u mungon asgjë nga çfarë kishin dje, fatkeqësisht ka disa prej tyre të cilët nuk janë në lartësinë e misionit që nis me betimin e hipokratit.

“Sot nuk mungon thuajse asgjë nga çfarë nuk kishim dje, por fatkeqësisht jo gjithnjë figura dhe përkushtimi i mjekëve janë në lartësinë e misionit që nis me betimin e hipokratit. Të mos jesh në lartësinë e detyrës është një më shumë se problem, është hall i madh për njeriun kur me mjekun lidhet fati i shëndetit të tij, ta përdorësh uniformat si maskat e grabitqarëve të bankave për të nxjerrë para me gjakun dhe ilaçin e të sëmurëve është krim jo kundër tyre, por edhe kundër njerëzimit”, tha Rama, teksa më tej risolli në vëmendje edhe rastin e Tixhes, sanitares e cila në kohën e Covid-19 zhvaste pacientët te Sanatoriumi.

“Një tixhe rrëzoi përtokë gjithë sakrificat deri dhe sublimet e dhënies së jetës në krye të detyrës të atyre që ndërkohë nuk shkonin më as në shtëpi duke qenë nëna të veshura me bluzat e mjekes apo infermieres, por rrinin të mbuluar me ato kostumet speciale për ti bërë yzmet pacientëve që ishin në shtratin mes jetës dhe vdekjes”, tha kryeministri Rama.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë teksa falënderoi Prokurorinë, u ka bërë apel gjyqtarëve që t’i japin dënimin e duhur mjekëve dhe stafit të Spitalit Onkologjik të cilat u përfshinë në këtë skemë kriminale.

“Drejtësia e bëri dhe njëherë punën e vet dhe kjo është e mira e vetme e asaj të keqja tronditëse që doli në pah, gjë për të cilën përgëzoj prokurorët dhe u bëj thirrje gjykatëse që t’i shkojnë deri në fund. Jo si ata gjyqtarë që kanë ngrënë turpin me ryshfet dhe kanë nxjerrë të lirë edhe vrasës që duhet të ishin brenda”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Duke u përgatitur për këtë adresim që është dhe publik që s’ka si të jetë ndryshe një moment shumë të errët që krijoi për të gjithë komunitetin e bluzave të bardha dalja në dritë e veprimtarisë kriminale të disa individëve mes jush në Onkologjik mu kujtuan fjalët e një prej heronjve të shëndetësisë shqiptare, Besim Elezit, Ditën kur ishim së bashku në hapjen e spitalit të sëmundjeve të brendshme. As në ëndërr se kishim parë dot një spital me këto kushte dhe ky spital nuk ka asgjë më paksa se sa spitalet më të mira të Europës.

Besim Elezi edhe si vëllezërit e gjeneratës së tij i dhanë jetë një shëndetësie heroike në kushte më minimale në një spital që s’kishte më shumë sesa pastërtinë dhe mjetet e spitalit të esjetës në Francë apo gjetkë në ato pak qendra të zhvilluara të Europës aso kohe. Në këtë territor ku jemi sot mungonte thuajse gjithçka nga çfarë kemi sot por nuk mungonte figura dhe përkushtimi i mjekut. Ndërsa, sot nuk mungon thuajse asgjë nga çfarë nuk kishim dje por fatkeqësisht jo gjithnjë figura dhe përkushtimi i mjekut janë në lartësinë e misionit që nis me betimin e Hipokratit.

Të mos jesh në lartësinë e duhur në shumë profesione të tjera është probem jo i vogël, por të mos jesh në lartësinë e profesionit në profesionin tuaj është një hall shumë i madh për njeriun kur me mjekun lidhet fati për shëndetin e tij.

Por, të kesh marrë diplomën dhe licensën e ushtrimit të këtij profesioni dhe ta përdorësh  për të nxjerrë para me gjakun dhe ilaçet e të sëmurëve është krim jo thjesht kundër tyre por të gjithë njerëzimit.

Ndërkohë që në këtë dekadë të fundit qeveria ka bërë për kushtet dhe nevojat më shumë se sa është bërë në shumë dekada të mbledhura bashkë, fakteqësisht nuk mund të thuhet dot që radhët e profesionistëve janë pastruar nga zullumqarët. S’mund të thuhet që sistemi shëndetësor është pastruar nga kthetrat e korrupsionit.  Krim kundër njerëzores. Tani të kërkosh  kur mjekët shkonin në luftëm e shpata ndërkohë që bota kishte shpikur raketa nuk është mision i pamundur.

Sepse po të mos ishin heronjtë e kohës kur Shqipëria u përball me pandeminë, disa prej të cilëve ishin kolegët tuaj dhe vdiqën në krye të detyrës numëri i shqiptarëve që ndërruan jetë do ishte ku e ku më i madh.

Por nëse ju kujtohet edhe në atë kohë paniku për mbarë botën  mjaftoi ekspozimi i një tixheje ajo infermiera që u kërkonte lekë të afërmve të pacientëve në sanatorium, për të prekur nervin më deliat të shoqërisë. Një tixhe rrëzoi përtokë gjithë sakrificat deri dhe sublimet e dhënies së jetës në krye të detyrës të atyre që ndërkohë nuk shkonin më as në shtëpi duke qenë nëna të veshura me bluzat e mjekes apo infermieres, por rrinin të mbuluar me ato kostumet speciale për ti bërë yzmet pacientëve që ishin në shtratin mes jetës dhe vdekjes.

Nuk ka si të jetë ndryshe dhe nuk ka pastaj as si të shpëtojnë nga autoritete shigjetat e mllefit që është krejt legjitim të njerëzve të prekur aty ku nuk mban dot njeriu nga abuzimi kriminal i disa bluzave të bardha të Onkologjikut. E mirëkuptueshme në dhimbjen e vet dhe klithma për pushkatim me cila shfaqet tek tuk dhe jam i bindur e keni vënë re dhe ju ën rrjetet sociale, pavarësisht se lavdi zotit nuk jetojmë në kohën e pushkatimeve, normale që këtë dhimbje njerëzore për viktimat dhe kërkesa e përsëritur për dorëheqjen e ministrit, të zakonshme pastaj dhe ato ankesat  e atyre që në shpirtin katran dhe mendjen sahan i gëzohen këtyre rasteve për atë lojën e përditshme me nervat e njerëzve që në këtë rast mund ta ngrene me kulme të reja.

Ata që vijnë këtu për tu vizituar e kanë bërë punën e tyre. Pa ata do të ishit te ai pazari me vite të tëra, të poshtëruar, në çdo llojë merite. Sot është ndryshe. Sot njerëzit e tyre bashkë me qytetarët që paguajnë taksat. Mjekët hyjnë në gjynah të madh edhe kur nuk ka durimin që të sillet si shërbëtor, i atyre që zënë krevatin në spitalet nga  halli.

Në momentin që ata hynë këtu, ata janë famijarët e tua, ndëra ju jeni shërbëtarët e tyre. Pastaj shfaqen si ato torturuesit e pashpirtë të Onkologjikut që nuk meritojnë vetëm ndëshkimin pa tolerancë të drejtësisë, por meriton edhe ndëshkimin pa tolerancë të zotit lartë në qiell.

5 mijë jetë jetë janë shpëtuar në atë spital. Por ama mjaftojnë 5 maskarenj të fshehur në radhët tuaja, nga ato merimangat e Onkologjikut, që gjithçka të mbulohet nga hija e dyshimit, shumë legjitime nga populli. Uroj që askush nga ju të mos e harrojë përjetimin e tmerrshëm të këtyre ditëve,”

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Erion Veliaj sqaron pse u paraqit në SPAK: Ka qenë kurth, jam denoncuar nga një person anonim. Ata që s’na mundin dot në zgjedhje i janë kthyer zanatit të vjetër

Erion Veliaj sqaron pse u paraqit në SPAK: Ka qenë kurth, jam denoncuar nga një person anonim. Ata që s’na mundin dot në zgjedhje i janë kthyer zanatit të vjetër

Publikuar më 26.12.2024
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, qëndroi në SPAK për r...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, qëndroi në SPAK për rreth 5 orë, ndërsa në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ka bërë një sqarim lidhur me atë që ka ndodhur. Veliaj e konsideroi një kurth të sajuar vajtjen e tij në SPAK, ndërsa tha se ishte denoncuar në mënyrë anonime nga qytetari Nesti Angoni, i cili nuk […]

Lexo më shumë

SPAK mbyll hetimet për ish-drejtorët e “5D” të bashkisë së Tiranës dhe i çon për gjykim, sekuestron kompaninë dhe pasuritë e ish-bashkëpunëtorëve të Veliajt

SPAK mbyll hetimet për ish-drejtorët e “5D” të bashkisë së Tiranës dhe i çon për gjykim, sekuestron kompaninë dhe pasuritë e ish-bashkëpunëtorëve të Veliajt

Publikuar më 26.12.2024
SPAK mbyll hetimet për dosjen “5D”, duke cuar ...

SPAK mbyll hetimet për dosjen “5D”, duke cuar për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato te Redi Molla dhe Taulant Tusha.  Mariglen Qato, Taulant Tusha dhe Redi Molla  Në një njoftim për mediat, SPAK sqaron se nga veprimet hetimore janë mbledhur provat dhe është provuar fakti se; i pandehuri Redi Molla në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm të […]

Lexo më shumë

Kryebashkiaku Erion Veliaj del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh dëshmi në SPAK, nuk u përgjigjet mediave

Kryebashkiaku Erion Veliaj del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh dëshmi në SPAK, nuk u përgjigjet mediave

Publikuar më 26.12.2024
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë nga Prokuroria e Posaçme ...

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh dëshmi në SPAK. Pas daljes nga SPAK, kryetari i Bashkisë Tiranë deklaroi shkurtimisht se do të jepte informacione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. “Do t’ju shpjegoj nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj për gazetarët. Erion Veliaj mbërriti në Prokurorinë e […]

Lexo më shumë

Dyshimet për korrupsion, kryebashkiaku Erion Veliaj paraqitet sërish në SPAK

Dyshimet për korrupsion, kryebashkiaku Erion Veliaj paraqitet sërish në SPAK

Publikuar më 26.12.2024
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit mëngjesin e...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit mëngjesin e së enjtes në Prokurorinë e Posaçme, ku do të merret në pyetje lidhur me dyshimet për korrupsion. Veliaj, i cili ka shërbyer si kryebashkiak i Tiranës që prej vitit 2015, dhe më herët deputet dhe ministër, u thirr në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve […]

Lexo më shumë

Qeveria miraton bonusin e fundvitit 150 euro për 275 mijë familje në nevojë, përfitojnë edhe personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët jetimë

Qeveria miraton bonusin e fundvitit 150 euro për 275 mijë familje në nevojë, përfitojnë edhe personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët jetimë

Publikuar më 26.12.2024
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu ...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu ka njoftuar se në mbledhjen e qeverisë e cila ka përfunduar pak më parë, është marrë vendimi që familjet në nevojë do të marrin shpërblim për fundvit, një shumë prej 150 eurosh. Ajo theksoi së përfitues do të jenë këto kategori: familjet në nevojë, fëmijët jetimë dhe […]

Lexo më shumë

Shqipëria e ndalon pas vrasjes së të miturit me thikë, Rama: TikToku është rrugaçi i lagjes, që ne kemi frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia

Shqipëria e ndalon pas vrasjes së të miturit me thikë, Rama: TikToku është rrugaçi i lagjes, që ne kemi frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia

Publikuar më 21.12.2024
Shqipëria ka njoftuar një ndalim për një vit të TikTok pas v...

Shqipëria ka njoftuar një ndalim për një vit të TikTok pas vrasjes së një adoleshenti muajin e kaluar që ngjalli frikën mbi ndikimin e mediave sociale te fëmijët. Edi Rama, kryeministri konfirmoi ndalimin, pjesë e një plani më të gjerë për t’i bërë shkollat ​​më të sigurta, pas takimit me grupet e prindërve dhe mësuesit […]

Lexo më shumë

Sulmi në tregun e krishtlindjeve në Magdeburg me 5 viktima dhe 200 të plagosur, ja mesazhi që postoi mjeku saudit 5 minuta pas sulmit

Sulmi në tregun e krishtlindjeve në Magdeburg me 5 viktima dhe 200 të plagosur, ja mesazhi që postoi mjeku saudit 5 minuta pas sulmit

Publikuar më 21.12.2024
Vetëm pesë minuta pas aktit terrorist në tregun e Krishtlind...

Vetëm pesë minuta pas aktit terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg ku të paktën 5 persona humbën jetën dhe 200 të tjerë mbetën të plagosur, pasi një makinë hyri furishëm duke goditur njerëzit, Taleb A. 50 vjeç, dërgoi një mesazh në platformën e mediave sociale “X”. Menjëherë pas kësaj ai është arrestuar nga policia. […]

Lexo më shumë

Denoncimi i PD-së: Pasuria e Ramës dhe e ministrave u 6-fishua, SPAK të nisë hetimet

Denoncimi i PD-së: Pasuria e Ramës dhe e ministrave u 6-fishua, SPAK të nisë hetimet

Publikuar më 21.12.2024
Zëdhënësja e PD Genta Vangjeli, me anë të një deklarate për ...

Zëdhënësja e PD Genta Vangjeli, me anë të një deklarate për mediat ka bërë me dije se është 6-fishuar pasuria e kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Vangjeli shprehet se vetë kryeministri dhe bashkëshortja e tij kanë shtuar disa herë pasurinë e tyre. Ajo përmend edhe ministra, si dhe bashkëshortët/bashkëshortet e të cilëve kanë shtuar […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda