×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Gazetari i RAI 3: Shpresoj që Arben Ahmetaj të kthehet në të penduar të drejtësisë, por pendesa e tij është e sforcuar

Gazetari italian dhe autori i reportazhit në RAI 3, Giorgo Mottola thotë se mafia në Itali është luftuar vetëm duke verifikuar të dhënat e të penduarve.

Duke iu referuar akuzave që bëri ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj tha në një intervistë për televizionin e familjes Berisha, se shpresonte që drejtësia në Shqipëri të punonte që Ahmetaj të kthehet në një “të penduar” dhe të verifikohen të gjitha dëshmitë e tij.

“Unë shpresoj që Ahmetaj të mos kërcënohet, por di që ai ndodhet në një vend të lirë si Zvicra dhe ka aplikuar për azil. Besoj se ai plotëson kushtet për të përfituar azilin por ai na ka treguar vetëm sipërfaqen e asaj që ai din pasi është vetëm maja e ajsbergut.

Unë besoj se një gazetar i mirë i jep të gjitha lajmet që ka pasi nëse i mban në sirtar do t’i përdorë për gjera të tjera që skanë lidhje me gazetarinë por në atë bisedë që kisha me të ishin të gjitha aty që u transmetuan.

Në rrëfimin e Ahmetaj në lidhje me raportet e tij me Ramën dhe qeverinë ai mendon se është zgjuar dhe është bërë i vetëdijshëm për atë që ndodhte përpara syve të tij.

Një njeri kur fillon të flasë si në rastin e Ahmetaj kur ka një kërkese arresti për të kjo pendesë është e sforcuar pasi ka qenë prej vitesh krahu i djathtë i tij. Rama nuk e ka legjitimuar deklaratën e Ahmetajt.

Në Itali i gjithë sistemi i luftës kundër mafies ishte i fortë dhe roli i të penduarve kanë bërë të mundur që shteti të luftonte me të vërtetë mafian dhe deklarata e Ahmetajt duhet të verifikohen nëse janë të vërteta dhe nuk duhet të legjitimohen menjëherë. Kjo është në interes të demokracisë – tha Mottola.

Ai u ndal edhe te impresionet e tij nga intervista me kryeministrin Edi Rama. Sipas Mottola, kryeministri tregoi se nuk e ka zakon të flasë me gazetarë të lirë dhe të pavarur dhe nuk e ka zakon t’i përgjigjet pyetjeve jo të përshtatshme për të.

“Rama me mua u tregua shumë mikëpritës. Autokrati që helmonte… ishte një batutë por ka pasur momente kur kryeministri tregoi se nuk e ka zakon të flasë me gazetarë të lirë dhe të pavarur dhe nuk e ka zakon t’i përgjigjet pyetjeve jo të përshtatshme për të.

Në fillim u përgjigj me disa fyerje, më tha që pyetjet e mia ishin baltë, që nuk isha në gjendja të bëja zanatin tim profesionin tim etj.

Më ka akuzuar se prodhoi…këto batuta deligjitimime janë si të një autokrati, por po themi për ta shfajësuar që edhe Meloni përdor të njëjtin sjellje qëndrim vulgar arrogant kundrejt gazetarëve që nuk janë në të njëjtën linjë me të” – tha gazetari i Rai 3.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Monika Kryemadhi sulmon Tedi Blushin: E largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia! Nëse do një fustan e taka të miat ia jap me qejf, nuk e di çfarë do më

Monika Kryemadhi sulmon Tedi Blushin: E largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia! Nëse do një fustan e taka të miat ia jap me qejf, nuk e di çfarë do më

Publikuar më 03.07.2025
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dhënë nj...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dhënë një deklaratë për mediat përpara hyrjes në Kuvend, ku ka sulmuar sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Kryemadhi foli për rastin e ri të korrupsionit të zbuluar nga SPAK, lidhur me kartën bankare të dhënë nga biznesmeni i tij kushëri Adrian Shatku, përmes […]

Lexo më shumë

Hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë, mënyra e përfitimit dhe kur do të bëhet bashkimi i periudhave të kontributeve

Hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë, mënyra e përfitimit dhe kur do të bëhet bashkimi i periudhave të kontributeve

Publikuar më 03.07.2025
Një ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së pensioneve me...

Një ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së pensioneve me Italinë, është dorëzuar aplikimi i parë në portalin “e-Albania” nga një shtetas shqiptar, që kërkon bashkimin e periudhave të kontributeve. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, ka shpjeguar në një konferencë për mediat formularët që duhet të plotësohet në lidhje me marrëveshjen […]

Lexo më shumë

Fitoi mandatin e deputetes pas rinumërimit në Fier, Maldrita Bardho e PS jep dorëheqjen dhe ia lë vendin Zegjine Çaushit: Ka luftuar më shumë

Fitoi mandatin e deputetes pas rinumërimit në Fier, Maldrita Bardho e PS jep dorëheqjen dhe ia lë vendin Zegjine Çaushit: Ka luftuar më shumë

Publikuar më 03.07.2025
Socialistja Maldrita Bardho, ka dhënë dorëheqjen si deputete...

Socialistja Maldrita Bardho, ka dhënë dorëheqjen si deputetet e re e Kuvendit të Shqipërisë, pasi fitoi mandatin nga rinumërimi i kutive të votimit në Fier, duke i marrë mandatin Zegjine Çaushit me 10 vota më shumë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Maldrita Bardho shprehet se do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe […]

Lexo më shumë

“Përplasën 3 makina me Audi Q8”, policia jep detaje për arrestimin e Skerdi Sinës, në kërkim shoku i tij. Në janar u akuzuan se mbajtën peng një 21-vjeçare

“Përplasën 3 makina me Audi Q8”, policia jep detaje për arrestimin e Skerdi Sinës, në kërkim shoku i tij. Në janar u akuzuan se mbajtën peng një 21-vjeçare

Publikuar më 02.07.2025
Policia e Tiranës ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja që ...

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja që ndodhi sot pasdite në zonën e “Myslym Shyrit” dhe “Vasil Shantos”, ku një automjet luksoz tip Audi Q8 nuk iu bind urdhrit të ndalimit nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, duke shkaktuar ndjekje, përplasje dhe bllokim trafiku në rrugët e kryeqytetit. Burime zyrtare bënë me […]

Lexo më shumë

Me shkollë të mesme, i divorcuar dy herë, deputet pas tentativës së 8-të dhe disa herë pranë vdekjes, kush është Nigel Farage, politikani britanik që debaton me Edi Ramën

Me shkollë të mesme, i divorcuar dy herë, deputet pas tentativës së 8-të dhe disa herë pranë vdekjes, kush është Nigel Farage, politikani britanik që debaton me Edi Ramën

Publikuar më 02.07.2025
Sot është 61 vjeç. Nuk ka ndjekur universitetin. Dy herë i d...

Sot është 61 vjeç. Nuk ka ndjekur universitetin. Dy herë i divorcuar. Ka katër fëmijë. Kandidoi për Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar 7 herë pa sukses derisa u zgjodh herën e 8-të në vitin 2024. Sondazhet e shohin si më të pëlqyerin e publikut për kryeministër zgjedhjet e ardhshme. Si ata që e duan dhe […]

Lexo më shumë

Rinumërimi në Fier përmbys rezultatin, Zegjine Çaushi e njohur për videot ndaj Gaz Bardhit humbet mandatin, në parlament do të shkojë Maldrita Bardho

Rinumërimi në Fier përmbys rezultatin, Zegjine Çaushi e njohur për videot ndaj Gaz Bardhit humbet mandatin, në parlament do të shkojë Maldrita Bardho

Publikuar më 02.07.2025
Rezultatit të rinumërimit të 586 kutive në këtij Qarku, nuk ...

Rezultatit të rinumërimit të 586 kutive në këtij Qarku, nuk ka prodhuar ndryshim të numrit të mandateve, por një përmbysje brenda listes preferenciale të Partisë Socialistë. Zegjine Çaushi, e cila u be e “famshme” per videot e saj kundra Gazment Bardhit, ka humbur mandatin e deputetes së PS. Vendin e saj në parlamentin e ri te […]

Lexo më shumë

Nëna e Erion Veliajt reagon për burgosjen e të birit: Pse Europa po i mbyll sytë ndaj një shkeljeje flagrante të vlerave mbi të cilat u ndërtua BE?

Nëna e Erion Veliajt reagon për burgosjen e të birit: Pse Europa po i mbyll sytë ndaj një shkeljeje flagrante të vlerave mbi të cilat u ndërtua BE?

Publikuar më 02.07.2025
“Si një qytetare shqiptare dua që vendi im t’i trajtojë njer...

“Si një qytetare shqiptare dua që vendi im t’i trajtojë njerëzit me drejtësi. Si nëna e Erionit dua të di që djali im do të trajtohet me dinjitet.” Këto fjalë shkruan në një letër të hapur, Shqiponja Veliaj, nëna e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj të arrestuar në shkurt nga SPAK pas akuzave për korrupsion. […]

Lexo më shumë

Rama kritikon kryebashkiakët e qarkut Elbasan: Jeni shkëputur nga fshati, bëni kthesë. Linjë kredie 250 mln € për bujqësinë

Rama kritikon kryebashkiakët e qarkut Elbasan: Jeni shkëputur nga fshati, bëni kthesë. Linjë kredie 250 mln € për bujqësinë

Publikuar më 02.07.2025
Në Cërrik po zhvillohet një takim i rëndësishëm, ku kryemini...

Në Cërrik po zhvillohet një takim i rëndësishëm, ku kryeministri Edi Rama mbledh krerët e bashkive të Qarkut Elbasan. Në fokus të diskutimeve është agjenda “Bujqësia 2030” dhe sfidat e mundësitë në këtë sektor. Në takim marrin pjesë edhe ministrat Anila Denaj dhe Belinda Balluku, si dhe drejtues të agro-turizmit. Ky është një hap drejt […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda