×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit, dyshohet se u përfshi në një konflikt dhe për një histori të vjetër gjakmarrjeje

Një krim i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:15 pranë Spitalit Memorial Fier dhe dyshohet pas një konflikti të çastit.

“Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin”, raportuan uniformat blu.

Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ve.

Polici i vrarë

Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Novruz Cenalia, efektiv i Shqiponjave. Mësohet se Cenalia, me origjinë nga Tropoja, ishte duke shkuar për të marrë detyrën kur është qëlluar nga autorët, të cilët më pas janë larguar nga vendngjarja me një automjet ngjyrë blu. Në vendngjarje kanë zbarkuar grupi hetimor, Autoriteti i Mbikqyrjes Policore dhe forcat RENEA.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Dyshimet

Dyshohet se babai i Novruz Cenalisë rezulton i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në vitin 1997. Asllan Cenalia, gjithashtu me detyrë polic i sallës operative, ka vrarë fqinjin e tij Sali Arhulla. Cenalia mësohet se ka marrë pafajësi për krimin e kryer gjatë vitit të trazirave dhe disa vite më pas është bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

Mbetet e paqartë nëse vrasja e Novruz Cenalisë ka ndodhur për arsye gjakmarrje apo nga një konflikt i momentit pas një përplasje verbale mes autorit dhe viktimës, siç pretendon Policia e Fierit.

Policia ka bërë kontrolle në banesën e autorit të dyshuar, teksa janë marrë në pyetje edhe familjarët.

Policia po i heton të gjitha pistat, por dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur edhe për shkak të detyrës dhe kjo është pista kryesore ku është fokusuar grupi hetimor.

Autori i krimit Azgan Mërnica është vëllai i Kiri Mërnicës, i cili në vitin 2019 vrau me thikë 23-vjeçarin Florian Selimi. Kiri Mërnica është dënuar me 19 vite burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Zbardhen bisedat e përgjuara, agjentja e infiltruar “fundosi” klinikat me botoks kontrabandë në Tiranë

Zbardhen bisedat e përgjuara, agjentja e infiltruar “fundosi” klinikat me botoks kontrabandë në Tiranë

Publikuar më 17.10.2024
Nga një hetim i nisur rreth tetë muaj më parë ka zbuluar rre...

Nga një hetim i nisur rreth tetë muaj më parë ka zbuluar rreth 30 klinika estetike në Tiranë, të cilat përdornin te klientët botoks të kontrabanduar. Në dosjen e prokurorisë të publikuar nga top channel, thuhet se hetimet nisën pas informacioneve të qytetarëve se në klinika të ndryshme mjekësore si dhe në qendra estetike, kryhet […]

Lexo më shumë

Mitsotakis del kundër: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët nuk mund të përsëritet për të gjithë bllokun. Kush do të na mbledhë ullinjtë?

Mitsotakis del kundër: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët nuk mund të përsëritet për të gjithë bllokun. Kush do të na mbledhë ullinjtë?

Publikuar më 17.10.2024
“Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, nuk mund të përs...

“Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, nuk mund të përsëritet për të gjithë bllokun”, ka qenë kjo deklarata e kryemininstrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ky i fundit ka shprehur skepticizmin e tij ndaj thirrjeve për përhapjen e modelit Itali-Shqipëri në të gjithë bllokun. Kujtojmë se dy ditë më parë, Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, në një […]

Lexo më shumë

Fatma Naçi komenton jetën luksoze të Hatit të TikTokut: Nuk është modeli më i mirë

Fatma Naçi komenton jetën luksoze të Hatit të TikTokut: Nuk është modeli më i mirë

Publikuar më 16.10.2024
Bashkëshortja e Elvis Naçit, Fatma, u pyet në “Top Cha...

Bashkëshortja e Elvis Naçit, Fatma, u pyet në “Top Channel” për vajzat besimtare me shami, të cilat reklamojnë jetën e luksit në rrjetet sociale, siç është rasti i Hatit, 19-vjeçares që tashmë e njohin të gjithë në Tiktok për prezantimin e jetës luksoze. Fatma tha se në fenë Islame nuk është e ndaluar të shijosh […]

Lexo më shumë

Dhunuan Klea Prengën, vetëdorëzohen në polici motrat Antonela dhe Marinela Berisha

Dhunuan Klea Prengën, vetëdorëzohen në polici motrat Antonela dhe Marinela Berisha

Publikuar më 16.10.2024
Tre muaj pas ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku motrat Antonela...

Tre muaj pas ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku motrat Antonela dhe Mariela Berisha dhunuan me shishe qelqi Kle Prengën, duke i shkaktuar dëme të rënda në fytyrë, sot janë dorëzuar në polici dy autoret. Ndërkohë policia në një njoftim zyrtar sqaroi se pas dorëzimit të motrave, autore të dhunës u bë edhe ekzekutimi i […]

Lexo më shumë

Aksioni i policisë në qendrat estetike, shpallet në kërkim doktori i “VIP”-ave, Skerdi Faria

Aksioni i policisë në qendrat estetike, shpallet në kërkim doktori i “VIP”-ave, Skerdi Faria

Publikuar më 16.10.2024
Skerdi Faria, doktori i famshëm estetist, është mes personav...

Skerdi Faria, doktori i famshëm estetist, është mes personave të shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit kundër kontrabandës së botoksit në qendrat estetike. Deri tani nga ky aksion janë bastisur 30 qendra estetike dhe parukeri, si dhe janë sekuestruar sasi të mëdha të botoksit të kontrabanduar që më pas shpërndahej […]

Lexo më shumë

Për të parën herë në histori, deputetët e opozitës paralajmërojnë protestë përpara Parlamentit Europian më 23 tetor

Për të parën herë në histori, deputetët e opozitës paralajmërojnë protestë përpara Parlamentit Europian më 23 tetor

Publikuar më 16.10.2024
Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar protestë në dyert e ...

Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar protestë në dyert e Europës, një protestë e paprecedentë nga ligjvënësit shqiptarë. Deputetët e PD do të protestojnë përpara Parlamentit Europian në datën 23 tetor në Strasburg. Deputetët do të shkojnë të protestojnë përpara Parlamentit Europian teksa aty do të zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Evropian.Bëhet fjalë përrreth 30 deputetë […]

Lexo më shumë

I vëllai gardist dyshohet se vrau veten me armën e shërbimit, këngëtarja Sheila Haxhiraj i bën dedikimin prekës: Zemrën time e more me vete

I vëllai gardist dyshohet se vrau veten me armën e shërbimit, këngëtarja Sheila Haxhiraj i bën dedikimin prekës: Zemrën time e more me vete

Publikuar më 16.10.2024
Henri Haxhiraj është identifikuar si gardisti, i cili qëlloi...

Henri Haxhiraj është identifikuar si gardisti, i cili qëlloi veten me armën e shërbimit dje dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Haxhiraj ishte 37-vjeç dhe raportohet se ai ka qëlluar veten në kokë me armën e shërbimit brenda banesës së tij në zonën e njohur si Qyteti Studenti. Shkaqet që e kanë shtyrë […]

Lexo më shumë

Mbërrijnë 16 refugjatët e parë nga Italia, anija “Libra” ankorohet pranë portit të Shëngjinit

Mbërrijnë 16 refugjatët e parë nga Italia, anija “Libra” ankorohet pranë portit të Shëngjinit

Publikuar më 16.10.2024
Kanë mbërritur në Shqipëri refugjatët e parë të kapur në bre...

Kanë mbërritur në Shqipëri refugjatët e parë të kapur në bregdetin italian, sipas marrëveshjes të nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes Giorgia Meloni. Në pamje, shihet anija ushtarake Libra, e cila ka mbërritur pranë portit të Shëngjinit, ku edhe është ngritur qendra e parë për pritjen e refugjatëve. Anija u nis më 14 Tetor në […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda