×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

SPAK mbyll hetimet për ish-drejtorët e “5D” të bashkisë së Tiranës dhe i çon për gjykim, sekuestron kompaninë dhe pasuritë e ish-bashkëpunëtorëve të Veliajt

SPAK mbyll hetimet për dosjen “5D”, duke cuar për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato te Redi Molla dhe Taulant Tusha. 

Mariglen Qato, Taulant Tusha dhe Redi Molla 

Në një njoftim për mediat, SPAK sqaron se nga veprimet hetimore janë mbledhur provat dhe është provuar fakti se; i pandehuri Redi Molla në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, si dhe i pandehuri Mariglen Qato në cilësinë e ish Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a dhe ish Kryeinspektorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë, kanë qënë pronarë “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. dhe sekuestroi kompaninë dhe pasuritë e ish-bashkëpunëtorëve të Veliajt dhe familjarëve të tyre.

NJOFTIMI I SPAK

Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.75 datë 24.04.2023, të rregjistruar për veprat penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike” të kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 244, 257/a/2, 258/2 e 25, 259/2 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal janë mbledhur provat dhe është provuar fakti se; i pandehuri Redi Molla në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, si dhe i pandehuri Mariglen Qato në cilësinë e ish Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a dhe ish Kryeinspektorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë kanë qënë pronarë “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. Të pandehurit e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, si ortakë fiktivë në aktet e rregjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë, me të cilët ortakët e vërtetë të shoqërisë kanë pasur lidhje shoqërore dhe miqësore.

Së pari, nga hetimet e kryera është provuar fakti se në periudhën 2016-2020, gjatë kohës kur i pandehuri, Redi Molla ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, shoqëria tregtare “Igor Elektrik” sh.p.k e njëjtë me “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 (shtatë) procedura prokurimi, të realizuara nga autoriteti kontraktor “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a.

Në këto procedura prokurimi i pandehuri Redi Molla ka pasur cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, ka urdhëruar kryerjen e prokurimit, përbërjen e Njësisë së Prokurimit, përbërjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (duke caktuar në katër raste si anëtar të këtij komisioni të pandehurin Mariglen Qato, i cili është ortaku tjetër indirekt i shoqërisë), ka nënshkruar kontratat e sipërmarrjes, ka kryer çdo veprim tjetër që lidhet me cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me shoqërinë tregtare në zotërim të tij.

Së dyti, është provuar fakti se në periudhën 2016-2018, gjatë kohës kur i pandehuri Mariglen Qato ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, subjekti tregtar i mësipërm ka marrë pjesë dhe ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik në 4 (katër) nga procedurat e prokurimit të përmëndura më sipër. Në këto procedura prokurimi, i pandehuri Mariglen Qato ka pasur cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe ka qënë pjesë në marrjen e vendimit për shpalljen e fituesit të procedurës së prokurimit, për shoqërinë tregtare në zotërim të tij në mënyrë indirekte.

Së treti, nga veprimet hetimore të kryera është provuar fakti se shoqëria tregtare “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, në 3 (tre) procedura prokurimi të organizuara nga autoriteti kontraktor, Bashkia Tiranë, si dhe në 2 (dy) procedura të tjera prokurimi të organizuara nga autoritetet kontraktore “Tirana Parking” sh.a dhe “Klubi Sportiv Tirana” sh.a.

Nga hetimet e kryera është provuar fakti se i pandehuri Taulant Tusha në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, si dhe të pandehurit Enton Punavija, Julian Zanaj dhe Albanon Janku në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në tre procedurat e prokurimit të organizuara nga Bashkia Tiranë, kanë favorizuar dhe i kanë krijuar shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duke e shpallur fituese të procedurës së prokurimit në mënyrë të parregullt dhe në shkelje të rregullave të prokurimit publik.

Së katërti, nga veprimet hetimore të kryera, nga analiza e hetimit financiar dhe akti i ekspertimit të kryer nga eksperti kontabël është provuar fakti se në 12 (dymbëdhjetë) procedurat e prokurimit që janë përfituar nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e prokurimit publik, kjo shoqëri tregtare ka realizuar përfitime monetare në total në shumën 192,779,188 lekë.

Në bazë të nenit 36/1, shkronja (b) të Kodit Penal shuma monetare e mësipërme përbën produkt të veprave penale të parashikuara nga nenet 258 dhe 259 të Kodit Penal, pasi përbën “pasuri” që rrjedh dhe që është fituar në mënyrë të tërthortë nga kryerja e veprave penale, duke përfituar shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k në mënyrë të parregullt kontratat publike, si dhe duke nxjerrë më pas fitime monetare nga zbatimi i këtyre kontratave publike.

Shumat monetare të mësipërme që përbëjnë produkt të veprës penale pjesërisht janë nxjerrë nga sistemi bankar duke përdorur skemën e pagesës së faturave fiktive dhe janë depozituar përsëri më pas në gjëndje “cash” në arkën e shoqërisë. Më pas këto shuma u janë dhënë pronarëve de facto të shoqërisë tregtare, janë përdorur për të financuar blerjen e pasurive prej tyre, apo për aktivitete të tjera të shoqërisë. Ndërsa, pjesa tjetër e shumave monetare që përbëjnë produkt të veprës penale është përdorur për të financuar aktivitetin tregtar të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.

Së pesti, gjatë hetimeve paraprake është kryer hetimi i plotë financiar dhe pasuror për aktivitetin e shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, për pasuritë në zotërim të personave nën hetim dhe të afërmit e tyre, për mënyrën e qarkullimit të shumave monetare të përfituara nga realizimi i kontratave publike të fituara në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e prokurimit publik.

Me vendimin nr.388, datë 05.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ëshë vendosur masa e sigurimit pasurore “Sekuestro preventive” për pasuritë e mëposhtme:

1) Shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, si person juridik që është përdorur për kryerjen e veprave penale dhe subjekt tregtar në të cilin janë riinvestuar produktet e veprës penale. Në momentin e sekuestrimit vlera e aktivëve afat-gjatë të shoqërisë tregtare 148,884,372 lekë.

2) Pasuri të paluajtshme në zotërim të të pandehurve, Redi Molla, Mariglen Qato dhe të afërmëve të tyre, të financuara plotësisht apo pjesërisht nga të ardhura me burime financimi që përbëjnë produkte të veprës penale, me vlerë totale prej rreth 107,989,000 lekë.

3) Shoqëria tregtare “Restur” sh.p.k dhe 24% e kuotave në shoqërinë “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, me vlerë të aksioneve dhe të drejtave të pagueshme, në total rreth 77,273,000 lekë, si pasuri me vlerë të barazvlefshme me produktet e veprës penale.

Për pasuritë e tjera të luajtshme apo të paluajtshme në zotërim direkt apo indirekt të të pandehurve dhe të afërmve të tyre, për të cilat ka të dhëna se nuk justifikohen me të ardhura nga burime të ligjshme, është rregjistruar referimi pasuror nr.29 viti 2024 dhe do të vijojnë të kryhen verifikimet pasurore në bazë të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar.

Prokuroria e Posaçme në datën 24.12.2024 ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale nr.75 viti 2023 në ngarkim të të pandehurve:

Redi Molla, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 7 (shtatë) herë, 4 (katër) herë e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, e kryer 5 (pesë) herë, të parashikuara nga nenet 259 e 25 (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021) dhe 257/a/2 të Kodit Penal, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287, shkronjat (a), (b), (d), e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.
Mariglen Qato, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 4 (katër) herë, e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuara nga nenet 259 e 25 (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021) dhe 257/a/2 të Kodit Penal, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287, shkronjat (a), (b), (d), e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.
Taulant Tusha, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021) dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer dy herë, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal.
Enton Punavija, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021) dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer dy herë, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal.
Julian Zanaj, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer dy herë, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal.
Albano Janku, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021).
Nestor Muhametllari, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 2 (dy) herë, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 244 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021), si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287, shkronjat (a), (b), (d), e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.
Shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k, e akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 2 (dy) herë, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 244 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021), si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287, shkronjat (a), (b), (d), e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.
Me vendimin e prokurorit të datës 02.12.2024 është vendosur ndarja e çështjes penale dhe veçimi i akteve në lidhje me disa episode, pretendime të tjera të ngritura nga kallëzuesi, si dhe në lidhje me disa rrethana të reja që kanë dalë nga veprimet hetimore të kryera, për të cilat është e nevojshme që të kryhen veprime të tjera hetimore. Konkretisht:

Së pari, është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve për procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion Palestra e Mundjes” të autoritetit kontraktor “Klubi Sportiv Tirana”, si dhe procedurën me objekt “Rikonstruksion i sheshit të parkimit te Selman Stermasi”, të autoritetit kontraktor Tirana Parking. Për këto dy procedura prokurimi janë duke u kryer veprimet për përfundimin e hetimeve dhe dërgimin e çështjes penale për gjykim.

Së dyti, është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve për sa i përket rrethanave dhe fakteve të lidhura me 11 procedura prokurimi të tjera me autoritet kontraktor Bashkinë Tiranë dhe strukturat e tjera në varësi, për rrethanat dhe faktet të lidhura me disa procedura prokurimit të tjera nga autoritetet të tjera publike, për rrethanat dhe faktet e reja të zbuluara nga veprimet hetimore nga këqyrja e të dhënave të njësive kompjuterike dhe aparateve të telefonave celularë të sekuestruar, për pretendimet, informacionet dhe të dhënat e reja të depozituara nga kallëzuesi gjatë fazës së hetimeve paraprake.

Së treti, është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve për sa i përket të dhënave dhe informacioneve të mbledhura gjatë hetimeve se mund të ekzistojnë edhe persona të tjerë funksionarë publikë që mundet të kenë pasur në zotërim të tërthortë shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k apo që mundet të kenë pasur interesa financiare, për persona të tjerë që mundet të jenë përdorur për marrjen e përfitimeve të parregullta, për episodet dhe faktet e lidhura me lëshimin e faturave fiktive të shitjes dhe deklarimet e shpenzimeve dhe blerjeve fiktive nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k.

Lidhur me këto episode është rregjistruar procedimi penal nr.75/1 datë 02.12.2024 dhe vijojnë që të kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Donald Trump bëhet presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara

Donald Trump bëhet presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara

Publikuar më 20.01.2025
Donald Trump u kthye në presidencën amerikane sot me një cer...

Donald Trump u kthye në presidencën amerikane sot me një ceremoni inaugurimi në Uashington, që e bëri atë presidentin e parë i cili do të shërbejë në mandate jo të njëpasnjëshme që nga vitet 1890. Miliona amerikanë po e ndjekin në televizion ndërsa 78-vjeçari Donald Trump filloi një mandat të ri katërvjeçar në Shtëpinë e […]

Lexo më shumë

Babai i Martin Canit: Do të protestojmë çdo datë 18, djali i vogël nuk e di që i vëllai ka ndërruar jetë

Babai i Martin Canit: Do të protestojmë çdo datë 18, djali i vogël nuk e di që i vëllai ka ndërruar jetë

Publikuar më 20.01.2025
Babai i Martin Canit, 14-vjeçarit i cili u vra pranë shkollë...

Babai i Martin Canit, 14-vjeçarit i cili u vra pranë shkollës “Fan Noli”, ka përsëritur sërish thirrjen e tij për drejtësi për ngjarjen e rëndë që i mori jetën të birit. Ëngjëll Cani, ka treguar se djali i tyre i vogël, Henri, nuk është ende në dijeni se i vëllai ka ndërruar jetë.  “Jemi në […]

Lexo më shumë

Sot inaugurimi i Donald Trump si president i SHBA-ve, detajet e ceremonisë në Capitol Hill

Sot inaugurimi i Donald Trump si president i SHBA-ve, detajet e ceremonisë në Capitol Hill

Publikuar më 20.01.2025
Donald Trump mbyll sot rikthimin mahnitës në Shtëpinë e Bard...

Donald Trump mbyll sot rikthimin mahnitës në Shtëpinë e Bardhë, teksa betohet për një mandat të dytë si president i Shteteve të Bashkuara. Pas humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2020, shumë menduan se e ardhmja politike e Trump mori fund. Kritikët vunë në pikëpyetje trashëgiminë e tij politike, pas skandalit të protestës në […]

Lexo më shumë

“Gjermania është bërë vështirë për gjermanët, jo më për shqiptarët”, Rama fton emigrantët të kthehen: Do të shpallim mbështetje financiare për agroturizmin

“Gjermania është bërë vështirë për gjermanët, jo më për shqiptarët”, Rama fton emigrantët të kthehen: Do të shpallim mbështetje financiare për agroturizmin

Publikuar më 18.01.2025
Kryeministri Edi Rama ka nxitur emigrantët që të kthehen në ...

Kryeministri Edi Rama ka nxitur emigrantët që të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në vendin e tyre. Në podcastin e tij “Flasim”, gjatë bashkëbisedimit me një çift bashkëshortësh nga Tragjasi i Vlorës, të cilët kanë një agroturizëm, ai tha se nëse djali i tyre kthehet në Shqipëri dhe e zgjerojnë më tepër aktivitetin, do […]

Lexo më shumë

Baba Mondi viziton Vatikanin, Papa: Bektashinjtë, urë pajtimi dhe pasurimi të ndërsjellë ndërmjet Lindjes e Perëndimit

Baba Mondi viziton Vatikanin, Papa: Bektashinjtë, urë pajtimi dhe pasurimi të ndërsjellë ndërmjet Lindjes e Perëndimit

Publikuar më 16.01.2025
Papa Françesku ka pritur në një takim në Vatikan kreun e bek...

Papa Françesku ka pritur në një takim në Vatikan kreun e bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Gjatë bisedës me delegacionin bektashi të kryesuar nga kryegjyshi botëror, Ati i Shenjtë cilësoi të rëndësishme marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kishës Katolike dhe Komunitetit Bektashi. Në këto kohë të vështira, të gjithë jemi të thirrur ta refuzojmë logjikën e dhunës […]

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta Sabah Bizi, legjenda e futbollit shqiptar u shua në moshën 79-vjeçare

Ndahet nga jeta Sabah Bizi, legjenda e futbollit shqiptar u shua në moshën 79-vjeçare

Publikuar më 16.01.2025
Ndërron jetë legjenda e futbollit shqiptar, Sabah Bizi. Nder...

Ndërron jetë legjenda e futbollit shqiptar, Sabah Bizi. Nderi i kombit ndërroi jetë në moshën 79 vjeçare. Ai ka lindur në Shkodër më 26 janar 1948. Duke patur shtëpinë pranë stadiumit aty, u dashurua shumë shpejt me futbollin. Vitet kalonin dhe së bashku me të dhe dëshira e tij për t’u marrë me këtë sport […]

Lexo më shumë

Qytetari i thotë se është bërë bozë duke dalë çdo ditë në ekran, Rama: Të jesh i sigurt që nuk lë pa bërë asnjë nga punët e mia! Dita nis duke menduar çfarë do bëj për vendin

Qytetari i thotë se është bërë bozë duke dalë çdo ditë në ekran, Rama: Të jesh i sigurt që nuk lë pa bërë asnjë nga punët e mia! Dita nis duke menduar çfarë do bëj për vendin

Publikuar më 16.01.2025
Ne episodin e tetë të “Sy m’Sy”, kreu i qeverisë shqiptare, ...

Ne episodin e tetë të “Sy m’Sy”, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka vendosur që t’i përgjigjet një qytetari i cili është “bezdisur” nga daljet e kryeministrit nëpër rrjetet sociale, duke e kritikuar për këtë mënyrë të qeverisjes dhe duke i kërkuar “llogari. “Mirëmëngjes. U bëre bozë çdo ditë para ekranit. Me sa dimë […]

Lexo më shumë

Agron Tufa i shkruan Berishës: Zgjedhjet për kryetar në degën nr.2 në Tiranë u manipuluan! Prapë kështu do të vazhdoni? Kush do t’u besojë?

Agron Tufa i shkruan Berishës: Zgjedhjet për kryetar në degën nr.2 në Tiranë u manipuluan! Prapë kështu do të vazhdoni? Kush do t’u besojë?

Publikuar më 16.01.2025
Ish-drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizm...

Ish-drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa nga Zvicra ku dhe prej vitesh ka marrë azil politik përmes një letre publike i është drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës. Zgjedhjet e së shtunës së 11 janarit në degën e Partisë Demokratike nr.2 në Tiranë, sipas Tufës kanë qenë të manipuluara, […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda