×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Miratohen anëtarët e rinj në Akademinë e Shkencave, shefja e teknologjisë së OpenAI Ermira Murati zgjidhet akademike në Shqipëri

Asambleja e Akademisë së Shkencave votoi dhe miratoi pranimin e akademikëve të rinj që do të jenë pjesë e këtij institucioni, mes të cilëve spikat emri i Ermira Muratit, e njohur gjerësisht si Mira Murati, e cila është një prej personave më të rëndësishëm në kompaninë OpenAI.

Murati për një periudhë të shkurtër kohe mbajti edhe pozicionin e CEO të kompanisë dedikuar Inteligjencës Artificiale dhe që është krijuese e modelit të famshëm ChatGPT, i përdorur në të gjithë botën tanimë.

Njoftimi i plotë:

Mbledhja e Asamblesë

-Katër kandidatët, akademikë të asociuar, Adrian Civici, Kristina Jorgaqi, Mimoza Hafizi, Rajmonda Buhaljoti, u votuan e pranuan me shumicë vote nga Asambleja për titullin “akademik”-
-Pesë kandidaturat: Angjelin Preljocaj, Ermira Murati, Gëzim Alpion, Lea Ypi, Lulzim Tafa, u votuan e pranuan nga Asambleja për anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë-

Sot më 22 prill 2024 u mbajt mbledhja e Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Mbledhja u mbajt në sallën “Aleks Buda” në praninë e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushi, kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe anëtarëve të Asamblesë.
Mbledhja u mbajt sipas rendit të ditës:
-Paraqitja e kandidaturave dhe votimi për avancim në titull, nga akademik të asociuar në akademik.
-Paraqitja e kandidaturave që propozohen për titullin anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave.
Akad. Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave paraqiti profilet e shkurtra të katër akademikëve të asociuar për avancim në titull, akademik:

Adrian Civici

Prej anëtarësimit si akademik i asociuar Adrian Civici ka vazhduar intensivisht veprimtarinë si kërkues shkencor, duke botuar si autor/ bashkautor pesë monografi në fushën e tij dominante, një prej të cilave fituese e çmimit shkencor “Çabej” që jepet nga ASHSH. Botimet e tij përmbajnë analiza shkencore të thelluara për problematika të mprehta të zhvillimit ekonomik; për çështje të rëndësishme financiare e buxhetore; për politikat ekonomike e ato strukturore që duhet të realizojë vendi në kontekstet bashkëkohore, në epokën e krizave spirale; dhe për aspekte të sfidave të teorisë dhe politikave ekonomike. Gjatë periudhës 2020-2023 ai ka botuar gjashtë artikuj shkencorë, prej të cilëve tre të indeksuar ndërkombëtarisht në Scopus. Ka marrë pjesë në dhjetë konferenca shkencore ndërkombëtare e kombëtare. Është autor/ bashkautor i katër studimeve shkencore, dy prej të cilëve të mundësuar nga fondacioni “Friedrich Ebert”. Veprimtarisë së tij i shtohen shtatë ligjërata të hapura, brenda vendit dhe si profesor i ftuar. Ka botuar disa dhjetëra artikuj popullarizues e sensibilizues në shtyp e media.
*
Kristina Jorgaqi

Gjatë katër vjetëve prej pranimit si anëtare e asociuar Kristina Jorgaqi ka botuar katër vepra të plota, nga të cilat dy fjalorë (me botues Akademinë e Shkencave) dhe një monografi në gjuhë të huaj. Është autore e katër referimeve në konferenca shkencore ndërkombëtare; pjesëmarrëse si drejtuese ose anëtare grupi në pesë projekte shkencore, tre prej të cilëve projekte europiane, me partnerë universitarë në Itali e Gjermani; profesore e ftuar në disa universitete jashtë vendit; anëtare bordi/redaksie shkencore në pesë këshilla/redaksi; me kontribute në programin e doktoratës si drejtuese shkencore (një prej tyre jashtë vendit).
*
Mimoza Hafizi

Pasi u pranua në Asamble si akademike e asociuuar, Mimoza Hafizi ka vazhduar veprimtarinë e saj kërkimore-shkencore brenda vendit dhe në kuadër të programeve ndërkombëtare në fushën e fizikës dhe astrofizikës. Anëtare e grupit ndërkombëtar “Theseus” dhe të “Cost Action”; e propozuar nga Akademia e Shkencave si anëtare e bordit drejtues të ALLEA-s për periudhën 2024-2027. Është autore/ bashkautore e gjashtë artikujve shkencorë të botuar jashtë vendit në revista të indeksuara; pjesëmarrëse me referime në 15 ngjarje shkencore ndërkombëtare dhe brenda vendit; e angazhuar në veprimtarinë institucionale si anëtare e drejtuese jurie dhe në borde shkencore; drejtuese e Institutit Kombëtar të Fizikës, drejtuese e shkollës verore të matematikës, bashkëdrejtuese e programeve dypalëshe shqiptaro-franceze.
*
Rajmonda Buhaljoti

Gjatë periudhës prej pranimit si akademike e asociuar, Rajmonda Buhaljoti ka botuar shtatë artikuj shkencorë, pesë prej të cilëve me indeksim ndërkombëtar në platformën “Scopus”. Ka referuar si autore/ bashkautore në 15 konferenca shkencore ndërkombëtare; pjesa më e madhe e të cilave me konkurrim (peer review). Ka marrë pjesë me kumtesa në 10 konferenca kombëtare (me kontribues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut). Ka drejtuar pesë projekte të nivelit ndërshtetëror, kombëtar, qeveritar dhe institucional. Ka ushtruar një veprimtari cilësore universitare si titullare lënde dhe referuese ligjëratash të veçanta e drejtuese e programeve të doktoratës.
Më tej, akad. Gjinushi paraqiti profilet e pesë kandidatëve që propozohen për titullin anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave

Angjelin Preljocaj

I propozuar për pranimin si anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave nga radhët e personaliteteve të shquara si Gjergj Prevazi dhe nga akad. Ismail Kadare, me një libër kushtuar atij.
Një nga personalitetet më të njohur në Botë në fushën e koreografisë bashkëkohore. Që prej mesit të viteve 1980 dominon skenën franceze, europiane e botërore me mjeshtërinë dhe origjinalitetin e artit të tij, si balerin e koreograf. Karriera e tij artistike është cilësuar brilante. Është autor i dhjetëra pjesëve koreografike origjinale, që nga ato të miniaturës e deri tek veprat e mëdha koreografike, duke krijuar një shkollë më vete mjeshtërie, e njohur si Preljocaj Ballet.
Ismail Kadare ka shkruar për Preljocajn: Alfabeti i tij i gjallë njerëzor ka gjithë mrekullinë, po edhe përkohshmërinë që ka qenia njerëzore; ky alfabet bart gjithë thesarin e tij.

Ermira Murati

Ermira (Mira) Murati është studiuese e drejtuese ekzekutive në degëzimet më të reja të shkencave të informatikës; përgjegjëse në të mirënjohurën Open Artificial Inteligence që nga viti 2018. PPas një bashkëpunimi të suksesshëm si studiuese prej më shumë se shtatë vjetësh dhe u bë zyrtari kryesor i teknologjisë, duke udhëhequr punën në ChatGPT. Është supervizore e përparimeve teknike dhe e drejtimit të projekteve shkencore parësore të Open AI, duke përfshirë zhvillimin e modeleve dhe mjeteve të avancuara të inteligjencës artificiale. Me emrin e saj lidhen arritje nga më të rëndësishmet në zhvillimin e disa prej produkteve më të shquara të Open AI, duke përfshirë serinë e modeleve gjuhësore të Transformerit të Paratrajnuar Gjenerues (GPT). Veprimtaria e saj përfshin shtyrjen e kufijve të mësimit të makinerive, ndërkohë që mbron përdorimin e përgjegjshëm e etik të teknologjive të AI. Është vlerësuar nga autoritetet teknologjike për një aftësi të shkëlqyer të demonstruar për të mbledhur me sukses ekipe me ekspertizë teknike, mendjemprehtësi tregtare dhe gëzon një vlerësim të thellë për rëndësinë e misionit, duke ndihmuar në ndërtimin e disa prej teknologjive më emocionuese të AI, të papara ndonjëherë më parë. Rekomandues janë akad. Anastas Angjeli dhe prof. Dhimitër Tole, që e cilësojnë kandidaten si një nga personalitetet më të njohur sot në fushën e zhvillimeve teknologjike dhe të inteligjencës artificiale.

Ermira Murati

Gëzim Alpion

Propozuar për pranimin si anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave nga Kryesia. Dy anëtarë të Asamblesë, akademikët Arben Merkoçi e Adem Bunguri, njohës të veprimtarisë së tij shkencore e universitare, janë rekomandues për kandidimin; përveç letrës së referencës nga imzot George Frendo, arkipeshkv i mëparshëm i Durrësit dhe Tiranës; si dhe vlerësimit zyrtar me shkrim nga profesor Nicola Gale, drejtor i Shkollës së Politikës dhe Sociologjisë në Universitetin e Birminghamit.
Gëzim Alpion ka mbrojtur doktoratën në filozofi, është profesor në Universitetin e Birminghamit, ku vitet e fundme ka krijuar për herë të parë një kurs të shqipes; profesor i ftuar në disa universitete të Botës; autor i shtatë veprave monografike si autor i vetëm dhe i disa të tjerave si bashkautor; i njohur si biografi më i besueshëm për Nënë Terezën, vepër e përkthyer dhe botuar mbi 15 herë; autor i 17 artikujve shkencorë dhe kritikë të pranuar me konkurrim (peer review); shkruar libra artistikë dhe disa dhjetëra artikuj në shtyp e media. Veprat e tij janë të recensionuara në më shumë se 100 raste. Mban tituj nderi e merite, mirënjohje dhe dekorata nga shteti shqiptar dhe nga vende të tjera.

Lea Ypi

E njohur dhe e vlerësuar ndërkombëtarisht si studiuese e shkrimtare shqiptare; autore e tetë veprave studimore e letrare të mirënjohura, të botuara anglisht, gjermanisht, frëngjisht, holandisht, spanjisht, italisht e kinezisht; dy prej tyre të botuara dhe në shqip. Rekomandues të kandidaturës së saj janë akademikët Floresha Dado e Stefan Çapaliku, të cilët vlerësojnë se kandidatja është një personalitet me sukses të jashtëzakonshëm në shkallë ndërkombëtare, me prestigj të lartë. Lea Ypi është doktore e shkencave në filozofi, profesore e filozofisë politike dhe titullare lënde në Shkollën e Shkencave Politike dhe Ekonomike të Londrës; profesore në Universitetin Kombëtar të Australisë; profesore e ftuar në dhjetëra universitete në të gjitha kontinentet me mbi 100 ligjërata të hapura; me një veprimtari të vijueshme publicistike në tribuna nga më të rëndësishmet në arealin e anglosferës; mendimtare që këshillohet nga institucione ndërkombëtare, mjedise shkencore dhe media si pikë reference për të shkuarën e afërme dhe të sotmen e çështjeve shqiptare.

Lulzim Tafa

Tri përbërëse të profilit intelektual të kandidatit Lulzim Tafa veçohen nga dy rekomanduesit, akademikët Xhevahir Spahiu e Shaban Sinani.
Përbërësja akademike: Lulzim Tafa është doktor i shkencave në drejtësi, i specializuar për të drejtën penale, me veprimtari universitare dhe pjesëmarrje qytetare si veprimtar për të drejtat e njeriut. Është profesor universiteti, ligjërues e profesor i ftuar; anëtar i Akademisë Europiane të Shkencës dhe Arteve dhe i Akademisë së Shkencave të Bosnjës.
Kandidati ka një veprimtari botuese të pandërprerë prej më shumë se tri dekadash si poet që cilësohet me të drejtë përfaqësues i brezit letrar shqiptar të pas 1990-ës në Kosovë. Është autor i 10 vëllimeve poetike, të cilët kanë merituar çmime ndërkombëtare të mirënjohura si Neruda e Eminescu, duke përfshirë urdhrin presidencial francez Ordre des Arts et de literature. Këtij certifikimi i shtohet numri i madh i gjuhëve në të cilat është përkthyer vepra e tij. Numri i gjuhëve në të cilat lexohet poezia e tij është rreth 30.
Përbërësja e tretë shprehet në nismat e tij vetjake për të promovuar vlerat e trashëgimisë së kolegëve të vet, brezave të rinj krijues, jashtë çdo interesi pragmatist. Është themelues e mundësues i pesë çmimeve e mirënjohjeve në letërsi, duke përfshirë çmimin Ali Podrimja; është aktivist për vokacion në lëvizje emancipuese, që nga lëvizjet letrare, nismat në favor të studentëve. Është themelues i The British School of Kosova, i Universitetit AAB (prej 8 vjetësh dhe rektor i tij), i televizionit jopublik ATV dhe gjithashtu i një teatri jopublik shqiptar në Prishtinë.

Pasi u zhvillua procedura e votimeve:

Të katër kandidatët, akademikë të asociuar, Adrian Civici, Kristina Jorgaqi, Mimoza Hafizi, Rajmonda Buhaljoti u votuan e pranuan me shumicë votash nga Asambleja për titullin “akademik”.

Të pesë kandidaturat: Angjelin Preljocaj; Ermira Murati; Gëzim Alpion; Lea Ypi; Lulzim Tafa, u votuan e pranuan me shumicë votash nga Asambleja për anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Në fund u zhvillua edhe pika e tretë e rendit të ditës, njohja me konkluzionet e mbledhjes së bordit të drejtorëve të datës 9.4.2024, në lidhje me autonomitë dhe lirinë akademike.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë, mënyra e përfitimit dhe kur do të bëhet bashkimi i periudhave të kontributeve

Hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë, mënyra e përfitimit dhe kur do të bëhet bashkimi i periudhave të kontributeve

Publikuar më 03.07.2025
Një ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së pensioneve me...

Një ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së pensioneve me Italinë, është dorëzuar aplikimi i parë në portalin “e-Albania” nga një shtetas shqiptar, që kërkon bashkimin e periudhave të kontributeve. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, ka shpjeguar në një konferencë për mediat formularët që duhet të plotësohet në lidhje me marrëveshjen […]

Lexo më shumë

Fitoi mandatin e deputetes pas rinumërimit në Fier, Maldrita Bardho e PS jep dorëheqjen dhe ia lë vendin Zegjine Çaushit: Ka luftuar më shumë

Fitoi mandatin e deputetes pas rinumërimit në Fier, Maldrita Bardho e PS jep dorëheqjen dhe ia lë vendin Zegjine Çaushit: Ka luftuar më shumë

Publikuar më 03.07.2025
Socialistja Maldrita Bardho, ka dhënë dorëheqjen si deputete...

Socialistja Maldrita Bardho, ka dhënë dorëheqjen si deputetet e re e Kuvendit të Shqipërisë, pasi fitoi mandatin nga rinumërimi i kutive të votimit në Fier, duke i marrë mandatin Zegjine Çaushit me 10 vota më shumë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Maldrita Bardho shprehet se do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe […]

Lexo më shumë

“Përplasën 3 makina me Audi Q8”, policia jep detaje për arrestimin e Skerdi Sinës, në kërkim shoku i tij. Në janar u akuzuan se mbajtën peng një 21-vjeçare

“Përplasën 3 makina me Audi Q8”, policia jep detaje për arrestimin e Skerdi Sinës, në kërkim shoku i tij. Në janar u akuzuan se mbajtën peng një 21-vjeçare

Publikuar më 02.07.2025
Policia e Tiranës ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja që ...

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja që ndodhi sot pasdite në zonën e “Myslym Shyrit” dhe “Vasil Shantos”, ku një automjet luksoz tip Audi Q8 nuk iu bind urdhrit të ndalimit nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, duke shkaktuar ndjekje, përplasje dhe bllokim trafiku në rrugët e kryeqytetit. Burime zyrtare bënë me […]

Lexo më shumë

Me shkollë të mesme, i divorcuar dy herë, deputet pas tentativës së 8-të dhe disa herë pranë vdekjes, kush Nigel Farage, politikani britanik që debaton me Edi Ramën

Me shkollë të mesme, i divorcuar dy herë, deputet pas tentativës së 8-të dhe disa herë pranë vdekjes, kush Nigel Farage, politikani britanik që debaton me Edi Ramën

Publikuar më 02.07.2025
Sot është 61 vjeç. Nuk ka ndjekur universitetin. Dy herë i d...

Sot është 61 vjeç. Nuk ka ndjekur universitetin. Dy herë i divorcuar. Ka katër fëmijë. Kandidoi për Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar 7 herë pa sukses derisa u zgjodh herën e 8-të në vitin 2024. Sondazhet e shohin si më të pëlqyerin e publikut për kryeministër zgjedhjet e ardhshme. Si ata që e duan dhe […]

Lexo më shumë

Rinumërimi në Fier përmbys rezultatin, Zegjine Çaushi e njohur për videot ndaj Gaz Bardhit humbet mandatin, në parlament do të shkojë Maldrita Bardho

Rinumërimi në Fier përmbys rezultatin, Zegjine Çaushi e njohur për videot ndaj Gaz Bardhit humbet mandatin, në parlament do të shkojë Maldrita Bardho

Publikuar më 02.07.2025
Rezultatit të rinumërimit të 586 kutive në këtij Qarku, nuk ...

Rezultatit të rinumërimit të 586 kutive në këtij Qarku, nuk ka prodhuar ndryshim të numrit të mandateve, por një përmbysje brenda listes preferenciale të Partisë Socialistë. Zegjine Çaushi, e cila u be e “famshme” per videot e saj kundra Gazment Bardhit, ka humbur mandatin e deputetes së PS. Vendin e saj në parlamentin e ri te […]

Lexo më shumë

Nëna e Erion Veliajt reagon për burgosjen e të birit: Pse Europa po i mbyll sytë ndaj një shkeljeje flagrante të vlerave mbi të cilat u ndërtua BE?

Nëna e Erion Veliajt reagon për burgosjen e të birit: Pse Europa po i mbyll sytë ndaj një shkeljeje flagrante të vlerave mbi të cilat u ndërtua BE?

Publikuar më 02.07.2025
“Si një qytetare shqiptare dua që vendi im t’i trajtojë njer...

“Si një qytetare shqiptare dua që vendi im t’i trajtojë njerëzit me drejtësi. Si nëna e Erionit dua të di që djali im do të trajtohet me dinjitet.” Këto fjalë shkruan në një letër të hapur, Shqiponja Veliaj, nëna e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj të arrestuar në shkurt nga SPAK pas akuzave për korrupsion. […]

Lexo më shumë

Rama kritikon kryebashkiakët e qarkut Elbasan: Jeni shkëputur nga fshati, bëni kthesë. Linjë kredie 250 mln € për bujqësinë

Rama kritikon kryebashkiakët e qarkut Elbasan: Jeni shkëputur nga fshati, bëni kthesë. Linjë kredie 250 mln € për bujqësinë

Publikuar më 02.07.2025
Në Cërrik po zhvillohet një takim i rëndësishëm, ku kryemini...

Në Cërrik po zhvillohet një takim i rëndësishëm, ku kryeministri Edi Rama mbledh krerët e bashkive të Qarkut Elbasan. Në fokus të diskutimeve është agjenda “Bujqësia 2030” dhe sfidat e mundësitë në këtë sektor. Në takim marrin pjesë edhe ministrat Anila Denaj dhe Belinda Balluku, si dhe drejtues të agro-turizmit. Ky është një hap drejt […]

Lexo më shumë

Rroga, karburanti, telefoni, dietat për udhëtime e qiraja e shtëpisë, ja sa i kushton një deputet shqiptarëve?

Rroga, karburanti, telefoni, dietat për udhëtime e qiraja e shtëpisë, ja sa i kushton një deputet shqiptarëve?

Publikuar më 02.07.2025
Në pesë muajt e parë të vitit 2025, Kuvendi i Shqipërisë ka ...

Në pesë muajt e parë të vitit 2025, Kuvendi i Shqipërisë ka shpenzuar mbi 2.2 milionë euro për mbulimin e pagave dhe përfitimeve të tjera të 140 deputetëve. Kjo shumë përfshin pagat bazë mujore, por edhe një sërë përfitimesh të tjera që i bashkëngjiten detyrës së tyre. Paga zyrtare mujore e një deputeti në Shqipëri, […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda