Një person ka humbur jetën dhe disa dhjetëra kanë mbetur të plagosur sot në kampin e muxhahedinëve, në Manzë, pas një përplasje mes banorëve të kampit dhe policisë. Ky fakt konfirmohet dhe nga zëdhënësi i MEK, i cili pohon se viktimë ka ngelur një banor i kampit ASHRAF. Sipas tij, banori i vrarë është Ali Mostashari. Këtë fakt e ka konfirmuar edhe avokati i muxhahedinëve, Genc Gjokutaj.
Po kështu ai shton se 36 persona janë plagosur dhe janë nën oksigjen.
Policia e Shtetit në një reagim zyrtar bën me dije se kontrollet në kampin e Muxhahedinëve në Manëz të Durrësit janë kryer në të gjitha ambientet dhe zyrat e kampit.
“Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.
Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.
Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij. Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar”-thuhet në njoftimin e policisë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/