Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistrimin e kandidatëve për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është zbuluar edhe emri i parë për kandidat.
Mësohet se Prençi ka qenë aplikuesi i parë për këtë post. Prençi ka një karrierë të gjatë në rradhët e uniformave blu. Ai ka përfunduar studimet master shkencor për menaxhimin strategjik të policisë ka dorëzuar edhe platfomën se si duhet të reformohet organizata e uniformave blu.
Në të kaluarën ai ka drejtuar policinë e Korçës për vitet 2005-2007, më pas policinë e Fierit për 8 muaj në vitin 2009. Nga viti 2009 deri në 2012 ka drejtuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe më pas ka drejtuar policinë Dibrës për 4 muaj po në vitin 2012. Prenç ka drejtuar për 5 vite nga viti 2013 deri në vitin 2018 Emergjencat Civile dhe më pas ka mbuluar detyrën e Këshilltarit të ish-Presidentit Ilir Meta për Mbrojtjen Civile, Rendin dhe Sigurinë.
Ai ka kandiduar në primaret e Sali Berishës për kryebashkiak në Kamëz, si dhe për deputet të LSI në Durrës.
Pas dorëheqjes së ish-Drejtorit të Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku është hapur menjeherë gara në datën 10 Shtator, ku sipas njoftimit aplikimi zgjat shtatë ditë. Përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është vendosur Sokol Bizhga. Afati i fundit për dorëzimin e kandiaturave është deri të mërkurën e kësaj jave, 18 shtator.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/