Një plan marrëveshje dhe projekt për sterizilimin e kujdesin ndaj qenve të rrugës, rezulton të jetë dorëzuar nga A. K., 40-vjeçaria e cila u shfaq në një video seksi me Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.
Oficerët e BKH-së dhe prokurorët e SPAK, kanë sekuestruar këtë plan-marrëveshje dhe projektin e dorëzuar nga A. K., në bashkinë e Kukësit, dokumente këto që implikojnë Gjicin në favorizim dhe korruptim të zyrtarit të lartë, duke përfituar favore seksuale nga A. K.
Një burim pranë SPAK, tha se A. K., rezulton të ketë paraqitur në bashkinë Kukës një projekt-plan për ngritjen e një qëndre grumbullimi të qenve endacakë në bashkinë Kukës.
Plani përmban firmën e disa ambientalistëve dhe ekspertëve që janë pjesë e shoqatave për mbrojtjes e kafshëve.
Ende ky plan nuk kishte marrë konkretizimin e bashkisë Kukës, por tashmë dokumentet janë sekuestruar në kuadër të hetimeve që SPAK po heton Gjicin, për dhënien e favoreve.
Mes dokumenteve të sekuestruara në bashkinë e Kukësit është dhe një sipërfaqe toke që A. K., ka marrë me qira në një fshat të Kukësit.
Video skandali është e gjatë 17 minuta ku veç minutazhit erotik, Safet Gjici në cilësinë e kryetarit të bashkisë Kukës, komunikon me A. K., duke e orientuar këtë të fundit të dorëzojë dokumentet si plan dhe preventive financiar me qëllim miratimin e projekt-idesë.
Video e plotë tashmë ka rënë në dorë të SPAK, dhe është transkriptuar e gjitha. Përmes bisedave mes A. K. dhe Safet Gjicit, ky i fundit shfaqet duke i premtuar favore ekonomike nga buxheti i bashkisë, 40-vjeçares.
Tashmë SPAK, veç akuzës së “Shpërdorimit të detyrës”, ka ngritur dhe akuzën e “Korrupsionit ndaj zyrtarit të lartë”, gjë e cila pritet të sjellë caktimin e një mase sigurimi ndaj Safet Gjicit.
Sipas SPAK, në këmbim të miratimit të projektit të sterilizimit të qenve dhe dhënien së pagesave përmes buxhetit të bashkisë Kukës, Safet Gjici, ka kërkuar favore seksuale nga A. K.
Video tjetër
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka publikuar një sekuencë nga video përgjimi i Safet Gjicit me shtetasen A.K, me të cilin u shfaq duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë.
Gjatë sekuencës së publikur nga gazetari, Gjici dëgjohet duke biseduar për një tender të sterilizmit dhe kastrimit të qenve të rrugës, për të cilin A.K, duket e interesuar.
Sipas gazetarit, kjo bisedë është zhvilluar pak momente pasi ish kryetari i Bashkisë së Kukësit dhe A.K kanë kryer marrëdhënie seksuale, video e cila është bërë virale në rrjetet sociale dhe solli dorëheqjen e kryetarit të bashkisë. Gjici gjithashtu po hetohet nga SPAK lidhur me këtë çështje.
Artan Hoxha: “Dielli nuk mbulohet me shoshe Padisha!!!
Epo t’a humbesh “pashallekun” e Kukesit, pasi e ke “paguar me flori”, për nje tender ordiner te “kastrimit dhe sterilizimit te qeneve te rruges”, vetem Padishaut tone mund t’i beje vaki…
Gjithsesi, “çfare ke mbjelle do te korresh”, thote populli.
Mardhenia mes ish-kryebashkiakut te Kukesit Safet Gjici dhe vajzes A.K. nuk ishte thjeshte nje çeshtje flirti, por preludi i nje afere biznesi…
Tentativa per ta mbuluar te verteten edhe tre dite pas publikimit te videos tashme eshte e dukshme.
Ne te vertete, nuk eshte vetem nje shkelje etike e zyrtarit me te larte lokal, te zgjedhur me votat e popullit, por nje afer e paster korrupsioni per te perfituar nga parate e taksapaguesve te varfer shqiptare.
Biseda e ish-kryebashkiakut te Kukesit, Safet Gjici, me vajzen e prezantuar si A.T, perfaqesuese e nje kompanie per kastrimin dhe sterilizimin e qenve te rruges, ne zyren e bashkise vetem nje minute pas kryerjes se mardhenies intime mes tyre, tregon pikerisht kete gje, afern korruptive.
Vajza kerkon nje mundesi punesimi ose ndihmen e kryetarit te bashkise per projektin e kastrimit dhe sterilizimit te qeneve te rruges.
Madje ajo i thote se keto para, Gjici nuk do t’i paguaje nga xhepi, por nga buxheti i bashkise.
Gjici pasi e degjon vajzen, e miraton oferten e saj dhe i ofron gjithe mbeshtetjen e tij, duke i vene ne dispozicion stafin e bashkise.
Madje i sugjeron edhe menyren sesi ky projekt do te miratohet ne keshillin bashkiak, per te mos patur probleme dhe per te qene ne rregull me ligjin.
Gjici therret ne zyre nenkryetarin e bashkise Granit Gjana dhe e urdheron te ndihmoje vajzen duke ndjekur proceduren per dokumentacionin e projektit.
Me poshte video e Gjicit dhe vajzes, ku bisedojne per te perfituar projektin e kastrimit dhe sterilizimit te qeneve te rruges ne Kukes dhe menyren se si ky projekt do te miratohet ne Keshillin Bashkiak…
A.K.: Do me ndihmosh te bej nje rrethim per qente apo jo?!
Eeee na sajo ndonje pune ketu re, te vi te marre nje shpi me qira ketu.
Kam dy shkolla.
Shteti do me paguaj, s’do me paguash ti…
Safet Gjici: Per qente?!
A.K.:He?
Safet Gjici: Tani.
Do shkosh, do ta therrasim kete qe merret me keto punet e qenve.
Do t’ia lesh ato…
A.K.:Letrat, po.
Safet Gjici:Se si i ke, se duhet kalu me vendim keshilli kjo e para.
A.K.:Se kam gjetur gjithe ate toke. 400 mije leke te vjetra shkonte thurja me te perdorura.
Safet Gjici: Po mire se nuk eshte problemi aty, problemi eshte qe, ne si do ta kryejme proçeduren, qe gjithe qente e rruges qe marrim ketu t’i sjellim atje dhe si shkon, sa shkon situacioni, preventivi, njeren tjetren…
A.K.: I kam me projekt te tera.
Safet Gjici: Me projekt??!! Tani ta therras une kete edhe shko ti aty te…
A.K.: Eshte ketu te bashkia??-shkruan Artan Hoxha.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/