Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, qëndroi në SPAK për rreth 5 orë, ndërsa në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ka bërë një sqarim lidhur me atë që ka ndodhur.
Veliaj e konsideroi një kurth të sajuar vajtjen e tij në SPAK, ndërsa tha se ishte denoncuar në mënyrë anonime nga qytetari Nesti Angoni, i cili nuk ekzsiton. Në këtë kuadër, Veliaj tha se ky ishte një kurth i sajuar, një kurth anonimësh, nga ata që kanë mentalitetin dhe kulturën linçuese.
“Ju detyrohem një sqarim për bashkëpuimin dhe vizityën time në SPAK sot para dite. Jam informuar që jam denoncuar në mënyrë anbonime nga një qytetar që quhet Nesti Angoni i cili është një personazh që nuk ekziston për të na kthyer mallin e letrave anonime. Nesti Angoni nuk ekziston. Të gjithë e dimë kë përfaqëson ky emër, mentaliteti dhe çfarë kulture linçuese”, tha Veliaj.
Ai shtoi se e gjithë Tirana e di se ku ka banuar para zgjedhjeve, ku banon pas zgjedhjeve dhe ku do të banojë në vijim. “I përkas brezit të politikanëve që nuk bëjnë letra anonime, as i thonë SPAK-ut SKAP dhe as nuk bëjnë protesta para Prokurorisë Speciale. Këtu do të jemi dhe do ju mundim në maj, do e shikoni se ku është populli i Tiranës”, tha Veliaj.
Deklarata e Veliajt
Ju detyrohem një sqarim për bashkëpunimin dhe vizitën time në SPAK sot paradite.
Jam informuar që jam denoncuar në mënyrë anonime nga një qytetar që quhet Nesti Angoni i cili është një personazh që nuk ekziston për të na kthyer mallin e letrave anonime. Unë e kuptoj që disa njerëz që nuk na mundin dot në betejë, nuk na mundin dot në zgjedhje janë kthyer në zanatin e letrave anonime.
Nesti Angoni nuk ekziston. Të gjithë e dimë kë përfaqëson ky emër, mentaliteti dhe çfarë kulture linçuese përfaqëson ky stil. Dhe megjithatë duke qenë se kryetari i Bashkisë ka në zotërim regjistrin civil dhe mund të verifikojë qartazi që është një kurth i sajuar, kam qenë bashkëpunues. Do ishte shqetësuese nëse kryetari i Bashkisë edhe për kurthe anonime nuk paraqitet.
E di gjithë Tirana ku jetoj unë, ku banoj, ku isha para zgjedhjeve, ku mbanoj pas zgjedhjeve dhe ku do jem deri në në fund të kësaj detyre. Unë hyj tek ajo racë politikanësh që nuk i thotë SPAK-ut SKAP kur nuk i intereson dhe i thotë SPAK kur i intereson për kundërshtarët e vet.
As kam bërë antiprotesta, as letra anonime se vij nga një brez jo i letrave anonime dhe as i them SPAK-ut plaç kur shkon dhe me letra anonime mundohen. Këtu do jemi, në Maj do ju mundim bashkë me letrat anonime e kurthe, e me gjithë klithmat e hienave”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/