×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Mediat greke: Fredi Beleri do të kandidojë për eurodeputet me partinë e kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, do të kandidojë për eurodeputet për partinë “Demokracia e re” me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Kështu shkruan gazeta greke “Kathimerini”.

Mediat helene shkruajnë se Beleri do të jetë kandidat në listën që pritet të publikohet pasditen e kësaj të hëne, 15 prill, nga partia e kryeministrit grek.

“Kathimerini” raporton se deri në mëngjesin e kësaj të hëne janë caktuar 41 nga 42 kandidatët e “Demokracisë së Re”, ku e vetmja çështje pezull është konfirmimi për futjen në listë të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, dy ditë përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Ai së bashku me bashkëpunëtorin e tij në fushatë elektorale Pandeli Kokaveshi janë dënuar nga Shkalla e Parë e GJKKO-së për veprën penale të shit-blerjes së votave.

Beleri nuk e ka marrë dot detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk ia kanë mundësuar dhënien e lejes së posaçme për ta kryer betimin.

Beleri dhe Mitsotakis

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të martën më 5 mars që të shpallë fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri dhe e dënoi atë me 2 vjet burg. I akuzuari si bashkëpunëtor i tij, Pandeli Kokaveshi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, masë që u pezullua dhe u vendos në shërbim prove për tre vjet.

Vendimi për Belerin u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Erjon Çela dhe anëtare gjyqtaret Irena Gjoka e Flora Hajredinaj, pas një procesi që zgjati prej rreth 6 muajsh në gjykatë. Shpallja e vendimit u monitorua nga përfaqësues të Bashkimit Evropian, mbështetetësit e Belerit, përfaqësuesit e ambasadës greke në Tiranë si dhe gazetarë grekë.

Para se trupi gjykues të tërhiqej për vendim, Beleri paraqiti qëndrimin e tij përfundimtar, duke e cilësuar hetimin e prokurorisë dhe vendimarrjet e ndërmjetme të gjyaktës si politike, me qëllim vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Bashkinë e Himarës. Ai u ndërpre nga kryesuesi Çela, i cili i kërkoi që të mos anatemonte trupin gjykues, por të paraqiste pretendimet e tij përfundimtare lidhur me akuzën e ngritur nga prokuroria. Beleri mbajti të njëjtin qëndrim si gjatë gjithë procesit, duke e cilësuar hetimin të stisur ndaj tij dhe të paligjshëm.

“Që nga fillimi e deri më sot kjo çështje është politike,” pretendoi Beleri, fjala e së cilit u duartokit nga mbështetësit e tij në sallë.

Beleri dhe Kokoveshi u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Vlorës në orët e para të mëngjesit të 12 majit 2023, vetëm dy ditë përpara datës kur do të votohej për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive. Sipas organit të akuzës, rezultonte se i pandehuri Beleri ka ofruar nga 50 euro për tetë vota. Po ashtu, Beleri u akuzua se i kishte dhënë paratë nëpërmjet të pandehurit tjetër, Pandeli Kokaveshi.

Beleri ishte kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” përballë kryebashkiakut socialist të Himarës, Jordgo Goro, i cili garonte për mandatin e tij të katërt. Megjithëse i arrestuar, Beleri u shpall fitues i zgjedhjeve të 14 majit për Himarën.

Dosja u transferua prej Prokurorisë së Vlorës në atë të Posaçme, SPAK, që kërkoi deklarimin fajtor të Belerit për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe dënimin e tij me 2.6 vjet burg. Për Kokaveshin, SPAK kërkoi dënimin me 2 vjet heqje lirie dhe pezullimin e masës ndëshkimore për arsye shëndetësore, me kusht që të paraqitet pranë shërbimit të provës për katër vjet.

Përfaqësuesi ligjor i Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit, Geni Gjyzari, u qëndroi gjatë konkluzioneve përfundimtare pretendimeve të parashtruara gjatë gjithë seancave se, hetimi i kryer ishte i paligjshëm dhe se aktet e prokurorisë për rrjedhojë janë të papaërdorshme. Ai evidentoi se nuk ishte kompetencë e Prokurorisë së Vlorës për kryerjen e hetimeve të tilla, por e SPAK-ut. Po ashtu, konstatoi se përgjimet dhe vëzhgimet e policisë ishin kryer me iniciativë, pëparara se të nxirrej një urdhër nga prokuroria. Për prokurorët që kishin hetuar çështjen në Vlorë, tha se ishin zgjedhur duke shmangur shortin.

Sipas Gjyzarit, dëshmitarët mbi të cilët ishte bazuar hetimi, vëllezërit Arsen dhe Avdul Rama, kishin dhënë disa deklarime kontradiktore e të rreme. Sipas tij, fakti se dëshmitari Arsen Rama ishte paguar nga policia, përbënte një vepër penale, pasi një bashkëpunëtor i prokurorisë nuk mund të paguhet. Gjyzari shpjegoi se paguhen vetëm informatorët e policisë dhe jo bashkëpunëtorët apo dëshmitarët e prokurorisë. Sipas avokatit, dukej se gjithë veprimet e kryera nga policia dhe prokuroria e Vlorës kishin pasur si qëllim pengimin e Belerit për të fituar zgjedhjet vendore për Bashkinë e Himarës, gjë që u theksua dhe nga vetë i pandehuri.

Mbështetësit e Fredi Belerit në Gjykatën e Posaçme të martën gjatë shpalljes së vendimit. Foto: LSA.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

“Më goditi në brinjë dhe fundshpinë”/ Plagosi me thikë drejtorin e ATK-së, VOA: Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Delina Ibrahimaj

“Më goditi në brinjë dhe fundshpinë”/ Plagosi me thikë drejtorin e ATK-së, VOA: Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Delina Ibrahimaj

Publikuar më 30.04.2024
Kërkesa e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes së ...

Kërkesa e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes së konfliktit të ndodhur në nëntor të vitit të kaluar mes Drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive Eri Koshaj dhe Andri Ibrahimajt, bashkëshortit të ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj, duket se lë shumë paqartësi mbi ngjarjen dhe dinamikën e […]

Lexo më shumë

AstraZeneca pranon për herë të parë se vaksinat e saj anticovid kanë shkaktuar efektin e rëndë anësor, pas padive të viktimave

AstraZeneca pranon për herë të parë se vaksinat e saj anticovid kanë shkaktuar efektin e rëndë anësor, pas padive të viktimave

Publikuar më 29.04.2024
Grupi britanik AstraZeneca ka pranuar për herë të parë në gj...

Grupi britanik AstraZeneca ka pranuar për herë të parë në gjykatë se disa nga vaksinat e saj kundër ‘Covid’ shkaktojnë mpiksjen fatale të gjakut në vena. Rrjeti vendas Daily Mail, shkruan se efekti i rrallë anësor është në qendër të një padie shumë-milionëshe dëmshpërblimi nga qytetarë britanikë që janë gjymtuar ose kanë humbur të afërmit […]

Lexo më shumë

Pse s’u transmetua të dielën pjesa e dytë e investigimit të Rai 3? Gazetari: Po presim Ramën

Pse s’u transmetua të dielën pjesa e dytë e investigimit të Rai 3? Gazetari: Po presim Ramën

Publikuar më 29.04.2024
Shumë kush iu kthye të dielën kohës së komunizmit kur sajoni...

Shumë kush iu kthye të dielën kohës së komunizmit kur sajonin ‘kanaçe” për të kapur RAI-n. Disa më modernë, blenë IPTV pirate për një ditë, ndërsa të tjerë provuan kërkimin manual të stacioneve satelitore. E gjitha kjo sepse emisioni “Report” që transmetohet çdo të dielë, në mbrëmje, kishte anunçuar transmetimin e pjesës së dytë të […]

Lexo më shumë

KLGJ cakton 6 muaj mbrojtje për gjyqtarin e Shkodrës, Tonin Stërkaj

KLGJ cakton 6 muaj mbrojtje për gjyqtarin e Shkodrës, Tonin Stërkaj

Publikuar më 29.04.2024
Pas vendosjes së një sasie tritoli në banesën e gjyqtarit të...

Pas vendosjes së një sasie tritoli në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Stërkaj, Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e sotme ka vendosur të caktojë mbrojtje për gjykatësin dhe familjen e tij. Të gjithë anëtarët vendosën me vota unanime që për një periudhë 6 mujore, Gjyqtari Stërkaj dhe familjat e tij të vendoset në […]

Lexo më shumë

Vodhi një makinë sapo doli nga qelia prej amnistisë, gjykata rikthen në burg Ardian Isufin

Vodhi një makinë sapo doli nga qelia prej amnistisë, gjykata rikthen në burg Ardian Isufin

Publikuar më 29.04.2024
Gjykata e Korçës ka vendosur të rikthejë në burg shtetasin A...

Gjykata e Korçës ka vendosur të rikthejë në burg shtetasin Ardian Isufi, i cili kreu një vjedhje vetëm pak orë pasi kishte lënë qelinë, duke përfituar nga amnistia. Sot ka qenë seanca gjyqësore e tij ku gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për të. Kujtojmë që Isufi ka qenë i dënuar për […]

Lexo më shumë

Meloni sulmon investigimin e RAI 3 dhe mbron Ramës: U linçua pse po ndihmon Italinë! Pas debateve, televizioni italian anuloi mbrëmë pjesën e dytë të dokumentarit

Meloni sulmon investigimin e RAI 3 dhe mbron Ramës: U linçua pse po ndihmon Italinë! Pas debateve, televizioni italian anuloi mbrëmë pjesën e dytë të dokumentarit

Publikuar më 29.04.2024
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni i ka dalë në mbrojten...

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni i ka dalë në mbrojten homologut të saj shqiptar, Edi Rama në lidhje me reportazhin e realizuar një javë më parë nga televizioni Rai3. Në një takim partiak në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet për parlamentin europian, Meloni tha se Edi Rama u linçua vetëm sepse ndihmojë qeverinë e […]

Lexo më shumë

“Burgjet në Shqipëri kanë dhoma për të takuar partneret”/ Investigimi i medias britanike: Shqiptarët e dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar marrin pako ushqimore nga familja

“Burgjet në Shqipëri kanë dhoma për të takuar partneret”/ Investigimi i medias britanike: Shqiptarët e dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar marrin pako ushqimore nga familja

Publikuar më 29.04.2024
Kriminelët shqiptarë të dënuar në Britaninë e Madhe po dërgo...

Kriminelët shqiptarë të dënuar në Britaninë e Madhe po dërgohen për të kaluar kohën e mbetur të dënimit në vendin e tyre – ku burgjet kanë dhoma për të bërë dashuri, thuhet në një shkrim të medias britanike “The Mirror” Sipas investigimit të medias britanike të dënuarit  e transferuar në burgjet shqiptare mund të gëzojnë […]

Lexo më shumë

Investigimi në RAI3 për marrëveshjen mbi emigrantët, drejtori i emisionit “Report” dhe Rama përplasen në distancë për përgjigjet e Engjëll Agaçit

Investigimi në RAI3 për marrëveshjen mbi emigrantët, drejtori i emisionit “Report” dhe Rama përplasen në distancë për përgjigjet e Engjëll Agaçit

Publikuar më 25.04.2024
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur drejtorit të emisio...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur drejtorit të emisionit “Report” në televizionin italian “RAI3” në lidhje me një investigim që është bërë për Shqipërinë, konkretisht për kampet e refugjatëve që do të ngrihen në vendin tonë, sipas marrëveshjes Itali-Shqipëri. Në përgjigje të Sigfrido Ranucci, Rama thote se “eshtë për të ardhur keq që nuk keni […]

Lexo më shumë