Paradite, deputeti demokrat Lefter Gështenja e ka konsideruar skandal, situatën që po ndodh sot në Rinas, ku Sistemi TIMS ka rënë dhe atje është krijuar kaos.
Gështenja ka ngritur dyshime se cila është e vërteta që qëndron pas kësaj, punë hakerësh apo mos ndoshta duhet të kalonte dikush në aeroport pa u regjistruar?!
“Skandal, – denoncoi ai në Fb. – Bie Sistemi TIMS, kaos në aeroportin “Nënë Tereza”. Hyrje-daljet e qytetarëve shënohen në bllok. Kjo është situata në këto momente, 31.03.2024!
Sistemi TIMS është një sistem që përdoret për hyrje-daljet, është sistemi që ti je në kufi, jep pasaportën dhe dikush e fut në sistem ku nga ai moment del se ti ke hyrë apo dalë nga Shqipëria.
Në momentin që Sistemi TIMS nuk funksion, policia dhe institucionet e tjera nuk kanë asnjë mundësi që të kenë informacion se kush hyri apo kush doli në kufi.
Vallë të jetë kjo arsyeja e rënies së sistemit? Presim ndonjë status të qeverisë. Është hakeruar sistemi apo duhet të kalonte ndonjë mik i qeverisë?” ngriti pikëpyetjen deputeti.
Policia e Shtetit reagoi pas publikimit në rrjetet se sistemi TIMS në Rinas ishte jashtë kontrollit, duke theksuar se ky sistem funksionon normalisht.
“Lajmi i publikuar në rrjetet sociale, se në Rinas ka rënë sistemi TIMS dhe është krijuar kaos, është i pavërtetë. Sistemi TIMS funksionon normalisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe në asnjë pikë kalimi nuk është evidentuar asnjë problematikë, përveç fluksit të shtuar të turistëve dhe vizitorëve që hyjnë në vendin tonë.
Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për t’iu ofruar shërbim sa më cilësor të gjithë qytetarëve në hyrje dhe dalje, në pikat e kalimit kufitar, si dhe ka rritur vigjilencën për kapjen e shtetasve në kërkim, parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Lajme të tilla të pavërteta të cilat krijojnë pakënaqësi dhe cenojnë imazhin e punës së Policisë, duhet të konfirmohen nga autoritetet policore”-deklaroi policia.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/