×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

‘Vajza më tha mos e kërko më babanë se e kam vrarë, djali mori motrën e shkuan në polici’, rrëfehet gruaja e Pëllumb Metës

Blerina Meta, bashkëshortja e Pëllumb Metës që u vra nga fëmijët e tij ka dhënë një intervistë për emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv mbi versionin e saj për vrasjen. Ajo tregon se është dhunuar prej 26 vitesh bashkë me fëmijët.

“Unë jam një grua e dhunuar në mënyrë sistematike prej 26 vitesh duke më përfshirë mua dhe fëmijët e mi”, tha ajo.

“Fëmijët ishin në gjendje depresioni”, shtoi me tej ajo ndërsa tregon për kërcënimet me të cilat përballeshin nga vetë babai i tyre.

Situata e fundit që agravoi edhe më tepër raportet mes tyre ishte debati për fejesën e vajzës Hygerta Meta. “Na preu tubin e gazit në kuzhinë që të vdisnim”, tregoi më tej Blerina Meta në Pa Gjurmë.

Ndalur te vrasja ajo tregon bisedat që ka bërë me fëmijët pas krimit të rëndë. “Vajza më tha mos e kërko më babanë se e kam vrarë, djali shkoi në polici“, ka treguar më tej ajo.

 Ajo tashmë ndodhet tek familjarët e saj në fshatin Gjormë të Laçit. Nga dëshimia e saj pas 4 mureve fshihej një histori dhune, agresiviteti dhe kërcënimi se një ditë do të vriteshin. Historinë e dhunës e dinin të gjithë. Familja e burrit mbylli sytë duke e quajtur ‘zakon’, ndërsa për familja e saj vrasja ishte një krim i paralajmëruar për ti dhënë fund torturave.  

Intervista

Blerina Meta: Unë jam një grua e dhunuar në mënyrë sistematike. Ka 26 vite që dhuna nuk ndahet në familjen time, duke më përfshirë mua dhe fëmijët e mi. Nga data 10 unë e dija burrin të humbur.

Odeta Dume: Si i ke pasur marrëdhëniet me të?
Blerina Meta: Ishte njeri agresiv, shumë i dhunshëm, dhunë fizike, psikologjike, verbale, agresiv në maksimum. Mundohesha por asnjëherë nuk arriti të qetësohej. Vetëm terrorizonte i sillte gjithë familjen. Unë isha ajo që kam përjetuar shumë sepse kam shumë vite që jam nën ndikimin e kësaj dhune të tmerrshme, ekstreme. As dritaret e katit të dytë nuk hapeshin ndonjëherë, ditët që erdhi policia, perdet ishin të ngjtura me ngjitës. I kanë parë dhe ato të kriminalistikës. Nuk dilja dot në ballkon të ndeja rrobat. Duhej të rrija me kurriz.

Odeta Dume: Përpara se të ndodhte kjo gjë, më deklarove se e kishe ditur të humbur. Kishte ndodhur ndonjë sherr ditët e fundit të kishte dhunuar?
Blerina Meta:
 Dhuna ishte e pranishme. Kisha gjetur mënyrën time për të mos e kundërshtuar. Për çdo gjë fliste e vendoste vetë. Nëse do kundërshtoje të vinte duart në fyt si mua si fëmijëve. Unë isha mësuar dhe e kisha pranuar, jo se doja por nuk dija si…

Odeta Dume: E kishe denoncuar?
Blerina Meta: Fatkeqësisht jo

Odeta Dume: Pse?
Blerina Meta: Vetëm nga frika

Odeta Dume: A ju kërcënonte?
Blerina Meta: Vazhdimisht! Kërcënimet ishin nga më të ndryshmet.

Odeta Dume: Kush ka shkuar në polici për të denoncuar se kishte humbur?
Blerina Meta: Në polici shkoi djali i madh, se i ati kishte 2-3 ditë që nuk kishte ardhur. Unë e dija për të humbur që ishte larguar nga shtëpia.

Odeta Dume: Kush ka shkuar në polici për të denoncuar?
Blerina Meta: Në polici shkoi vëllai i madh. Unë e dija për të humbur që ishte larguar nga shtëpia. U ndjeva keq por si të them kur ai ikte nga shtëpia sikur shpëtoje nga dhuna nga terrori.

Odeta Dume: Kaq shumë ju ka torturuar?
Blerina Meta: Shumë. Dhe në këto momente që flas. Kur imagjinoj ato momente. Frika ka hyrë në cdo qelizë të gjakut, mendoj dhe fëmijëve përderisa shkoi situate deri këtu. Nuk ka asnjë fëmijë që do të vrasë babanë. Ata vërtet e kanë prej gjaku babanë. Por fakti që përfundoi në këtë mënyrë do të thotë që ata janë rritur në një trysni të madhe dhune. Kanë qenë në gjëndje depresioni jam mëse e sigurtë.

Odeta Dume: Kaq shumë ju ka torturuar?
Blerina Meta: Shumë. Dhe në këto momente që flas. Kur imagjinoj ato momente. Frika ka hyrë në cdo qelizë të gjakut, mendoj dhe fëmijëve përderisa shkoi situate deri këtu. Nuk ka asnjë fëmijë që do të vrasë babanë. Ata vërtet e kanë prej gjaku babanë. Por fakti që përfundoi në këtë mënyrë do të thotë që ata janë rritur në një trysni të madhe dhune. Kanë qenë në gjëndje depresioni jam mëse e sigurtë.

Odeta Dume:  Ti i mban sytë mbyllur teska flet me mua. E kuptoj gjëndjen e rëndë por mund ti hapësh sytë. Në momentin që djali i madh shkoi e bëri denoncimin si të humbur ju e menduat që ka ikur nga shtëpia dhe kaq
Blerina Meta:Po! Kështu e mendova. Disa ditë të rrinja më e qetë, se thoja shpëtova për disa ditë.

Odeta Dume: Po 3 fëmijët ishin në shtëpi?
Blerina Meta: Tre fëmijët vazhdonin. Vajza në shkollë, djali në punë, i madhi lëvizte se kishe disa ditë që ishte kthyer nga emigrimi, tre mujor.

Odeta Dume: Nuk të tha asgjë?
Blerina Meta: Jo

Odeta Dume: Si u sollën fëmijët nga data 10-23 shkurt kur u zbulua krimi. A kuptoje nga ata që ishin të shqetësuar?
Blerina Meta: Të them të drejtën fillimisht jo, por goca dukej më e tensionuar. Por mendova mos ishte mësimi, shkolla, udhëtimi nga Durrësi Tiranë e anasjelltas

Odeta Dume: U tha në media që babai donte ta martonte me dhunë ky ishte shkaku?
Blerina Meta: Kjo është mëse e vërtetë. Kishte kohë që zgjaste ky debat, por ishte mes vajzës dhe babait, por dhuna aty ishte e pranishme për të gjithë. Ky rast bëri që të shpërthente të gjithë fëmijët, sepse nuk ndodhi kjo e kanë marrë këtë vendi, Ato kanë qenë gjithmonë të dhunuar, në kërcënim për jetën. Dhunim të vërë thikën në fyt. Para tre muajsh i vuri thikën në fyt vetëm se ai po flinte pak gjumë. Ishte dreke. Pse fle kaq shumë gjumë. I vuri thikën. E kam atje si provë me bisht plastik të bardhë. 

Odeta Dume: Thatë që djali madh ka qenë në Itali, a ka pasur konflikt para 10 shkurtit ai? Eshtë zënë me të atin?
Blerina Meta: Dëgjova një ditë që po diskutonin për punë pune rastësisht pak si me zë të lartë. Kur do të gjesh punë? Ndërsa historinë e vajzës kishte kohë që gumëzhinte dhe nuk po qetësoheshin ujrat. Vetëm ..

Odeta Dume: Krimi ndodhi më 10 shkurt e u zbulua më 23 shkurt. Cfarë ndodhi. Vajza ka qenë e para që kapranuar.
Blerina Meta: Unë merrem me bujqësi e blegtori. Atë ditë po sistemoja barin e thatë. Djali i madh më thirri. Ishte pasdite vonë. Mami hajde pak. Ishte me të gjithë motrën. Thotë që ju mos u mundoni më për të gjetur babain se e vrava unë. Këtë e tha goca në kuzhinë ku po rrinim, dmth vëllai e motra.  Në fillim u shokova për momentin. Vëllai (Djali i madh) mori motrën e direct në polici. Vajtën të dy bashkë. Unë në shtëpi vetëm erdhi Amarildo e më pyeti ku janë këto. Unë I thashë se janë në polici se kështu kështu ka vepruar Hygerta. Më pas erdhi policia e vijuan procedurat e tyre. Ajo e kishte pranuar. Tregonte gjithçka vetë.

Odeta Dume: Më pas doli që ishte djali i madh që kishte vrarë
Blerina Meta:Të nesërmen pas një nate që qëndruam të gjithë në polici. Të nesërmen në darkë mora vesh në polici versionin se djali e ka vrarë dhe jo goca. Kështu më kanë thënë në polici e unë akoma nuk jam ballafaquar me ta.
Odeta Dume: Në momentin që mësove se krimin e kishte bërë djali e vajza? Nuk i takove më?
Blerina Meta:Jo i shihja të shoqëruar nga gardianët por jo që të flisja.

Odeta Dume: Babai juaj më tha se unë e prisja atë krim.
Blerina Meta: Mëse e vërtetë.  Që ditët e para kur kam shkuar trupi im ka qenë me njolla të zeza. Vendosa erdha tek babi i thashë nuk mund të jetoj me atë njeri. Ishte agresiv pa lidhje dhe pa arsye. Kjo që po të tregoj ndodhi shpejt pas martesës. Erdha tek prindërit e mi për t’i treguar si ishte personi me të cilin më kishin martuar. Nuk kishim bërë asnjë vit. Im shoq e pranoi po tha e kam rrahur se unë nxehem kot pa lidhje. Më tha babi se koha shëron. Rifillova, por asgjë s’u qetësua. Ai ashtu ishte i tillë mbeti dhe ashtu shkoi. Një ezhe të kokës ia kam bërë dhe ia kam cuar dhe policisë.

Odeta Dume:Ka pasur probleme të shëndetit mendor?
Blerina Meta: Një herë që e pata bërë nuk i dolën mirë. Më sugjeruan ta kontrolloj, por nuk donte. Më thoshte jam mirë por unë e fëmijët. Nëse i pres flokët e kam me gunga kokën. Do të të pres copa-copa e do të të hedh në kosh mbeturine më thoshte pa asnjë zënkë. Një ditë ishte dhe Amarildo pranë kur po i shërbeja buken. Pa asnjë lloj lidhje më tha: Unë do të të shkel në këmbë derisa të dalë shpirti nga goja. E kthyem kokën dhe Amarildon dhe e pyeta pse? E dua tha për sport e kalonte me buzëqeshje, sikur po të bënte kompliment. Njerëzit e shohin anën e medaljes tjetër, kur e kanë parë duke pirë kafe apo birrë. Nuk e dinë çfarë tmerri ishte brenda 4 mureve.

Para pak ditësh para se të ndodhte vrasja më preu tubin e sobës së gazit, që të shpërthente gazi.

Odeta Dume: Pse e bënte?
Nuk e di. I vetmi debat ishte për vajzën. Preu tubin e gazit që të shpërthente gazi në shtëpi. Ishte prerë shtresa e parë. Ishte i dhunshëm dhe agresiv, por mënyrat e fundit që bënte kohët e fundit.

Odeta Dume: Çfarë të thonin fëmijët?
Blerina Meta: Mami ne kështu e mbajmë mend babin gjithmonë, t’i duhet ti kishe dhënë drejtim më parë para se kur ishim të vegjël apo kur nuk ishim ne. I tregoja, Kam ikur tek mami e babi por ai më thoshte se me atë nuk zgjidhet problemi ndryshe përveçse me vrasje. Dalim tek ajo fjala që ka thënë babai. Përveçse me vrasje nuk zgjidhet problemi me atë njeri.

Odeta Dume: Pra nëse do ta divorcoje do të përndiqte.
Blerina Meta:  Po qëndrove në shtëpi të vras po ike te prindërit e tu të vras. Te njerëzit e mi s’më linte, më thoshte të vras këtu dhe të vras atje, se ku duhet të rrija unë dhe fëmijët sipas atij nuk e di.

Odeta Dume: Erdhët këtu te prindërit se keni frikë nga njerëzit e ish bashkëshortit?
Blerina Meta: Jam vonuar shumë dhe me atë naivitetin tim do shkoja në varrim se thashë s’i kam borxh kujt. Të gjithë më thonin pse je kaq naive, vërtet ke të drejtë por mos u fut në shtëpinë. Atë natë shkova. Pastaj mora vendimin të shkoj tek njerëzit e mi.

Odeta Dume: A të kanë telefonuar njerëzit e burrit?
Blerina Meta: Jo ata kishin agravuar.

Odeta Dume: Të kanë telefonuar?
Blerina Meta: Nuk mbaj telefon nuk kam pasur asnjëherë telefon. Ai dilte me kë të donte takonte të afërt e tij por unë si person dhe dy gocat. Na burgoste. Më thoshte goca a do dalim ndonjëherë nga kjo Alkatrazi. Arriti puna sa dhe tek prindërit e mi nuk shkoja.

Erdhi motra nga Amerika më tha ç’do ti atje. Më erdhi motra në shtëpi bashkë me dy fëmijët, ky iku lart dhe nuk i takoi. Pasi ikën ata më thoshte ç’tu desh që i takove. Njerëzit më pyesnin mos është i sëmurë. Së fundmi ngjitej në kat të dytë, izolohej. 

Odeta Dume: Njerëzit e tij nuk ju kanë mbështetur? 
Blerina Meta:  Jo se ia kam kaluar keq, por sipas mentalitetit ishte dicka normale. Por nuk ishte normale jeta ime. Bëhet fjalë për thikë, armë, çarje në kokë. 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Monika Kryemadhi sulmon Tedi Blushin: E largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia! Nëse do një fustan e taka të miat ia jap me qejf, nuk e di çfarë do më

Monika Kryemadhi sulmon Tedi Blushin: E largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia! Nëse do një fustan e taka të miat ia jap me qejf, nuk e di çfarë do më

Publikuar më 03.07.2025
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dhënë nj...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dhënë një deklaratë për mediat përpara hyrjes në Kuvend, ku ka sulmuar sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Kryemadhi foli për rastin e ri të korrupsionit të zbuluar nga SPAK, lidhur me kartën bankare të dhënë nga biznesmeni i tij kushëri Adrian Shatku, përmes […]

Lexo më shumë

Hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë, mënyra e përfitimit dhe kur do të bëhet bashkimi i periudhave të kontributeve

Hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë, mënyra e përfitimit dhe kur do të bëhet bashkimi i periudhave të kontributeve

Publikuar më 03.07.2025
Një ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së pensioneve me...

Një ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së pensioneve me Italinë, është dorëzuar aplikimi i parë në portalin “e-Albania” nga një shtetas shqiptar, që kërkon bashkimin e periudhave të kontributeve. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, ka shpjeguar në një konferencë për mediat formularët që duhet të plotësohet në lidhje me marrëveshjen […]

Lexo më shumë

Fitoi mandatin e deputetes pas rinumërimit në Fier, Maldrita Bardho e PS jep dorëheqjen dhe ia lë vendin Zegjine Çaushit: Ka luftuar më shumë

Fitoi mandatin e deputetes pas rinumërimit në Fier, Maldrita Bardho e PS jep dorëheqjen dhe ia lë vendin Zegjine Çaushit: Ka luftuar më shumë

Publikuar më 03.07.2025
Socialistja Maldrita Bardho, ka dhënë dorëheqjen si deputete...

Socialistja Maldrita Bardho, ka dhënë dorëheqjen si deputetet e re e Kuvendit të Shqipërisë, pasi fitoi mandatin nga rinumërimi i kutive të votimit në Fier, duke i marrë mandatin Zegjine Çaushit me 10 vota më shumë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Maldrita Bardho shprehet se do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe […]

Lexo më shumë

“Përplasën 3 makina me Audi Q8”, policia jep detaje për arrestimin e Skerdi Sinës, në kërkim shoku i tij. Në janar u akuzuan se mbajtën peng një 21-vjeçare

“Përplasën 3 makina me Audi Q8”, policia jep detaje për arrestimin e Skerdi Sinës, në kërkim shoku i tij. Në janar u akuzuan se mbajtën peng një 21-vjeçare

Publikuar më 02.07.2025
Policia e Tiranës ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja që ...

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja që ndodhi sot pasdite në zonën e “Myslym Shyrit” dhe “Vasil Shantos”, ku një automjet luksoz tip Audi Q8 nuk iu bind urdhrit të ndalimit nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, duke shkaktuar ndjekje, përplasje dhe bllokim trafiku në rrugët e kryeqytetit. Burime zyrtare bënë me […]

Lexo më shumë

Me shkollë të mesme, i divorcuar dy herë, deputet pas tentativës së 8-të dhe disa herë pranë vdekjes, kush është Nigel Farage, politikani britanik që debaton me Edi Ramën

Me shkollë të mesme, i divorcuar dy herë, deputet pas tentativës së 8-të dhe disa herë pranë vdekjes, kush është Nigel Farage, politikani britanik që debaton me Edi Ramën

Publikuar më 02.07.2025
Sot është 61 vjeç. Nuk ka ndjekur universitetin. Dy herë i d...

Sot është 61 vjeç. Nuk ka ndjekur universitetin. Dy herë i divorcuar. Ka katër fëmijë. Kandidoi për Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar 7 herë pa sukses derisa u zgjodh herën e 8-të në vitin 2024. Sondazhet e shohin si më të pëlqyerin e publikut për kryeministër zgjedhjet e ardhshme. Si ata që e duan dhe […]

Lexo më shumë

Rinumërimi në Fier përmbys rezultatin, Zegjine Çaushi e njohur për videot ndaj Gaz Bardhit humbet mandatin, në parlament do të shkojë Maldrita Bardho

Rinumërimi në Fier përmbys rezultatin, Zegjine Çaushi e njohur për videot ndaj Gaz Bardhit humbet mandatin, në parlament do të shkojë Maldrita Bardho

Publikuar më 02.07.2025
Rezultatit të rinumërimit të 586 kutive në këtij Qarku, nuk ...

Rezultatit të rinumërimit të 586 kutive në këtij Qarku, nuk ka prodhuar ndryshim të numrit të mandateve, por një përmbysje brenda listes preferenciale të Partisë Socialistë. Zegjine Çaushi, e cila u be e “famshme” per videot e saj kundra Gazment Bardhit, ka humbur mandatin e deputetes së PS. Vendin e saj në parlamentin e ri te […]

Lexo më shumë

Nëna e Erion Veliajt reagon për burgosjen e të birit: Pse Europa po i mbyll sytë ndaj një shkeljeje flagrante të vlerave mbi të cilat u ndërtua BE?

Nëna e Erion Veliajt reagon për burgosjen e të birit: Pse Europa po i mbyll sytë ndaj një shkeljeje flagrante të vlerave mbi të cilat u ndërtua BE?

Publikuar më 02.07.2025
“Si një qytetare shqiptare dua që vendi im t’i trajtojë njer...

“Si një qytetare shqiptare dua që vendi im t’i trajtojë njerëzit me drejtësi. Si nëna e Erionit dua të di që djali im do të trajtohet me dinjitet.” Këto fjalë shkruan në një letër të hapur, Shqiponja Veliaj, nëna e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj të arrestuar në shkurt nga SPAK pas akuzave për korrupsion. […]

Lexo më shumë

Rama kritikon kryebashkiakët e qarkut Elbasan: Jeni shkëputur nga fshati, bëni kthesë. Linjë kredie 250 mln € për bujqësinë

Rama kritikon kryebashkiakët e qarkut Elbasan: Jeni shkëputur nga fshati, bëni kthesë. Linjë kredie 250 mln € për bujqësinë

Publikuar më 02.07.2025
Në Cërrik po zhvillohet një takim i rëndësishëm, ku kryemini...

Në Cërrik po zhvillohet një takim i rëndësishëm, ku kryeministri Edi Rama mbledh krerët e bashkive të Qarkut Elbasan. Në fokus të diskutimeve është agjenda “Bujqësia 2030” dhe sfidat e mundësitë në këtë sektor. Në takim marrin pjesë edhe ministrat Anila Denaj dhe Belinda Balluku, si dhe drejtues të agro-turizmit. Ky është një hap drejt […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda