×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Mediu: Të deklasifikohen raportet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Sot doli se ‘Gërdecin’ nuk e ka përcaktuar ministri, por…

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka dëshmuar ditën e sotme në GJKKO lidhur me dosjen “Gërdeci”. Ai deklaruar se nuk kam shkelur autoritetin e FA-ve, teksa shtoi se i vetmi akt shqetësues ka qenë një raport i policisë ushtarake ku përmendeshin se në Gërdec po shembeshin godina pa leje.

“Çështje që për vite më radhë është hedhur baltë, sot duket se s’ka të bëjë me interesa të ministrit, sepse s’ka pasur njohje dhe asnjë kontakt me kompaninë shqiptare dhe amerikane. Nuk kam shkelur autoritetin e FA-ve… I vetmi akt shqetësues ka qenë një raport i policisë ushtarake ku përmendeshin se në Gërdec po shemben godina pa leje.

S’ka asnjë shqetësim tjetër dhe s’ka asnjë diskutim për këtë çështje… Vlerësimi ishte pozitiv. 15 para se të ndodhte shpërthimi kishte një diskutim në shtab, ku thuhej se Gërdeci ishte investim i mirë. Këtë dokument e keni në fashikujt e prokurorisë”, tha ai për gazetarët.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu deklaroi se duhet të deklasifikohen raportet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare sa i takon çështjes së Gërdecit.

Ai tha për mediat se i ka kërkuar Presidencës një shkresë për raportit në fjalë, ndërsa kjo gjë duhej të ishte bërë nga Prokuroria.

Mediu u shpreh për mediat se sot doli qartë se Gërdecin nuk e ka përcaktuar ministri ka ardhur e përcaktuar nga kompania.

“Dua që të gjithë ta keni të qartë se sot doli se Gërdecin nuk e ka përcaktuar ministri ka ardhur e përcaktuar nga kompania. Urdhri 2044 është i përgatitur nga shtabi i përgjithshëm, strukturat e shtabit. Çështjet që ngriti Pinari nuk i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes. Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton detyra për MEICO-n, dhe përcakton se ka nevojë për demontimin. Në FA nuk mund të ketë urdhër ministri, përndryshe nuk do flisnim për FA. Ministria e Mbrojtjes ka zbatuar detyrimet ndërkombëtare e ligjore, dhe VKM me detyrën që iu la. Ministri ndërton komisionin për çmimet dhe të kategorizimit, më pas vihet në lëvizje ministri Urdhri ka ardhur nga shtabi i përgjithshëm.”, tha ai.

Po ashtu ai shtoi se; “Ka pasur një mbledhje të Këshillit Kombëtar, të cilët nuk kanë përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes për të krijuar një situatë para se të ndodhte anëtarësimi në NATO. Na u dha paralajmërim se duhet të kishim kujdes për ndonjë ngjarje para se të anëtarësoheshim në NATO. Këto dokumente duhet të ishin deklasifikuar. Di që është kërkuar që të bëhet një eksperiment me atë shkak që ndodhi shpërthimi. Djali i Deliut ka thënë se babai i tij ka qenë në shtëpi dhe se nuk kishte bërë asnjë saldim. Është në interes të Shqipërisë që të bëjë një hetim.”.

Pyetje: Çfarë nuk është deklasifikuar?
Mediu: 
Raporti i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, raportet apo dokumentet që kanë vajtur për këtë çështje. Duhet të jepen deponimet e tyre. I kam kërkuar presidentit që të na japë me shkrim këtë dokument që ta depozitoj. Këtë informacion duhet ta kishte marrë prokuroria me kohë.

Dëshmia e ish-drejtorit të MEICO-s

Ish-drejtor i kompanisë MEICO, Ylli Pinari pasi dëshmoi në GJKKO për ‘Gërcedin’ u ndal në një prononcim për mediat. Ai tha se përgjegjës për ngjarjen e rëndë të Gërdecit janë Forcat e Armatosura dhe kompania kontraktore.

“Shpërthimi është përgjegjësi e Forcave të Armatosura. Ato nuk kanë kryer asnjë nga detyrat që u përcakton legjislacioni, vendimet e qeverisë dhe urdhrat e ministrit. Për mua është përgjegjësi e tyre e të operatorit që duhet të zbatonte rregullat që ne i kishim caktuar në kontratë”, deklaroi ai.

Më tej ai shtoi se “MEICO” kishte për detyrë të merrte në dorëzim dhe të dorëzonte municionin.

“MEICO kishte detyrën të merrte në dorëzim dhe të dorëzonte municionin, kaq. Vet statusi i MEICO është ndërmarrje që përfaqëson interesat e pronarit të mallit, që ishin Forcat e Armatosura, dorëzonte mallin dhe të gjitha arkëtimet e lekëve kalonin në buxhetin e shtetit”, deklaroi jashtë GJKKO, Ylli Pinari.

Gjatë fjalës së tij para togave të zeza, Pinari u pyet për ish-ministrin Fatmir Mediu. Balkanweb tha se ka siguruar një tjetër dëshmi të Pinarit.

“Nga viti 2001 kur jam emëruar në krye të MEICO kam marrë informacion se, në kuadër të hyrjes në NATO, deri në 2008-2010, stoku i municioneve të ushtrisë duhet të evandohej. Në nga ana tjetër duhet të verifikonim që të mos shisnim municion tek vende që kishin embargo, apo në kompani joserioze.

Ka një vendim të qeverisë Meksi, që përcakton se tepricat e municioneve duhet të shiten “në blerësin e parë”.
Ne ndërkohë ishim të detyruar që të gjitha shitjet që realizonim duhet t’i raportonim tek Presidenti, kryeministri, ministria e mbrojtjes dhe KLSH.”, tha Pinari.

Mes të tjerash ai u ndal te një urdhër i ri i vitit 2002 që sipas tij urdhëronte që tepricat e municioneve të shiteshin, asgjësoheshin apo demontoheshin.

“Në një urdhër tjetër të vitit 2002 urdhërohej që tepricat e municioneve të shiteshin, demontoheshin, apo asgjësoheshin. Gërdecin si vend demontimi e ka përcaktuar Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Urdhri 2044 i ministrit të Mbrojtjes u gjet me shkelje pasi Meico ngarkohej për te garantuar sigurinë e procesit, por kjo nuk ishte detyra jonë.”, pohoi ai.

PINARI PYETET NGA MEDIU
Ylli Pinari i pyetur nga Fatmir Mediu nëse ai kishte dijeni që ish-ministri kishte njohje me Mihal Delijorgjin.
Ylli Pinari: Këtë e dini ju, nga ta di unë!
Fatmir Mediu: A dini që kam qenë unë në Gërdec?
Ylli Pinari: Atë e dini ju, në dijeninë time jo. Patrick Henri ka bredhur në shumë reparte ushtarake. Mund të ketë qenë edhe në Gërdec.
Fatmir Mediu: Ku shkonte baruti i avaduar?
Ylli Pinari: Rreth 200-300 ton barut është kontraktuar një kompani në Belgjikë dhe është çuar një anije me këtë ngarkesë. Pritej edhe një anije e dytë për të eksportuar barutin tjetër të evaduar. Kam tentuar dy herë të futem në Gërdec, nuk më kanë lejuar të futem pasi duhet leje e posaçme. Ishin dy herë që më ra rruga nga Rinasi kur tentova.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Beleri akuzon Shqipërinë në fjalimin e parë si eurodeputet grek në PE: Jam lindur në një vend që po largohet nga parimet e BE-së, reformat mund të kthehen në “bomba totalitare”

Beleri akuzon Shqipërinë në fjalimin e parë si eurodeputet grek në PE: Jam lindur në një vend që po largohet nga parimet e BE-së, reformat mund të kthehen në “bomba totalitare”

Publikuar më 17.09.2024
Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e parë si eurodeputet, në ...

Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e parë si eurodeputet, në Parlamentin Europian, në Strasburg. Ai tha se në PE është si eurodeputet grek i pakicës, i ardhur nga një vend anëtar i BE-së, por i lindur në një shtet që aspiron familjen europiane, por vazhdimisht po u largohet parimeve të saj. “Me emocion të madh […]

Lexo më shumë

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Publikuar më 16.09.2024
Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistr...

Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistrimin e kandidatëve për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është zbuluar edhe emri i parë për kandidat. Mësohet se Prençi ka qenë aplikuesi i parë për këtë post. Prençi ka një karrierë të gjatë në rradhët e uniformave blu. Ai ka përfunduar studimet master […]

Lexo më shumë

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Publikuar më 16.09.2024
Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar sërish pas atentati të ndodhur në afërsi të fushës së tij të golfit në Floridën e Jugut. Ish-presidenti i cili sërish shpëtoi për mrekulli ka falenderuar Shërbimin Sekret dhe policinë lokale për punën e jashtëzakonshme që ata bënë me neutralizimin e menjëhershëm […]

Lexo më shumë

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Publikuar më 16.09.2024
Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në filli...

Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në fillim të muajit tetor. Fundjavën që lamë pas u zbardh dhe VKM për mënyrën se si do të indeksohen pensionet. Sipas vendimit të Këshillit Administrativ të ISSH, në mbledhjen e tij të datës 12.09.2024, i cili miratoi dërgimin për shqyrtim në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit […]

Lexo më shumë

Pas Italisë, edhe Britania e Madhe kërkon të sjellë emigrantët, Shqipëria po shikohet nga BE-ja si “kosh” refugjatësh

Pas Italisë, edhe Britania e Madhe kërkon të sjellë emigrantët, Shqipëria po shikohet nga BE-ja si “kosh” refugjatësh

Publikuar më 16.09.2024
Ka bërë lajm në Britaninë e Madhe një deklaratë e ...

Ka bërë lajm në Britaninë e Madhe një deklaratë e kryeministrit Keir Starmer, që sapo ka anuluar planin “Ruanda” i hedh sytë nga Xhorxhia Meloni për të bërë diçka të ngjashme me planin “Shqipëria”. I pyetur posaçërisht për skemën me të cilën Meloni po tenton të shkarkojë refugjatët në vendin tonë, Keir Starmer u përgjigj: “Po le ta […]

Lexo më shumë

Ngjarje e rëndë në Tiranë, gruaja tenton të rrëmbejë fëmijën në supermarket (Video)

Ngjarje e rëndë në Tiranë, gruaja tenton të rrëmbejë fëmijën në supermarket (Video)

Publikuar më 16.09.2024
Një grua po kërkohet nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se...

Një grua po kërkohet nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në një supermarket në kryeqytet. Siç duket edhe nga pamjet, ajo shikon fëmijën vetëm dhe i afrohet e më pas e merr në krahë. Pasi ndalon në një moment pranë kasës, […]

Lexo më shumë

Prokuroria liron paratë e shqiptarëve që mbaheshin “peng” nga kompanitë e mikrokredive, reagon ish-ministri i Financave: Të merren masa për të mbrojtur kredimarrësit

Prokuroria liron paratë e shqiptarëve që mbaheshin “peng” nga kompanitë e mikrokredive, reagon ish-ministri i Financave: Të merren masa për të mbrojtur kredimarrësit

Publikuar më 16.09.2024
Prokuroria ka vendosur lirimin e mijëra llogarive bankare që...

Prokuroria ka vendosur lirimin e mijëra llogarive bankare që u përkisnin qytetarëve të cilët kishin marrë kredi tek kompanitë zhvatëse “Final” dhe “Micro Credit Albania”. Më 26 Gusht 2024 prokurorja Antoneta Sevdari ka marrë vendimin për lirimin e tyre në 11 banka. Përmes një shkrese përcjellëse të firmosur nga drejtuesja e seksionit në prokurorinë e […]

Lexo më shumë

Dështon atentati i dytë ndaj Trumpit, FBI gjen një kallashnikov pranë fushës së golfit. 58-vjeçari i dyshuar votoi për të në vitin 2016

Dështon atentati i dytë ndaj Trumpit, FBI gjen një kallashnikov pranë fushës së golfit. 58-vjeçari i dyshuar votoi për të në vitin 2016

Publikuar më 16.09.2024
Një person është arrestuar dhe një pushkë sulmi u gjet pas “...

Një person është arrestuar dhe një pushkë sulmi u gjet pas “një atentati të dukshëm” ndaj Donald Trump. FBI deklaroi se Trump ishte duke luajtur një raund në kursin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach kur ndodhi incidenti. Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw u tha gazetarëve se një agjent i Shërbimit Sekret – i […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda