×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Akuzohet për vr*sjen e shqiptares shtatzënë në Greqi, partneri i 41-vjeçares mohon akuzat: E vranë teksa flija, nuk e bëra unë! Profili i errët i shtetasit grek

Tragjik ka qenë fundi i shqiptares 41-vjeçare, Gjeorgjia Murati, e cila u masakrua me thikë nga partneri i saj, që tentoi më pas të fshihte ngjarjen. Murati ishte në muajin e 3-të të shtatzënisë, me partnerin që i mori jetën, ndërsa po ashtu kishte edhe një djalë nga një lidhje e mëparshme.

Sipas mediave greke autori i krimit e ka vrarë atë me thikë, duke e goditur tre herë, dhe më pas e ka transportuar me një mjet drejt në një tokë bujqësore, ku e ka groposur për ta fshehur. Për këtë ai është ndihmuar edhe një mik i tij.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e ndërrimit të viteve, ku ishte ai që e shpalli atë të humbur, duke dalë madje dhe në media e duke folur për situatën në të cilën ndodhej dhe shqetësimin që kishte për fatin e saj.

Ka qenë shoku i tij ai që ka rrëfyer ngjarjen dhe ka çuar policinë drejt vendit ku ishte fshehur trupi i 41-vjeçares, ndërsa vetë partneri i saj ka deklaruar se nuk e ka vrara ai, por fajin ia ka hedhur shokut të tij.

Greku i akuzuar për vrasjen e 41-vjeçares

39-vjeçari grek i arrestuar për vrasjen e partneres shqiptare Gjeorgjia Murati në Selanik të Greqisë, e cila ishte në muajin e tretë të shtatzënisë ka mohuar akuzat. “E vranë teksa flija, nuk e bëra unë”, mësohet te ketë deklaruar ai sipas Protothema.gr. Sipas mediave greke, autori pretendon se bashkëpunëtori i tij, që ka rrëfyer krimin, po e implikon në vrasje.

Në fakt, 39-vjeçari mësohet se ka thënë në dëshminë e tij se atë natë fatale të Vitit të Ri kishte marrë pilula të rënda gjumi për të fjetur dhe kur u zgjua në mëngjes gruaja nuk ishte në shtëpi. Ai pretendon se shoku i tij së bashku me një bashkëpunëtor të panjohur, vranë 41-vjeçaren dhe ai vetë nuk e kuptoi se ishte në gjumë.

“Nuk kam bërë asgjë, gjithçka ka ndodhur natën teksa flija”, mësohet të ketë thënë ai në polici. Shqiptarja ishte raportuar e zhdukur që prej ditës së Vitit të Ri. Ishte 34-vjeçari, shok me partnerin e gruas, që ka rrëfyer gjithçka duke pranuar se e kishte ndihmuar atë që ta zhdukte trupin në një zonë të pyllëzuar.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, 39-vjeçari kishte përgatitur një “grabitje false”. Më pas autori së bashku me mikun e tij, 34 vjeç, kishin planifikuar të shkonin të shtëpia e Muratit, ku do të merrnin një shumë prej afro 8 mijë eurosh.

Ishte pikërisht miku i autorit i cili rrëfeu para autoriteteve se rreth orës 11 të natës së Vitit të Ri, 39-vjeçari dhe partnerja e tij u kthyen në shtëpinë e tyre. Ai vetë ishte fshehur në errësirë.

Ai rrëfeu se e kërcënuan 41-vjeçaren me thikë, e çuan në dhomën e gjumin ku e prangosën dhe i mbuluan sytë. Sipas dëshmisë të 34 vjeçarit, ai zbriti automjetin që do të largoheshin, dhe vetëm pas afro 10 minutash zbriti partneri i Muratit.

“Dhjetë minuta më vonë ai zbriti dhe më kërkoi ndihmë duke më thënë se i ka vdekur partnerja”, mësohet se i ka thënë policisë 34-vjeçari duke treguar se gruan e ka gjetur në një pellg gjaku.

I marrë në pyetje nën hetim nga efektivët e policisë, 39-vjeçari deklaroi se nuk kishte dijeni për fatin e partneres së tij. Informacionet thonë se ai ka dëshmuar se natën e ndërrimit të viteve kanë fjetur bashkë dhe mëngjesin e nesërm partnerja e tij 41-vjeçare shtatzënë është larguar me një destinacion të panjohur, duke iu marrë para nga kursimet e përbashkëta.

Dy të arrestuarit për vrasjen brutale të 41-vjeçares shqiptare, e cila ishte dhe shtatzënë, trupi i së cilës u gjet pasditen e së hënës në një zonë me shkurre pranë Monopigados, do të dalin sot para Gjykatës së Selanikut, një javë pas zhdukjes së saj.

Ndaj partnerit 39-vjeçar të gruas fatkeqe dhe shokut të tij 34-vjeçar është ngritur akuza për veprat penale të vrasjes, ndërprerjes së shtatzënisë, grabitjes (të gjitha në bashkëpunim), si kundërvajtjet e armëmbajtjes dhe përdorimit pa leje. Pas urdhrave të arrestit, dy të pandehurit për vrasjen mizore që tronditi Greqinë dhe Shqipërinë, do të kalojnë “pragun” e hetuesisë së 4-të të rregullt, ndërsa pritet që në ditët në vijim të kërkojnë afat për të kërkuar falje.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore e kryer në trupin e 41-vjeçares dhe publikuar nga protothema.gr, rezultoi se viktima kishte një plagë në pjesën e djathtë të qafës së mitrës, ndërkohë që gjithësej ka marrë tre goditje nga një thikë kuzhine, të cilat i kanë shkaktuar gjakderdhje të pakontrollueshme. Trupi i saj u gjet në një çantë në Monopigado Thermi vonë pasditen e së hënës.

Çfarë pretendon 39-vjeçari
Ndërkohë, sipas informacioneve, partneri 39-vjeçar i viktimës, i cili që në momentin e parë ishte i dyshuari kryesor i çështjes, ende mohon të ketë lidhje me vrasjen e 41-vjeçares Gjorgjie Murati. Gruaja, ishte nënë e një fëmije 13 vjeç dhe ishte në muajin e tretë të shtatzënisë.

39-vjeçari paraqitet “i zemëruar” në polici dhe pretendon se shoku i tij – i bashkëakuzuari i tij – e ka në shënjestër dhe nuk e di pse po e implikon në vrasjen brutale të partneres së tij. I akuzuari pretendon se atë natë fatale të Vitit të Ri kishte marrë një “pilula të rënda gjumi” për të fjetur dhe kur u zgjua në mëngjes gruaja nuk ishte në shtëpi. Ai pretendon se shoku i tij, së bashku me një bashkëpunëtor të panjohur, kanë vrarë Gjeorgjinë dhe ai vetë nuk e ka kuptuar sepse ishte në gjumë. “Nuk kam bërë asgjë, gjithçka ka ndodhur natën teksa flija”, mësohet të ketë thënë ai në polici.

Nëntë denoncime dhe katër dënime për rrahjen e motrës
39-vjeçari Akis ishte i njohur për autoritetet për të precedentët e tij për dhunë, është arrestuar dhe dënuar disa herë për rrahjen e motrës së tij, ndërsa ndaj tij janë bërë edhe denoncime për abuzim nga ish-bashkëshortja e tij, me të cilën kanë së bashku dy fëmijë.

Konkretisht, ai është dënuar në mënyrë të parevokueshme për rrahjen e motrës së tij me; 2 vjet e 3 muaj në vitin 2021 për dëmtim të rrezikshëm trupor në familje dhe armëmbajtje pa leje.

– Deri në 19 muaj në vitin 2022 për dëmtim trupor në familje, kanosje në familje dhe abuzim verbal.

– Me 13 muaj në vitin 2023 lëndime trupor dhe kërcënime në familje.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Beleri akuzon Shqipërinë në fjalimin e parë si eurodeputet grek në PE: Jam lindur në një vend që po largohet nga parimet e BE-së, reformat mund të kthehen në “bomba totalitare”

Beleri akuzon Shqipërinë në fjalimin e parë si eurodeputet grek në PE: Jam lindur në një vend që po largohet nga parimet e BE-së, reformat mund të kthehen në “bomba totalitare”

Publikuar më 17.09.2024
Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e parë si eurodeputet, në ...

Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e parë si eurodeputet, në Parlamentin Europian, në Strasburg. Ai tha se në PE është si eurodeputet grek i pakicës, i ardhur nga një vend anëtar i BE-së, por i lindur në një shtet që aspiron familjen europiane, por vazhdimisht po u largohet parimeve të saj. “Me emocion të madh […]

Lexo më shumë

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Publikuar më 16.09.2024
Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistr...

Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistrimin e kandidatëve për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është zbuluar edhe emri i parë për kandidat. Mësohet se Prençi ka qenë aplikuesi i parë për këtë post. Prençi ka një karrierë të gjatë në rradhët e uniformave blu. Ai ka përfunduar studimet master […]

Lexo më shumë

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Publikuar më 16.09.2024
Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar sërish pas atentati të ndodhur në afërsi të fushës së tij të golfit në Floridën e Jugut. Ish-presidenti i cili sërish shpëtoi për mrekulli ka falenderuar Shërbimin Sekret dhe policinë lokale për punën e jashtëzakonshme që ata bënë me neutralizimin e menjëhershëm […]

Lexo më shumë

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Publikuar më 16.09.2024
Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në filli...

Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në fillim të muajit tetor. Fundjavën që lamë pas u zbardh dhe VKM për mënyrën se si do të indeksohen pensionet. Sipas vendimit të Këshillit Administrativ të ISSH, në mbledhjen e tij të datës 12.09.2024, i cili miratoi dërgimin për shqyrtim në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit […]

Lexo më shumë

Pas Italisë, edhe Britania e Madhe kërkon të sjellë emigrantët, Shqipëria po shikohet nga BE-ja si “kosh” refugjatësh

Pas Italisë, edhe Britania e Madhe kërkon të sjellë emigrantët, Shqipëria po shikohet nga BE-ja si “kosh” refugjatësh

Publikuar më 16.09.2024
Ka bërë lajm në Britaninë e Madhe një deklaratë e ...

Ka bërë lajm në Britaninë e Madhe një deklaratë e kryeministrit Keir Starmer, që sapo ka anuluar planin “Ruanda” i hedh sytë nga Xhorxhia Meloni për të bërë diçka të ngjashme me planin “Shqipëria”. I pyetur posaçërisht për skemën me të cilën Meloni po tenton të shkarkojë refugjatët në vendin tonë, Keir Starmer u përgjigj: “Po le ta […]

Lexo më shumë

Ngjarje e rëndë në Tiranë, gruaja tenton të rrëmbejë fëmijën në supermarket (Video)

Ngjarje e rëndë në Tiranë, gruaja tenton të rrëmbejë fëmijën në supermarket (Video)

Publikuar më 16.09.2024
Një grua po kërkohet nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se...

Një grua po kërkohet nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në një supermarket në kryeqytet. Siç duket edhe nga pamjet, ajo shikon fëmijën vetëm dhe i afrohet e më pas e merr në krahë. Pasi ndalon në një moment pranë kasës, […]

Lexo më shumë

Prokuroria liron paratë e shqiptarëve që mbaheshin “peng” nga kompanitë e mikrokredive, reagon ish-ministri i Financave: Të merren masa për të mbrojtur kredimarrësit

Prokuroria liron paratë e shqiptarëve që mbaheshin “peng” nga kompanitë e mikrokredive, reagon ish-ministri i Financave: Të merren masa për të mbrojtur kredimarrësit

Publikuar më 16.09.2024
Prokuroria ka vendosur lirimin e mijëra llogarive bankare që...

Prokuroria ka vendosur lirimin e mijëra llogarive bankare që u përkisnin qytetarëve të cilët kishin marrë kredi tek kompanitë zhvatëse “Final” dhe “Micro Credit Albania”. Më 26 Gusht 2024 prokurorja Antoneta Sevdari ka marrë vendimin për lirimin e tyre në 11 banka. Përmes një shkrese përcjellëse të firmosur nga drejtuesja e seksionit në prokurorinë e […]

Lexo më shumë

Dështon atentati i dytë ndaj Trumpit, FBI gjen një kallashnikov pranë fushës së golfit. 58-vjeçari i dyshuar votoi për të në vitin 2016

Dështon atentati i dytë ndaj Trumpit, FBI gjen një kallashnikov pranë fushës së golfit. 58-vjeçari i dyshuar votoi për të në vitin 2016

Publikuar më 16.09.2024
Një person është arrestuar dhe një pushkë sulmi u gjet pas “...

Një person është arrestuar dhe një pushkë sulmi u gjet pas “një atentati të dukshëm” ndaj Donald Trump. FBI deklaroi se Trump ishte duke luajtur një raund në kursin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach kur ndodhi incidenti. Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw u tha gazetarëve se një agjent i Shërbimit Sekret – i […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda