
Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Itali. Plagët në bark të Ilir Dervashit, që fillimisht mendohej se ishin pasojë e një aksidenti automobilistik, u zbulua se ishin plagë të shkaktuara me kaçavidë.
Autoritetet policore në provincën e Bolonjës, menjëherë pas këqyrjes së parë të aksidentit në autostradën A13 dyshuan për diçka ndryshe. Ajo që dukej si një tjetër tragjedi në rrugët e Bolonjës u shndërrua në një rast vrasjeje pas ekzaminimit nga mjekësia ligjore.
Gjatë hetimeve, rezultoi se 47-vjeçari shqiptar ka marrë goditje të shumta në bark të shkaktuara me kaçavidë. Drejtuesi i makinës, Miri Gurra, 34-vjeçari shqiptar, u arrestua si i dyshuar për vrasje
Makina në të cilën udhëtonin dy shqiptarët, e tipit Renault Capture, ka përplasur një makinë përpara, duke përfunduar në anë të rrugës. Shoferi 34-vjeçar është nxjerrë i padëmtuar, por fatkeqësisht Ilir Dervashi kishte ndërruar jetë. Rrethanat e vdekjes ngjallën dyshime të menjëhershme.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/