×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Qendrat e masazhit kthehen në fole prostitucioni, si udhëzoheshin punonjëset e reja për të kënaqur klientët (Përgjimet)

Qendrat e masazheve janë kthyer në fole prostitucioni. Vajzat kamuflohen si masazhatore, por ofrojnë seks kundrejt pagesës. Pronarët që disponojnë këto të ashtuqujtura qendra marrin përqindjen e tyre, por ka dhe nga ata që marrin lekët dhe paguajnë vajzat me përqindje.

Gjithsesi çdo gjë është sheshit, të gjithë e dinë, e të gjithë bëjnë sikur s’e dinë.  Me një vëzhgim të thjeshtë që bën në rrjetet sociale që nga instagrami por edhe në Tik Tok sheh një mori femrash që ekspozojnë trupin e tyre e të ftojnë në qendrën e tyre të masazhit duke lënë poshtë edhe numrin e kontaktit. Shumica prej tyre reklamohen me emrin viral tashmë ” Buza e re”.

Fiksi hyri në këto qendra masazhi duke zbuluar sërish mënyrën e punësimit dhe se çfarë ofrohej në to kundrejt pagesës.  Vëzhgimi i Fiksit u shtri në 5 qendra masazhi që nga Komuna e Parisit në Astir e kudo nëpër Tiranë. Shërbimi që ofronin këto qendra ishte po i njëjti; seks kundrejt parave.

Një bashkëpunëtore e Fiksit hyri në këto fole prostitucioni me pretekstin për të gjetur punë si masazhatore, por ajo që mësoi është se këto qendra ofronin gjithçka tjetër përveç masazhit. Madje tek qendra në Astir pronarja shpjegon  se ka dy punëtore dhe se klientët që frekuentojnë qendrën e saj vijnë vetëm për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Klienti duhet të  paguajë minimumi 4 000 lekë që i merr pronarja e më pas mbetet në dorë të punëtoreve  të seksit  se sa t’u kërkojnë klientëve për veten e tyre. Ajo tregon  se biznesi i saj nuk ka probleme me shtetin,  sepse  edhe  pse ushtron një aktivitet të jashtëligjshëm siç është prostitucioni, ajo i jep ryshfet policisë.

Edhe në  një qendër tjetër në rrugën ‘Bardhyl’,  bashkëpunëtoren e Fiksit e pret pronarja e qendrës së masazheve , e cila dikur kishte qenë vetë punonjëse seksi në një qendër të tillë. Ajo e dinte shumë mirë se si funksionon prostitucioni në këto qendra ndaj pohon se asaj klienti duhet t’i paguaj 4000 lekë. ” Se çfarë bëjnë vajzat brenda me klientin e dinë vetë, rëndësi ka që ky i fundit të mbetet i kënaqur dhe të rikthehet” pohon ajo.

Por ka edhe nga ato qendra që e mbajnë nga një punëtore që vërtet është masazhatore, por që vajzat e tjera siç shprehen vetë ato ‘punojnë’ , e thënë ndryshe prostituojnë. Kështu është rasti edhe i kësaj qendre në Astir. Vajzat paguhen nga 500 lekë për çdo klientë nga pronari ” dhe se çfarë pazaresh bëjnë vetë me klientin është punë e tyre” shprehet menaxherja. Madje ajo shpjegon ‘ punën’ me detaje dhe çmime ku shprehet se në qendrën e tyre vajzat bëjnë “blow job”, ose “hand job” dhe çmimin e vendosin së bashku me klientin. Pagesa varion 5000 lekë, 8000 apo 10.000 lekë.

Qendra tjetër ku bashkëpunëtorja e e Fiksit u paraqit ndodhej tek Komuna e Parisit. Këtu punëtoret e seksit nuk kishin rrogë, por bakshishe nga klientët. Njëra prej tyre flet pa ndrojtje se bashkishet ishin 6000 lekë seks komplet dhe 3000 lekë seks oral. Por në takimin e dytë me pronaren e qendrës Fiksi merr më shumë informacion se si veprohej në këtë fole prostitucioni. Çdo gjë ishte e monitoruar me kamera që nga hyrja e pallatit në të cilën ndodhej qendra e masazheve. Në të ushtronin prostitucion vajza nga mosha 20 vjeç deri në 26 vjeç, të cilat ishin të martuara ( kishte edhe me fëmijë). Ato pohuan se bashkëshortët e tyre ishin në dijeni të ‘punës’ që ato bënin. Zakonisht punonin deri në 10 orë në ditë dhe kalonin 11 klientë e më shumë në ditë.

Tregojnë se kishte edhe raste kur çdo njëra kapte deri në 18-19 klientë në ditë brenda 10 orarshit. Ato më pas hyjnë në detaje sesa kohë duhet të rrish me klientin si t’i marrësh paratë dhe sa më shpejt të mbarosh punë aq më mirë, pasi ka klientë të tjerë që presin në radhë. Rregull i pathyeshëm në punë ishte se klientit i futeshin rrobat bashkë me telefonin në një dollap, për mos patur mundësi filmimi. Secila prej tyre kishte një bllok personal ku mbanin numrin e klientëve që kishin bërë në ditë, dhe për çdo klientë pronares së qendrës i linin 4000 lekë. Nëse u ndodh ndonjë problem gjatë ushtrimit të prostitucionit me ndonjë nga klientët, pronarja u vinte në ndihmë. Përsa i përket policisë nuk shqetësoheshin. Vajzat pohuan se pronarët paguajnë nga 10 mijë deri në 20 mijë euro muaj, sepse kishin edhe disa qendra të tjera të tilla ku ushtrohej prostitucioni nëpër Tiranë. Kështu që nga kjo anë ishin më shumë se të qeta në ushtrimin e prostitucionit.

Madje gjatë kohës që bashkëpunëtorja e Fiksit ndodhej në këtë qendër vijnë edhe klientë që kërkojnë vajza për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Pra në të gjitha qendrat ku Fiksi u interesua kryhej prostitucion, masazhi është thjesht kamuflim.

Në një prej këtyre qendrave të masazhit, e infiltruara e emisonit “Fiks Fare” e cila kishte shkuar për t’u “punësuar” ka regjistruar biseda me disa prej vajzave që punonin aty, të moshave nga 20 deri në 26-vjeçe.

Madje njëra prej tyre e instrukton se si të “eksitojë klientët”.

“Kur futem në dhomë për të bërë s*ks, bëj ah ah që ta eksitoj”, tregon ajo, duke i mësuar edhe procesin e punës.

Pjesë nga përgjimet:

Vajza: Jo ka rënë pak puna, me 6000 është seksi, me 3000 ( të reja) goja, edhe nuk rrihet klientit 1 orë se s’do shpikim avion.

Ka nga ata që kërkojnë 1 orë, ne nuk rrimë i përzëmë ashtu. Fërkojmë 2 minuta, 5 minuta pastaj fillojmë pjesën tjetër. Vijnë kastile për atë punë. 6000 lekë të reja është për mua, 4000 për menaxheren.

Po sa goca ka?

Vajza: Ne të dyja paradite dhe 6-7 jemi gjithsej

Po sa bën në ditë ti?

Vajza: 18-19 orarëshe, të zgjedhin vetë ato se do i thuash klientit, zgjidh njërën. E zgjedh ai dhe futesh.

Ju japin 60 apo edhe më shumë?

Vajza 2: Varet, po ju tek ndonjë klienti të të japë më shumë.

Sa keni që po punoni?

Vajza 2: Kam 1 vit e gjysmë këtu

Vajza 1: Unë kam 5 muaj. Po do zihesh, e di sa raste jemi zënë edhe me grushte klientin këtu.

Po e di burri se çfarë pune bën?

Vajza 1: Çdo burrë e di se ku punon goca. Çdo gocë që punon këtu është e martuar dhe me fëmijë.

Biseda mes vajzave pasi njëra mbaron punë me klientin.

Vajza 1: Mbarove? Ishte i bezdisshëm?

Po ti sa vjeç je?

Vajza 1: Jam 20 vjeçe. Ti i merr 6000 ( të reja) kurse klienti thotë tjetër për tjetër, më ka marrë goca më shumë, dua edhe 1 orë seks.

Edhe e pyet klientin sa të ka marrë goca kur del nga dhoma pasi mbaron punë me ty.

Menaxherja vetë nuk punon?

Vajza 2: Jo, ajo ka fëmijë dhe burrin, është menaxhere ajo. Vishu sa më shumë provokative që të bësh klientin për vete.

Vajza 1: Hyn me klientin në dhomë, e rregullon derisa të lahet ai, e ke rregulluar.

Vajza 2: Të paktën hiq prezervativin, ajo është e rëndësishja.

S’thonë gjë këto të pallatit?

Vajza 2: Edhe po bënë, asgjë nuk na gjen, gjasme mblidhen që të ankohen që të vijë policia. E di policia se çfarë pune bëjmë.

Vajza 3: Kjo punë ka vështirësi, punë ka o zemra, pa gjë nuk del. Puna në darkë është deri në 2 të natës. Po mirë kemi dalë, se është 10000 të reja në total.

Unë kam 18-20 klientë, ajo 15 klientë. E di se kap 1 milionë, 1 milion e 30.000. Është qendër që ka më shumë punë se të gjithë të tjerat.

Mbaro njërin 5 minuta, shko tek tjetri. Nuk llogaritet masazhi fare. Rrobat e klientit i fusim në dollap sepse mund të ketë ndonjë kamera, ndonjë gjë pse të digjemi.

Të gjithë në janar kanë qenë të mbyllur, vetëm ne kemi që të hapur. Nuk do rrish një orë seks ti se s’ka shans. E kishim një në moshë ne, ishte shtatzënë 5 muajshe. Unë jam më e madhja 26 vjeçe.

Në momentin që mbaron dhomën tënde, mbledh letrën me prezervativ dhe i hedh vetëm tek koshi.  Kur ti futesh në dhomë, kur bën seks, unë bën ah ah që ta eksitoj.

Që të mos dëgjohemi jashtë ngre muzikën sa të dojë kokrra e qejfit ty. Këta kanë 3-4 qendra o zemra.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Aksident i rëndë në Itali, 21 viktima dhe 40 të plagosur pasi autobusi ra mbi shina nga mbikalimi

Aksident i rëndë në Itali, 21 viktima dhe 40 të plagosur pasi autobusi ra mbi shina nga mbikalimi

Publikuar më 03.10.2023
Një aksident mjaft i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të ma...

Një aksident mjaft i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Mestre, një provincë e Venezia në Itali. Një autobus me njerëz të shumtë në bord doli nga rruga dhe ra mbi shinat e një hekurudhe aty pranë. Deri tani TG Com flasin për 21 të vdekur dhe 40 të plagosur. 2 prej viktimave janë […]

Lexo më shumë

Shkollat suedeze heqin kompjuterat dhe tabletat, rikthejnë librat dhe printerat

Shkollat suedeze heqin kompjuterat dhe tabletat, rikthejnë librat dhe printerat

Publikuar më 03.10.2023
Fillimi i vitit shkollor u shënua nga risi domethënëse në Su...

Fillimi i vitit shkollor u shënua nga risi domethënëse në Suedi, me nxënësit që gjetën libra të printuar në tavolina, në vend të tabletave që kishin përdorur deri para disa muajsh. Një ndryshim drejtimi i dëshiruar fort nga ministrja suedeze e Arsimit, Lotta Edholm, e cila mori detyrën 11 muaj më parë: “Studentët kanë nevojë […]

Lexo më shumë

PD denoncon ndryshimin e tarifave për ujin: Rritja e çmimit po kalon në heshtje, qytetarët e paguajnë dy herë

PD denoncon ndryshimin e tarifave për ujin: Rritja e çmimit po kalon në heshtje, qytetarët e paguajnë dy herë

Publikuar më 03.10.2023
Partia Demokratike denoncoi rritjen e çmimit të ujit për qyt...

Partia Demokratike denoncoi rritjen e çmimit të ujit për qytetarët. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat tha se uji, sipas saj është “reflektimi më i mirë i keqadministrimit, abuzimit dhe korrupsionit të politikëbërjes.” Karabina shprehet se qytetarët, “jo vetëm e paguajnë dy herë ujin, por përballen edhe me rritjen abuzive të […]

Lexo më shumë

“Nuk ka dritë në fund të tunelit” për Rrugën e Arbrit, BIRN: Qeveria nuk e di kur përfundon projekti

“Nuk ka dritë në fund të tunelit” për Rrugën e Arbrit, BIRN: Qeveria nuk e di kur përfundon projekti

Publikuar më 03.10.2023
Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, zv.ministrj...

Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, zv.ministrja e Infrastrukturës dhe kreu i ARRSH-së lanë të kuptohej se nuk e dinin se kur do të përfundonte tuneli i Murrizit, ndërsa iu shmangën përgjigjes për vazhdimësinë e kontratës koncesionare për rrugën e Arbrit. Dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pranuan të […]

Lexo më shumë

U shpall në kërkim për vrasjen e xhaxhait dhe plagosjen e kushëririt, Gjovalin Guri flet nga arratia: S’kam lidhje, dua drejtësi!

U shpall në kërkim për vrasjen e xhaxhait dhe plagosjen e kushëririt, Gjovalin Guri flet nga arratia: S’kam lidhje, dua drejtësi!

Publikuar më 03.10.2023
Nga arratia Gjovalin Guri me lot në sy hedh poshtë dyshimet ...

Nga arratia Gjovalin Guri me lot në sy hedh poshtë dyshimet e policisë vendore të Shkodrës se është ai autori i vrasjes së xhaxhait Zef Guri dhe plagosjes së djalit të xhaxhait Gjin Guri, ngjarje e ndodhur në aksin Shosh-Kir në Dukagjin më 27 shtator. Gjovalin Guri rrëfen për News 24 se në momentin kur […]

Lexo më shumë

Ministria e Turizmit: 660 mijë italianë erdhën në Shqipëri deri në gusht, të dytët pas Kosovës

Ministria e Turizmit: 660 mijë italianë erdhën në Shqipëri deri në gusht, të dytët pas Kosovës

Publikuar më 03.10.2023
Italianët janë kthyer në grupin e dytë të turistëve që vizit...

Italianët janë kthyer në grupin e dytë të turistëve që vizituan më shumë Shqipërinë këtë vit duke regjistruar një numër prej rreth 660 mijë vizitorë deri në fund të gushtit. Në raport me një vit më parë italianet u rritën me 50 për qind në janar-gusht duke përbërë kështu 9.1 për qind të totalit. Të […]

Lexo më shumë

“Vrapo, mami ka vdekur!”, dëshmia tronditëse e fëmijëve për vrasjen e 35-vjeçares në Itali

“Vrapo, mami ka vdekur!”, dëshmia tronditëse e fëmijëve për vrasjen e 35-vjeçares në Itali

Publikuar më 29.09.2023
“Vrapo, Hajde, nëna ka vdekur”, këto ishin fjalët e vajzës s...

“Vrapo, Hajde, nëna ka vdekur”, këto ishin fjalët e vajzës së vogël të Klodiana Vefës, pasi gjeti nënën e saj të ekzekutuar në rrugë. Vajza e vogël lajmëroi vëllanë e saj 17 vjeç se mamaja e tyre nuk jetonte më. Nëna e dy fëmijëve, Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes […]

Lexo më shumë

Shqiptarja 35-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, vritet me plumb në kokë në Itali, shpallet në kërkim burri i saj

Shqiptarja 35-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, vritet me plumb në kokë në Itali, shpallet në kërkim burri i saj

Publikuar më 29.09.2023
Një krim i rëndë është regjistruar mbrëmë në Itali, ku një 3...

Një krim i rëndë është regjistruar mbrëmë në Itali, ku një 35-vjeçare shqiptare është vrarë në mes të rrugës me plumb në kokë. Mediat italiane raportojnë se viktimë e sulmit me armë ka mbetur Klodiana Vefa, me leje të rregullt qëndrimi, nënë e dy fëmijëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në provincën Casterlfiorentino të Firences, në rrugën […]

Lexo më shumë