×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Policia ekzekuton 62-vjeçarin në Maliq, nuk pranoi të dorëzohej pasi plagosi me thikë gruan dhe goditi djalin

Ramiz Muçollari është vrarë nga forcat speciale RENEA brenda banesës së tij në fshatin Qesarakë në Maliq. 62-vjeçari ishte izoluar në shtëpi dhe nuk iu bind thirrjeve të RENEA-s për t’u dorëzuar.

Pas ekzekutimit të kryefamiljarit, forcat RENEA u larguan nga vendngjarja. Mësohet se mbrëmjen e së premtes (11 gusht) ai plagosi me thikë gruan dhe goditi djalin me tytën e armës. Nënë e bir u dërguan në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa kur policia ka shkuar tek banesa e 62-vjeçarit, ky i fundit ishte mbyllur brenda dhe ka qëlluar me armë në drejtim të efektivëve.

Policia ka dhënë deteja nga ekzekutimi i 62-vjeçarit, Ramiz Muçollari brenda banesës së tij nga forcat RENEA. Sipas uniformave blu, ai u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Shkëmbeu zjarr me Policinë lokale dhe më pas me forcat Speciale “Renea”, por si pasojë e shkëmbimit të zjarrit 62- vjeçari humbi jetën.

Forcat Speciale “Renea”, në bashkëpunim me Policinë lokale të Komisariatit të Policisë Maliq dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korcë, prej më shumë se 8-orësh mbajtën të rrethuar në fshatin Qesarakë, Maliq, banesën e shtetasit Ramiz Muçollari, i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tij.

Shtetasi Ramiz Muçollari, pas plagosjes së dyfishtë u mbyll në banesë dhe nuk i’u përgjigj thirrjes së Policisë Vendore për t’u dorëzuar, por ka qëlluar me armë zjarri (mitraloz të lehtë) në drejtim të tyre.

Ndodhur në këto kushte janë dërguar me urgjencë në vendngjarje, Forcat Speciale “Renea”, të cilat kanë marrë nën kontroll perimetrin e afërt të sigurisë, ndërsa policia lokale është pozicionuar në perimetrin e largët të sigurisë.

Përgjatë natës, Forcat Speciale “Renea”, i kanë bërë thirrje të pandërprera për t’u dorëzuar, por 62-vjeçari nuk i është bindur thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar dhe ka vijuar të qëllojë me armë zjarri drejt Policisë.

Në mëngjesin e sotëm, Forcat Speciale “Renea”, kanë mundur të hyjnë deri në katin e dytë të banesës së shtetasit Ramiz Muçollari, i cili ishte ngjitur në papafingon e banesës dhe ka hapur zjarr në drejtim të Forcave Speciale “Renea”, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Forcat Speciale “Renea”, në zbatim të plotë të procedurave standarte janë kundërpërgjigjur me zjarr dhe përreth një orë ka vijuar shkëmbimi i zjarrit. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, 62- vjeçari ka humbur jetën.

Theksojmë faktin se shtetasi Ramiz Muçollari, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe gjatë ditës së djeshme ka qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikaitrik, por nuk është shtruar në spital, dhe në mbrëmje kur janë kthyer në banesë ka nisur konfliktin me familjarët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon kqyrja e vendit të ngjarjes për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Qesarakë të Maliqit, ku Ramiz Muçollari, 62 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë në këmbë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari, 58 vjeçe dhe dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, 27 vjeç.

Nënë e bir aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Publikuar më 16.09.2024
Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistr...

Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistrimin e kandidatëve për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është zbuluar edhe emri i parë për kandidat. Mësohet se Prençi ka qenë aplikuesi i parë për këtë post. Prençi ka një karrierë të gjatë në rradhët e uniformave blu. Ai ka përfunduar studimet master […]

Lexo më shumë

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Publikuar më 16.09.2024
Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar sërish pas atentati të ndodhur në afërsi të fushës së tij të golfit në Floridën e Jugut. Ish-presidenti i cili sërish shpëtoi për mrekulli ka falenderuar Shërbimin Sekret dhe policinë lokale për punën e jashtëzakonshme që ata bënë me neutralizimin e menjëhershëm […]

Lexo më shumë

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Publikuar më 16.09.2024
Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në filli...

Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në fillim të muajit tetor. Fundjavën që lamë pas u zbardh dhe VKM për mënyrën se si do të indeksohen pensionet. Sipas vendimit të Këshillit Administrativ të ISSH, në mbledhjen e tij të datës 12.09.2024, i cili miratoi dërgimin për shqyrtim në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit […]

Lexo më shumë

Pas Italisë, edhe Britania e Madhe kërkon të sjellë emigrantët, Shqipëria po shikohet nga BE-ja si “kosh” refugjatësh

Pas Italisë, edhe Britania e Madhe kërkon të sjellë emigrantët, Shqipëria po shikohet nga BE-ja si “kosh” refugjatësh

Publikuar më 16.09.2024
Ka bërë lajm në Britaninë e Madhe një deklaratë e ...

Ka bërë lajm në Britaninë e Madhe një deklaratë e kryeministrit Keir Starmer, që sapo ka anuluar planin “Ruanda” i hedh sytë nga Xhorxhia Meloni për të bërë diçka të ngjashme me planin “Shqipëria”. I pyetur posaçërisht për skemën me të cilën Meloni po tenton të shkarkojë refugjatët në vendin tonë, Keir Starmer u përgjigj: “Po le ta […]

Lexo më shumë

Ngjarje e rëndë në Tiranë, gruaja tenton të rrëmbejë fëmijën në supermarket (Video)

Ngjarje e rëndë në Tiranë, gruaja tenton të rrëmbejë fëmijën në supermarket (Video)

Publikuar më 16.09.2024
Një grua po kërkohet nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se...

Një grua po kërkohet nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në një supermarket në kryeqytet. Siç duket edhe nga pamjet, ajo shikon fëmijën vetëm dhe i afrohet e më pas e merr në krahë. Pasi ndalon në një moment pranë kasës, […]

Lexo më shumë

Prokuroria liron paratë e shqiptarëve që mbaheshin “peng” nga kompanitë e mikrokredive, reagon ish-ministri i Financave: Të merren masa për të mbrojtur kredimarrësit

Prokuroria liron paratë e shqiptarëve që mbaheshin “peng” nga kompanitë e mikrokredive, reagon ish-ministri i Financave: Të merren masa për të mbrojtur kredimarrësit

Publikuar më 16.09.2024
Prokuroria ka vendosur lirimin e mijëra llogarive bankare që...

Prokuroria ka vendosur lirimin e mijëra llogarive bankare që u përkisnin qytetarëve të cilët kishin marrë kredi tek kompanitë zhvatëse “Final” dhe “Micro Credit Albania”. Më 26 Gusht 2024 prokurorja Antoneta Sevdari ka marrë vendimin për lirimin e tyre në 11 banka. Përmes një shkrese përcjellëse të firmosur nga drejtuesja e seksionit në prokurorinë e […]

Lexo më shumë

Dështon atentati i dytë ndaj Trumpit, FBI gjen një kallashnikov pranë fushës së golfit. 58-vjeçari i dyshuar votoi për të në vitin 2016

Dështon atentati i dytë ndaj Trumpit, FBI gjen një kallashnikov pranë fushës së golfit. 58-vjeçari i dyshuar votoi për të në vitin 2016

Publikuar më 16.09.2024
Një person është arrestuar dhe një pushkë sulmi u gjet pas “...

Një person është arrestuar dhe një pushkë sulmi u gjet pas “një atentati të dukshëm” ndaj Donald Trump. FBI deklaroi se Trump ishte duke luajtur një raund në kursin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach kur ndodhi incidenti. Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw u tha gazetarëve se një agjent i Shërbimit Sekret – i […]

Lexo më shumë

Hatixhja dhe Jashari ndëshkohen nga policia pas videove ku ecnin me shpejtësi skëterre, vajza e mbuluar reagon me ironi: Bravo policia, keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot! (VIDEO)

Hatixhja dhe Jashari ndëshkohen nga policia pas videove ku ecnin me shpejtësi skëterre, vajza e mbuluar reagon me ironi: Bravo policia, keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot! (VIDEO)

Publikuar më 12.09.2024
Hatixhe Brika, e prezantuar si Hati, është kthyer në një fen...

Hatixhe Brika, e prezantuar si Hati, është kthyer në një fenomen dhe diskutim në tavolinat e shqiptarëve. Pasioni i saj dhe bashkëshortit të saj për makinat e luksit, zënë një pjesë të madhe të përmbajtjes në videot e saj.Si një çift aventurier, Hati shpesh herë shfaqej duke drejtuar makinën me shpejtësi dhe videot ku e […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda