×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Fredi Beleri intervistë nga burgu: Rama u acarua se Himara e bojkotoi

Nuk dihet nëse e thotë për politikë, por Fredi Beleri i zgjedhur në krye të Bashkisë së Himarës në 14 maj, beson se do të ulet një ditë në zyrën ku e votuan qytetarët e tij. “Kam besim se vullneti i popullit të Himarës do të lexohet“, pohoi ai në një intervistë me shkrim për Lapsi.al, nga spitali i burgut në Tiranë.

Ato u hartuan pasi SPAK shpalli se e kishte shpënë dosjen e tij në gjykatë, i bindur për fajësinë e kryetarit të zgjedhur të Himarës, për blerje votash. “Rezulton se është e provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm që i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumat monetare prej 50 euro për çdo person që do të gjente Arseni, që do votonte për Belerin si kandidat për kryetar të Bashkisë Himarë”, thuhet në dokumentin e prokurorisë së posacme.

Natyrisht i burgosuri i mohon këto fakte, flet për prova të manipuluara nga prokuroria e Vlorës dhe e lidh arrestimin e tij me dështimin e mitingut të Partisë Socialiste në Himarë, kur Edi Rama shkoi aty para zgjedhjeve. Ai përgjigjet gjithashtu edhe për akuzat se ka përdorur zyrtarët grekë për të intimiduar votuesit emigrantë apo për natën kur i vunë prangat “në flagrancë”… 

Si e kujtoni momentin e arrestimit dhe a e prisnit atë?

Fredi Beleri- Nuk e prisja të arrestohesha. Unë isha në fushatë me miqtë e mi dhe ndryshe sa thuhet në media, nuk ka pasur flagrancë në kuptimin e ligjit. Unë isha në një restorant duke darkuar dhe sa dola, bashkë me avokatin dhe një kushuririn tim, që ka biznes në Himarë, na ndaloi policia. Policët që më ndaluan nuk kishin dijeni për arsyen e ndalimit tim. 

Në mitingun e PS në Himarë, Rama iu sulmoi egërsisht. A parandjetë ç’do vinte pas kësaj ?

Fredi Beleri– Rama më sulmoi egërsisht nga Himara pasi u acarua kur pa se nga votuesit himariotë nuk kishte pjesëmarrje në mitingun e organizuar nga Partia Socialiste. Mitingu u shty një orë deri sa erdhën autobusa nga Selenica dhe Vlora për të mbushur sheshin. Kryeministri nuk mundi të pranonte që për vjedhjet e pronave , ndërtimiet pa leje, abuzimin me tenderat dhe pronën publike, populli i Himares i kishte kthyer krahët. Kryeministri në atë miting tregoi disa nga komplekset e tij dhe tregoi gjithashtu që nuk e pranon demokracinë, mendimin ndryshe dhe as ka respekt për kundërshtarin. 

Në qarqet pranë qeverisë thuhej se ju përdornit influencën tuaj tek autoritetet greke për të intimiduar emigrantët shqiptarë se po të mos vinin të votonin do kishin probleme me dokumentacionin. Madje kryeministri në emisionin “Opinion” përmendi me emër persona që punonin për ju si Napolon Çakalli dhe Spiro Koka…

Fredi Beleri- Eshtë e vërtetë që kam bërë fushatë në qytetet kryesore të Greqisë, ku ka himariotë rezidentë. Kam bërë një fushatë pozitive me program dhe pa sharë apo shantazhuar njeri. Greqia është një shtet demokratik dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim të tillë ndaj askujt për asnjë arsye. Në Greqi ka bërë fushatë normale Partia Socialiste e Himarës, psh. z.Klosi , z.Damian Gjiknuri dhe funksionarë të Partisë Socialiste Himarë. Kanë bërë fushatë në situatë krejt normale.

Problem për ta ishte që në mitingun elektoral tonin u grumbulluan 1000 persona nga Himara, ndërsa në të tyrin kishin jo me shumë se 150 votues himariotë. Historia e presioneve për dokumenta greke janë shpifje të Ramës për të justifikuar veprimin e 12 Maj-it (dita kur u ekzekutua arrestimi i kandidatit të opozitës- shënimi i Lapsi.al).

A ka pasur lidhje pritja që i bëtë kryeministrit Micotaqis në Himarë me sulmet që erdhën më pas?

Fredi Beleri- Nuk besoj se ka pasur lidhje, por siç e thashë Rama nuk e kapërdin dot që për Micotaqis u grumbulluan aq shumë njerëz në Himarë ndërsa në mitingjet e tij vijnë vetëm patronazhistë, administratë dhe të grumbulluar me autobusa nga qytetet e tjera. 

Si e njihni Arsen Ramën, prej të cilit ndodheni në qeli, sepse ai iu denoncoi për blerje votash.

Fredi Beleri- E kam njohur si një peshkatar në Himarë, njeri me halle, që kishte pësuar një fatkeqesi familjare. Unë personalisht i jam gjendur pranë, por fatkeqësisht ai është një vegël e manipuluar në duart e pushtetit. 

Nga aq sa ka pretenduar policia, ju keni inkurajuar blerjen e votave…  Ju e keni nxitur me telefona mikun tuaj Pandeli Kokaveshin t’a takonte peshkatarin Rama, njeriun që donte të shiste votat…

Fredi Beleri- Nuk është absolutisht e vertetë. Nuk ka asnje provë për këtë dhe mesa di dhe kam marrë dijeni edhe me vonë, as për Pandeli Kokaveshin nuk ka provë se ka dhënë lekë.

Ju e mohoni ekzistencën e provave, por pas telefonatës suaj, Pandeli Kokaveshi u takua me Arsen Ramën dhe ky denoncoi 400 mijë lekët e mara për 13 vota. A nuk është kjo një provë e fortë kundër jush?

Fredi Beleri- Jo, nuk ka asnjë provë se është dhënë kjo shumë prej 400 mijë lekësh, e pretenduar nga Arsen Rama. Arsen Rama ka dorëzuar në prokurori një shumë prej 400 mijë lekësh të nesërmen e ditës që ai pretendon se ka ndodhur ngjarja dhe jo në moment. Mbi ato lekë nuk ka gjurmë gishtash as të miat as të z.Kokaveshi.

A fitohej dot Himara duke luajtur pastër? Pra kur dihet që partia në pushtet përdor të gjitha format, a mund të konkurohet ajo pa bërë të njëjtën gjë ?

Fredi Beleri- Ne luajtëm pastër, fituam pastër dhe do të qeverisim pastër. Përballë nesh u rreshtuan gjatë zgjedhjeve, për fat të keq, segmente nga më të korruptuarat e shtetit duke nisur nga policia deri te administrata e Bashkisë Himarë dhe funksionarë publikë nga Tirana, punonjës të ASHK, Ministrisë së Turizmit etj. 

A mendoni se Athina ka bërë aq sa duhet apo ndiheni pak i tradhëtuar?

Fredi Beleri- Jo nuk ndihem i tillë. Besoj se Athina ka kërkuar të zbatohen në rastin tim parimet themelore të të drejtës dhe parimet themelore të një shteti anëtar të NATO-s. Jam i bindur se Athina zyrtare do të bejë ç’është e mundur që kjo çështje të zbardhet dhe të gjykohet drejtë. Në çeshtjen time janë shkelur shumë parime bazë të së drejtës dhe ka në mënyrë te përsëritur shkelje të ligjit apo deformim të tij prej gjykatave. 

Po cilat janë sipas jush këto shkelje ? 

F.B.- Mund t’iu them pa hyrë në detaje, të cilat do t’i takojnë ndoshta një procesi më të gjatë, se në dosjen time ka të paktën 2 dokumenta të falsifikuara prej Prokurorisë Vlorë, që kanë ndikuar shumë që unë të mbetem në paraburgim. Gjithë procesi penal që nga fillimi, që nga momenti i arrestimit, gjoja në flagrancë, e deri te vendimi për masën e sigurimit të z.Kalaja (Florian Kalaja, gjyqtari që mori vendimin për burgosjen- Shënim Lapsi.al) janë të pabazuar në prova dhe fakte.

P.sh z.Kalaja ka zbardhur në vendim rrethana të pavërteta dhe ka pasqyruar në të fjalë, që unë as nuk i kam zënë në gojë. Për fat të mire këto seanca janë të rregjistruara audio dhe këto që pretendoj janë të provueshme. Në dosje më kanë depozituar një dëshmi penaliteti të fallsifikuar që gjykatat e morën për të mirëqenë . Ky është një skandal  i drejtesisë shqiptare. Mua po më mbajnë në paraburgim me dokumenta të falsifikuara, vetëm e vetëm që të mos marr detyrën e Kryetarit të Bashkisë Himarë. 

A mendoni se Fredi Beleri do të betohet një ditë si kryebashkiak, apo sot kjo duket më e largët se para 14 majit?

F.B.- Po. Kam besim se vullneti i popullit të Himarës do të lexohet. Në demokraci të gjitha pushtetet burojnë nga populli dhe janë në shërbim të tij. Nëse do të ndodhte ndryshe, do të vërtetohet se nuk jetojmë në një shtet të së drejteës dhe se drejtesia është e komanduar nga pushteti politik.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Publikuar më 16.09.2024
Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistr...

Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistrimin e kandidatëve për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është zbuluar edhe emri i parë për kandidat. Mësohet se Prençi ka qenë aplikuesi i parë për këtë post. Prençi ka një karrierë të gjatë në rradhët e uniformave blu. Ai ka përfunduar studimet master […]

Lexo më shumë

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Publikuar më 16.09.2024
Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar sërish pas atentati të ndodhur në afërsi të fushës së tij të golfit në Floridën e Jugut. Ish-presidenti i cili sërish shpëtoi për mrekulli ka falenderuar Shërbimin Sekret dhe policinë lokale për punën e jashtëzakonshme që ata bënë me neutralizimin e menjëhershëm […]

Lexo më shumë

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Publikuar më 16.09.2024
Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në filli...

Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në fillim të muajit tetor. Fundjavën që lamë pas u zbardh dhe VKM për mënyrën se si do të indeksohen pensionet. Sipas vendimit të Këshillit Administrativ të ISSH, në mbledhjen e tij të datës 12.09.2024, i cili miratoi dërgimin për shqyrtim në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit […]

Lexo më shumë

Pas Italisë, edhe Britania e Madhe kërkon të sjellë emigrantët, Shqipëria po shikohet nga BE-ja si “kosh” refugjatësh

Pas Italisë, edhe Britania e Madhe kërkon të sjellë emigrantët, Shqipëria po shikohet nga BE-ja si “kosh” refugjatësh

Publikuar më 16.09.2024
Ka bërë lajm në Britaninë e Madhe një deklaratë e ...

Ka bërë lajm në Britaninë e Madhe një deklaratë e kryeministrit Keir Starmer, që sapo ka anuluar planin “Ruanda” i hedh sytë nga Xhorxhia Meloni për të bërë diçka të ngjashme me planin “Shqipëria”. I pyetur posaçërisht për skemën me të cilën Meloni po tenton të shkarkojë refugjatët në vendin tonë, Keir Starmer u përgjigj: “Po le ta […]

Lexo më shumë

Ngjarje e rëndë në Tiranë, gruaja tenton të rrëmbejë fëmijën në supermarket (Video)

Ngjarje e rëndë në Tiranë, gruaja tenton të rrëmbejë fëmijën në supermarket (Video)

Publikuar më 16.09.2024
Një grua po kërkohet nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se...

Një grua po kërkohet nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në një supermarket në kryeqytet. Siç duket edhe nga pamjet, ajo shikon fëmijën vetëm dhe i afrohet e më pas e merr në krahë. Pasi ndalon në një moment pranë kasës, […]

Lexo më shumë

Prokuroria liron paratë e shqiptarëve që mbaheshin “peng” nga kompanitë e mikrokredive, reagon ish-ministri i Financave: Të merren masa për të mbrojtur kredimarrësit

Prokuroria liron paratë e shqiptarëve që mbaheshin “peng” nga kompanitë e mikrokredive, reagon ish-ministri i Financave: Të merren masa për të mbrojtur kredimarrësit

Publikuar më 16.09.2024
Prokuroria ka vendosur lirimin e mijëra llogarive bankare që...

Prokuroria ka vendosur lirimin e mijëra llogarive bankare që u përkisnin qytetarëve të cilët kishin marrë kredi tek kompanitë zhvatëse “Final” dhe “Micro Credit Albania”. Më 26 Gusht 2024 prokurorja Antoneta Sevdari ka marrë vendimin për lirimin e tyre në 11 banka. Përmes një shkrese përcjellëse të firmosur nga drejtuesja e seksionit në prokurorinë e […]

Lexo më shumë

Dështon atentati i dytë ndaj Trumpit, FBI gjen një kallashnikov pranë fushës së golfit. 58-vjeçari i dyshuar votoi për të në vitin 2016

Dështon atentati i dytë ndaj Trumpit, FBI gjen një kallashnikov pranë fushës së golfit. 58-vjeçari i dyshuar votoi për të në vitin 2016

Publikuar më 16.09.2024
Një person është arrestuar dhe një pushkë sulmi u gjet pas “...

Një person është arrestuar dhe një pushkë sulmi u gjet pas “një atentati të dukshëm” ndaj Donald Trump. FBI deklaroi se Trump ishte duke luajtur një raund në kursin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach kur ndodhi incidenti. Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw u tha gazetarëve se një agjent i Shërbimit Sekret – i […]

Lexo më shumë

Hatixhja dhe Jashari ndëshkohen nga policia pas videove ku ecnin me shpejtësi skëterre, vajza e mbuluar reagon me ironi: Bravo policia, keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot! (VIDEO)

Hatixhja dhe Jashari ndëshkohen nga policia pas videove ku ecnin me shpejtësi skëterre, vajza e mbuluar reagon me ironi: Bravo policia, keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot! (VIDEO)

Publikuar më 12.09.2024
Hatixhe Brika, e prezantuar si Hati, është kthyer në një fen...

Hatixhe Brika, e prezantuar si Hati, është kthyer në një fenomen dhe diskutim në tavolinat e shqiptarëve. Pasioni i saj dhe bashkëshortit të saj për makinat e luksit, zënë një pjesë të madhe të përmbajtjes në videot e saj.Si një çift aventurier, Hati shpesh herë shfaqej duke drejtuar makinën me shpejtësi dhe videot ku e […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda