×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Brukseli propozon ndryshime ligjore: Supermarketet e mëdha të dhurojnë ushqimet e pashitura

Rajoni i Brukselit dëshiron të vendosë detyrime ligjore për supermarketet e mëdha që të dhurojnë ushqimet e pashitura. Edhe vende të tjera të BE-së kanë prezantuar legjislacione të ngjashëm. Por a funksionon kjo?

Një herë në javë, Jeannine Weyekmans dhe vullnetarë të tjerë u japin ushqim rreth 150 familjeve. Kryetarja e kësaj banke ushqimore e di se njerëzit që vijnë këtu nuk kanë zgjidhje tjetër. Këtë të enjte, shumë njerëz gjetën rrugën drejt kishës protestante në komunën e Laekenit të Brukselit.

Burrat dhe gratë mbushin karrocat dhe çantat e tyre të blerjeve me atë që u jepet nga vullnetarët. Mes tyre ka shumë familje me fëmijë. Pranë një grumbulli buke, mbi tavolina ka salca dhe perime. Në anën tjetër të dhomës, njerëzit marrin qese të vogla me patate të skuqura dhe kuti me ëmbëlsira. Ka gjithashtu ujë të gazuar, fruta dhe vaj. Në një frigorifer të madh, ka mish.

Ndryshe nga një supermarket, njerëzit nuk paguajnë, por gjithashtu nuk mund të zgjedhin nga raftet gjithçka që mund të dëshirojnë. Njerëzit gjejnë vetëm atë që është dhuruar nga supermarketet. Disa nga produktet e kanë kaluar datën më të mirë para përdorimit, të tjerët jo. Ndër produktet janë disa, si vaji apo mielli, që kanë një flamur të BE-së. Ato janë paguar nga një projekt i BE-së.

Kërkesa e lartë në bankat ushqimore të Brukselit

Njerëzit vijnë këtu për arsye të ndryshme, tha Jeannine Weyekmans për DW. Disa prej tyre kanë të drejtë përmes autoriteteve të mirëqenies sociale, të tjerët janë në borxhe apo ka edhe njerëz që presin të marrin dokumentat e qendrimit dhe nuk lejohen të punojnë ndërkohë.

Ajo thotë se ata nuk bëjnë ndonjë verifikim të hollësishëm, sepse njerëzit që vijnë këtu kanë vërtet nevojë për të. Por sidoqoftë ata kurrë nuk do të largonin ndokënd pa ushqim, shtoi ajo. Çdo të enjte ata shpërndajnë ushqimet për nevojtarët. Disa nga njerëzit që vijnë këtu jetojnë me atë që marin nga e enjtja deri të enjten pasuese, thotë Weyekmans.

Banka e ushqimit në Laeken është një nga afërsisht 140 bankat ushqimore në rajonin e Brukselit dhe Brabant, e cila merr një pjesë të produkteve të saj nga banka ushqimore e Brukselit dhe Brabant. Banka e ushqimit u siguron çdo vit 5 milionë kilogramë ushqime organizatave jofitimprurëse, tha për DW presidenti Luc Rogge. Banka rajonale e ushqimit shërben si qendër për dhurimet ushqimore nga supermarketet në bankat e ushqimit dhe shpërndan ushqime të paguara nga një projekt i BE-së për më të privuarit (FEAD). Kjo përbën rreth 40% të shumës vjetore.

Banka e ushqimit operon me vullnetarë dhe mbështetet nga autoritetet sociale dhe rajoni. Pa angazhimin e njerëzve si Luc Rogge dhe Jeannine Weyekmans, më shumë ushqim ndoshta do të shkonte dëm.

Planet për të bërë të detyrueshëm dhurimin e ushqimeve

Eurostat vlerëson se afërsisht 10% e të gjithë ushqimit të vënë në dispozicion të konsumatorëve të BE-së përfundon në plehra. Në vitin 2020, ajo arriti në afro 59 milionë tonë, sipas BE-së. Në të njëjtën kohë, BE thotë se 32.6 milionë njerëz në Evropë nuk janë në gjendje të përballojnë një vakt cilësor në çdo dy ditë.

Në zonën e Brukselit, ministri rajonal Alain Maron thotë në një deklaratë në faqen e tij online se janë 70.000 njerëz që mbështeten tek bankat e ushqimit. Duke filluar nga viti 2024 ai dëshiron të detyrojë dyqanet me një sipërfaqe prej më shumë se 1000 metra katrorë të dhurojnë ushqime të pashitura, por ende të konsumueshme. Një projekt-dekret kaloi në lexim të parë dhe duhet t’i nënshtrohet hapave të mëtejshëm legjislativ.

Hans Cardyn, zëdhënës i shoqatës belge të tregtisë me pakicë Comeos tha për DW, se supermarketet në Belgjikë tashmë po dhuronin shumë. Ai beson se ligji i ri do të vinte në disavantazh klientët, të cilët nuk do të përfitonin më nga çmimet e ulura të mallrave që u afron afati i skadencës. Një problem tjetër sipas Cardyn, është se detyrimi vlen vetëm për dyqanet me mbi 1000 metra katrorë sipërfaqe me pakicë. Ky plan mund të duket si një ide e mirë, por në fakt është një “ide e mire e gabuar”, tha përfaqësuesi i shoqatës së tregtisë me pakicë për DW.

Legjislacioni në vendet e tjera evropiane

Belgjika nuk është vendi i parë që dëshiron të prezantojë legjislacionin që ka të bëjë me donacionet ushqimore nga supermarketet. Sipas Federatës Evropiane të Bankave të Ushqimit (FEBA), e cila përfaqëson 351 banka ushqimore në 30 vende, ato vëzhgojnë tri qasje të ndryshme. Disa vende si Franca dhe Republika Çeke i detyrojnë shitësit të nënshkruajnë marrëveshje për dhurimin e ushqimit për organizatat e ndihmës ushqimore. Vende të tjera, si Italia dhe Moldavia, zgjedhin stimujt fiskalë ose thjeshtojnë procedurat administrative, tha për DW Angela Frigo, Sekretarja e Përgjithshme e FEBA. Së fundi, ajo shtoi se ka vende, si Holanda dhe Hungaria, të cilat do të preferonin marrëveshje vullnetare për zbatimin e legjislacionit. Spanja po planifikon gjithashtu të prezantojë ligje për të ndaluar mbetjet ushqimore.

E pyetur nga DW nëse ky lloj legjislacioni ndryshon situatën për bankat ushqimore, shoqata u përgjigj se “në varësi të vendit, zbatimi i këtyre qasjeve ka sjellë rritje apo ulje të sasisë së donacioneve ushqimore”, thuhet në deklaratë. Megjithatë, ndryshimi kryesor ishte “fokusi më i madh në çështjen e dhurimit të ushqimit dhe një dialog i përforcuar midis të gjitha palëve të përfshira”.

A është detyrimi i donacioneve zgjidhja e duhur?

Paul Milbourne, një gjeograf social në Universitetin e Cardiffit, thotë për DW, se edhe pse “sado pak ndihmon”, pyetja më e madhe se pse ka mbetje ushqimore nuk trajtohet në asnjë nga këto nisma. Ai beson se modeli i shitjes me pakicë të supermarketeve përfshin një element tepricë dhe se nuk trajtohet aspekti i mbiprodhimit të ushqimit.

Mbetjet e ushqimit nuk vijnë vetëm nga supermarketet. Sipas Komisionit të BE-së, mbi 50% e mbetjeve ushqimore vijnë nga familjet. Deri në vitin 2030, BE-ja dëshiron të prezantojë objektiva ligjërisht të detyrueshëm për të reduktuar mbetjet ushqimore. Në korrik, Komisioni i BE-së propozoi reduktimin e mbetjeve ushqimore me 10% në përpunim dhe prodhim dhe 30% për frymë në shitje me pakicë dhe konsum. Megjithatë, këto propozime ende duhet të diskutohen nga parlamenti i BE-së dhe shtetet anëtare.

Modele të tjera për të trajtuar varfërinë ushqimore

Gjeografi social Milbourne mendon se është problematike përdorimi i mbetjeve ushqimore për të ushqyer njerëzit me të ardhura të ulëta dhe se ka modele më të mira për të siguruar ushqim për ta sesa bankat ushqimore që vijnë me stigmatizimin. Si një prej tyre, ai përmend të ashtuquajturin model të dyqaneve ushqimore në komunitet, i cili po fillon të zhvillohet në Britaninë e Madhe. Në këtë model, njerëzit mblidhen dhe blejnë ushqime me kosto të reduktuara. Ata ua kalojnë reduktimet anëtarëve të tyre, ngjashëm si në një kooperativë. Përfitimi, sipas Milbourne, është se do t’u jepte të drejtë njerëzve me të ardhura të ulëta për një shumëllojshmëri ushqimesh të cilësisë së lartë. Ai mendon se e gjithë qasja ndaj ushqimit duhet të ndryshojë dhe të shihet si e drejtë.

Në Bruksel, dy vullnetarët mirëpresin planin e rajonit të Brukselit për t’i bërë donacionet të detyrueshme. Ndërsa Luc Rogge mendon se në praktikë mund të mos ndryshojë aq shumë, pasi shumica e supermarketeve tashmë po dhurojnë pothuajse gjithçka, Jeannine Weyekmans është më optimiste. Ajo mendon se është një ide e mrekullueshme dhe shpreson të jetë në gjendje të ndihmojë edhe më shumë njerëz në të ardhmen./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Beleri akuzon Shqipërinë në fjalimin e parë si eurodeputet grek në PE: Jam lindur në një vend që po largohet nga parimet e BE-së, reformat mund të kthehen në “bomba totalitare”

Beleri akuzon Shqipërinë në fjalimin e parë si eurodeputet grek në PE: Jam lindur në një vend që po largohet nga parimet e BE-së, reformat mund të kthehen në “bomba totalitare”

Publikuar më 17.09.2024
Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e parë si eurodeputet, në ...

Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e parë si eurodeputet, në Parlamentin Europian, në Strasburg. Ai tha se në PE është si eurodeputet grek i pakicës, i ardhur nga një vend anëtar i BE-së, por i lindur në një shtet që aspiron familjen europiane, por vazhdimisht po u largohet parimeve të saj. “Me emocion të madh […]

Lexo më shumë

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Publikuar më 16.09.2024
Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistr...

Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistrimin e kandidatëve për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është zbuluar edhe emri i parë për kandidat. Mësohet se Prençi ka qenë aplikuesi i parë për këtë post. Prençi ka një karrierë të gjatë në rradhët e uniformave blu. Ai ka përfunduar studimet master […]

Lexo më shumë

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Publikuar më 16.09.2024
Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar sërish pas atentati të ndodhur në afërsi të fushës së tij të golfit në Floridën e Jugut. Ish-presidenti i cili sërish shpëtoi për mrekulli ka falenderuar Shërbimin Sekret dhe policinë lokale për punën e jashtëzakonshme që ata bënë me neutralizimin e menjëhershëm […]

Lexo më shumë

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Publikuar më 16.09.2024
Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në filli...

Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në fillim të muajit tetor. Fundjavën që lamë pas u zbardh dhe VKM për mënyrën se si do të indeksohen pensionet. Sipas vendimit të Këshillit Administrativ të ISSH, në mbledhjen e tij të datës 12.09.2024, i cili miratoi dërgimin për shqyrtim në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit […]

Lexo më shumë

Pas Italisë, edhe Britania e Madhe kërkon të sjellë emigrantët, Shqipëria po shikohet nga BE-ja si “kosh” refugjatësh

Pas Italisë, edhe Britania e Madhe kërkon të sjellë emigrantët, Shqipëria po shikohet nga BE-ja si “kosh” refugjatësh

Publikuar më 16.09.2024
Ka bërë lajm në Britaninë e Madhe një deklaratë e ...

Ka bërë lajm në Britaninë e Madhe një deklaratë e kryeministrit Keir Starmer, që sapo ka anuluar planin “Ruanda” i hedh sytë nga Xhorxhia Meloni për të bërë diçka të ngjashme me planin “Shqipëria”. I pyetur posaçërisht për skemën me të cilën Meloni po tenton të shkarkojë refugjatët në vendin tonë, Keir Starmer u përgjigj: “Po le ta […]

Lexo më shumë

Ngjarje e rëndë në Tiranë, gruaja tenton të rrëmbejë fëmijën në supermarket (Video)

Ngjarje e rëndë në Tiranë, gruaja tenton të rrëmbejë fëmijën në supermarket (Video)

Publikuar më 16.09.2024
Një grua po kërkohet nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se...

Një grua po kërkohet nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në një supermarket në kryeqytet. Siç duket edhe nga pamjet, ajo shikon fëmijën vetëm dhe i afrohet e më pas e merr në krahë. Pasi ndalon në një moment pranë kasës, […]

Lexo më shumë

Prokuroria liron paratë e shqiptarëve që mbaheshin “peng” nga kompanitë e mikrokredive, reagon ish-ministri i Financave: Të merren masa për të mbrojtur kredimarrësit

Prokuroria liron paratë e shqiptarëve që mbaheshin “peng” nga kompanitë e mikrokredive, reagon ish-ministri i Financave: Të merren masa për të mbrojtur kredimarrësit

Publikuar më 16.09.2024
Prokuroria ka vendosur lirimin e mijëra llogarive bankare që...

Prokuroria ka vendosur lirimin e mijëra llogarive bankare që u përkisnin qytetarëve të cilët kishin marrë kredi tek kompanitë zhvatëse “Final” dhe “Micro Credit Albania”. Më 26 Gusht 2024 prokurorja Antoneta Sevdari ka marrë vendimin për lirimin e tyre në 11 banka. Përmes një shkrese përcjellëse të firmosur nga drejtuesja e seksionit në prokurorinë e […]

Lexo më shumë

Dështon atentati i dytë ndaj Trumpit, FBI gjen një kallashnikov pranë fushës së golfit. 58-vjeçari i dyshuar votoi për të në vitin 2016

Dështon atentati i dytë ndaj Trumpit, FBI gjen një kallashnikov pranë fushës së golfit. 58-vjeçari i dyshuar votoi për të në vitin 2016

Publikuar më 16.09.2024
Një person është arrestuar dhe një pushkë sulmi u gjet pas “...

Një person është arrestuar dhe një pushkë sulmi u gjet pas “një atentati të dukshëm” ndaj Donald Trump. FBI deklaroi se Trump ishte duke luajtur një raund në kursin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach kur ndodhi incidenti. Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw u tha gazetarëve se një agjent i Shërbimit Sekret – i […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda