×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kupa e Greqisë në Tiranë? Grekët “çmenden” në rrjetet sociale dhe e kundërshtojnë

Kupa e Greqisë mes AEK dhe PAOK ka shumë gjasa që të mbahet në statdiumin “Air Albania” në Tiranë.

Derbi konsiderohet si një ndeshje me një rrezikshmëri relativisht të lartë dhe policia greke nuk ka marrë përsipër ta organizojë jo në Athinë, por në asnjë qytet tjetër, e për këtë arsye mund të zhvillohet në Tiranë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka pranuar këtë ndeshje kaq të përfolur. Me sa duket pas konsultimit me organet e tjera është gjetur mundësia për ta zhvilluar këtë ndeshje në stadiumin “Air Albania”, por ende pa ndarë një datë të saktë.

Në këtë formë, Federata Greke nisi të mendoj për ta zhvilluar këtë sfidë jashtë kufijve me Qipron opsionin e parë.

Por, qipriotët refuzuan ta merrnin përsipër organizimin dhe në këtë pikë, grekët kanë marrë miratimin nga Federata Shqiptare që ndeshjen mes AEK-ut dhe PAOK-ut ta zhvillojnë në Tiranë, në stadiumin Air Albania.

Dy opsione të tjera janë edhe Serbia me Rumaninë, por për momentin vetëm nga Shqipëria ka një përgjigje pozitive dhe mbetet për t’u parë tashmë si do të vendosë Federata Greke. Ndeshja mes PAOK dhe AEK është planifikuar të luhet më datë 24 maj. 

Diçka e tillë nuk është pritur mirë nga qytetarët grekë, të cilët kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke kundërshtuar që ndeshja të mbahet në Shqipëri. Por në “Air Albania” do të zhvillohet koncerti i këngëtarit grek Nikos Vertis. Ky i fundit do të zhvillojë koncert në këtë impiant më datë 25 maj dhe kjo teorikisht e bën të pamundur zhvillimin e ndeshjes së ndezur mes dy skuadrave greke në maj.

Vertis ka rezervuar stadiumin nga data 23 maj, deri më datën 26 maj, për të bërë përgatitjet e duhura për koncertin e parë të tij në vendin tonë.

Ndërkohë, më 28 maj, në këtë impiant është parashikuar të zhvillohet një shfaqje e Notre Dame de Paris, ndërsa data 1 qershor është rezervuar për finalen e Kupës së Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Derbi ballkanas Shqipëri-Serbi u mbyll në barazim dhe pa incidente, gazeta britanike “The Guardian”: Detajet e një ndeshjeje thriller

Derbi ballkanas Shqipëri-Serbi u mbyll në barazim dhe pa incidente, gazeta britanike “The Guardian”: Detajet e një ndeshjeje thriller

Publikuar më 08.06.2025
Shqipëri-Serbi u mbyll pa gola, por asnjëherë nuk mund të th...

Shqipëri-Serbi u mbyll pa gola, por asnjëherë nuk mund të thuash se sfida përfundoi në paqe. “The Guardian” ka bërë një artikull për ndeshjen, ku tregon me detaje gjithçka ndodhi para, gjatë, e pas sfidës. Prestigjiozja e njohur nuk heziton të tregojë gjithçka, që nga atmosfera në stadium, ndërprerjet e ndeshjes, sharjet e tifozëve, penalltia […]

Lexo më shumë

Armando Duka flet para ndeshjes: Skuadra të mos ngarkohet emocionalisht, fitorja kundër Serbisë do të më gëzonte sikur kualifikimi në Botëror

Armando Duka flet para ndeshjes: Skuadra të mos ngarkohet emocionalisht, fitorja kundër Serbisë do të më gëzonte sikur kualifikimi në Botëror

Publikuar më 07.06.2025
Në prag të ndeshjes ndaj Serbisë, Presidenti i FSHF-së, Arma...

Në prag të ndeshjes ndaj Serbisë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistë për Klan News ka folur për përmbylljen me sukses të Europianit U-17 të zhvilluar në Shqipëri dhe për sfidat e radhës kualifikuese të Kombëtares për Kupën e Botës. Arritjet e këtij viti – Në këtë ditë të rëndësishme, para një sfide kaq […]

Lexo më shumë

Ndeshja për Kualifikueset e Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, publikohen formacionet zyrtare

Ndeshja për Kualifikueset e Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, publikohen formacionet zyrtare

Publikuar më 07.06.2025
Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të r...

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Kjo është një ndeshje rëndësishme në aspektin sportiv, por padyshim edhe në aspektin emocional të asaj që përmbledh sfida në fjalë duke kujtuar historinë por edhe atë që ndodhi në Beograd 11 vite më parë. Shqipëria […]

Lexo më shumë

 Sylvinho flet para ndeshjes me Serbinë: Rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë, por futemi në lojë për 3 pikët

 Sylvinho flet para ndeshjes me Serbinë: Rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë, por futemi në lojë për 3 pikët

Publikuar më 06.06.2025
Shqipëria dhe Serbia masin forcat të shtunën në orën 20.45, ...

Shqipëria dhe Serbia masin forcat të shtunën në orën 20.45, në kuadër të ndeshjes kualifikuese të Botërorit. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho doli në konferencë për shtyp, në prag të këtij takimi të rëndësishëm, ku preku tema të ndryshme. ” Mendimi për Kombëtaren e Serbisë- “ Mitroviç, Vlahoviç dhe Joviç, janë lojtarë të fortë fizikisht, Serbia është […]

Lexo më shumë

Arrestohen tre persona që shitën bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, “Tifozat Kuq e Zi” njoftojnë se do ta ndjekin ndeshjen në lulishte

Arrestohen tre persona që shitën bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, “Tifozat Kuq e Zi” njoftojnë se do ta ndjekin ndeshjen në lulishte

Publikuar më 05.06.2025
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Attent...

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Attention”, duke goditur një rast të rishitjes së paligjshme të biletave për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Serbi, e cila do të mbahet më 7 qershor. Hetimet nisën pas informacioneve të siguruara se në një profil në rrjetin social Instagram, tregtoheshin bileta me çmime shumë herë më të larta […]

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta Sabah Bizi, legjenda e futbollit shqiptar u shua në moshën 79-vjeçare

Ndahet nga jeta Sabah Bizi, legjenda e futbollit shqiptar u shua në moshën 79-vjeçare

Publikuar më 16.01.2025
Ndërron jetë legjenda e futbollit shqiptar, Sabah Bizi. Nder...

Ndërron jetë legjenda e futbollit shqiptar, Sabah Bizi. Nderi i kombit ndërroi jetë në moshën 79 vjeçare. Ai ka lindur në Shkodër më 26 janar 1948. Duke patur shtëpinë pranë stadiumit aty, u dashurua shumë shpejt me futbollin. Vitet kalonin dhe së bashku me të dhe dëshira e tij për t’u marrë me këtë sport […]

Lexo më shumë

Zyrtare, goditje e madhe për Serbinë, pa tifozë ndaj Shqipërisë në Tiranë, ende nuk dihet për ndeshjen e kthimit në Beograd

Zyrtare, goditje e madhe për Serbinë, pa tifozë ndaj Shqipërisë në Tiranë, ende nuk dihet për ndeshjen e kthimit në Beograd

Publikuar më 13.12.2024
Pasi u hodh shorti i kualifikueseve për Botërorin 2026, në o...

Pasi u hodh shorti i kualifikueseve për Botërorin 2026, në orët e vona të kësaj të premteje, UEFA zyrtarizoi edhe kalendarin. Serbia do ta nisë rrugëtimin e saj kundër Shqipërisë në stadiumin “Arena Kombëtare. Ky takim, më 7 qershor të vitit 2025 në orën 20:45, do të luhet pa praninë e tifozëve serbë. Kjo pasi […]

Lexo më shumë

Goglat e kualifikueseve të Botërorit vendosën në të njëjtin grup Shqipërinë dhe Serbinë, ekipi i Silvinjos do të përballet me serbët, pas plot 10 vitesh

Goglat e kualifikueseve të Botërorit vendosën në të njëjtin grup Shqipërinë dhe Serbinë, ekipi i Silvinjos do të përballet me serbët, pas plot 10 vitesh

Publikuar më 13.12.2024
Në Zyrih u hodh shorti i kualifikueseve të Kupës së Botës 20...

Në Zyrih u hodh shorti i kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, aty ku Shqipëria  mësoi kundërshtarët. Kuqezinjtë e Sylvinhos do të sfidojnë Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Kombëtarja jonë “peshkoi” një përfaqësuese gjigande si ajo e “3 luanëve”, ku synimi mbetet marrja e një rezultati pozitiv. Ndaj anglezëve kemi regjistruar statistika negative, pasi i […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda