×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kërceu te varri i stërgjyshes, Megi Pojani: Video ishte bërë para 3 vitesh, ju kërkoj falje njerëzve që janë të ndjeshëm nga ai vend

Megi Pojani ka reaguar dhe njëherë për videon që bëri xhiron e rrjetit ku shfaqej duke u tallur në varreza. Teksa ishte e ftuar mëmgjesin e sotëm “Wake Up”, moderatorja sqaroi dhe njëherë se videoja është filmuar rreth 3 vite më parë dhe nuk e di se kush e ka ripublikuar atë. Ajo shtoi se tashmë e ka kuptuar ndikimin që ka në publik dhe ka kërkuar dhe njëherë falje të gjithë personave që janë prekur nga veprimi i saj.

“Nuk kam guxuar që të hap videon, e kështu më ka ndodhur edhe herë të tjera. Më merrnin në telefon, madje edhe motrat e mia. Është video e para 3 viteve. Kam kërkuar ndjesë për këtë video. Ka një tranzicion që kam ndjekur si personazh, si njeri.

Në rrjetet sociale kam nisur që të postoja shumë kohë më parë dhe nuk e dija çfarë postoja. Por tani kam kuptuar se kur bën diçka pa asnjë qëllim dhe postohet tani, merr një konotacion tjetër. Ky është një mësim që duhej të merrja. Unë kam kërkuar një falje publike, është hera e parë që e bëj një gjë të tillë. Ju kërkoj falje njerëzve që akoma nuk e kanë kaluar dhimbjen e madhe të një njeriu që nuk e kanë më që e kanë dashur fort. Ju kërkoj falje njerëzve që janë të ndjeshëm nga ai vend”.

Më tej, Megi ka shpjeguar e ëma e saj qan sa herë që shkojnë në varreza dhe kjo nuk i pëlqen ndaj përpiqet që të ç’dramatizojë situatën.

Përsa i përket reagimit të të atit pas kësaj video, Megi shprehet se ai është njësoj si ato  që përpiqet gjithmonë që të bëjë familjen të lumtur dhe të qeshë.

“Por duhet të shpjegoj diçka, për mënyrën se si e kam parë dhe pse e kam bërë. Kur ajo video është bërë, para se të bëhej, unë jam mësuar nga familja ime të jem shumë familjare. Unë dhe motrat e shoqërojmë mamin, nuk është një proces që mami shkon aty dhe ne e presim. Ne shkojmë atje, përveshim mëngët, mbushim ujë. Duhet të shkulësh barin me rrënjë, të marrësh sende pastrimi. Këtë gjë e bëj 2-3 herë në vit.

Si mundem unë të tregoj mungesë respekti. Isha mbi varrin e stërgjyshes sime. Një proces shumë intim. Mami im është shumë e ndjeshme. Mami është gjithmonë duke qarë edhe pse ai person mund të ketë vdekur shumë vite më parë. Unë nuk e shoh mamin tim duke qarë, dhe bashkë me motrat e mia mundohemi të bëjmë diçka. Pastaj babi im është njësoj si ne, në kuptimin që për familjen jemi aty dhe përpiqemi gjithmonë të ngremë dhe karikojmë njëri-tjetrin.

E përsëris kam marrë shumë mesazhe për këtë, sigurisht shumë mesazhe urrejtje, por edhe mesazhe njerëzish që e kuptojnë. Jo të gjithë njerëzit e përjetojnë dhe menaxhojnë dhimbjen në të njëjtën formë. Ky ka qenë një rast që unë kam qenë shumë neutrale, pra është një njeri që unë nuk e kam njohur, një njeri që mamaja ime e ka dashur, që familjarët e mi kanë pasur një respekt.”- përfundoi Megi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

PD denoncon ndryshimin e tarifave për ujin: Rritja e çmimit po kalon në heshtje, qytetarët e paguajnë dy herë

PD denoncon ndryshimin e tarifave për ujin: Rritja e çmimit po kalon në heshtje, qytetarët e paguajnë dy herë

Publikuar më 03.10.2023
Partia Demokratike denoncoi rritjen e çmimit të ujit për qyt...

Partia Demokratike denoncoi rritjen e çmimit të ujit për qytetarët. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat tha se uji, sipas saj është “reflektimi më i mirë i keqadministrimit, abuzimit dhe korrupsionit të politikëbërjes.” Karabina shprehet se qytetarët, “jo vetëm e paguajnë dy herë ujin, por përballen edhe me rritjen abuzive të […]

Lexo më shumë

“Nuk ka dritë në fund të tunelit” për Rrugën e Arbrit, BIRN: Qeveria nuk e di kur përfundon projekti

“Nuk ka dritë në fund të tunelit” për Rrugën e Arbrit, BIRN: Qeveria nuk e di kur përfundon projekti

Publikuar më 03.10.2023
Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, zv.ministrj...

Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, zv.ministrja e Infrastrukturës dhe kreu i ARRSH-së lanë të kuptohej se nuk e dinin se kur do të përfundonte tuneli i Murrizit, ndërsa iu shmangën përgjigjes për vazhdimësinë e kontratës koncesionare për rrugën e Arbrit. Dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pranuan të […]

Lexo më shumë

U shpall në kërkim për vrasjen e xhaxhait dhe plagosjen e kushëririt, Gjovalin Guri flet nga arratia: S’kam lidhje, dua drejtësi!

U shpall në kërkim për vrasjen e xhaxhait dhe plagosjen e kushëririt, Gjovalin Guri flet nga arratia: S’kam lidhje, dua drejtësi!

Publikuar më 03.10.2023
Nga arratia Gjovalin Guri me lot në sy hedh poshtë dyshimet ...

Nga arratia Gjovalin Guri me lot në sy hedh poshtë dyshimet e policisë vendore të Shkodrës se është ai autori i vrasjes së xhaxhait Zef Guri dhe plagosjes së djalit të xhaxhait Gjin Guri, ngjarje e ndodhur në aksin Shosh-Kir në Dukagjin më 27 shtator. Gjovalin Guri rrëfen për News 24 se në momentin kur […]

Lexo më shumë

Ministria e Turizmit: 660 mijë italianë erdhën në Shqipëri deri në gusht, të dytët pas Kosovës

Ministria e Turizmit: 660 mijë italianë erdhën në Shqipëri deri në gusht, të dytët pas Kosovës

Publikuar më 03.10.2023
Italianët janë kthyer në grupin e dytë të turistëve që vizit...

Italianët janë kthyer në grupin e dytë të turistëve që vizituan më shumë Shqipërinë këtë vit duke regjistruar një numër prej rreth 660 mijë vizitorë deri në fund të gushtit. Në raport me një vit më parë italianet u rritën me 50 për qind në janar-gusht duke përbërë kështu 9.1 për qind të totalit. Të […]

Lexo më shumë

“Vrapo, mami ka vdekur!”, dëshmia tronditëse e fëmijëve për vrasjen e 35-vjeçares në Itali

“Vrapo, mami ka vdekur!”, dëshmia tronditëse e fëmijëve për vrasjen e 35-vjeçares në Itali

Publikuar më 29.09.2023
“Vrapo, Hajde, nëna ka vdekur”, këto ishin fjalët e vajzës s...

“Vrapo, Hajde, nëna ka vdekur”, këto ishin fjalët e vajzës së vogël të Klodiana Vefës, pasi gjeti nënën e saj të ekzekutuar në rrugë. Vajza e vogël lajmëroi vëllanë e saj 17 vjeç se mamaja e tyre nuk jetonte më. Nëna e dy fëmijëve, Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes […]

Lexo më shumë

Shqiptarja 35-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, vritet me plumb në kokë në Itali, shpallet në kërkim burri i saj

Shqiptarja 35-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, vritet me plumb në kokë në Itali, shpallet në kërkim burri i saj

Publikuar më 29.09.2023
Një krim i rëndë është regjistruar mbrëmë në Itali, ku një 3...

Një krim i rëndë është regjistruar mbrëmë në Itali, ku një 35-vjeçare shqiptare është vrarë në mes të rrugës me plumb në kokë. Mediat italiane raportojnë se viktimë e sulmit me armë ka mbetur Klodiana Vefa, me leje të rregullt qëndrimi, nënë e dy fëmijëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në provincën Casterlfiorentino të Firences, në rrugën […]

Lexo më shumë

Artan Tafani u pendua, drejtori i policisë zbulon krimet e kryera nga grupi i Laert Haxhiut dhe publikon emrat e të arrestuarve

Artan Tafani u pendua, drejtori i policisë zbulon krimet e kryera nga grupi i Laert Haxhiut dhe publikon emrat e të arrestuarve

Publikuar më 28.09.2023
Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga megaoperacioni ku u lë...

Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga megaoperacioni ku u lëshuan 15 urdhër arreste ku u ekzekutuan 12 prej tyre. Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku: “Janë zbardhur 6 vrasje, 3 raste të vjedhjes me dhunë, kanosjes së punonjësit të policisë si edhe zbardhjen e dy vrasjeve të kryera në tentativë. Prokuroria e Elbasanit ka […]

Lexo më shumë

Pendohet anëtari i bandës së Laert Haxhisë, zbardh 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje të bujshme

Pendohet anëtari i bandës së Laert Haxhisë, zbardh 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje të bujshme

Publikuar më 28.09.2023
Tre muaj pasi grabiti 30 mijë eurove në një exchange në zonë...

Tre muaj pasi grabiti 30 mijë eurove në një exchange në zonën e Astirit në Tiranë, Artan Tafani ka rënë në prangat e policisë. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. […]

Lexo më shumë