

Para se të fillonte Kupa e Botës Katar 2022, Kristiano Ronaldo u mendua se do të ishte deçiziv me Portugalinë e tij, ku luzitanët shiheshin edhe si favoritë.
Por, nuk ndodhi kështu dhe ky Botëror ishte për t’u harruar për Kristiano Ronaldon, dhe në fakt, i fundit. Tekniku i kombëtares së luzitanëve, Santos, e aktivizoi vetëm tre herë si titullar në grupe yllin portugez, ndërsa dy ndeshjet me eliminim direkt ai e ka nisur nga stoli dhe ka shënuar vetëm një gol.
Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për rivalin e tij Leo Mesi, ku ylli argjentinas ngriti në qiell trofeun më të rëndësishëm të karrierës së tij me Argjentinën, Kupën e Botës, ku shënoi 7 gola dhe asistoi 3 herë.
Platforma e njohur e botës së sportit, “Sofascore”, ka përfshirë Kristiano Ronaldon në formacionin më të dobët të Kupës së Botës 2022.
Gjithashtu, brenda këtij formacioni mund të ishin pa frikë edhe dy lojtarët dhe trajneri i Serbisë.
Formacioni me lojtarët më të dobët të Botërorit
Mendy (Senegal); Dest (SHBA), Glik (Poloni), Diallo (Senegal), Bereszynski (Poloni); Leckie (Australi), Hwang (Kore e Jugut), Irvine (Australi), Vargas (Zvicër); Ronaldo (Portugali) dhe Martinez (Argjentinë).
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply