×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

SHQIPËRIA KUALIFIKOHET NË EURO 2024, Kuqezinjtë barazojnë në Moldavi, nis festa shqiptare

Kombëtarja e Shqipërisë ka siguruar biletën e kualifikimit për në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm, pas barazimit 1-1 ndaj Moldavisë në udhëtim.

Shqipëria ishte pothuajse gjatë tërë kohës më e mirë se kundërshtari duke pasur posedimin dhe rastet në anën e saj.

Fillimi i ndeshjes ishte i zbehtë pa raste të mira shënimi, teksa të dy ekipet po prisnin ndonjë gabim eventual të njëra tjetrës për të rrezikuar.

Vendasit mundësinë më të mirë për gol e patën në minutën e 16-të, por goditja e Nicolaescut u ndal me sukses nga Etrit Berisha.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 25-të, me Sokol Cikalleshin që realizoi për 1-0 pasi u tregua i saktë nga penalltia të cilën e fitoi Taulant Seferi.

Me epërsinë minimale të Shqipërisë përfunduan 45 minutat e parë të përballjes.

Në pjesën e dytë vendasit morën kontrollin e ndeshjes por pa arritur të shënojnë pasi hasën në rezistencë të fortë nga mbrojtja e Shqipërisë.

Nicolaescu pati mundësinë e artë për të barazuar shifrat në minutën e 55-të, por Berisha nuk lejoi që të mposhtej.

Shqipëria në anën tjetër rrezikoi seriozisht në minutën e 73-të por goditja e Taulant Seferit u ndal nga shtylla.

Moldavia arriti të barazojë shifrat në minutën e 87-të pas një tollovie brenda zonës ku autor i golit ishte mbrojtësi Vladislav Baboglo.

Deri në fund nuk kishte më raste të mira shënimi dhe Shqipëria siguroi kualifikimin për herë të dytë në historinë e saj në Evropian pasi paraprakisht kishin qenë pjesëmarrës në vitin 2016.

Pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024, Sylvinho foli pas ndeshjes ku theksoi se e ka për nder që është trajner i kuqezinjve.

Ndër të tjera, braziliani shtoi se ka shumë pasion dhe dashuri në punën që bën ai dhe stafi dhe nuk ka të bëjë vetëm taktika.

“Meritë e djemve dhe të gjithë njerëzve që na kanë mbështetur, është nder të jem trajneri i kombëtares së Shqipërisë dhe të ndjej pasionin e njerëzve. Gjithçka është shumë e bukur”.

“Nuk është vetëm Sylvinho, është Zabaleta, Doriva, Bulku i gjithë stafi. Më shumë se taktika është pasioni dhe dashuria për futbollin, ka pasion në punën tonë. Rezultati nuk vjen shpejt, ne kemi bërë një punë të mirë dhe kemi marrë rezultat, është një kombinim i mirë”.

“Moldavia po luante për gjithçka, nuk kishin çfarë të humbnin. Luanin me topa të gjatë dhe ishte e vështirë, ata nuk kanë humbur në shtëpi. Kanë humbur vetëm një ndeshje në kualifikuese, kundër nesh në Shqipëri”.

“Kombëtarja është e hapur për lojtarë të rinj, kemi një skuadër të konsoliduar, por kjo është puna e një kombëtareje, jemi gati të presim lojtarë që janë në formë”, ka thënë Sylvinho.

Duke folur ai mbërrin Berat Gjimshiti, për të cilin Sylvinho ka vetëm fjalë të mira.

“Ky djalosh e meriton shumë këtë moment, është shembull për të gjithë ne”, deklaroi braziliani.

A do të fitojmë Evropianin? Ndeshja e radhës është kundër Ishujve Faroe”, u shpreh Sylvinho, duke mos dashur të komentojë.

Mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti u shpreh i kënaqur pas barazimit 1-1 me Moldavinë, rezultat ky që solli biletën për në Euro 2024.

“Përjetim i papërshkrueshëm. Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë. Një pikë na çoi në Europian, jemi të gjithë të lumtur. Sa shumë shqiptarë që kishte në stadium, i falenderoj shumë të gjithë. Kemi tifozët më të mirë në botë.  

E kemi kuptuar që do të shkonim në Europian, kur fituam me Çekinë 3-0, ajo na dha vetëbesim. E menduam të gjithë që ishim të kualifikuar, por duhet të ishim të gjithë me këmbë në tokë. Gjithçka u arrit. 

Edhe herën e fundit isha në eliminatore, pastaj nuk shkova në Europian, të presim (qesh). Rëndësi ka të kemi shëndetin. Duhet të shfrytëzojmë çdo moment dhe të ndjejmë atë emocion”, u shpreh Gjimshiti.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Dy finalistët e Euro 2024, Spanja dominon në historinë e evropianëve, Anglia kërkon trofeun për të parën herë

Dy finalistët e Euro 2024, Spanja dominon në historinë e evropianëve, Anglia kërkon trofeun për të parën herë

Publikuar më 12.07.2024
Spanjë-Angli do të jetë finalja e madhe e Euro 2024. Evropia...

Spanjë-Angli do të jetë finalja e madhe e Euro 2024. Evropiani i Gjermanisë do të mbyll siparin ditën e djelë, në 14 Korrik, në sfidën që do të luhet në Olympiastadion të Berlinit. 30 ditë të një aventure të jashtëzakonshme, ku në Gjermani nuk është folur për asgjë tjetër veçse futbollit. Nga 24 skuadrat pjesëmarrëse, […]

Lexo më shumë

Shuhet legjenda e futbollit shqiptar, Bejkush Birçe ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare

Shuhet legjenda e futbollit shqiptar, Bejkush Birçe ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare

Publikuar më 30.06.2024
Futbolli shqiptar është në zi, pasi është ndarë nga jeta leg...

Futbolli shqiptar është në zi, pasi është ndarë nga jeta legjenda e futbollit Bejkush Birçe. Birçe, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar, dha kontribut si lojtar dhe trajner i Kombëtares, ndërkohë që ishte edhe zëvendëspresident i FSHF. Birçe e kaloi karrierën e tij si futbollist te Partizani, ndërkohë që e drejtoi më […]

Lexo më shumë

Kombëtarja mbërrin në Dusseldorf, e para skuadër finaliste në “Euro 2024” që shkel në tokën gjermane

Kombëtarja mbërrin në Dusseldorf, e para skuadër finaliste në “Euro 2024” që shkel në tokën gjermane

Publikuar më 08.06.2024
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në tokën gjermane. Kuqezin...

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në tokën gjermane. Kuqezinjtë udhëtuan pasditen e sotme nga Grac-i i Austrisë drejt Dusseldorfit, duke u bërë e para skuadër finaliste e Europianit që zbarkon në Gjermani. Menjëherë sapo mbërritën në aeroportin e Dusseldorfit, kuqezinjtë u pritën në një atmosferë fantastike. Ambadadorja e Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, zyrtarë të UEFA-s, […]

Lexo më shumë

Silvinjo publikon listën e Kombëtares me emrat e 26 lojtarëve për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”

Silvinjo publikon listën e Kombëtares me emrat e 26 lojtarëve për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”

Publikuar më 08.06.2024
Shqipëria është gati për Kampionatin Europian “Gjermani 2024...

Shqipëria është gati për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Kuqezinjtë kanë mbyllur me sukses përgatitjet në qendrën stërvitore të Stegersbah të Austrisë ku zhvilluan edhe dy ndeshje miqësore në “Haladas Sportkomplexum” ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit. Pasditen e sotme kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Dortmundit aty ku do të akomodohen në kampin bazë gjatë ditëve të qëndrimit […]

Lexo më shumë

Sylvinho publikon listën e Shqipërisë për Euro 2024! Mungojnë lojtarë të rëndësishëm nga Cikalleshi te Uzuni dhe Bare

Sylvinho publikon listën e Shqipërisë për Euro 2024! Mungojnë lojtarë të rëndësishëm nga Cikalleshi te Uzuni dhe Bare

Publikuar më 27.05.2024
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka bërë sot publi...

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka bërë sot publike listën e emrave të futbollistëve që ka grumbulluar për fazën përgatitore të Euro 2024 dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Ashtu siç pritej, lista është përbërë kryesisht nga emrat e futbollistëve që kanë marrë pjesë aktive në kualifikueset e Europianit dhe siguruan biletën e kuqezinjve për këtë […]

Lexo më shumë

Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta legjenda Franc Bekenbauer

Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta legjenda Franc Bekenbauer

Publikuar më 08.01.2024
Ditët e para të vitit 2024 kanë sjellë lajmin e trishtueshëm...

Ditët e para të vitit 2024 kanë sjellë lajmin e trishtueshëm për futbollin botëror: Legjenda e futbollit, Franc Bekenbauer, është ndarë nga jeta sot në moshën 78-vjeçare! Ish-futbollisti, trajneri e drejtuesi i njohur sportiv gjerman, i cili mbajti për shumë vite nofkën “Kaizeri”, është ndarë nga jeta të dielën, por lajmi u bë zyrtar vetëm […]

Lexo më shumë

“Dua të shkojmë përtej grupit”, kreu i FSHF-së, Armand Duka zbulon yjet kuqezi, ja kush është zemra e ekipit

“Dua të shkojmë përtej grupit”, kreu i FSHF-së, Armand Duka zbulon yjet kuqezi, ja kush është zemra e ekipit

Publikuar më 23.11.2023
Shqipëria në “Euro2024” është një senasion edhe për mediat e...

Shqipëria në “Euro2024” është një senasion edhe për mediat evropiane, mbi të gjitha ato italiane, ku interesimi është edhe më i madh, për shkak se në Serie A aktivizohen pjesa më e madhe e legjionarëve. Armand Duka, kreu i FSHF-ës, në një intervistë për TuttomercatoWeb, u ndal në disa detaje, nga Sylvinjo e deri tek […]

Lexo më shumë

Dhimbje e madhe për Dwamena-n, lojtarët e Egnatias në rrjetet sociale: Ti do jesh gjithmonë kapiteni ynë!

Dhimbje e madhe për Dwamena-n, lojtarët e Egnatias në rrjetet sociale: Ti do jesh gjithmonë kapiteni ynë!

Publikuar më 11.11.2023
Raphael Dwamena ishte një nga lojtarët më të mirë të Egnatia...

Raphael Dwamena ishte një nga lojtarët më të mirë të Egnatias. Sulmuesi, fatkeqësisht ndërroi jetë ditën e sotme, teksa u rrëzua papritur në fushë gjatë takimit me Partizanin. Shokët e skuadrës nuk kanë hezituar për të shprehur dhimbjen e madhe, teksa disa prej tyre kanë bërë edhe postime në rrjete sociale. “U prehsh në paqe”, […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda