×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shumica e Shqipërisë vuan për ujë të pijshëm, Presidenti i rajonit të Pulias: Gati për ujësjellësin nga Gjirokastra, Rama është i interesuar

Ndërsa shumica e qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm, që vidhet dhe shpërdorohet nga ndërmarrjet shtetërore, Presidenti i rajonit të Pulias Michele Emiliano i është rikthyer edhe njëherë projekt idesë së vjetër për një tubacion për t’u furnizuar me ujë nga Gjirokastra. Gazeta “Corriere del mezzogiorno” i ka kushtuar një artikull projektit dhe prononcimit të drejtuesve më të lartë të rajonit.

Pulia do të donte të vinte bast për ujin, i cili është burimi që i mungon më shumë territorit. Është shoqëria aksionare që administron shërbimin e integruar të ujit, Acquedotto Pugliese, e cila vë bast për një rrjet “shpëtimi” mes Pulias dhe Shqipërisë.

Menaxhmenti po ngroh motorët ndërsa pret të kalojë nga propozimet në analizën e hartave, ato që tregojnë thellësinë e detit për të zbatuar linjën që duhet ndjekur. “Këtu ditët e fundit tema është rishfaqur edhe pas analizës së hartës së investimeve të nisura tashmë nga Aqp (vlera mbi një miliard euro)” thuhet në artikull.

Presidenti i rajonit të Pulias, Michele Emiliano

Prej vitit 2015, kreu i rajonit Michele Emiliano ka nisur një negocim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama mbi perspektivat e bashkëpunimit në frontin ujor për të eksploruar mundësinë e përshpejtimit të ndërtimit të një ujësjellësi midis brigjeve të Adriatikut. Emiliano, në fakt, sqaroi se Puglia dhe Aqp janë gati të “përpunojnë një studim fizibiliteti”.

“Shumë herë tema e infrastrukturës ujore Pulia-Shqipëri – shpjegon Emiliano – ka qenë në qendër të diskutimeve me Ramën. Kryeministri ka shfaqur interes për kryerjen e punës. Do të ishte ëndrra e jetës sime edhe sepse lëviz përgjatë vijës së ujit që është burimi i jetës dhe i marrëdhënieve të mira mes territoreve tona. Së fundi, nga ana e kostos ka teknika të reja, siç janë ujësjellësit detarë të pezulluar (të cilët nuk qëndrojnë në shtratin e detit). Një metodë që ka avantazhin se është më pak e kushtueshme dhe e lehtë për t’u mirëmbajtur. Ne besojmë në të”.

Lëvizjet për përshpejtimin e studimeve kanë të bëjnë edhe me palën shqiptare, ku falë Confindustria Albania (e drejtuar nga puliani Sergio Fontana), zgjidhja për ndërtimin e investimit po shqyrtohet. Jo vetëm për aspektin teknik, por edhe mbi të gjitha për atë ekonomik.

“Në Shqipëri ka shumë interes për këtë ndërhyrje infrastrukturore – shpjegon Fontana – dhe dosja është në tryezën e kryeministrit Edi Rama. Objektivi është të përcaktohen konturet e fizibilitetit të investimit. Pulia, natyrisht, do të bëjë gjithçka për të arritur qëllimin. Do të ishte një mbështetje e vlefshme për bizneset dhe qytetarët” tha ai.

Një vështrim i parë çon në përcaktimin e planit të investimit një miliard euro. Pikat që do të lidhen, në fakt janë 200 kilometra larg njëra-tjetrës, nga të cilat 85 kilometra tubacione nëndetëse dhe 115 kilometra në tokë (30 kilometra në Itali dhe 85 në Shqipëri).

Në Pulia pika e lidhjes do të jetë në rezervuarin Galugnano. Ndërsa në bregun përballë një nga tre opsionet në terren është ai i Gjirokastrës. Linja batimetrike shënon edhe pikën më të thellë në 855 metra.

Karakteristikat teknike

Nga pikëpamja teknike po flasim për një normë rrjedhjeje prej 4-4,8 metra kub në sekondë (e barabartë me 150 milionë metra kub në vit). Për të kuptuar rëndësinë, mjafton të krahasohet kjo rrjedhë me atë të strukturave tashmë ekzistuese.

Por cili është përdorimi kryesor? Synimi është zhvendosja e burimeve ujore nga një vend i pasur, si Shqipëria, në një vend të varfër, si Pulia. Sidomos në Salento ku niveli i ujit është gjithnjë e më i kripur dhe më pak i përshtatshëm për t’u pirë.

Për më tepër, të qenit në gjendje të llogarisni në kontributin e ujit shqiptar do të kishte një ndikim jetik në mjedis. Përparësitë, megjithatë, nuk do të ishin vetëm për Pulian.

Krahas ndërtimit të infrastrukturës, e cila do të krijonte 8000 vende të reja pune (drejtpërdrejt dhe indirekte), do të kishte të ardhura nga pagesa e ujit të shitur dhe punimet kompensuese që do të përdoren për modernizimin e rrjetit të ujit, mbyllet shkrimi.

Pulia pret të shuajë etjen me ujin e Gjirokastrës, Presidenti i

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

Publikuar më 10.05.2025
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksion...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur një hetim penal lidhur me dyshime për abuzim me detyrën dhe ndërtim të paligjshëm në qytetin e Belshit, të kryer në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Procedimi penal nr. 446 i vitit 2025 përfshin veprat […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Shqipëri, kreu i KQZ-së, Celibashi: Procesi i numërimit është antinjerëzor. Çfarë do të ndryshoja për të ardhmen

Zgjedhjet në Shqipëri, kreu i KQZ-së, Celibashi: Procesi i numërimit është antinjerëzor. Çfarë do të ndryshoja për të ardhmen

Publikuar më 10.05.2025
Ilirjan Celibashi ka qenë në vijën e parë të organizimit të ...

Ilirjan Celibashi ka qenë në vijën e parë të organizimit të disa zgjedhjeve në Shqipëri dhe sipas tij, pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, duhen bërë disa ndryshime të rëndësishme, për të modernizuar procesin zgjedhor. “Ka nevojë për ndryshime rrënjësore në mënyrën e organizimin dhe përgatitjes së zgjedhjeve. Duhet ta modernizojmë, edhe pse kemi […]

Lexo më shumë

Zbulohen dokumentet, Berisha kërkoi dy herë për të marrë vizë amerikane, por ia refuzuan

Zbulohen dokumentet, Berisha kërkoi dy herë për të marrë vizë amerikane, por ia refuzuan

Publikuar më 10.05.2025
Sali Berisha, ai ka kërkuar jo një, por plot dy herë të paji...

Sali Berisha, ai ka kërkuar jo një, por plot dy herë të pajiset me vizë e të udhëtoje drejt Shteteve te Bashkuara, ku është i shpallur non grata, por kërkesat e tij janë injoruar nga Departamenti i Shtetit të SHBA. Ndonëse Berisha deklaroi gjatë një konference për shtyp, se që kur kishte lënë detyrën në vitin […]

Lexo më shumë

Tjetër tragjedi pas asaj të Matit, masivi i dheut zë poshtë dy të rinj në kantierin e HEC-it në Gramsh

Tjetër tragjedi pas asaj të Matit, masivi i dheut zë poshtë dy të rinj në kantierin e HEC-it në Gramsh

Publikuar më 10.05.2025
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin këtë të shtun...

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin këtë të shtunë duke rikthyer në vëmendje një nga problemet më shqetësuese të tregut të punës në Shqipëri, mungesa e standardeve të sigurisë në kantieret e ndërtimit. Dy të rinj humbën jetën në fshatin Holtë të Njësisë Administrative Poroçan në bashkinë e Gramshit , gjatë punës në […]

Lexo më shumë

Sot heshtje zgjedhore, KQZ mesazh për partitë politike: Ndalohet çdo lloj fushate apo thirrje elektorale

Sot heshtje zgjedhore, KQZ mesazh për partitë politike: Ndalohet çdo lloj fushate apo thirrje elektorale

Publikuar më 10.05.2025
omisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga partitë politik...

omisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga partitë politike që në respektin të heshtjes zgjedhore, ndalohet çdo lloj fushate apo thirrje elektorale. Në një postim, KQZ shprehet se partitë nuk duhet të adresojnë në asnjë formë mesazhe politike apo elektorale. “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate […]

Lexo më shumë

Tentativë për blerje votash në Maqellarë? Policia referon materialet në SPAK për korrupsion në zgjedhje për 4 persona

Tentativë për blerje votash në Maqellarë? Policia referon materialet në SPAK për korrupsion në zgjedhje për 4 persona

Publikuar më 10.05.2025
Policia e Dibrës ka njoftuar se mbrëmjen e 9 majit, rreth or...

Policia e Dibrës ka njoftuar se mbrëmjen e 9 majit, rreth orës 21:15, ka marrë një telefonatë denoncimi nga shtetasi Xh.Gj., kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, i cili ka pretenduar se përfaqësues të Partisë Socialiste po shpërndanin para në këmbim të votave në njësinë administrative Maqellarë. Menjëherë pas sinjalizimit, në terren është […]

Lexo më shumë

Tentativë për blerje vote? Eksponentë të PD bllokuan mbrëmë dy automjete, u gjetën 4.500 dollarë

Tentativë për blerje vote? Eksponentë të PD bllokuan mbrëmë dy automjete, u gjetën 4.500 dollarë

Publikuar më 10.05.2025
Mbrëmë afër mesnatës eksponentë të PD kanë bllokuar 2 automj...

Mbrëmë afër mesnatës eksponentë të PD kanë bllokuar 2 automjete pasi ngrinin pretendime se PS dhe eskponentë të saj po blinin vota. Për më shumë se 2 orë automjetet janë mbajtur të bllokuar nga mbështetësit e opozitës ndërsa policia rrethoi vendngjarjes. Pas mbërritjes së prokurorit të rrethit Dibër dhe oficerit të policisë gjyqësore u kontrolluan […]

Lexo më shumë

Berisha falenderon LaCivitën: E shkallmove Edi Ramën, i ra tavolinës me grushta. Nesër do t’i bjerë tryezës me kokë

Berisha falenderon LaCivitën: E shkallmove Edi Ramën, i ra tavolinës me grushta. Nesër do t’i bjerë tryezës me kokë

Publikuar më 09.05.2025
Kreu i PD-se gjate mitingut te fundit te mbylljes se fushate...

Kreu i PD-se gjate mitingut te fundit te mbylljes se fushates se PD, ka falenderuar miqte europian dhe ne veçanti, strategun amerikan, Chris LaCivita, qe sipas tij, “e shkalloi  Edi Ramën”. Per Berishen, Rama do i bjere tavolines me koke, pasi te marre rezultatin e zgjedhjeve te 11 Majit.  ” U siguroj se PD në pushtet do […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda