×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

SHBA sulmoi impiantet bërthamore të Iranit, reagon Rama: Shqipëria mbështet vendimin e Trump, Teherani ka përdorur retorikë apokaliptike

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë kryer me sukses sulme ndaj tre objekteve bërthamore në Iran: Fordo, Natanz dhe Esfahan.

“Kemi përfunduar me sukses sulmin tonë ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordo, Natanz dhe Esfahan. Të gjitha avionët tanë ndodhen tashmë jashtë hapësirës ajrore iraniane,” shkroi Trump dje në rrjetin e tij Truth Social.

Ai shtoi gjithashtu se në objektin Fordo është hedhur një ngarkesë e plotë bombash, dhe se të gjithë avionët janë rrugës për në SHBA.

Sipas agjencisë Reuters, një zyrtar amerikan ka konfirmuar se bombarduesit B-2 kanë qenë të përfshirë në sulmet e SHBA-së ndaj Iranit.

Bombarduesit stealth B-2 të SHBA-ve ishin zhvendosur në territorin amerikan në ishullin Guam, duke nxitur spekulime se mund të përdoreshin në një sulm të mundshëm ndaj Iranit.

Publikohen pamjet pas bombardimit, 6 kratere të mëdha në malin

Pamjet satelitore të analizuara nga CNN tregojnë kratere të mëdha në kompleksin bërthamor të Fordow në Iran, duke zbuluar pasojat e lëna nga përdorimi i bombave të lëshuara nga SHBA. Sipas kompanisë Maxar, imazhet tregojnë gjashtë kratere të krijuara në dy zona të afërta përgjatë majës së malit që mbulon kompleksin e nëndheshëm.

Një zyrtar amerikan konfirmoi të dielën për CNN se Shtetet e Bashkuara përdorën avionët bombardues B-2 për të lëshuar me dhjetëra bomba, të krijuara për të depërtuar thellë nën tokë përpara se të shpërthejnë, shkruan A2 CNN.

Publikohen pamjet pas bombardimit, 6 kratere të mëdha në malin

Gjithashtu, në pamjet satelitore vërehet ndryshim i ndjeshëm në ngjyrën e terrenit rreth malit, duke treguar se një sipërfaqe e gjerë është mbuluar nga një shtresë hiri gri pas sulmit.

Publikohen pamjet pas bombardimit, 6 kratere të mëdha në malin

Nuk dihet ende niveli i dëmtimit të pjesës së nëndheshme të objektit bërthamor, për shkak të thellësisë dhe strukturës së tij të mbrojtur. 

Zyrtarë të lartë iranianë kanë deklaruar se pjesa më e madhe e uraniumit shumë të pasuruar është larguar nga baza bërthamore në Fordow përpara se të ndodhnin sulmet ajrore të SHBA-së, shkruan a2 CNN. Sipas burimeve që folën për agjencinë Reuters, personeli në këtë objekt nëntokësor ishte reduktuar në minimum përpara bombardimeve.

Fordow ishte një nga tre objektet bërthamore iraniane që u goditën nga forcat amerikane të shtunën në mbrëmje, së bashku me Natanzin dhe Isfahanin. Lajmi vjen në një kohë kur tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm pas vendimit të SHBA për t’iu bashkuar fushatës ushtarake të Izraelit kundër Iranit.

Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Mohammad Eslami, i ka dërguar një letër Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), ku kërkon hetim të menjëhershëm për sulmet amerikane. Ai e quajti veprimin e SHBA-së si “të paligjshëm” dhe kritikoi shefin e IAEA-së, Rafael Grossi, për “mosveprim” përballë një agresioni të tillë. Sipas Eslamit, Irani ka ndërmarrë të gjitha masat për të mbrojtur të drejtat e tij sovrane dhe do të ndjekë rrugët ligjore për të kërkuar llogari.

Për më tepër, ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, dhe presidentes aktuale të Këshillit të Sigurimit, Carolyn Rodrigues-Birkett. Në të, ai kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit për të dënuar sulmet ajrore të SHBA-së si “të qëllimshme, të paramenduara dhe të paprovokuara”. Iravani akuzon SHBA-në dhe Izraelin për bashkëpunim në agresion dhe thekson se aktet e tilla kanë pasoja të rënda për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Irani premton hakmarrje

Ministria e Jashtme e Iranit thotë se SHBA ka filluar një “luftë të rrezikshme kundër Iranit” duke goditur objektet bërthamore të vendit të dielën, sipas një deklarate të shpërndarë nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane Tasnim.

“Bota nuk duhet të harrojë se ishin Shtetet e Bashkuara që, në mes të një procesi diplomatik, tradhtuan diplomacinë”, thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme. Duke e përshkruar Izraelin si “gjenocidal dhe të paligjshëm”, deklarata akuzon SHBA-në se ka nisur “një luftë të rrezikshme kundër Iranit”.

Ajo thotë se sulmet përbëjnë një shkelje të Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare, dhe se qeveria amerikane “mban përgjegjësi të plotë për pasojat e rënda dhe ndëshkimet e kësaj krime të neveritshme”.

Ministria paralajmëroi se është “e drejta legjitime e Iranit të kundërshtojë plotësisht dhe me vendosmëri agresionin ushtarak të SHBA-së dhe krimet e kryera nga ky regjim i jashtëligjshëm, dhe të mbrojë sigurinë dhe interesat kombëtare të Iranit me të gjitha mjetet e nevojshme”.

Ajo i bëri thirrje OKB-së dhe organeve të saj, përfshirë Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, që “të trajtojnë menjëherë këtë akt flagrant dhe kriminal të paligjshmërisë.” Gjithashtu, kërkoi që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të mblidhet në një seancë urgjente për të dënuar sulmet.

Para se Donald Trump të miratonte sulmet ndaj bazave bërthamore iraniane, Republika Islamike kishte paralajmëruar që, nëse një gjë e tillë ndodhte, atëherë do të kishte hakmarrje. Tani që sulmi u krye, Irani mund të përdorë raketat balistike për të goditur bazat amerikane në Lindjen e Mesme dhe Mesdhe.

Sipas një vlerësimi të publikuar në “New York Times”, rrezja e raketave balistike të Iranit arrin fare pranë Shqipërisë, pasi kap pjesën më të madhe të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pjesa kryesore e raketahedhësve të Iranit janë të lëvizshëm, çka i bën ato që të kenë mundësi të pozicionohen në pika të ndryshme, për të përfituar maksimalisht.

Kjo bën që një pjesë e mirë e bazave amerikane të jenë brenda rrezes së raketave balistike iraniane.

Pas sulmeve amerikane, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të “hedhin në erë” diplomacinë. “Javën e kaluar, ishim në negociata me SHBA-në kur Izraeli vendosi të hedhë në erë atë diplomaci. Këtë javë, zhvilluam bisedime me E3 (grupi i ministrave europianë) kur SHBA vendosi të hedhë në erë atë diplomaci”, shkroi Araghchi në X.

“Për Britaninë dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, është Irani ai që duhet të ‘kthehet’ në tryezë. Por si mund të kthehet Irani në diçka që kurrë nuk e ka lënë, e jo më ta ketë shkatërruar vetë?”, tha ai. 

Sulmi amerikan ndaj Iranit rrezikon t’i vërë në shënjestër të Teheranit më shumë se 40 mijë ushtarë amerikanë të stacionuar në bazat amerikane në Lindjen e Mesme. Sipas ekspertëve, Republika Islamike do t’i përgjigjet ofensivës në tre nga centralet e saj bërthamore dhe trupat e Pentagonit në rajon janë më të ekspozuarit, shkruan A2 CNN.

Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon një e treta e naftës botërore dhe të cilën Irani tashmë ka kërcënuar ta mbyllë, është gjithashtu në rrezik të madh. Megjithëse një nga mundësitë është që Pasdarani mund ta minojë atë, duke e detyruar Marinën Amerikane të ndërmarrë një operacion të gjatë dhe të rrezikshëm për të hequr pajisjet.

“Çdo qytetar amerikan në rajon tani është një objektiv legjitim”, tha me zë të lartë televizioni shtetëror iranian. Gjithashtu frike ka edhe për ushtarët amerikane që lëvizin në Mesdhe, apo që janë stacionuar në vendet e NATO-s.

Reagon Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore në territorin iranian, duke shprehur mbështetje të plotë për veprimet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Në një deklaratë të fortë, Rama thekson se Irani nuk është thjesht një shtet tjetër me ambicie bërthamore apo një diktaturë klasike, por një teokraci e rrezikshme, që për dekada ka përdorur një retorikë apokaliptike, duke e cilësuar botën e lirë si “satanike” dhe duke thirrur hapur për zhdukjen e saj, shkruan A2 CNN.

“Ky nuk është thjesht një shtet tjetër bërthamor. As vetëm një diktaturë me ambicie për armë bërthamore. Kjo është një teokraci, e armatosur me retorikë apokaliptike, e zhytur në shtatëdhjetë vite propagande që e përshkruan botën e lirë si ‘satanike’ dhe që bën thirrje të hapura për asgjësimin e saj,” shkruan Rama.

Ai thekson se Shqipëria, një vend që vetë ka dalë nga një regjim ateist brutal, qëndron krenarisht në anën e botës së lirë dhe mbetet një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara.

“Si një komb që ka dalë nga humnera e një regjimi brutal ateokratik, si një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara, Shqipëria qëndron fuqishëm pas përpjekjeve të sinqerta të Presidentit Trump për të parandaluar regjimin teokratik në Teheran nga zotërimi i armëve bërthamore,” thekson më tej Rama. 

Operacioni

Operacioni ushtarak i SHBA-së kundër Iranit të shtunën, me emrin e koduar “Operacioni Çekani i Mesnatës” (Operation Midnight Hammer), u realizua me më shumë se 125 avionë. Gjithashtu u përdor një taktikë mashtruese që përfshinte vendosjen e bombarduesve mbi Paqësor si shpërqendrim, shkruan A2 CNN. Detajet e operacionit i zbuloi për gazetarët të dielën Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, Gjenerali Dan Caine.

Operacioni i paprecedentë përfshiu shtatë bombardues B-2. Këta bombardues hodhën mbi 20 bomba  Massive Ordnance Penetrator (MOP) me peshë 13 600 kg secila, mbi dy objektiva bërthamorë iranianë, Fordow dhe Natanz, sipas Caine. Ndërsa raketat Tomahawk u lëshuan gjithashtu drejt Isfahanit.

Në total, mbi 125 avionë morën pjesë, përfshirë bombarduesit B-2, avionët cisternë për furnizim me karburant në ajër, avionë zbulimi dhe avionë luftarakë. Bombardimet mbi Fordow, Natanz dhe Esfahan nisën në orën 18:40 sipas kohës së SHBA-së lindore (ET) dhe avionët dolën nga hapësira ajrore iraniane brenda orës 19:00 ET, shtoi Caine.

Duke u nisur nga një bazë ajrore në Missouri, ky ishte misioni më i gjatë i bombarduesve B-2 që nga pas sulmeve të 11 Shtatorit, sipas tij.

Dhjetëra raketa Tomahawk u lëshuan gjithashtu mbi objektiva të tjerë brenda Iranit si pjesë e operacionit, tha Caine.

“Në mesnatën nga e premtja në të shtunë, një grup i madh bombarduesish B-2 u nis nga territori kontinental i Shteteve të Bashkuara”, tha Caine. “Si pjesë e një plani për të ruajtur surprizën taktike, një pjesë e grupit u drejtua në perëndim drejt Paqësorit si shpërqendrim, një përpjekje mashtruese e njohur vetëm nga një numër shumë i kufizuar planifikuesish dhe udhëheqësish kyç në Uashington dhe në Tampa. Grupi kryesor i sulmit, i përbërë nga shtatë bombardues B-2 Spirit, secili me nga dy anëtarë ekuipazhi, u drejtua në lindje me komunikim minimal”, shtoi ai.

Caine shtoi se në total u lëshuan 16 bomba GBU-57 Massive Ordnance Penetrators, 2 nga avionët B-2 në Fordow, 14 të tjera nga bombarduesit e tjerë ndaj dy bazave të tjera. Më pas, avionët nisën udhëtimin për në shtëpi, pa marrë asnjë goditje nga Irani.

Dje, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjau doli i lumtur përpara kamerave. Sulmi amerikan ndaj impianteve bërthamore të Iranit për të ishte një premtim i mbajtur për të parandaluar regjimin iranian që të zotëroi armë të shkatërrimit në masë duke treguar edhe bisedën telefonike me Trup pas sulmit amerikan.

“A ju kujtohet që në fillim të operacionit ju premtova se objektet bërthamore të Iranit do të shkatërroheshin, në një mënyrë apo tjetrën? Ky premtim u përmbush. Pak çaste më parë, në koordinim të plotë mes meje dhe Presidentit Trump, si dhe në bashkërendim të plotë mes Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe ushtrisë amerikane, SHBA-ja sulmoi tri qendrat bërthamore të Iranit. Me këtë veprim, SHBA-ja vazhdoi – me forcë dhe vrull edhe më të madh – sulmet e nisura nga IDF dhe Mossad kundër programit bërthamor të Iranit”, tha Netanyahu.

“Ky program kërcënonte vetë ekzistencën tonë dhe rrezikonte mbarë botën. Menjëherë pas përfundimit të operacionit, Presidenti Trump më telefonoi. Patëm një bisedë shumë të ngrohtë dhe emocionuese. Ai më përgëzoi mua, ushtrinë tonë dhe popullin tonë. Nga ana ime, unë e përgëzova atë, pilotët amerikanë dhe popullin amerikan. Presidenti Trump po udhëheq botën e lirë me vendosmëri të hekurt. Ai është një mik i madh i Izraelit, si askush tjetër më parë. Në emrin tim dhe të popullit të Izraelit, në emër të mbarë popullit hebre, e falënderoj nga thellësia e zemrës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Basti i Trump me sulmet e impianteve bërthamore të Iranit, a do të mundet ta ndalë për t’u hakmarrë

Basti i Trump me sulmet e impianteve bërthamore të Iranit, a do të mundet ta ndalë për t’u hakmarrë

Publikuar më 23.06.2025
Gjatë dy dekadave të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë përdor...

Gjatë dy dekadave të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë përdorur sanksione, sabotim, sulme kibernetike dhe negociata diplomatike për të ngadalësuar marshimin e gjatë të Iranit drejt një arme bërthamore. Rreth orës 2:30 të mëngjesit të dielën në Iran, Presidenti Trump urdhëroi një sulm të fuqishëm ushtarak të cilin katër paraardhësit e tij kishin zgjedhur ta […]

Lexo më shumë

Flutura Açka tregon pse u largua nga politika: PD sot është bunkerizuar, zgjodha partinë institucionale dhe jo çetën uzurpuese

Flutura Açka tregon pse u largua nga politika: PD sot është bunkerizuar, zgjodha partinë institucionale dhe jo çetën uzurpuese

Publikuar më 23.06.2025
Deputetja Flutura Açka shpjegoi në studion e “Arnautistan” a...

Deputetja Flutura Açka shpjegoi në studion e “Arnautistan” arsyet e tërheqjes nga politika. Açka tha se shkoi në Partinë Demokratike me dëshirën për ta bërë atë një parti europiane. “Mua më ka bërë përshtypje një mungesë përgjegjësie e lidershipit. Njerëz që kanë pasur në dorë të përmirësojnë dhe nuk e kanë bërë. Ka qenë vendim […]

Lexo më shumë

Hetimet për Ilir Metën, prokurori i SPAK Sotir Kllapi paraqet 31 faqe material, avokati: Presidenti i PL-së nuk ka asnjë pasuri

Hetimet për Ilir Metën, prokurori i SPAK Sotir Kllapi paraqet 31 faqe material, avokati: Presidenti i PL-së nuk ka asnjë pasuri

Publikuar më 20.06.2025
Gjykata e Posaçme detyroi prokurorin Sotir Kllapi t’i raport...

Gjykata e Posaçme detyroi prokurorin Sotir Kllapi t’i raportonte lidhur me veprimet hetimore që ka kryer për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta i cili është marrë i pandehur për akuzat e korrupsonit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Përgjatë seancës që u iniciua nga avokati i Metës, që kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë […]

Lexo më shumë

Partia Socialiste letër KAS: Të mos shpallen të pavlefshme fletët ku shenja dalluese s’është vendosur brenda kutisë. Po ndikon në numrin e votave të kandidatëve tanë

Partia Socialiste letër KAS: Të mos shpallen të pavlefshme fletët ku shenja dalluese s’është vendosur brenda kutisë. Po ndikon në numrin e votave të kandidatëve tanë

Publikuar më 20.06.2025
Partia Socialiste, në një letër drejtuar Komsionit të Ankime...

Partia Socialiste, në një letër drejtuar Komsionit të Ankimeve dhe Sanksioneve  disa ditë pas rinisjes së procesit të numërimit të votave në Qarkun Tiranë, ka kërkuar që të llogariten të vlefshme edhe fletët ku shenja dalluese është jashtë kuadratit. PS ka shprehur shqetësimin pas shpalljes së pavlefshme nga ana e KAS e fletëve të votimit ku shenja […]

Lexo më shumë

Analiza e “The Economist” për tensionet në rritje në Lindjen e Mesme: Çfarë përmban dosja sekrete bërthamore që e shtyu Izraelin të sulmonte Iranin

Analiza e “The Economist” për tensionet në rritje në Lindjen e Mesme: Çfarë përmban dosja sekrete bërthamore që e shtyu Izraelin të sulmonte Iranin

Publikuar më 19.06.2025
Më 13 qershor, Izraeli ndërmori një sulm ndaj Iranit, duke u...

Më 13 qershor, Izraeli ndërmori një sulm ndaj Iranit, duke u mbështetur në një argument thelbësor, se programi bërthamor iranian ka arritur në një “pikë pa kthim”. Kjo deklaratë u mbështet në të dhëna të klasifikuara, të cilat u prezantuan edhe aleatëve perëndimorë. Informacioni në fjalë duket se ka alarmuar jo vetëm qeverinë izraelite, por […]

Lexo më shumë

Mungoi disa ditë në konferencë për mediat, Berisha: Kalova gjendje gripale. Jam transparent, jo si Rama që shkarkon komandantin e Gardës

Mungoi disa ditë në konferencë për mediat, Berisha: Kalova gjendje gripale. Jam transparent, jo si Rama që shkarkon komandantin e Gardës

Publikuar më 19.06.2025
Pas disa ditësh mungesë në konferencat për media, kryetari i...

Pas disa ditësh mungesë në konferencat për media, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot para gazetarëve duke sqaruar arsyet. Ai deklaroi se ishte prekur nga një gjendje virale e lehtë dhe e kalueshme, ndërsa theksoi se vepron me transparencë ndaj publikut, në kundërshtim – sipas tij – me qeverinë, që “fsheh të vërtetën” […]

Lexo më shumë

Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite, pse dështoi “Kupola e hekurt”?

Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite, pse dështoi “Kupola e hekurt”?

Publikuar më 19.06.2025
Tre ditët e fundit kanë parë një përshkallëzim dramatik në L...

Tre ditët e fundit kanë parë një përshkallëzim dramatik në Lindjen e Mesme, ndërsa Irani nisi një sulm masiv me raketa ndaj Izraelit në hakmarrje për sulmet izraelite në tokën iraniane. Teherani nisi një breshëri raketash (rreth 200 sipas Izraelit) në valë të njëpasnjëshme. Forcat Mbrojtëse të Izraelit aktivizuan sistemet e tyre të mbrojtjes dhe […]

Lexo më shumë

Rinumërimi i votave në Tiranë, në 10 për qind të kutive, PS-së i hiqen 38 vota, PD humb 11. Zbulohen partitë që u janë tjetërsuar votat

Rinumërimi i votave në Tiranë, në 10 për qind të kutive, PS-së i hiqen 38 vota, PD humb 11. Zbulohen partitë që u janë tjetërsuar votat

Publikuar më 19.06.2025
Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Le...

Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Ledio Braho, bëri sot një prononcim për mediat nga pallati i sportit ‘Farie Hoti’ në Tiranë ku po zhvillohet procesi i rinumërimit të votave.Braho tha se deri më tani janë numëruar më pak se 10% të kutive dhe se nga këto kuti PS dhe PD kanë humbur […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda