
Gjykata e Posaçme detyroi prokurorin Sotir Kllapi t’i raportonte lidhur me veprimet hetimore që ka kryer për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta i cili është marrë i pandehur për akuzat e korrupsonit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Përgjatë seancës që u iniciua nga avokati i Metës, që kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë për kreun e Partisë së Lirisë, në një materiale prej 31 faqesh. Prokurori renditi çdo veprim që ka kryer, si dhe faktin se po pret disa ekspertiza për pasuritë e ish-vjehrrës së Ilir Metës.
Pasi u njoh me aktet, avokati i Metës, Kujtim Cakrani kërkoi kohë të njihet me aktet dhe të paraqesë argumentat e tij, edhe pse kërkesën e ka bazuar kryesisht në faktin se SPAK nuk ka rapotuar çdo dy muaj në Gjykatë sikurse e detyron ligji.
Cakrani tha se Meta po mbahet në burg pa prova, ndërsa përjashtoi vendosjen e një garancie pasurore në këmbim të lirisë, duke pretenduar se ish-presidenti nuk disponon asnjë pasuri.
Avokati theksoi se ndaj Ilir Metës Prokuroria nuk ka prova dhe nuk ka asnjë arsye të mbahet në paraburgim.
Ilir Meta është marrë i pandehur për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë bashkë me ish-bashkëshorten e tij Monika kryemadhi.
Sipas avokatit, ish-presidenti i është rikthyer normalitetit në burg, pasi përfundoi një dënim me izolim, që sikurse theksoi iu caktua me urdhër politik.
Seanca e radhës do të zhvillohet me datë 26 qershor, kur gjyqtari i Posaçëm Erjon Çela do të vlerësojë bazuar në provat e paraqitura nga palët nëse ekzistojnë të njëjtat kushte dhe kritere mbi të cilat caktoi masën e arrestit me burg për ish-presidentin.
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka bërë me dije se arsyeja e shtyrjes së seancës për presidentin e Partisë së Lirisë, është kërkesa e bërë prej tij për njohjen me aktet e paraqitura nga prokurori.
Avokati ka theksuar se klienti i tij nuk ka asnjë pronë, qoftë ajo e luajtshme apo e paluajtshme në emër të tij.
Çdo pagesë është bërë nga ish-bashkëshortja e zotit Meta, Monika Kryemadhi.
“Sot prokurori ka kërkuar që akuza e lobimit nuk qëndron më. Ky është një lajm që e ka sjellë prokurori sot. Seanca u shty sepse unë kërkova që të njihem me aktet që ka sjellë prokurori.
Unë i thash gjyqtarit që jam avokati i Metës, as i Kryemadhit as i vjehrrës. Të gjithë ata u përmendën vetëm Meta jo.
Kartën e ka përdorur bashkëshortja e zotit Meta, nuk ka dalë asnjë llogari bankare në emër të zotit Meta.
Pasuritë e ish presidentit Meta janë zero. Të shkojnë në hënë se mbase gjejnë ndonjë pasuri.
Nga kërkimet që ka bërë SPAK ka kërkuar në Shqipëri, në BE, SHBA ka bërë letër porosi dhe Meta nuk posedon as pasuri të luajtshme as të paluajtshme.
Po bëhet një inkuizicion ndaj presidentit të PL, për këtë duhet të shqetësoheni, ka 8 muaj në paraburgim”, ka deklaruar ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/