×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Del autopsia për dy trupat e pajetë që u gjetën në një park të Romës: Viktimat janë nënë e bijë nga Evropa Lindore! Misteri i vrasjes së gruas 40-vjeçare dhe foshnjës 6-muajshe

Dy trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnjeje, të zbuluar pasditen e së shtunës në parkun Villa Pamphili në Romë, dyshohet se i përkasin një nëne dhe vajzës së saj të porsalindur, me origjinë nga Europa Lindore.

rome

Autoritetet italiane janë në kërkim të një burri që, sipas dëshmitarëve, është parë disa orë para zbulimit të trupave duke lëvizur në park me diçka në krah, ndoshta trupin e foshnjës.

Sipas hetimeve paraprake, dy viktimat mund të kenë qenë pjesë e komunitetit të personave të pastrehë që qëndrojnë në zonat më të izoluara të parkut. Për të konfirmuar lidhjen mes gruas dhe foshnjës, si dhe për të identifikuar ato, do të nevojiten analizat e ADN-së.

Autopsia mbi trupat, që fillimisht ishte planifikuar për të martën, u krye të dielën në mbrëmje dhe nuk zbuloi shenja dhune mbi trupin e gruas. Për rezultatet e analizave toksikologjike do të duhet më shumë kohë.

Në zonën ku u gjetën trupat, në vende të ndryshme të parkut, nuk u zbuluan gjurmë që sugjerojnë tërheqje trupash apo prani mjetesh që mund të kenë transportuar viktimat.

Trupi i gruas, që sipas vlerësimeve mund të ketë qenë rreth 40 vjeç, ishte mbuluar me një thes në momentin e zbulimit, dhe jo futur brenda tij siç ishte raportuar fillimisht. Sipas inspektimit të kryer nga mjeku ligjor të shtunën në mbrëmje, trupi i saj ndodhej në një fazë shumë më të avancuar dekompozimi në krahasim me trupin e foshnjës, çka sugjeron se gruaja ka ndërruar jetë disa orë përpara foshnjës. Në të dy trupat nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune.

Prokurori zëvendësues Antonio Verdi dhe prokurori i përgjithshëm Giuseppe Cascini po hetojnë çështjen si një rast të mundshëm të një vrasjeje të dyfishtë të rënduar.

Misteri i “gruas me të zeza”

Hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë që ndodhen përreth zonës së parkut ku u gjetën trupat. Sipas të përditshmes La Stampa, disa dëshmitarë kanë raportuar për praninë e një gruaje të veshur me rroba të zeza që në ditët e fundit është parë duke qëndruar në park dhe goditur kokën me duar.

Dëshmitë tronditëse

“Po luanim volejboll në një hapësirë të hapur kur një nga vajzat u largua për nevojat personale dhe nisi të ulërinte,” tregon një nga dëshmitaret që gjeti trupin e gruas pak para orës 20:00.

Më pak se 200 metra larg ishte vendi ku u zbulua trupi i foshnjës. “Dallohej një krah, ai i majti, i përkulur drejt kokës,” tregon dëshmitarja që dha alarmin. “Ishte në një thes të zi. Sapo e pashë, e kuptova që ishte e vdekur.”

“Ajo kishte një kanotiere të çelët. U largova menjëherë, isha në gjendje shoku,” tregon për Corriere della Sera. Pas njoftimit, shokët e saj fillimisht u afruan, më pas vrapuan drejt policisë që ndodhej afër për të hetuar vendin ku ishte zbuluar trupi i foshnjës.

“Dukej si një lodër… nuk më shkonte mendja se mund të ishte një foshnje e vërtetë. Nga rrugica dukej vetëm njëra anë, e fshehur mes shkurreve. Nuk mund ta besoj,” tregon një tjetër dëshmitar që zbuloi trupin pa jetë të vajzës së vogël, e moshës rreth 5 deri në 10 muaj.

Ai ishte personi që njoftoi policinë, e cila mbërriti menjëherë së bashku me zjarrfikësit, karabinierët dhe ekipin mjekësor të urgjencës.

“Nuk e di çfarë të bëja… isha në panik,” tregoi një grua rreth të pesëdhjetave, që gjithashtu përjetoi një shok të madh dhe u ndihmua menjëherë nga ekipi i urgjencës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Agron Gjekmarkaj flet pas humbjes së thellë të PD-së më 11 Maj: Pse Berisha nuk duhet të japë dorëheqjen dhe si mund të shkohet në zgjedhje të reja

Agron Gjekmarkaj flet pas humbjes së thellë të PD-së më 11 Maj: Pse Berisha nuk duhet të japë dorëheqjen dhe si mund të shkohet në zgjedhje të reja

Publikuar më 09.06.2025
Agron Gjekmarkaj e sheh humbjen e opozitës me 11 maj si paso...

Agron Gjekmarkaj e sheh humbjen e opozitës me 11 maj si pasojë e një sistemi të degraduar zgjedhor dhe politik në Shqipëri. Deputeti demokrat, i rizgjedhur edhe për legjislacionin e ardhshëm thotë për gazeta “Panorama” se këto zgjedhje u zhvilluan në një klimë ku qeveria kontrollon thuajse të gjithë mekanizmat e shtetit. Nënkryetari i PD-së […]

Lexo më shumë

Pensionistët, brenda vitit 2030 do të rritet pensioni mesatar, mosha e daljes në pension si dhe formula e indeksimit

Pensionistët, brenda vitit 2030 do të rritet pensioni mesatar, mosha e daljes në pension si dhe formula e indeksimit

Publikuar më 09.06.2025
Plakja e popullsisë është një nga sfidat më të mëdha të Shqi...

Plakja e popullsisë është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit dhe planin e veprimit 2025-2030, i cili nga njëra anë tenton të përmirësojë kushtet e pensionistëve dhe nga ana tjetër shtyn në kohë gëzimin e këtij statusi që iu mundëson veç të tjerash edhe disa benefite. […]

Lexo më shumë

Derbi ballkanas Shqipëri-Serbi u mbyll në barazim dhe pa incidente, gazeta britanike “The Guardian”: Detajet e një ndeshjeje thriller

Derbi ballkanas Shqipëri-Serbi u mbyll në barazim dhe pa incidente, gazeta britanike “The Guardian”: Detajet e një ndeshjeje thriller

Publikuar më 08.06.2025
Shqipëri-Serbi u mbyll pa gola, por asnjëherë nuk mund të th...

Shqipëri-Serbi u mbyll pa gola, por asnjëherë nuk mund të thuash se sfida përfundoi në paqe. “The Guardian” ka bërë një artikull për ndeshjen, ku tregon me detaje gjithçka ndodhi para, gjatë, e pas sfidës. Prestigjiozja e njohur nuk heziton të tregojë gjithçka, që nga atmosfera në stadium, ndërprerjet e ndeshjes, sharjet e tifozëve, penalltia […]

Lexo më shumë

Armando Duka flet para ndeshjes: Skuadra të mos ngarkohet emocionalisht, fitorja kundër Serbisë do të më gëzonte sikur kualifikimi në Botëror

Armando Duka flet para ndeshjes: Skuadra të mos ngarkohet emocionalisht, fitorja kundër Serbisë do të më gëzonte sikur kualifikimi në Botëror

Publikuar më 07.06.2025
Në prag të ndeshjes ndaj Serbisë, Presidenti i FSHF-së, Arma...

Në prag të ndeshjes ndaj Serbisë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistë për Klan News ka folur për përmbylljen me sukses të Europianit U-17 të zhvilluar në Shqipëri dhe për sfidat e radhës kualifikuese të Kombëtares për Kupën e Botës. Arritjet e këtij viti – Në këtë ditë të rëndësishme, para një sfide kaq […]

Lexo më shumë

Ndeshja për Kualifikueset e Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, publikohen formacionet zyrtare

Ndeshja për Kualifikueset e Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, publikohen formacionet zyrtare

Publikuar më 07.06.2025
Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të r...

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Kjo është një ndeshje rëndësishme në aspektin sportiv, por padyshim edhe në aspektin emocional të asaj që përmbledh sfida në fjalë duke kujtuar historinë por edhe atë që ndodhi në Beograd 11 vite më parë. Shqipëria […]

Lexo më shumë

 Sylvinho flet para ndeshjes me Serbinë: Rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë, por futemi në lojë për 3 pikët

 Sylvinho flet para ndeshjes me Serbinë: Rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë, por futemi në lojë për 3 pikët

Publikuar më 06.06.2025
Shqipëria dhe Serbia masin forcat të shtunën në orën 20.45, ...

Shqipëria dhe Serbia masin forcat të shtunën në orën 20.45, në kuadër të ndeshjes kualifikuese të Botërorit. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho doli në konferencë për shtyp, në prag të këtij takimi të rëndësishëm, ku preku tema të ndryshme. ” Mendimi për Kombëtaren e Serbisë- “ Mitroviç, Vlahoviç dhe Joviç, janë lojtarë të fortë fizikisht, Serbia është […]

Lexo më shumë

Dashnor Sula kërkon largimin e Berishës: Shijo familjen, me nipër dhe mbesa. Nuk mjafton të thuash se Rama na bleu votat. 50 deputetë të opozitës janë të lumtur që do jenë rrogëtarë edhe për 4 vite

Dashnor Sula kërkon largimin e Berishës: Shijo familjen, me nipër dhe mbesa. Nuk mjafton të thuash se Rama na bleu votat. 50 deputetë të opozitës janë të lumtur që do jenë rrogëtarë edhe për 4 vite

Publikuar më 05.06.2025
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka mbajtur një...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka mbajtur një fjalim të ashpër dhe vetëkritik në seancën plenare të Kuvendit, ku nuk kurseu as kolegët e opozitës. Ai deklaroi se Parlamenti është kthyer në një teatër, ku aktorët luajnë role pozitive dhe negative. Sipas tij, deputetët e opozitës po pranojnë të jenë “rrogëtarë” për katër vitet […]

Lexo më shumë

Lulzim Basha konfirmon mbylljen e zyrave të partisë së Euroatlantikëve: Do të ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD-së vazhdon

Lulzim Basha konfirmon mbylljen e zyrave të partisë së Euroatlantikëve: Do të ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD-së vazhdon

Publikuar më 05.06.2025
Zyrat e Euroatlantikëve janë mbyllur! Partia e djathtë e udh...

Zyrat e Euroatlantikëve janë mbyllur! Partia e djathtë e udhëhequr nga Lulzim Basha nuk do të ketë më të njëjtën seli, prej ku ka qenë e vendosur prej më shumë se një viti, në rrugën Ukraina e Lirë, përballë Kuvendit të Shqipërisë. Pavarësisht faktit se zyrat janë ende të kontraktuara deri në fund të muajit […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda