
Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të PS, që u zhvillua këtë mbrëmje në ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës, përpara zgjedhjeve të 11 majit.
Në prani të ministrave, kandidatëve dhe mbështetësve të shumtë, Rama kujtoi sfidat e së kaluarës dhe hodhi akuza të ashpra ndaj kundërshtarëve politikë.
“Një pyetje kam, e keni seriozisht që doni të dëgjoni një fjalim timin tani? Tiranë e dashur, Shqipëri e shtrenjtë, vëllezër e motra socialistë.
E nxorëm nga gërmadhat e viteve 90 e më pas e rilindëm. Ju jam mirënjohës nga zemra për praninë tuaj në këtë fushë dhe u rikthyem këtu, e gjithë skuadra e Tiranës tonë jo thjesht në takimin përmbyllës, por në kulmin e një tjetër rrugëtimi 4 vjecar, drejt majës ku ndodhet Shqipëria e Evropës së bashkuar.
Nuk besoj te rastësitë, nuk ka rastësi që ne jemi këtu në 9 maj në ditën e Evropës për të thënë fjalën e fundit të këtij rrugëtimi dhe për të shkuar së bashku me shumicën më të madhe ndonjëherë të shqiptarëve për të firmosur marrëveshjen evropiane, për Shqipërinë në BE.
Ne socialistët ishim shembur përtokë, rruga jonë për të fituar zemrat e Shqipërisë nisi nga një mjegull e ftohtë e një disfate të rëndë… por karakteri i pathyeshëm na ngjiti përsëri.”
Kreu i qeverisë u ndal veçanërisht te transformimi i Tiranës dhe beteja për kryeqytetin, duke theksuar se humbja e përkohshme ishte “sprova e fundit para ngjitjes së pandalshme të PS”.
Rama u shpreh me siguri për një tjetër fitore historike më 11 maj:
“Ne e rimorëm qendrën e politikës shqiptare dhe do të qëndrojmë aty pas kësaj fitoreje. Kundërshtarët tanë nuk kanë për të kuptuar kurrë se nuk na mundin dot, sepse nuk e kuptojnë pse i mundim çdo herë e më thellë.”
Me ironinë e zakonshme, ai hodhi poshtë figurat e reja të opozitës:
“Ata që me demek janë prurje të reja nuk ngjajnë me ne, ngjajnë me kundërshtarët tanë të kahershëm – dava humbësash!”

Rama në fjalën e tij përpara socialistëve u shpreh i bindur për fitoren.
Kryeministri bëri edhe një herë parashikimin që bëri në Kuç të Vlorës se PS merr minimumi 78 mandate.
Rama: Jemi kthyer në fuqinë e pandalshme të rilindjes së Shqipërisë ku do qëndrojmë pas fitores historike të dielën e 11 majit të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Asgjë asnjëherë nuk ka qenë e lehtë për mua dhe për ju. Ajo që kundërshtarët tanë nuk kanë për ta kuptuar kurrë është se kurrë nuk do na mundin dot po nuk kuptuan pse ne i mundim përherë e m thellë.
Ata thonë se ne nuk mundemi dot me vota. Se të marrësh më shumë vota se ne duhet të jesh më i mirë se ne. Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka. Më të mirë kështu siç po shkojnë këto punë kam frikë se duhet të dalin nga maternitetit se në sheshet e Shqipërisë. Edhe ata prurje të reja, nuk ngjajnë me ne. Ngjajnë me kundërshtarët tanë. Dava humbësash. Janë larg me ne. Ne edhe artimetikisht do ngjitemi më lart, më e pakta 78 mandate. Ky është blof, ky është truk, ky është propagandë thanë disa duke komentuar memorandumin e Kuçit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/