×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rikthehet energjia elektrike në shumicën e Spanjës dhe Portugalisë, çfarë dyshohet se e shkaktoi ndërprerjen masive

Furnizimi me energji elektrike u rikthye në shumicën e Spanjës dhe Portugalisë më 29 prill pasi një ndërprerje masive e rrymës goditi gadishullin Iberik, duke lënë pasagjerët të bllokuar në trena dhe qindra ashensorë, ndërsa miliona njerëz mbetën pa sinjal në telefonat e tyre dhe pa qasje në internet.

lcimg-94254c0d-5992-465c-af5b-fdba31564cb4

Operatori i energjisë REE tha se energjia elektrike ishte rikthyer në më shumë se 90 për qind të territorit të Spanjës kontinentale, në orët e para të së martës. Dritat u ndezën sërish në Madrid dhe në kryeqytetin e Portugalisë.

Pothuajse asnjë cep i gadishullit, i cili ka një popullsi të përbashkët prej gati 60 milionë banorësh, nuk i shpëtoi ndërprerjes të rrymës. Megjithatë, ende nuk dihet pse pati ndërprerje të energjisë, ndonëse në rrjetet sociale u përhapën thashetheme se kishte pasur një sulm kibernetik.

Kryeministri portugez, Luis Montenegro, tha se burimi i ndërprerjes “ka gjasa të jetë në Spanjë”. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se “të gjitha shkaqet e mundshme” janë duke u analizuar dhe paralajmëroi publikun që “të mos spekulojë”, për shkak të rrezikut të “dezinformimit”.

Sanchez tha se rreth 15 gigavat energji elektrike, më shumë se gjysma e konsumit në atë moment, “u zhdukën papritur” brenda rreth pesë sekondash.

Kryeministri spanjoll nuk ishte në gjendje të thoshte se kur do të rikthehej plotësisht energjia në Spanjë dhe paralajmëroi se disa punëtorë do të duhej të qëndronin në shtëpi të martën. Kryeministri portugez Montenegro, tha se energjia në Portugali do të rikthehej “brenda disa orëve”.

Rreth 6.2 milionë nga 6.5 milionë familje në Portugali u furnizuan sërish me energji gjatë natës, tha operatori kombëtar i rrjetit elektrik.

Ndërprerja e rrymës ndikoi për pak kohë edhe në jugperëndim të Francës, ndërsa në Marok pati ndërprerje të shërbimeve të disa operatorëve të internetit dhe sistemeve të regjistrimit në aeroporte.

Kryeministri spanjoll Sanchez, tha se ndërprerja e energjisë elektrike mesditën e së hënës shkaktoi “ndërprerje serioze” dhe “humbje milionëshe ekonomike në biznese, kompani dhe industri”.

Komisioni Evropian tha se ishte në kontakt me Spanjën dhe Portugalinë lidhur me ndërprerjen e rrymës. Ndërkaq, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, shkroi në X se “nuk ka tregues për ndonjë sulm kibernetik”.

Ndërprerjet e rrymës shkaktuan anulimin e shumë fluturimeve nga Madridi, Barcelona dhe Lisbona, sipas organizatës evropiane të trafikut ajror, Eurocontrol.

Edhe shtetet e tjera në mbarë botën viteve të fundit janë përballur me ndërprerje masive të rrymës.

Ndërprerje të rrymës kishte në Tunizi shtatorin e vitit 2023, në Shri Lankë në gusht të vitit 2020, dhe në Argjentinë e Uruguai në qershor të vitit 2019. Edhe India në korrik të vitit 2012 ishte përballur me një ndërprerje masive të furnizimit me rrymë.

Në Evropë, nëntorin e vitit 2006, 10 milionë persona kishin mbetur pa rrymë për një orë në Francë, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Itali dhe Spanjë. Ndërprerja kishte ndodhur për shkak të problemeve me rrjetin në Gjermani./rel

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

SPAK nën hetim kontratën e lobimit, Rama ironizon Berishën: 6 mln dollarë për të pastruar damkën, Latifi mori pjesën e vet për t’i vendosur kapelën në kokë

SPAK nën hetim kontratën e lobimit, Rama ironizon Berishën: 6 mln dollarë për të pastruar damkën, Latifi mori pjesën e vet për t’i vendosur kapelën në kokë

Publikuar më 29.04.2025
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar PD-në teksa komentoi nisj...

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar PD-në teksa komentoi nisjen e hetimeve të SPAK të kontratës 6 milionë dollarë në SHBA. Edi Rama: Një kontratë patriotike, janë mbledhur disa patriotë që nuk dihet se kush janë dhe kanë grumbulluar 6 mln dollarë për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës, damkën e SHBA për […]

Lexo më shumë

Rama paralajmëron: Mos u kruani me patronazhistët, i kemi hakmarrës të mëdhenj. Janë inatçinj, jo si unë! Merrini seriozisht

Rama paralajmëron: Mos u kruani me patronazhistët, i kemi hakmarrës të mëdhenj. Janë inatçinj, jo si unë! Merrini seriozisht

Publikuar më 29.04.2025
Kryeministri Edi Rama ka komentuar patronazhistët teksa u sh...

Kryeministri Edi Rama ka komentuar patronazhistët teksa u shpreh se “janë hakmarrës të mëdhenj, mos u kruani me ta”. “Janë inatçinj, nuk janë si unë”, u shpreh Kryeministri në rubrikën “Sy m’Sy”. Kreu i qeverisë theksoi se patronazhistët nuk lënë votë të bjerë në tokë, ndaj kërkoi që “merrini seriozisht”.  “Patronazhistët e dinë më mirë se sa […]

Lexo më shumë

Ceremonia, Papa Françesku do të prehet në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë, i pari Papë që varroset jashtë Vatikanit (VIDEO)

Ceremonia, Papa Françesku do të prehet në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë, i pari Papë që varroset jashtë Vatikanit (VIDEO)

Publikuar më 26.04.2025
Papa Françeskut iu dha lamtumira e fundit sot përpara 250 mi...

Papa Françeskut iu dha lamtumira e fundit sot përpara 250 mijë besimtarëve në sheshin Shën Pjetri, në Vatikan. Kardinali Giovanni Baptista Re, dekani i Kolegjit të Kardinalëve, ka filluar të mbajë predikimin. “Shpërthimi i dashurisë që kemi dëshmuar ditët e fundit pas kalimit të tij nga kjo tokë në përjetësi, na tregon se sa papa […]

Lexo më shumë

Grushte e leva kokës në Bulqizë mes militantëve, Xhelal Mziu: Personi në video nuk jam unë, por babai i kandidatit të PS që godet kryetarin e PD-së Bulqizë (PAMJET)

Grushte e leva kokës në Bulqizë mes militantëve, Xhelal Mziu: Personi në video nuk jam unë, por babai i kandidatit të PS që godet kryetarin e PD-së Bulqizë (PAMJET)

Publikuar më 26.04.2025
Pas publikimit të pamjeve të incidentit të dhunshëm gjatë nj...

Pas publikimit të pamjeve të incidentit të dhunshëm gjatë një takimi elektoral në Ostren, ka reaguar sërish deputeti i PD-së Xhelal Mziu. Mziu shprehet se pamjet tregojnë qartë se në konflikt nuk është përfshirë ai. Sipas Mziut, në pamje shfaqet Jeton Dani, babai i Murat Danit, kandidat i PS për deputet në qarkun Dibër, i […]

Lexo më shumë

Pandeli Majko flet për zgjedhjet, Ilir Metën dhe ëndrrën në sirtar: E kam të vështirë të fitoj mandatin

Pandeli Majko flet për zgjedhjet, Ilir Metën dhe ëndrrën në sirtar: E kam të vështirë të fitoj mandatin

Publikuar më 25.04.2025
Pandeli Majko, kandidati i PS në listën e hapur në qarkun e ...

Pandeli Majko, kandidati i PS në listën e hapur në qarkun e Tiranës thotë se e ka të vështirë të fitojë, por po bën gjënë e duhur. I ftuar në News24, Majko thotë se ka mbështetjen e të gjithë komunitetit jo vetëm në Kavajë dhe Rrogozhinë, por edhe më gjerë. “Të vështirë e kam, por […]

Lexo më shumë

Rama në Lezhë: Kemi gati projektet e gjeneratës tjetër, aksi Shëngjin-Velipojë fuqizon mbështetjen e ekonomisë së Lezhës dhe Shkodrës!

Rama në Lezhë: Kemi gati projektet e gjeneratës tjetër, aksi Shëngjin-Velipojë fuqizon mbështetjen e ekonomisë së Lezhës dhe Shkodrës!

Publikuar më 25.04.2025
Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e sotme në rrugën e re...

Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e sotme në rrugën e re Shëngjin-Velipojë, në një takim me përfaqësuesit e bizneseve, ku deklaroi se “përfundimi i kësaj rruge të re është moment lehtësimi sepse me këtë rrugë i zbulojmë shqiptarëve dhe turistëve një pjesëz të magjishme Shqipërie që deri dje ishte e paaksesueshme”. “Fuqizojmë mbështetjen e ekonomisë […]

Lexo më shumë

Rama: U shqetësuan për fotot e mia cullak, tani nxjerrin Vrenozin që ia lëshon shqipes ekstreme para fëmijëve dhe kanë marrë Elvis Rroshin, që dikur e bënin kriminel

Rama: U shqetësuan për fotot e mia cullak, tani nxjerrin Vrenozin që ia lëshon shqipes ekstreme para fëmijëve dhe kanë marrë Elvis Rroshin, që dikur e bënin kriminel

Publikuar më 24.04.2025
Kryesocialisti Edi Rama, nga takimi që po mban me bizneset n...

Kryesocialisti Edi Rama, nga takimi që po mban me bizneset në Elbasan, thumboi edhe opozitën, teksa tha se ishte e shqetësuar për komentet që bëri për fotot e tij nudo në Google, por nga ana tjetër nxjerr Ilir Vrenozin që të ofendojë gjatë një takimi elektoral në Korçë, me fëmijë gra dhe vajza. Teksa po fliste […]

Lexo më shumë

Rama: Ilir Vrenozi është lideri i vërtetë i PD-së, merren me mua, jo me ata që ekzaltohen në miting nga shqipja e shfrenuar

Rama: Ilir Vrenozi është lideri i vërtetë i PD-së, merren me mua, jo me ata që ekzaltohen në miting nga shqipja e shfrenuar

Publikuar më 24.04.2025
Në rubrikën “Sy m’Sy”, kryeministri Edi Rama nuk la pa komen...

Në rubrikën “Sy m’Sy”, kryeministri Edi Rama nuk la pa komentuar gjuhën fyese që mbështetësi i demokratëve, njëherësh personazh i rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi, përdori për t’ju adresuar atij në takimin elektoral të PD-së në Korçë. Rama e ka cilësuar Vrenozin sërish si liderin e vërtetë të opozitës së vendit, ndërsa shpreh kritika dhe habi […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda