
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Skrapar në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në fjalën e tij, Rama u ndal jo vetëm te premtimet për investime në zonë, por edhe te rëndësia që sipas tij kanë këto zgjedhje për të ardhmen, pa kursyer sulmet ndaj opozitës.
Ai premtoi se për Skraparin do të bëhet më shumë se në të gjitha mandatet e mëparshme, duke theksuar se rruga e re për këtë zonë nuk është thjesht një premtim elektoral, por pjesë e programit të qeverisë.
“Kur vija këtu më thoshit premto rrugën dhe u thosha nuk mundem dot ta premtoj nëse nuk e mbaj dot. Rruga e re nuk është premtim, por pjesë e programit tonë”, tha Rama.
Në vijim, ai i kushtoi një pjesë të rëndësishme të fjalës së tij akuzave ndaj opozitës, duke e quajtur sërish “kënetë” dhe liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, “bufi i kënetës”.
“Është e rëndësishme të shtyjmë fort drejt BE-së dhe të thajmë kënetën që është bërë një pengesë e vazhdueshme e këtij vendi. Ju e keni parë. Kemi bufin e kënetës që përbetohet se me votën e shqiptarëve do përmbysë reformën në drejtësi, do shkrijë SPAK-un dhe do rikthejë historinë aty ku ishte”, u shpreh Rama.
Sipas tij, 11 maji është më shumë sesa një zgjedhje qeverie – është një “takim me historinë” që duhet të përmbyllet me bashkimin përfundimtar të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
“Vetëm me një shumicë të fortë mund të mbyllim negociatat deri në vitin 2027. Janë mbi 250 mijë faqe negociatash që duhet t’i kalojmë pa pengesa në parlament. Këtë nuk e bëjmë dot nëse kemi nëpër këmbë speciet e kënetës,” deklaroi kryeministri.
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me deklaratat e forta politike gjatë takimit me qytetarët në Skrapar, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Mes mesazheve për integrimin europian dhe angazhimeve për zhvillimin e zonës, Rama u ndal edhe te kritikat që i drejtohen qeverisë për arrestimet e zyrtarëve të lartë dhe akuzat për reformën në drejtësi.
“Thonë për ne: ‘Çfarë do ky, e ka gjysmën e qeverisë në burg’. Po këta mendojnë se me këtë propagandë populli do harrojë kush e donte dhe kush jo reformën në drejtësi, kush e bëri dhe kush është këtu për ta përmbysur,” u shpreh Rama.
Ai theksoi se reforma në drejtësi është një arritje historike dhe solli për herë të parë përballë drejtësisë njerëz me pushtet, gjë që nuk kishte ndodhur më parë në Shqipëri.
“Shqipëria ka pasur Mbret, ka pasur diktator, ka pasur edhe një palo president, bufin e kënetës, që futi në burg Fatos Nanon – të burgosurin e fundit politik të Shqipërisë – por asnjëherë nuk është parë një njeri me pushtet të shkojë para një gjykatësi të pavarur,” deklaroi kryeministri.
Rama, duke folur reformën në drejtësi, tha se ndryshe nga dikur, sot “shpata” e drejtësisë pret majtas e djathtas.
Rama përmendi dhe ngjarjen e “21 Janarit” ku u vranë 4 protestues në bulevard dhe sipas tij, përgjegjësit ende nuk janë ndëshkuar.
“Nga zyra ku jam sot u vranë njerëz, u vranë protestues të pafajshëm, dhe vrasësve nuk u ka hyrë akoma asnjë gjemb në këmbë. Unë e kam thënë gjithmonë që drejtësia vonon po nuk harron. Ama më parë kjo mbetej një fjalë boshe, sot nuk është më sepse drejtësia e ka shpatën”, tha Rama.
Edi Rama: Nga zyra ku jam sot u vranë njerëz, u vranë protestues të pafajshëm, dhe vrasësve nuk u ka hyrë akoma asnjë gjemb në këmbë. Unë e kam thënë gjithmonë që drejtësia vonon po nuk harron. Ama më parë kjo mbetej një fjalë boshe, sot nuk është më sepse drejtësia e ka shpatën. Dhe parafytyroni kur thonë se ca ka ndodhur këtu, parafytyroni sikur këneta të vijë poshtë zyrës time dhe unë të vrisja ca njerëz. Nuk është më ajo Shqipëri, e zhytur në kënetë.
Që në 1912 kur lindi shteti shqiptar, shpata e ndëshkimit, në cdo vend me ligj e normal nuk i takon Kur thonë që këta i kanë njerëzit në burg, e vërteta është se ne kemi nxjerrë nga burgu drejtësinë. Votoni nr,5 pikëtrisht sepse nëse hyjmë në BE barazia para lgijit është e garantuar përgjithmonë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/